Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Inteligjenca emocionale (pjesa e dytė)

Shkruan: Daniel GOLEMAN

Shqipėroi: Valdet FETAHU

INTELIGJENCA EMOCIONALE

 (pjesa e dytė)

       Zakonisht ekziston baraspesha midis mendjes emocionale dhe asaj racionale, emocioni i cili na informon dhe na udhėzon pėr punėn e mendjes racionale, derisa mendja racionale i pastron dhe nganjėherė e kėputė influencėn e emocioneve. Prapė, mendja emocionale dhe ajo racionale janė gjysmė tė pavarura nga tė cilat gjithsesi, siē do ta shohim, reflekton influenca e proceseve trunore tė cilat janė tė largėta por tė ndėrlidhura.

 

 

PĖR ĒFARĖ SHĖRBEJNĖ EMOCIONET

 

 

Cituar nga pėrkthyesi:

Qytetar tė Athinės, unė ju pėrshėndes dhe ju ēmoj shumė,

por mė tepėr do t’i pėrulem Zotit sesa juve,

dhe sa tė ketė frymė e forcė nė mua,

s’do tė ndalem sė kėrkuari tė vėrtetėn,

e t’ju kėshilloj, e t’ju mėsoj, dhe kur me dikė perj jush tė takohem,

do tė flas sipas shprehisė sime:

“Miku im i nderuar, je qytetar i Athinės, shtetit mė tė respektuar pėr nga forca dhe urtia,

e a nuk turpėrohesh qė pėrkujdesesh se si tė grumbullosh mė shumė para, famė, respekt,

e pėr menēuri, vėrtetėsi e shpirt, pėr t’u bėrė mė tė mirė,

pėr kėto nuk pėrkujdesesh dhe nuk ēanė kokė fare?

Dhe ju mėsoj se virtyti nuk krijohet me para, por virtyti krijon paranė.” 

                                                                                              Sokrati

 

 

 

 

            Le tė mendojmė pėr ēastet e fundit tė Geri dhe Mari Xhejn Ēonsi (Gary dhe Mary Jane Chauncey), ēifti i cili ėshtė flijuar pėr vajzėn e tyre njėmbėdhjetėvjeqe Andri (Andrea) qė ka qenė e lidhur pėr karrocėn invalidore pėr shkak tė paralizės cerebrale. Familja Ēonsi kanė qenė udhėtar nė trenin Amtrakov i cili ėshtė pėrmbysur nė lum pasi qė lokomotiva ishte ndeshur me maunėn dhe kishte dalur nga binarėt nė urėn hekurudhore nė paralagjen e Luzianės. Sė pari duke menduar pėr vajzėn e tyre ēifti ka bėrė krejt ēka ėshtė e mundur pėr ta shpėtuar Andren derisa uji ka depėrtuar nė trenin e fundosur.

            Tregimi i Andres pėr prindėrit tė cilėve veprimi i tyre i fundit heroik pėr t’ia shpėtuar jetėn fėmijut tė vet, dėshmon thuajse pėr njė trimėri mitike. Padyshim fatkeqėsi tė ngjashme nė tė cilat prindėrit flijohen pėr pasardhėsit e tyre, panumėr herė janė pėrsėritur gjatė historisė dha parahistorisė njerėzore, ka patur edhe mė shumė nė rrugėn e gjatė evolutive tė species tonė.    Shikuar nga kėndvėshtrimi i njė biologu evolutiv, vetėflijimi tė kėtilla i prindėrve i pėrket “pėrparimit reproduktiv” gjatė bartjes sė gjeneve nė gjeneratat e ardhme. Por nga kėndvėshtrimi i prindėrve, tė cilėt nė momentin kritik ndėrmarrin vendim pikėllues, atėherė kemi tė bėjmė vetėm me dashurinė.

            Si shqyrtim nė qėllimin dhe fuqinė e emocioneve, ky akt i heroizmit prindėror i cili meriton admirim dėshmon pėr rolin e dashurisė jo-vetjake – dhe pėr ēdo emocion tė cilin e ndiejmė – nė jetėn e njeriut. Me kėtė po theksohet se ndjenjat tona mė tė thella, epshet dhe lakmija jonė, janė udhėheqėsit mė tė rėndėsishėm, dhe se specia jonė shumė i ka borxh ndikimit tė ekzistimit tė tyre nė jetėn e njeriut. Por kjo shtytje nuk ėshtė konstante: vetėm dashuria e fortė – e paepur pėr ta shpėtuar fėmijėn e dashur – ka mundur prindėrit e lartpėrmendur t’i shty pėr ta anashkaluar instinktin e mbijetesės personale. Vėshtruar nė mėnyrė intelektuale, vetėflijimi i tyre ka qenė diskutabil nga kėndvėshtrimi racional; shikuar me zemėr, ajo ka qenė e vetmja zgjidhje e mundur.

