Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Mendimi pozitiv ėshtė ardhmėria e njerėzimit (pjesa e dytė)

Intervistoi: Sabir KRASNIQI

Dimensionet konkrete tė Mendimit pozitiv

 

MENDIMI POZITIV ĖSHTĖ ARDHMĖRIA E NJERĖZIMIT

(pjesa e dytė)

 

- Ekskluzivisht pėr www.sa-kra.ch - bisedė me Daut Demakun -

 

 

Kur tė do Zoti – tė do edhe populli

 

            www.sa.kra.ch: Pėrkundėr neglizhencės dhe mosgatishmėrisė institucional pėr pėrkrahje, por edhe sfidave tė ndryshme me tė cilat ballafaqoheshit nė atė kohė, e qė ishin tė shumta, ju arritėt qė nė pranverėn e vitit 2000 tė hapnit “Qendrėn e Mendimit Pozitiv”. Si u pritė kjo nisėm nga shtresat e ndryshme tė popullatės dhe cilėt ishin  frutat e para tė saj?

 

            Daut Demaku: Nė fillim me shumė dyshime. Kėtė e dija dhe e prisja. Sepse nė tė gjitha gjuhėt do ta takoni slogani: ”ĖSHTĖ TEPĖR E BUKUR PĖR TĖ QENĖ E VĖRTETĖ”. Pra, dyshimet vėrshonin qė nė fillim. E natyrshme dhe e kuptueshme. Por kur i filluam ligjėratat e hapura ku hyrja ishte falas – kur vinin kureshtarėt qė nuk e kishin idenė pėr ēka po flasim, dhe, kur dėgjonin se: ne do tė jemi pikė pėr pikė ēfarė mendimesh do tė kemi…(dhe e qartėsonim se: me popullin qė nuk i njeh ligjet e mendjes mund tė manipulohet si me kope delesh dhe pasonin shembujt)…pastaj ligjėrata pėr hidhėrimin – kėshilltarin mė tė keq nė jetėn e njeriut dhe vrasėsin mė tinėzar qė i prodhon mbi 240 helme nė trupin e njeriut…se me Ligjin e tėrheqjes mund tė fitosh para sikur Xhorxh Sorosi (4.000 dollarė nė minutė), edhe atėherė kur flenė e ēlodhet pėr ēdo minutė atij i vijnė nga 4 mijė dollarė nė minutė  - e kush ėshtė ai qė mund tė thotė se jeta ka limite?…ose tema pėr biznesmenėt qė tė gjithė nga streset e shkatėrrojnė sistemin nervor qė, mė vonė, me pasurinė e botės nuk e riparojnė dot…e mijėra e mijėra tema tė kėtilla – atėherė, secila sallė nė Prishtinė ishte e vogėl qė tė pėrballoj atė fluks njerėzish qė vinin nė Qendėr dhe nuk mungonte as ndihma e njerėzve vullnetar qė vinin si engjėj tė dėrguar nga hyjnorja dhe thoshin: Zotėri, po duam TA MBJELLIM NJĖ PEMĖ nė Kosovė, dhe, na ndihmo TĖ LUTEMI qė ta zbatojmė Ligjin e dhėnies – njėri ndėr ligjet mė fisnike tė jetės njerėzore…

            Kėshtu qė, nga atėherė e gjerė tani po mundohemi tė shkojmė drejt rrugės sė njė edukimi kombėtar tė ngritjes shpirtėrore.

            Ēka do tė thotė:  fjalė orientuese dhe me ndikim? Pėr ta ilustruar kėtė po ua them njė tregim, njė ngjarje tė vėrtetė: njė djalė i ri nga Izraeli shkon pėr studime nė Amerikė. Para nisjes babai i thotė: ke mendjen djali jem, Amerika ėshtė oqean, ka kapėrdirė miliona gjermanė, italianė, suedeze…e ti je njė individ – Amerika tė hanė, sepse ti je kafshatė e vogėl… Mos gabo tė INTEGROHESH nė jetėn e atij pėrbindėshi tė madh.” Pas njė kohe, djali ia shkruan njė letėr babait: “Baba i dashur, e gjeta zgjidhjen pėr brengėn tėnde. Tė dielėn isha nė Sinagogė (kishin hebreite) te Rabini. Ia thashė rrezikun e INTEGRIMIT nė shoqėrinė amerikane. Rabini mė tha:” Babain e paska atdhetar, por SHKURTPAMĖS. Ti duhet tė integrohesh plotėsisht nė jetėn amerikane, me gjuhė, me sjellje, me pikėpamja – me tė gjitha tė bėhesh amerikan. Kombėtaren tėnde e ruaj unė tė dielave nė Sinagogė, sepse unė jam Pastori (BARIU) i kombėtares dhe fetares tė pjesėtarėve tė kombit tim. Nė Amerikė gjenden sa e sa hebreitė qė kanė ardhur kėtu para 500 vjetėsh dhe  ASNJĖRI  prej tyre nuk ėshtė asimiluar, se kėtu e kanė pas pastorin qė i ka ruajtur nga ajo murtajė”

