.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Magji do tė thotė shkencė e shenjtė

Intrevistoi: Sabir Krasniqi

          Intervistė me Parapsikologun dhe Mistikun Salih Basha

 

          MAGJI DO TĖ THOTĖ SHKENCĖ E SHENJTĖ

 

          Por, tė mos harrojmė, se edhe unė si mistik dhe si parapsikolog qė jam, jam thellė i bindur se nė popullin tonė ka pasur e ka mistikė qė kanė bėrė vepra tė mėdha, por populli, mė herėt, i ngarkuar gjithnjė me barrėn e okupimit, e tani i ballafaquar me sfida ekonomike, herė s’i ka kuptuar e herė i ka injoruar, duke i quajtur edhe magji e zezė, pasi pėr atė qėllim edhe janė pėrdorur. Por, megjithatė, fjala magji do tė thotė shkencė e shenjtė, dije mbi dijet, dija mė e lartė Kozmike.

           

 

            Salih Basha ėshtė njėri ndėr pionierėt e parė tė parapsikologjisė nė hapėsirėn gjithėshqiptare dhe njohės i thelė i saj. U lind mė 21.07.1956 nė Vraniē tė Therandės (ish- Suharekės) ku edhe kreu shkollėn fillore. Shkollėn e mesme e kreu nė Prizren, kurse studimet universitare i vazhdoi nė Fakultetin Juridik nė Prishtinė. Ėshtė edhe themelues i klubit tė parė tė karatesė nė Prizren ”KK Prizreni” dhe vetė bart shiritin ngjyrė kafeje. Me parapsikologji filloi tė merret qė nga viti 1984, ndėrsa pas viteve 90 filloi studimet dhe gjurmimet intensive pėr kėto fenomene. Ka kryer kurse dhe seminare tė shumta si nė ish- shtetin Jugosllav, ashtu edhe nė disa shtete tė Evropės. Ka ndjekur ligjėrata te disa mėsues me famė botėrore si K. Tepperwein etj. dhe pėr punėn e tij tė palodhshme, si dhe pėr kontributin e ēmuar qė ka dhėnė nė kėtė drejtim, ėshtė nderuar me titullin e parapsikologut dhe mistikut-Adept. Pėr shkaqe subjektive ėshtė detyruar tė mėrgoj  nė perėndim dhe tani pėrkohėsisht jeton nė St. Gallen tė Zvicrės ku punon si shėrues alternativ. Pėr web faqen ww.sa-kra.ch i morėm kėtė intervistė.

 

            Ju jeni ndėr tė parėt qė fenomenet mistike jeni munduar t’i zhvishni nga velloja e paragjykimeve tė gabuara qė ka mbisunduar e qė mbisundon ende pėr to, duke u munduar t’i kanalizoni nė rrjedhat normale tė shkencės bashkėkohore. Ku e keni gjetur mbėshtetjen pėr kėtė punė kaq tė rėndėsishme dhe tė guximshme, pasi qė nė njė formė, keni mundur tė komprometoni edhe personalitetin tuaj, duke u ballafaquar me sfida tė karaktereve tė ndryshme?

 

            S. Basha: Nė kėtė pyetje po mundohem t’ju pėrgjigjem shkurt.

            Jam njė shpirt i parehatshėm nė aspektin e hulumtimeve, si tė asaj tė dukshme, ashtu edhe tė asaj tė padukshme, pra - shkencores dhe mistikės. Pėrveē leximit tė librave dhe revistave tė ndryshme tė cilat mė furnizojnė me dituri, pėrcjell edhe ligjėrata e seminare pėr ta pasuruar edhe mė fondin e diturisė, dhe kėshtu nuk lejoj qė tė mė shuhet etja pėr dituri.

            Shpeshherė si fėmijė, por edhe si i rritur, kam pasur pėrjetime tė ndryshme shpirtėrore tė cilat i kam cilėsuar si halucinacione, qė sot nuk qėndrojnė. Si gjimnazist e lexoja revistėn shkencore “Galaksia” dhe disa punime i studioja. Njėherė aty e vėrejta njė shkrim pėr vdekjen. Kur fillova ta lexoj, e ndėrpreva nė gjysmė, sepse kisha frikė nga vdekja. Kur fillova ta lexoj pėr herė tė dytė, e lexova deri nė fund dhe u fascinova nga pėrshkrimi i udhėtimit tė shpirtit nė botėn astrale. Kjo tek unė ndezi njė shkėndijė qė mė nxiti edhe mė tej drejt hulumtimit tė shpirtit dhe tė gjėrave mistike...Pastaj doli edhe revista “Tajne”, nga e cila i mora hapat e parė tė parapsikologjisė dhe tė okultizmit.