            Sociologėt e potencojnė epėrsinė e zemrės ndaj mendjes nė ēastet vendimtare tė cilat flasin se pėr ēfarė evolucionit emocional i jepet roli esencial nė psiken e njeriut. Emocionet tona, thonė ata, na kėshillojnė qė tė ballafaqohemi me vėshtirėsitė dhe obligimet tė cilat janė tepėr shumė tė rėndėsishme sa pėr t’iu dhėnė tė gjitha intelektit – rreziku, humbja e dhimbsur, hulumtimet drejt cakut pėrkundėr pengesave, lidhshmėria me bashkėshortė, krijimi i familjes. Ēdo emocion e mundėson pėrgatitjen e veēantė tė aksionit; ēdonjėra ne orienton nė drejtim tė drejtė pėr t’i mposhtur shtytjet e pėrhershme nė jetėn e njeriut. Pasi qė situatat e kėtilla gjithmonė janė pėrsėritur gjatė evolucionit rishtazi, vlera e ekzistimit tė kuptueshmėrisė sonė mbi emocionet ėshtė dėshmuar me instalimin nė nervat tona si orvatje automatike e lindur nė zemrėn e njeriut.

            Vėshtrimi nė natyrėn e atij njeriu i cili nuk e pėrfillė forcėn e emocioneve ėshtė i mjerė dhe shkurtėpamės. Vetė emri homo sapiens, specie mendore, ėshtė gabimisht e shpjeguar pėr shkak tė kuptimit tė ri, dhe vendvėshtrimit tė cilėn shkenca sot e pranon nė jetėn tonė. Siē e dimė tė gjithė nga pėrvoja, kur vjen deri tek marrja e vendimeve dhe veprimeve, ndjenja ėshtė plotėsisht prezente, madje edhe mė shpesh se mendja. Kemi shkuar shumė larg nė potencimin e vlerės sė racionalitetit tė pastėr – e ēka me IQ – nė jetėn njeriut. Nė ēdo ēast, inteligjenca asgjė nuk vlen nėse emocionet dėshtojnė.

 

            Kur epshi e mbizotėron arsyen  

 

            Ka qenė gabim tragjik. Katėrmbėdhjetėvjeēarja Matilda Krebtri (Matilda Crabtree) kur ka bėrė shaka nė llogari tė babait tė vet: ka kėrcyer nga dollapi dhe ka bėrtitur “Bu!” kur janė kthyer prindėrit e saj nė ora njė pas mesnate ku kanė qenė nė vizitė tek miqtė.

            Por, Bobi Krebtri (Boby Crabtree) dhe bashkėshortja e tij kanė menduar se Matilda atė natė ka mbetur tek shoku i saj. Pasi qė kishte hyrė nė shtėpi, posa kishte dėgjuar zhurmėn, Bobi kishte marrė revolen kalibėr 357 dhe ishte nisur nė dhomėn e Matildes pėr tė parė se ēfarė po ngjanė. Kur kishte kėrcyer vajza e tij nga dollapi, Bobi e kishte qėlluar nė qafė. Matilda Krebtri kishte vdekur dymbėdhjetė orė mė vonė.

            Njėra prej trashėgimive evolutive emocionale ėshtė edhe frika e cila na shtynė ta mbrojmė familjen nga rreziku; impulsi i njėjtė ka shtyrė Bobi Krebtrin ta marr revolen dhe nėpėr shtėpi ta kėrkon hajnin pėr tė cilin ka menduar se aty fshihej. Frika e ka shtyrė Bobin tė qėllojė para se saktė ta dallojė se nė ēka po shtien, madje edhe para se ta njoh zėrin e vajzės sė tij. Llojet e kėtilla tė reagimit automatik janė tė gravuara nė sistemin tonė nervor, supozojnė biologėt evolutiv, para se tė filloj ndarja midis jetės dhe vdekjes. Por kėto kanė qenė shumė tė rėndėsishme para detyrave themelore tė evolucionit: mundėsisė pėr tė krijuar pasardhės tė cilėt do t’i trashėgojnė pikėrisht kėto predispozita gjenetike – ironi pikėlluese e cila ka ēuar deri tek tragjedia nė shtėpinė e Krebitri-ve.