            Tash po besoj tė gjithė e kanė tė qartė ē’ėshtė dhe ē’do tė jetė njė edukim kombėtar i ngritjes shpirtėrore. E shikuar nga kėndi ynė, vlera e edukimit del edhe mė e rėndėsishme.  Njė: shqiptarėt 500 vjet kanė qenė MILET, 100 vjet kanė qenė NAROD, e sa vjet kanė qenė POPULL – kėtė e dini ju lexues. Prandaj edhe e kanė plasur atė sloganin e shėmtuar se shqiptarėt janė plastelinė prej tė cilės mund tė modelosh ēka tė duash. Unė nuk pajtohem me kėtė spekulim, ky ėshtė prodhim i burimeve armiqėsore, sepse tė kishim qenė plastelinė qėmoti do tė ishim zhdukur nga faqja e dheut. Populli ynė ka pasur lisa shumė tė mėdhenj qė e kanė mbajtur tė pastėr qiellin e bukur kombėtar dhe se, SHKALLA MĖ E LARTĖ E KULTURĖS NJERĖZORE  ėshtė tė jesh kombėtar i vėrtetė. Thuaj gjermanit, a je kombėtar dhe shihe reagimin! Kombėtarja ėshtė e lidhur me VETĖDIJEN.

            Por dua ta bėjė njė nėnvizim: ēėshtje kombėtare sot ėshtė – faktikisht shumė e rrezikuar, sepse: TĖ GJITHĖ RUHEN PREJ  ARMIKUT, POR MĖ TĖ MENĒURIT RUHEN EDHE PREJ MIKUT.

             Njeriu krijon e prodhon me miliona probleme, por nė fakt ekziston vetėm njė problem: njeriu vetė. Veje njeriun nė harmoni e paqe me vetveten, problemet tė tjera mbesin sikur lojėra fėmijėsh dhe material pėr humor. Sepse nuk ekzistojnė, ato i prodhon mendja qė jeton nė terr: ndezi dritat e mendjes dhe konfliktet shuhen.

           

 

Thesari i panjohur i popullit tonė

 

            www.sa.kra.ch: Edhe nė librat e juaja tė shkruara shumė mė herėt, sidomos tek ato me tregime dhe anekdota, shprehet kjo frymė nė formė porosish, shprehen kėto vlera jashtėzakonisht tė fuqishme e madhėshtore tė mendimit pozitiv. A do tė thotė kjo, se gjeniu unė popullorė e ka njohur kėtė dhunti inspirative shumė kohė para se ajo tė proklamohet si zbulim epokal nė fund tė viteve tė ’90-ta (bashkėdyzim i njohurive mentale tė Lindjes dhe tė arriturave shkencore Perėndimore)?

 

            Daut Demaku: Pyetje e mrekullueshme. Faleminderit.