            Nė fillim kur kam filluar tė merrem me hipnozė, jam injoruar nga rrethi si dhe nga familja ime, por kjo nuk mė brengoste aspak, pasi e dija se kėto janė pengesa normale nė rrugėn qė kisha nisur dhe unė duhej t’i tejkaloja ato.

 

            Si i interpretoni kėto fenomene parapsikologjike qė nė opinioni  e gjerė , nė tė shumtėn e rasteve, konsiderohen si magji. E, dihet, se magjia tek ne akoma merret si sinonim i sė keqes?!

 

            S. Basha: Nėse fenomenet parapsikologjike nga populli ynė trajtohen si magji, atėherė them se kėta njerėz nuk e njohin tė vėrteten pėr mistikėn, e edhe pėr magjinė. Unė i arsyetoj ata njerėz pasi nuk kanė pasur mundėsi tė vijnė deri te kėto dituri tė larta qė gjenden te secili njeri dhe jashtė  tij.

            Por, tė mos harrojmė, se edhe unė si mistik dhe si parapsikolog qė jam, jam thellė i bindur se nė popullin tonė ka pasur e ka mistikė qė kanė bėrė vepra tė mėdha, por populli, mė herėt, i ngarkuar gjithnjė me barrėn e okupimit, e tani i ballafaquar me sfida ekonomike, herė s’i ka kuptuar e herė i ka injoruar, duke i quajtur edhe magji e zezė, pasi pėr atė qėllim edhe janė pėrdorur. Por, megjithatė, fjala magji do tė thotė shkencė e shenjtė, dije mbi dijet, dija mė e lartė Kozmike (Franc Bardon - Adept, magjistari ma i madh i shekullit 20 pėr magji tė bardhė).

 

            Ndoshta mu pėr kėtė shkak, pasi qė nocioni magji ėshtė keqinterpretuar dhe keqkuptuar, klasa jonė intelektuale  e ka injoruar atė si nė Kosovė ashtu edhe jashtė kufijve tė saj, qė nėnkupton edhe angazhim tė pakėt (ose tė aspakėt) pėr informimin e opinionit nė kėtė drejtim. Cili do tė ishte mesazhi juaj?

 

            S. Basha: Nė trojet tona shqiptare, pėrveē studimeve qė bėnė klasa jonė intelektuale nė shumė lėmenj shkencorė, duhet tė punoj edhe nė lėmin e parapsikologjisė dhe mistikės. Kjo lėmė jo vetėm qė mundėson tė luftohet dhe tė njihet negativja, por njėkohėsisht mundėson edhe rritjen e shpejtė tė dijes dhe shton dashurin ndaj njeriut, natyrės dhe Zotit apo Universit. Kur thuaja tėrė bota punon nė kėtė lėmė, pse tė mos punon edhe populli ynė?! Kur ēdo shtet ka sė paku nga njė institut tė parapsikologjisė, pse tė mos kemi edhe ne njė ose mė shumė institute tė tilla?

            Ėshtė e vėrtet, se jo tė gjithė, por njė pjesė e madhe e intelektualėve e injorojnė kėtė lėmė, duke aluduar se kėto gjėra janė tė kota, sepse pėr ta vetėm gjėrat qė shihen dhe preken janė tė vėrteta. Njė mendimi tė tillė i ka kontribuar edhe ish sistemit socialist, i cili nė popull ka mbjellė farėn e urrejtjes dhe mosbesimit ndaj perėndisė apo njohurive tė larta hyjnore, kurse vetė kėta socialist-masonė, nė mėnyrė ilegale, kanė punuar dhe janė zhvilluar nė kėtė drejtim duke i shfrytėzuar kėto dukuri pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta.

 

            Deri nė vitet e 90-ta, kur ju me njė grup tė ngushtė filluat tė trokisni nė “dyert e errėsirės”, pėr t’i shndritur vlerat e saj, kjo lėmė, siē thamė mė lartė, ishte e anatemuar! Si u pritė kjo lėvizje e juaja nga opinioni, e sidomos ai intelektual?