            Por derisa emocionet tona kanė qenė udhėheqėse tė urta gjatė gjithė procesit evolutiv, rrethanat e reja tė cilat i ka vendos civilizimi janė zhvilluar me njė shpejtėsi aq tė madhe saqė pėrparimi i ngadalshėm evolutiv nuk ka mundur t’i pėrcjellė. Nė tė vėrtetė, ligjet dhe parimet e para tė etikės – kanuni i Hamurabijevit, Dhjetė urdhrat nė dhiatėn e vjetėr, Edikti i Mbretit Ashok – mund tė lexohen si pėrpjekje pėr t’u qetėsuar, nėnshtruar, dhe zbutur jeta emocionale. Siē e ka pėrshkruar Frojdi (Freud) nė Civilization and Its Dicontents, shoqėrisė iu ėshtė duhur t’i nxisė ligjet e brendshme pėr tė qenė nė gjendje t’i mposht valėt e emocioneve tė pakontrolluara tė cilat pėr sė tepėrmi vlonin nga brenda.

            Pėrkundėr kėtyre kufizimeve shoqėrore, epshet rishtazi e tejkalojnė arsyen. Kjo prurje e natyrės njerėzore rrjedh nga arkitektura bazike e jetės mendore. Sa i pėrket planit biologjik tė veprimit themelor emocionet me tė cilat jemi tė lindur, ai ka lindur 50.000 vitet e fundit, jo 500 vitet e fundit, e me siguri jo 5 vitet e fundit. Tė ngadalshme, kujdesshėm fuqitė evolutive tė cilat i kanė formėsuar emocionet tona, janė krijuar me miliona vjet; 10.000 vitet e fundit – pėrkundėr asaj se jemi dėshmitar tė pėrparmit tė vrullshėm tė civilizimit njerėzor dhe eksplodimit tė popullatės prej pesė milionėshe deri nė pesė miliardshe – mezi ka lėnė gjurmė nė skicat tona jetėsore biologjike tė jetės emocionale.

            Pėr ma mirė apo ma keq, vlerėsimi ynė nė ēdo takim personal dhe pėrgjegjėsia jonė nė tė, nuk ėshtė e formėsuar vetėm me gjykim racional apo me historinė personale, por gjithashtu edhe me historinė moti tė shkuar. Ajo nganjėherė na le pasardhės tragjik siē ėshtė prezenca pikėlluese nė shtėpinė Krebtrivitve. Shkurtazi, shumė shpesh ballafaqohemi me dilemat posmoderne tė cilat pėrmbajnė listėn emocionale tė hartuara sipas kėrkesave tė Pleistocen-it. Kjo kategori ėshtė thelbi i studimit tim.

 

 

            Shtytjet pėr aksion

 

Njė ditė pranvereje tė hershme, vozitja nėpėr autostradė drejtė maleve tė cilat e trupojnė Koloradon, dhe kur pėrnjėherė njė shfre bore e mbuloi automobilin. Shikoja por asgjė nuk shihja; orteku i borės ishte bėrė bardhėsi verbuese. Derisa i shtypja frenat, ndieja vėrshimin e shqetėsimit nė trupin tim dhe rrahjet e shpejtuara tė zemrės.

Shqetėsimi u shndėrrua nė frikė tė tėrėsishme: u parkova skaj rrugės, duke pritur qė orteku tė kalojė. Pas njė ore bora u ndal, dukshmėria prapė u kthye dhe unė vazhdova rrugėn ku pas dhjetė metrave u ndala pėrsėri, ku ekipet shpėtimtare i ndihmonin udhėtarėve nė automobilin i cili me shtytės kishte goditur automobili tjetėr mė tė ngadalshėm para vetes; ndeshja kishte bllokuar autostradėn. Po ta kisha vazhduar vozitjen nėpėr ortek, me siguri do tė isha ndeshur me ta.

Frika paralajmėruese e cila mė kishte kapluar ndoshta atė ditė ma ka shpėtuar jetėn. Sikur lepurin e ngurtėsuar nga frika prej dhelprės nė vrapim – prasisorin i cili fshihej nga dinosauri i fuqishėm – mua me kohė mė ka paralajmėruar gjendja e brendshme pėr t’u ndalur.