            Gjatė vitit tė parė tė studimeve shkuam me Ēun Lajēin (ai ishte student i aktrimit) nė Festivalin e Folklorik nė Drenicė, qė vazhdon tė mbahet edhe sot. Ēuni ishte nė program, kėndonte ėmbėl nė lahutė kėngėt e vjetra tė Rugovės. Para fillimit tė programit shkuam tė shoku im i ndjerė, Osman R. Gashi, dritė pastė. Nė banesėn e shokut tim, Ēuni mori lahutėn dhe t’ia krisi  Osa Kukės. Kur e kreu,  i thashė: Ēun, brenda mureve tė banesės ėshtė lehtė ta kėndosh Osa Kuken, por nė tė mbajtė – kėndoje nė Festival. Ēuni – edhe ma i krisur se unė – nė Festival, sa e mbaroi kėngėn pėr njėfarė Kaēurreli tė Rugovės, pa pritė e kujtua – ia krisi Osa Kukės. Kur i tha vargjet: ēonu ju, mori shkina, mblidhni eshtna nėpėr Vranina – ndodhi ēudia. U ēua profesori, Anton Ēetta, me dorėn e vet i mbylli perdet e binės dhe e ndėrpreu Festivalin. Eu, thashė vetmevete, po njeri i poshtėr qenka kyfarė profesori! U mbyll kjo ngjarje dhe vazhduam nė fakultet. Pesė-gjashtė ditė ma vonė (meqė ma nuk i flisja profesorit), pas ligjėrate, profa me zuri pėr krahu dhe mė futi nė kabinet. I thashė: ēka do ti me mua, profesori qė e kam dashtė unė -  ka vdekur atė natė nė Gllogovc, sytė nuk dua me t’i pa ma… Profa me njė qetėsi mė tha: a e di ti kush e ka themeluar Festivalin e folklorit nė Drenicė? I thashė: nuk e di dhe nuk dua ta di! Mė tha: Atė festival e ka themeluar UDB-a. E ka ditur se qėllon njė krisur sikur ti, qė e motivon njė tė krisur edhe ma tė madh, si Ēuni, ai e kėndon njė kėngė kombėtare, ndizet publiku – UDB-a regjistron publikun dhe, pastaj njė nga njė – nė  tortura dhe nė burg. Festivali i folklorit nė Drenicė ėshtė dritare e UDB-es qė ta sheh Drenicėn nga brenda. Nuk jeni fėmijė, ēilni sytė, bėhuni mė tė menēur…

            Eh, dritė pastė legjenda e quajtur Anton Ēetta. Kėtu nisi shoqėrimi im me profesorin (Ēuni s’i ka fol pesė-gjashtė vjet, madje edhe provimin para tij e ka dhėnė duke shikuar anash…) E shoqėroja, pastaj Profesorin kur mblidhte folklor nėpėr Drenicė dhe, ndėrhyja, sepse i shėnonte gabim fjalėt “likura”, “shloje” etj. E Ai mė thoshte: po ti je rritė nė kullė, me urtinė popullore – pse nuk merresh me kėtė punė? Por, sinqerisht, mendjemadhėsia dhe mosdija ime e asaj kohe mė thoshin: kurrė nuk do tė merrem me folklor, sepse unė do tė bėhem shkrimtar i madh, folklori ėshtė pėr muze.

            Tė gjitha kėto momente i thashė pėr tė dalė tek pėrfundimi: dy-tri javė para se tė vdiste profesor Antoni, me shokun tim, Mehmet Kajtazin, dritė pastė, ia bėmė njė vizitė. Atė ditė profesori tha: ama njė letėr, ta shkruaj njė amanet pėr kėtė kryefortin e Drenicės, t’ia la amanet me shkrim qė ta ngris tregimin shqiptar. Por, mė tha profa, mos i banė dy gabimet e mia:

E para: titulli le tė jetė Tregime shqiptare, e jo sikur unė Tregime tė Drenicės;

E dyta: ngriti nė letrarishte, sepse bota shqiptare nuk po e kupton tregimin tonė. Dhe tė vazhdosh Tregime shqiptare 1, 2, 3,... 20… I thashė: deri kur kėshtu, prof? Mė tha: derisa tė mbushet GOJA GJAK edhe ty sikur mua sot dhe, me gjak nė gojė, t’ia lėsh amanet dikujt tjetėr ta vazhdojė kėtė punė. Ktheva kokėn anash, mė rridhnin lotėt e nuk doja tė mė shihte Antoni – legjendė, dhe, kur e mora veten i thashė: Po, do ta bėjė, profesori im, mė i miri nė botė!

            Dashuria ndaj kėtij burri tė madh tė kombit, amaneti i tij, mė detyruan tė thellohem nė studimin e vėrtetė tė menēurisė kombėtare. Dhe, a dini ēka ndodhė? Gjej se mendja shqiptare ėshtė aq e thellė, aq e begatshme, aq e panjohur (edhe pėr ne) sa nuk kemi ēka kėrkojmė nėpėr metropole tė botės, kemi thesarin tonė, shumė tė pasur dhe mahnitės, prej tė cilit duhet tė mėsoj bota. Shihni shembullin e Kanunit tonė qė Luisi (amerikan) e quajti bazė e kushtetutės amerikane.