 

            S. Basha: Tė them tė drejtėn, nė fillim ishte shumė vėshtirė...dhe u prit keq, sepse kishte intelektual qė kėto dukuri i pranonin me rezerva tė mėdha. Kėta kėrkonin fakte. Nė fillim si fakt kishim vetėm eksperimente me hipnozė, por edhe nė kėtė drejtim ishim amatorė, pasi na mungonin njohuritė dhe ndihma profesionale...Por me atė forcė qė kishim filluar eksperimentet me hipnozė, bioenergji, radiestezi etj., edhe arritėm qė dikė ta bindim. Kryesorja ishte se ne arritėm tė bindemi vetė dhe provat tona filluan tė japin rezultate pozitive. Kjo na jepte kurajo. Filluam tė shėrojmė njerėz nga lloj-lloj sėmundjesh dhe gradualisht iu imponuam opinionit. Por, zhvillimi ynė filloi tė pėrsoset kur filluam t’i ndjekim kurset parapsikologjike qė mbaheshin ato vite nė ish- Jugosllavi. Gjithashtu, dua tė cek se nė kėtė drejtim na kanė ndihmuar, teorikisht dhe praktikisht, edhe disa mistik tė vjetėr shqiptar qė gjendeshin nėpėr disa qytete tė Kosovės e tė cilėt kėtė dije e mbanin si sekret. Njerėz, tė cilėt dinė shumė por nuk janė shfaqur ende publikisht.  P. sh. ėshtė njeriu, i cili po e sjell Dijen Hyjnore, i cili jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr tėrė njerėzimin do tė bie ndryshime pėr tė mirė, si nė aspektin e zhvillimit fizik po ashtu dhe nė atė psikik. Ajo dije e cila ėshtė duke i ardhur njerėzimit ėshtė dije shumė e lartė,  thuaja sa ajo e profetėve.

 

            A mund ta bėni publik kėtė personalitet?

 

            S. Basha: Natyrisht qė po. Ky ėshtė mėsuesin im i cili jeton nė qytetin e mrekullueshėm tė Prizrenit, dhe quhet Mehmet Selaj.  Dijet e tija janė fascinuese.

            Njohuri dhe informata pėr zhvillim shpirtėror mund tė i gjeni edhe nė web faqen time: www.dija-hyjnore.ch.

 

            Pasi qė njė kohė tė gjatė jetoni nė perėndim, sa jeni tė informuar pėr veprimtaritė e kėtij karakteri nė tokat shqiptare?

 

            S. Basha: Nga Kosova informohem pėrmes korrespodencave qė kam me shokėt, pėrmes internetit, por edhe nga literature qė mė vije nga atje, kurse pėr hapėsirat tjera jam fare pak i informuar. Ka shumė shqiptarė tė rinj qė kanė shfaqur interesim pėr parapsikologjinė. Diēka po lėviz.

 

            Nxėnėsit, adhuruesit dhe simpatizuesit e drejtimit tuaj nė Kosovė, pas largimit tuaj (tė domosdoshėm), nuk qėndruan duarkryq. Sė pari filluan ta botojnė  revistėn “Mjellma” ( e para e kėsaj lėmie) e mė pas edhe simotrėn e saj  “Astra”. Mjerisht, te dy kėto revista, nėn trysninė e situatės nė atė kohė nė Kosovė, u detyruan ta ndėrpresin aktivitetin. Cili do ishte komenti juaj ?

 

            S. Basha: Ky ka qenė njė hap shumė i guximshėm dhe i qėlluar. Ndoshta hap “i vogėl” nė dukje, por shumė, shumė i madh pėr popullin tonė.

            Edhe “Mjellma” edhe “Astra” ishin nė rrugė tė mirė e tė mbarė nė kėtė drejtim, bile “Astra” arriti tė shpėrndahet disa vite edhe nė Zvicėr, ndėrsa “Mjellma” plasoi njė web faqe nė internet. Por, siē e thatė e ju, faktorėt e  shumtė, si pasoj e situatės sė krijuar, ndėrprenė vrullin e atyre aktivistėve entuziastė.