Nė esencė, tė gjitha emocionet janė shtytje pėr aksion, plane momentale pėr ruajtjen e jetės tė cilėn na i ka dedikuar evolucioni. Vetė rrėnja e fjalės emocion ėshtė motere, folje latine nė kuptim “lėvizje”, me prefiksin shtesė “e” i cili ka kuptimin “tė lėvizet pėrpara”, qė bėn tė ditur se shtytja pėr aksion ėshtė e bashkėlindur me ēdo emocion. Se emocionet ēojnė deri tek aksioni mė sė miri shihet nė vėshtrimin e fėmijėve dhe shtazėve; vetėm nė botėn shtazore tek individi i rritur dhe i “civilizuar” shpesh hasim nė njė distancė tė madhe; emocionet – shtytjet e rrėnjosura pėr aksion – janė tė ndara nga reaksionet e pritura.

Nė listėn e emocioneve tona, secila nga ato e luan e rolin e veēantė tė cilėn ia zbulon vetėsia karakteristike e tyre biologjike. Me metoda tė reja tė cilat depėrtojnė nė trup dhe mendje, hulumtuesit zbulojnė mė shumė tė dhėna mbi atė sesi ēdo emocion veē e veē e pėrgatit trupin pėr shumė lloje tė ndryshme pėrgjigjesh.        

*Nė zemėrim gjaku vėrsulet nė duar, duke bėrė tė mundur qė mė lehtė tė rroken armėt apo tė sulmohet kundėrshtari; rrahja e zemrės rritet, derisa ngritja e nivelit tė hormoneve, siē ėshtė adrenalina, prodhon energji impulsive tė fortė dhe tė mjaftueshme pėr njė aksion tė furishėm.

            *Nė frikė gjaku rrjedhė deri tek muskujt e mėdhenj skeletor, si pėr shembull, tė kėmbės, duke e mundėsuar ikjen – fytyra zbehet pasi qė gjaku derdhet prej saj (duke krijuar ndjenjėn se gjaku ėshtė “ngrirė nė vena”). Njėkohėsisht, trupi tkurret, sė paku vetėm pėr njė ēast duke i dhėnė kohė ta vlerėsoj se a do tė ishte fshehja reaksion mė i mirė. Proceset nė qendrat e trurit emocional lirojnė vėrshimėn e hormoneve tė cilat trupin e qesin nė gjendjen e gatishmėrisė totale, duke e bėrė tė tendosur, dhe tė gatshėm pėr aksion, derisa vėmendja ėshtė e orientuar nė rrezikun e ēastit pėr tė qenė nė gjendje qė sa mė mirė ta vlerėsoj potezin pasues.

            *Nė gjendjen e lumturisė ndryshimi themelor biologjik shfaqet nė rritjen e aktivitetit tė qendrės cerebrale e cila i inhiberon ndjenjat negative dhe e stimulon rritjen e energjisė dispozuese, dhe i qetėson ato tė cilat provokojnė mendime brengosėse. Por nė psikologji nuk ekziston ndryshim i posaēėm i cili ndėrprenė gjendjen e qetėsisė, qė e ēon trupin nė ndryshim tė shpejtė nga emocionet shqetėsuese biologjikisht tė shkaktuara. Njė gjendje e kėtillė i mundėson trupit relaksim tė tėrėsishėm, si dhe gatishmėrinė dhe vullnetin pėr cilėndo detyrė tė afėrme, por edhe synimin pėr realizimin e njė varg caqesh.

             *Dashuria, ndjenjat e buta dhe kėnaqėsia seksuale, ngacmojnė shtytjen parasimpatike – kontrastin fiziologjik tė gjendjes “lufto apo ik”, lėvizjes sė nxituar nga frika apo zemėrimi. Modeli parasimpatik “reaksioni i relaksimit” paraqet njė varg reagimesh pėrgjatė tėrė trupit tė cilat prodhojnė gjendje tė pėrgjithshme qetėsuese dhe tė kėndshme, kooperim lehtėsues.

            *Ngritja e vetullave gjatė habisė mundėson rritjen e fushės sė tė pamurit dhe gjithashtu kontribuon qė sa ma tepėr dritė tė mbėrri tek retina. Nė kėtė mėnyrė marrim mė shumė shėnime pėr ngjarjen e papritur, na mundėsohet qė mė lehtė dhe mė saktė tė dimė ēfarė do tė ndodhė dhe tė mendojmė sesi mė sė miri tė veprojmė.