            Ndoshta e teprova, por po kam dėshirė tė them edhe diēka: gjatė kėtyre studimeve mė rrėzoi pėrtoke njė NJOHJE. Fjalėn e kam pėr njė kėngė qė e kam urrejtur shumė: e kėndonin nė Gjakovė, fillonte me do vargje qė, pėr mua, tė paditurin, ishin vargje bosh: trandofili i ēoj fjalė karanfilit. Kėngė boshe. E kotė. Kur, duke studiuar mė thellė gjej se kjo kėngė iu kushtohet njerėzve tė parė tė Lidhjes sė Prizrenit. Populli i menēur dhe i dashur, pėr t’iu kėnduar burrave tė atdheut dhe pėr tė mos e kuptuar armiku, Abdyl Frashėrit i thotė Trėndafil, Ymer Prizrenit i thotė Karafil. A ėshtė e mundur, o Zot? Parinė e vet, njerėzit mė tė mirė tė shqiptarisė i nderon ME EMRA TĖ LULEVE. Sepse, me tė vėrtetė ata ishin LULET MĖ TĖ BUKURA TĖ TOKĖS SHQIPTARE.

            Dhe tash, tė kthehem tek pyetja e juaj, nuk ka teori tė Mendimit Pozitiv, tė ligjeve themelore tė mendjes, qė nuk mund t’iu gjendet ekuivalenca nė thesarin shqiptar. Udhėtimi mė i gjatė nė botė fillon prej vetvetes deri tek vetvetja. Nėse e nxjerrim nė dritė njė pjesė tė menēurisė shqiptare do t’i zbėrthejmė tė gjitha Ligjet e jetės qė sot lexohen nė gjithė botėn nė miliona e miliona ekzemplarė, po ato ligje gjenden nė traditėn kulturore shqiptare. Librin e parė e botova, “Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv 1” – fillova me shumė vonesė ta pėrmbushi amanetin e profesorit tim, por fillova. Mos e merrni pėr reklamė, sepse ky libėr shitet pa kurrfarė reklame, por ata qė do ta lexojnė, jam i bindur qė mė loēkė tė zemrės do tė thonė: faleminderit. Por falėnderimet nuk mė takojnė mua, falėnderimet i takojnė NJERIUT qė udhėhoqi Pajtimet e gjaqeve, qė pajtojė mijėra e mijėra zemra shqiptare. (Bekimi dhe mėshira e Zotit qoftė me shpirtin e tij). Mė falni qė u zgjata tepėr, ama amaneti ėshtė amanet dhe unė kam qenė i DETYRUAR ta them njė ditė publikisht dhe kjo ėshtė hera e parė qė e them.

 

 

Daut Demaku gjatė ligjėrimit nė "Qendrėn e Mendimit Pozitiv" nė Prishtinė

 

Mendimi pozitiv ėshtė ardhmėria

           

            www.sa.kra.ch: “Mendimi pozitiv”, ėshtė pjesė e shkencės - konkretisht i takon sferės sė psikologjisė, ėshtė alternativ - pjesė e parapsikologjisė, apo shkrirje e kėtyre te dyjave bashkė duke nxjerr nė sipėrfaqe njė prodhim tė ri, njė fuqi ekzistuese nė qenien njeri, por tė pa shfrytėzuar sa duhet, ose fare pak, gjer mė tani?

 

            Daut Demaku: Mendimi pozitiv ėshtė bletė e zellshme qė thithė nektar nga tė gjithė dhe e formėson tėrėsinė e vet mahnitėse.

(Kjo mėnyrė e tė menduarit u FORMĖSUA NĖ FUND TĖ SHEKULLIT NJĖZET. Gjatė kėtij shekulli janė bėrė 70% tė tė gjitha zbulimeve njerėzore, nė kėtė shekull ėshtė zbuluar atomi e hidrogjeni, udhėtimet planetare etj. Por ėshtė thėnė se zbulimi mė i madh i shekullit njėzet ėshtė ĒELĖSI I LUMTURISĖ NJERĖZORE, prandaj – tre Mėsuesit e mėdhenj, ndėrtuesit e kėsaj sinteze, nė vitin 1996 njė OJQ e Kombeve tė Bashkuara i shpalli njerėzit mė tė menēur nė botė. Menēuria e tyre ka lėshuar rrėnjė tė shėndosha edhe nė Kosovė, por ta qartėsoj edhe pak mendimin pozitiv.)