 

            Interneti tashmė ka thyer pothuajse tė gjitha barrierat dhe sot kemi disa web faqe nė gjuhėn shqipe me material rreth dukurive parapsikologjike. Njė ndėr kėto faqe tė shumta ėshtė edhe www.syri3.com, e mikut tonė Adnan Abrashit. Cili ėshtė opinioni juaj rreth kėsaj teknologjie tė re qė po e mundėson kėtė  komunikim tė mrekullueshėm  digjital?

 

            S. Basha: Pėr fat tė mirė, kjo teknologji e re e quajtur internet, po e mundėson pėrhapjen e dijės nė mėnyrė rapide nė mbarė botėn. Dhe kjo dije po ju ndihmon shumė njerėzve qė ta njohin, por edhe tė pasurohen me njohuri tė reja nga lėmi i parapsikologjisė, mistikes dhe magjisė sė lartė. Por njė nuk duhet harruar. Sado qė tė kemi dije teorike pėr zhvillim shpirtėror, nuk vlejnė, nėse kėto dije nuk i nxjerrim apo nuk i gjejmė nė vete dhe, me forma praktike, pėrmes ushtrimeve, meditimeve etj., nuk i shijojmė. Mendoj se tash pėr tash duhet rekrutuar sa ma shumė mėsues spiritual nė trojet shqiptare, dhe pėrkrah njohurive teorike tė zbatohen edhe ato praktika. Duhet pa tjetėr  tė angazhohemi qė ta hapin, jo vetėm njė, po sa ma shumė institute pėr zhvillim shpirton nė trojet shqiptare. Mund tė them lirisht, sipas parashikimit tė sė ardhmes, shumė shpejt do tė ndodh qė kėto institute tė hapen nė trojet shqiptare jo njė po disa.

 

            Edhe nė vitet e 90-ta, atėherė kur filluat tė merreshit nė mėnyrė aktive me kėto dukuri, gjithnjė pretendonit tė formonit njė institut parapsikologjik nė Kosovė. Njė ide tė ngjashme e kanė shfaqur dhe shkrimtari ynė i njohur Daut Demaku dhe Hydajet Bytyqi, tė cilėt veē janė nė rrugė tė mbarė drejt realizimit tė njė projekti tė tillė, si edhe mr. Kenanzia Sahatēiu, i cili qysh para viteve 90 kishte formuar Shoqatėn e Bioenergoterapeutėve nė Kosovė. Cilat janė mendimet dhe planifikimet tuaja nga kėndvėshtrim i sotėm?

 

            S. Basha: Hapja e njė instituti Parapsikologjik nė Kosovė, sidomos nė Prizren, duhet tė realizohet patjetėr dhe jam shumė i bindur, siē e ceka edhe mė herėt, se sė shpejti do tė vie momenti. Njerėzit qė do tė punojnė aty, duhet tė jenė tė zgjedhur, tė pajisur me njohuri spirituale. Aty do tė bėhet shkollimi i nxėnėsve, do tė bėhet hulumtimi i shumė gjėrave mistike; do tė bėhet zhvillimi psikik prej shkallės mė tė ulėt e deri te zhvillimi mė i lartė shpirtėror; do tė bėhen shėrime alternative e shumė gjėra tė tjera qė do t’i shkojnė nė dobi popullit.            

            Mė vjen shumė mirė qė ka njerėz intelektual si Demaku, Sahatēiu, por edhe miku im  Hydajet Bytyqi, qė punojnė nė kėtė drejtim, e shpresoj se ka edhe shumė tė tjerė. Unė i pėrkrah dhe i pėrgėzoj tė gjithė ata qė e kanė hedhur dhe po hedhin, sė paku njė gurė nė themelet e kėtij institucioni, dhe urojė qė kjo ėndėrr e kamotshme tė bėhet sa mė shpejt realitet.

 

 

            Me sa jam i informuar, ju nė perėndim i keni shtuar aktivitetet dhe jeni duke u marrė ekskluzivisht vetėm mė kėtė lėmė - parapsikologjinė. Sa keni arritur nė kėtė drejtim dhe ēfarė janė pretendimet tuaja?