            *Nė gjithė botėn shprehja e neverisė sipas dukjes ėshtė e njėjtė dhe dėrgon tė njėjtėn porosi: diēka ėshtė e pakėndshme me aromė apo shije, apo edhe diēka si metaforė. Kur shprehet neveria – buza e sipėrme lakohet, derisa hojėzat pak tkurren – paralajmėron, siē e ka vėrejtur Darvini, pėrpjekjen primordiale pėr t’i mbyllur hojėzat pėr shkak tė kundėrmimit apo ta vjellė ushqimin e helmuar.

            *Funksioni kryesor i pikėllimit ėshtė qė tė na ndihmojė t’i adaptohemi humbjeve tė rėndėsishme, siē ėshtė vdekja e tė afėrmve apo dėshpėrimi fundamental. Pikėllimi ēon deri tek humbja e madhe e energjisė dhe entuziazmit pėr aktivitetet jetėsore, dhe nėse bėhet ērregullimi serioz dhe ēon nė depresion, atėherė e ngadalson metabolizmin e trupit. Ky lloj izolimi fundamental na mundėson ta mbijetojmė humbjen apo shpresėn e frustruar, ta shqyrtojmė vlerėn e jetės, e kur energjia kthehet, ta planifikojmė fillimin e ri. Nė kohėrat e mė hershme llojet e kėtilla tė humbjeve tė energjisė sė lėnduar dhe pikėlluese janė mbajtur nė shtėpi nė tė cilėn ėshtė vuajtur.

            Mandej, kėto lloje tė instinkteve biologjike pėr aksion i japin formė pėrvojės sonė pėr jetėn dhe pėr kulturėn.. Pėr shembull, humbja e personit tė dashur zakonisht nxitė pikėllim dhe dhimbje. Por mėnyra sesi e shprehim vuajtjen – nė ē’mėnyrė shfaqen emocionet apo si mbijetojnė nė ēastet e vetmisė – pėrcaktohet nga kultura, sepse ne i zgjeshim “njerėzit e dashur” tė cilėt nė jetėn tonė janė tė veēantė dhe pėr tė cilėt ne do tė vuajmė.

            Periudha e gjatė evolutive gjatė tė cilės janė formėsuar kėto reaksione emocionale, me siguri se ėshtė realiteti mė i ashpėr tė cilin shumica e njerėzve si specie e ka pėrjetuar prej fillimit tė historisė sė shkuar. Ajo ka qenė koha kur njė numėr i vogėl i bebeve ka pėrjetuar fėmijėrinė dhe njė pakicė e tė rriturve ka pėrjetuar tė tridhjetat, kur kanė mundur grabitqarėt tė sulmojnė nė ēdo kohė, kur ka mundur thatėsia dhe vėrshimi i paparalajmėruar tė bėhet uri apo mbijetesė. Por me zhvillimin e bujqėsisė, madje edhe nė shoqėritė mė tė prapambetura, kushtet pėr tė ekzistuar dukshėm janė pėrmirėsuar. Dhjetė mijė vitet e fundit, derisa kėto pėrparėsi janė zgjeruar, mizoritė e pashmangshme tė cilat e kanė ndrydhur njerėzimin, pandėrprerė janė zvogėluar.

            E njėjta pashmangshmėri ka bėrė qė reaksionet tona emocionale tė bėhen aq tė rėndėsishme pėr ekzistencėn; me zhdukjen e tyre ėshtė zhdukur edhe vlera e pjesėve tė mira tė repertoarit tonė emocional. Derisa nė tė kaluarėn e lashtė tėrbimi nė esencė e ka bėrė tė mundur ekzistencėn, lejimi aktual i armėve automatike tridhjetėvjeēarėve shumė shpesh ka sjellur reaksione katastrofike.

 

            Dy mendjet tona

 

            Mikesha mė tregoi pėr divorcin e saj– divorc i dhimbshėm. Burri i saj ishte dashuruar nė femrėn e re nga puna, dhe  papritmas e kishte lajmėruar se po shkon tė jetoj me gruan e re. Kanė pasuar muaj tė tėrė ekzagjerimi rreth shtėpisė, pareve, pėrkujdesjes pėr fėmijėt. Tash, pas disa muajsh, thotė se pavarėsia i pėlqen, dhe se ka fat qė ėshtė e vetėm. “Thjesht pėr tė mė nuk mendoj – nė tė vėrtetė as qė mė intereson”, tha ajo. Posa e tha kėtė sytė iu mbushėn me lot.