            Ta them njė krahasim pėr qartėsim: mendimi pozitiv ėshtė sikur lulja; rrėnjėt e lules janė shkencė e pastėr, trupi i lules ėshtė edhe shkencė edhe art, bulbėria e lules ėshtė shumė shkencė dhe shumė art, kurse aroma e lules ėshtė prodhimi final: mendim pozitiv. Nuk bėn pa rrėnjėt, nuk bėn pa trupin, nuk bėn pa lulen, por – kush e sheh aromėn brenda tė cilės gjenden rrėnjė, trup e lule – pra: tėrėsia?

            Amerika nuk do tė ishte Amerikė po tė mos ishte kaq e menēur sa ėshtė. Tė gjitha postulatet e Mendimit pozitiv – tė gjitha paradigmat tė reja dhe tė vjetra - i vėrteton pėrmes formave tė ndryshme. Aty ku mund tė vėrtetohen me metoda laboratorike – kjo provohet me mijėra herė, aty ku laboratorėt nuk kanė mundėsi tė veprojnė, atėherė eksperimentet bėhen nė mijėra e mijėra mediumi dhe nxirret njė pėrfundim i saktė, pa dilema, me pastėrti dhe siguri tė plotė..

            Do tė na duheshin nja dhjetė faqe A/4 t’i radhisim shėrimet, pėr pasurimin, suksesin dhe arritjen e lumturisė E PLOTĖSIMIN E DĖSHIRAVE pėrmes pėrsėritjes sė Afirmimeve pozitive, pėrmes hipnozės sė pastėr e pozitive, pėrmes  mėnyrės mė tė fuqishme nė botė qė quhet VETĖDIJĖSIM  dhe  asaj qė ėshtė maja e bukurisė, qė pėrfshiu edhe Evropėn  perėndimore e qė quhet: MEDITIM.

            Pėr lexuesit qė nuk kanė pas rast tė takohen me ligjėrata konkrete mė duhet tė them se mendja dhe vetėdija janė pikėrisht sikur qielli. Qiellin e errėsojnė retė, mbi re kthjelltėsia dhe pastėrtia e qiellit ėshtė e amshueshme. Mendimet e dėshirat e njeriut ( mbi 60.000 brenda 24 orėve lėvizin nėpėr mendjen e njeriut), janė pikėrisht sikur retė nė qiell. Retė nė qiell nė asnjė ēast nuk e kanė tė njėjtėn formė as tė njėjtėn trajtė. E ēka ėshtė tash vetėdijesim? Dalje mbi re, dalje mbi mendime e dėshira, nė kthjelltėsinė e dritėn e pafund tė qiellit.

            Prandaj ligjet e universit janė kėto (fillestarėt): secili njeri ka tė drejtė tė kėtė shėndet tė pėrkryer, pasuri sa tė dojė, sukses tė plotė, lumturi tė pastėr. Kėto janė gjendje normale dhe tė drejta themelore tė secilės qenie njerėzore. Gjendjet abnormale si joshėndeti, qė e kam thėnė edhe njėherė mė lartė, varfėria, dėshtimet, vuajtjet dhe mjerimi qė tė gjitha i shkakton mendja e njeriut qė krijon vetėm re tė errėta nė qiell dhe nuk e lejon depėrtimin e dritės nė njeriun.

            Kur them ligjet e universit ( kėtė termė e pėrdorė shkenca amerikane, sepse nuk do tė lėndojė askėnd) – ato janė konkrete, shkencė e pastėr.  UNIVERSIT mund t’i thuash Zot, Perėndi, Allah, Menēuri Universale, Farė Hyjnore apo Fuqi Natyrore – varet nga bindjet tua – ajo, nė fakt ėshtė e njėjta gjė. Dhe, duhet ditur me saktėsi se ato ligje VEPROJNĖ ME SAKTĖSI KOMPJUTERIKE: edhe kur i vejnė nė lėvizje planetėt e mėdha pa karburante, edhe kur lėshojnė dritė e ngrohtėsi pa elektrana, edhe kur lėshojnė shiun pa asnjė liqe akumulues, edhe kur derdhin pasurinė hyjnore pa pas asnjė bankė, edhe kur dhurojnė gėzim e hare pa asnjė shkak material, edhe… edhe… edhe… Dhe tė gjitha i bėjnė pa korrupsion, pa ryshfet, pa miqėsi, pa...pa…pa…