 

            S. Basha: Nė fillim kur shkova nė Gjermani, pengesė kryesore ishte gjuha, por pas njė viti arrita ta zotėroj atė dhe fillova aktivitetet e ndryshme tė kėtij karakteri. Qėllimi im nė fillim ka qenė zhvillimi i lartė spiritual. Pas dy vjetėsh, rashė nė kontakt me “Rosenkrojcat”, qė e studionin kryesisht mistikėn dhe magjinė e lartė. Ata mė njoftuan se jam pranuar nėpėrmjet njė letre ku shkruante: “Me pajtimin e mjeshtrit kozmik, jeni i pranuar si Meophyt (nxėnės) i Rosenkrojcave”. Pastaj fillova tė studioj dhe punojė sipas mėsimeve tė mėsuesit tim shpirtėrorė Avatar-Resulullah MEHER BABA, i ashtuquajturi mėsues i mėsuesve - zot njeri, me tė cilin kam kontakt metal tė pandėrprerė dhe i zbatoj intenzivisht mėsimet dhe ushtrimet (meditimet) praktike tė tij.

            Pas disa vitesh kalova anė Zvicėr ku vazhdoj edhe mė tej ta pėrsos dijen kozmike tė cilėn dėshiroj, qė mė vonė, t’ua pėrcjell nxėnėsve shqiptarė por edhe mbarė njerėzimit.

 

            Keni ndjekur shumė seminare dhe kryer kurse te ndryshme. A mund t’i thoni vizitorėve tė www.sa-kra.ch  cilat janė ato?

 

            S. Basha: Vėrtet kam ndjekur shumė seminare dhe kam kryer kurse tė ndryshme, si te ne ashtu edhe nė Gjermani e Zvicėr. Kursin e parė e kam kryer nė Kopėr, te mjeshtri Zh. M. Slavinski, qė quhet “INTENSIVI I ILUMINIMIT”, qė pėr qėllim ka njohjen e vetes, Zotit dhe pėrndritjes. Kėtė lloj kuri e ka  frekuentuar shpesh.

            RIBERTHINGUN - rrjedh nga Leonard Ori nga Amerika, qė d.m.th. ringjallje, pėrjetim i procesit tė eilindjes. Me kėtė metodė thuaja tė gjitha sėmundjet mund tė shėrohen. Bėhet pastrimi total i tronditjeve dhe bllokimeve nė tru. Mund tė them se gjatė ushtrimeve tė frymėmarrjes kam pėrjetuar ndryshime tė mėdha shpirtėrore tė cilat ma kanė ndryshuar rrjedhėn e jetės pėr tė mirė.

            METODA E SILVES - qė nė anglisht quhet “Mind kontrol”, pra kontrolli i mendjes. Ėshtė njė lloj autohipnozė. Apsolvimi bėhet kur njė pacienti tė panjohur, nėpėrmjet “syrit tė tretė”, duhet t’ia gjesh sėmundjen.

            TRENINGU PSIKIK - kjo metodė ka tė bėjė me hulumtimin e ndėrdijes.

            RITUALI I ECJES MBI PRUSH  etj.

            Pastaj nė Gjermani i kam kryer kėto kurse:

            AUTOHIPNOZĖN - e kam kryer nė Frankfurt.

            REIKIN - sistemin e shėrimit me bioenergji-

            DANS TRANS - njė metodė e vallėzimit, ku nėpėrmjet lėvizjeve dhe muzikės arrihet transi.

            METODA E HEMISINKUT - ku njeriu trupin e vet e bie nė gjendje gjumi, kurse vetėdijen e qetė jashtė.

            HIPNOZA - e kam kryer nė institutin e Hipnozės nė Freiburg  para ekspertėve tė kėsaj lėmie.

            RADIESTEZINĖ - hulumtimin e rrezeve tė dėmshme nga toka, kozmosi dhe mjetet elektrike, si dhe hulumtimi i vendeve neutrale dhe pozitave tė tokės.

            RADIONIKĖN - Shėrimin e njerėzve nė largėsi.

            PANCOEI - ROSENKROICER - jam bėrė anėtar i kėtij Ordeni qysh nė vitin 1994, qė quhet A.A.O.R.R.A.C, dhe kam kryer shkallėn e tretė (janė shtatė shkallė), ku e kam marr titullin ADEPT. Ky Orden merret me studimin e mikro dhe makrokozmosit, zakonisht kemi punė me vetveten. Motoja jonė ėshtė: “Mbi tė gjitha Zoti; njohja e vetes dhe botės”. Trajtohemi si mistikė dhe punojmė sekret. Edhe ushtrimet i kemi sekrete.