            Ai moment lehtė ka mundur tė mbes i pavėrejtur. Por empatia dhe ngushėllimi, fuqia pėr t’i kuptuar sytė e pėrlotur do tė thotė se ajo ende vuan edhe pėrkundėr dėshmive tė kundėrta ėshtė akt i tė kuptuarit nė fjalėt tė cilat veē janė nė fletė tė shtypura. Tjetėr ėshtė reagimi i mendjes emocionale, e tjetėr – racionale. Ne me tė vėrtetė posedojmė dy mendje, njėra qė mendon dhe tjetra qė ndien.

            Kėto dy mėnyra tė njohjes fundamentalisht tė ndryshme kundėrveprojnė dhe krijojnė jetėn tonė mendore. Njėra, mendja racionale, model i njohjes tė sė cilės jemi plotėsisht tė vetėdijshėm, ndėrgjegjshėm, me ndihmėn e tė cilės bėhemi tė aftė tė njohim dhe mendojmė. Por krahas kėsaj, ekziston edhe aspekti tjetėr i njohjes: i fuqishėm dhe impulsiv, edhe pse nganjėherė jologjik – mendja emocionale.

            Dihotonia emocionale/racionale pėrafėrsisht i pėrgjigjet dallimit tė rėndomtė midis “zemrės” dhe “kokės”; “tė njohėsh diēka me zemėr” se ėshtė nė rregull, i pėrket njė aspekti tjetėr bindjesh, nė njė mėnyrė fundamentale lloj mė i thellė i bindjes, sesa njohja racionale e tė njėjtave gjėra. Ekziston njė pikėpamje e caktuar e bastisjes nė raport me mbikėqyrjen racionale-emocionale tė mendjes; sa ma intensive qė ėshtė ndjenja aq mė dominante bėhet mendja emocionale dhe mendja racionale mė pak efikase. Kjo ėshtė kontrata e cila duket s’e rrjedhė nga epėrsia e vjetėr evolutive kur emocionet dhe intuita udhėheqin me reaksionet tona momentale kur na ėshtė jeta nė rrezik - dhe kur pauza nė tė menduarit “e ēka tė bėj tash” mund tė na kushtoj me jetė.

            Kėto dy mendje, emocionale dhe racionale, operojnė nė tė shumtėn e pjesėve nė harmoni tė ngushtė, duke i gėrshetuar reciprokisht nė mėnyrė shumė tė ndryshme njohjet tė cilat janė drejtuese nė jetėn tonė. Zakonisht ekziston baraspesha midis mendjes emocionale dhe asaj racionale, emocioni i cili na informon dhe na udhėzon pėr punėn e mendjes racionale, derisa mendja racionale i pastron dhe nganjėherė e kėputė influencėn e emocioneve. Prapė, mendja emocionale dhe ajo racionale janė gjysmė tė pavarura nga tė cilat gjithsesi, siē do ta shohim, reflekton influenca e proceseve trunore tė cilat janė tė largėta por tė ndėrlidhura.

            Nė shumė raste, apo nė tė shumėt e tyre, kėto mendje janė jashtėzakonisht tė koordinuara; ndjenjat janė themel i mendimit, mendimi themel i ndjenjave. Por kur epshet shqetėsohen, baraspesha prishet; mendja emocionale pushton mė shumė sfera, duke e shtypur mendjen racionale. Erazmo nga Roterdami (Erasmus of Rotterdam) ka shkruar me ton satirik pėr konfliktin shekullor midis arsyes dhe emocioneve.

           

            “Jupiteri e ka shpėrblyer shumė ma tepėr epshin sesa arsyen – mund ta llogaritni koston si 1 me 24. Ai i ka vendos dy mizor tė tėrbuar, lakminė dhe zemėrimin, pėrballė forcės sė vetmuar tė Arsyes. Plotėsisht ėshtė e qartė deri nė cilėn masė Arsya mund ta kontrolloj forcėn e pėrbashkėt tė kėtij dytėshori. Tė vetmen gjė qė Arsya di ta bėjė ėshtė qė vetveten heshtazi ta qetėsojė, duke i pėrsėritur shembujt e virtyteve, derisa kėto dy tjerat i thonė qė ta var veten, janė mė tė zėshėm dhe mė atakues derisa Mbreti i tyre mos tė lodhet, abstenon dhe dorėzohet.”

 

            Vazhdon...

 

            Librin “Inteligjenca emocionale” mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”