            Shkurt e shqip: mendimi pozitiv ose ngritja shpirtėrore ėshtė saktėsisht  ARDHMĖRIA  njerėzimit. Individi qė vendosė tė hyjė nė kėtė mėnyrė tė tė menduarit, ditėn qė vendosė – le ta regjistrojė nė ditar si DITĖN MĖ TĖ MIRĖ TĖ JETĖS SĖ TIJ. Ai qė vonohet do ta pėsojė me vuajtje, por ajo ėshtė zgjedhje personale. Nė kėtė lėmė nuk ka “duhet”, sepse “duhet” ėshtė dhunė, por ka “dua”, e “dua” ėshtė dashuri.

            Gjatė kėtyre njėzet vjetėve qė e studioj kėtė literaturė, jam bindur, thellėsisht jam i bindur, se unė thėrmia e tij, popullit tim nuk mund t’i ofroj DHURATĖ  mė tė madhe, prandaj do tė punoj nė kėtė fushė deri nė frymėn e fundit. Por do tė punojė edhe nė aftėsimin e studentėve qė tė mė zėvendėsojnė dhe tė bėhen edhe mė tė mirė se unė, sepse njėmijė herė ka ndodhė qė nxėnėsi t’ia kalojė Mėsuesit jo me kilometra, por me epoka. Por, studentėve dhe nxėnėsve tė mi, disa herė ju kam thėnė: mos lejoni qė tepėr herėt t’iu bėhet VONĖ. Dhe asnjė mėnyrė tė tė menduarit, qė ėshtė tepėr e mirė pėr tė qenė e vėrtetė – mos ndalni vetėm pėr vete. Asnjė krua nuk e pi ujėt e vet, asnjė pemė nuk i hanė frytet e veta, asnjė artistė nuk i ndalė vetėm pėr vete bukuritė qė krijon. Veprimi mė i bukur nė jetė ėshtė dhėnia: dhuroni qė tė fitoni gėzimin. Nėse do dashuri – duaj njerėzit, nėse do respekt – respektojė njerėzit, nėse do pasuri – ndihmoju tė tjerėve qė tė bėjnė pasuri, nėse do ardhmėri tė fėmijėve mbille farėn sot, nėse… (A e keni vėrejtur si flasim ne: e humba ditėn dje duke ndenjur me fėmijėt nė shtėpi! O Zot. Po, a ka pasuri mė tė madhe se investimi nė fėmijė? Mos qenka mė i rėndėsishėm hambari me grurė, apo fėmija qė mund tė ngris mijėra hambarė?)

            Nė fund fare: duajeni veten tuaj, faljani gabimet vetes, prindėrve, miqve e shokėve, duajeni shumė njerėzit e gjuhės tonė – kėshtu siē janė – sepse nuk ka tė tjerė. Filloni me ndryshimin, por filloni sė pari  ta ndryshoni veten tuaj, pastaj do tė fillojnė tė ndryshojnė tė gjithė tė tjerėt. Populli ynė ėshtė i vogėl, ka nevojė pėr shumė dashuri se ka pėrjetuar vuajtje mbi vuajtje, prandaj , o tė dashurit e mi – duajeni shumė njėri-tjetrin se ne kemi   shpirtin tonė dhe njė mik tė madh prej tė cilit duhet tė Mėsojmė.

            E di qė e zgjata, por e di qė nuk e kam thėnė as tė njėmijtėn e asaj qė kisha dashur t’ua them tė gjithė atyre qė shqip flasin, shqip mendojnė e shqiptarinė e duan sa shpirtin e tyre.

 

            NJĖ PĖRQAFIM ME SHPEJTĖSINĖ E DRITĖS TĖ GJITHĖVE – KUDO QĖ JENI.

 

            P. S.

            Daut Demaku – “Qendra e Mendimit Pozitiv”

            Perball hotelit Grand – Prishtinė,

            rruga Nena Terezė nr. 41/25

            dautdemaku@yahoo.com

            mendimipozitiv@yahoo.com

            www.mendimipozitiv.org

            tel:  038 225 800

                   044 679 009

                   049 438 544