            Nė Zvicėr mė sė shumti i kam ndjekur kurset e Hipnozės, pasi kam qenė i interesuar  tė dijė sistemin e punės sė kėsaj lėmie  kėtu. Megjithėse pėr Hipnozė mė sė shumti mė ka mėsuar praktika e gjatė dhe pėrvojat e mija qė i kam bėrė nė jetė. Tek Hipnoza kam zbuluar diēka tė re, mund ta quaj edhe teknik ose metodė tė re, pėrmes sė cilės shumė shpejt i shėroj dhe i zhvilloj njerėzit. Kėtė metodė e kam emėrtuar si ”Hipnozė Mistike”. Nėpėrmjet kėsaj metode njeriu mund ta arrij njė zhvillim tė shpejt marramendės shpirtėror dhe tė bėhet qartėpamės i rangut tė lartė.

            Kam ndjekur disa seminar dhe kurse nė lidhje mbi Piramidat dhe fuqinė e tyre shėruese e mbrojtėse; ndėrtimin e Piramidave si vendbanime dhe shfrytėzimin e rrezatimet e tyre shumė tė larta e tė dobishėm, pra pozitiv.  Nė kėtė drejtim kam eksperimentuar edhe vetė duke banuar, e medituar nė Piramida qė i kam ndėrtuar vet. Kam bėrė disa eksperimente me to dhe jam fascinuar me energjinė e lart qė e krijojnė ato forma gjeometrike rreth nesh.

            Gjithashtu, kam marr pjesė edhe nė meditime tė ndryshme shpirtėrore si tė atyre tė “Punėve tė Indisė” ku jam pranuar si sanias, apo nxėnės i Osho Raineshit (krijuesit e njeriut tė ri dhe mjeshtėr i lart e i shndritur) dhe mė ėshtė dhanė emri spiritual Arpan Offerin qė do tė thotė:”Ai qė jep me zemėr”.  

            Po ashtu, kėtu nė qytet tė St.Gallės, jam anėtarė dhe nxėnės i Zen –Budistėve, ku pėr ēdo dit meditojmė nė grup dhe shkojmė nė zazen-e (ushtrime meditative) njė ditėsh, por dhe dy herė nė vit praktikojmė zazen-e javor nė tė cilat ushtrojmė meditim pėr ta pėrjetuar “Vetėdijen e pastėr kozmike”. Mėsimet rrjedhin prej Budhadharmes nga Japonia dhe tash mėsuesit tė shndritur Deshimaru.

 

            Pas frekuentimit tė kaq shumė kurseve dhe seminareve a mund tė na thoni ēka punoni nė kėtė drejtim qė  t’i ndihmoni njerėzimit?

 

            S. Basha: Praktikisht sot merrem me shėrimin e njerėzve me probleme dhe sėmundje tė lloj-llojshme. Kėto njohuri i zbatoj  drejtpėrdrejt nė praktik ku po kam shumė sukses qė e dėshmojnė edhe mirėnjohjet e pacientėve. Gjithashtu, u jap njerėzve nga shumė vende tė botės kėshilla tė ndryshme kur ata i kėrkojnė. Ndihmojė dikė - dikė edhe nė zhvillim shpirtėror, edhe pse tė rrallė janė njerėzit qė e dėshirojnė njė gjė tė tillė, pasi ky drejtim donė punė, kėmbėngulje, disiplinė, besim tė madh nė vete dhe angazhim kontinual.

 

            Dhe, sė fundi, cili do ishte mesazhi juaj pėr vizitorėt e www.sa-kra.ch?

 

            S. Basha: Mesazhi im ėshtė ky: Lus tė gjithė vizitorėt, tė gjithė lexuesit, tė gjithė tė interesuarit qė kanė njohuri nga kjo lėmi, qė tė ndihmojnė edhe kontribuojnė me njohurit e tyre, por gjithashtu, lus edhe bashkėpunėtorėt tuaj qė tė sjellin sa mė shumė materiale autoktone.

            Gjithashtu, dėshiroj qė vizitorėt tė jenė edhe vetė aktiv nė kėtė fushė pasi kjo i shėrben shėndetit tė tyre dhe zhvillimit tė tyre. Njeriu i shėndosh pėrfaqėson familjen, shoqėrinė, kombin dhe njerėzimin e shėndosh.

  

s.basha@freesurf.ch

www.dija-hyjnore.ch