.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Inteligjenca emocionale (pjesa e parė)

Shkruan: Daniel GOLEMAN

Shqipėroi: Valdet FETAHU

INTELIGJENCA EMOCIONALE

 (pjesa e parė)

 

      Nė kėtė libėr jam udhėrrėfyes nė udhėtimin kah njohja shkencore e emocioneve, udhėtim i cili anon kah kuptueshmėria sa mė e qartė e disa ēasteve tė rėndėsishme nė jetėn tonė dhe botės rreth neve. Pėrfundimi i udhėtimit paraqet definimin e kuptueshmėrisė sė tij dhe mėnyrės se si inteligjenca i afrohet emocioneve.

                                                          

 

SFIDA E ARISTOTELIT

 

Ēdokush mund tė zemėrohet – kjo ėshtė e

lehtė. Por tė hidhėroheni nė personin e

duhur, nė masė tė duhur, nė kohė tė duhur,

pėr arsye tė duhur, nė mėnyrė tė duhur –

kjo nuk ėshtė e lehtė.

Aristoteli: etika e Nikomahit

 

Ishte njė pasdite pėrcėlluese e padurueshme gushti nė Njujork, kur njerėzit zakonisht janė tė tensionuar dhe tė padisponuar. Kthehesha nė hotel dhe posa hyra nė autobus nė avenynė Medison vozitėsi mė befasoj, njė zezak me moshė mesatare, me njė qeshje ngazėlluese, mė priti miqėsisht: “Tungjatjeta! Si jeni?” – mirėseardhje i ofronte tė gjithėve qė hynin, derisa autobusi qarkullonte nėpėr komunikacion e dendur kah pjesa e qytetit tė biznesit. Secili udhėtar befasohej sa edhe unė, e disa prej tyre, tė preokupuar me mėrzitė ditore, mezi kthenin pėrshėndetjen.

Megjithatė, derisa autobusi ngjitej kah pjesa e lartė e qytetit duke depėrtuar nėpėr tollovi, pavėrejtshėm ėshtė shfaqur njė ndryshim i ēuditshėm. Vozitėsi rrjedhshėm shqiptonte monologun drejtuar neve – komentime ilustruese prej pejsazheve gjatė udhėtimit: atje nė atė shitore lirim fantastik, ekspozitė e mrekullueshme nė atė muze, a keni dėgjuar pėr filmin mė tė ri i cili po shfaqet dy blloqe mė poshtė? Entuziazmi i tij pėr mundėsitė e mėdha qė ofron qyteti ishte infektues. Njerėzit gradualisht dilnin nga autobusi, duke hequr gėzhojėn e mėrzisė me tė cilėn ishin futur brenda, dhe kur vozitėsi pėrshėndeste: “Mirė u pafshim, ditėn e mirė!” si shenjė falėnderimi pasonte buzėqeshja.

Kujtimi nga ai takim mė pėrcjellė mė shumė se njėzet vjet. Nė kohėn kur vozitesha me atė autobus pėrgjatė avenysė sė Medisonit, pikėrisht atė ditė mbarova doktoraturėn nga psikologjia – por psikologjia e asaj kohe fare nuk i ka dhėnė rėndėsi ndryshimit i cili ka pasuar. Psikologjia ka ditur pak, thuajse asgjė, pėr mekanizmin e emocioneve. Por prapė, duke imagjinuar virusin e disponimit tė mirė i cili ishte prezent se u pėrhapė nėpėr tėrė qytetin, duke filluar prej udhėtarėve nė autobus, e kuptova se vozitėsi ishte pacifist i llojit tė veēant, me forcėn e njė magjistari i cili me magjinė e vet e ndryshon shqetėsimin dhe jodisponimin konstant tė udhėtarėve, duke i ēelur, deri diku i zbutė zemrat e tyre.

Ndryshe nga kjo – janė disa shembuj nga revistat javore:

*Nė shkollėn lokale nėntėvjeēari i zemėruar derdhė ngjyrė mbi banka, kompjuter dhe printer tė shkollės, dėmton automobilin nė parkingun e shkollės. Arsyeja: dikush prej shokėve nga klasa e tretė atė e kishte quajtur “bebe” dhe kėshtu ai kishte vendos tė lė mbresa tek ata.

*Tetė burra tė rinjė janė lėnduar kur njė dhunues kishte hasė nė njė grupė tinejxherėsh tė cilėt ishin shtyrė para “rep” klubit nė Menheten, e tėra kishte filluar kur njėri nga tė mllefosurit ka filluar tė shtie nė masė me revole automatike tė kalibrit 38 milimetėrsh. Nė raport thuhet se, kėsi lloj qėrim hesapesh tė cilat i konsiderojnė si akte tė mos-respektit, viteve tė fundit janė bėrė tė rėndomta nė gjithė vendin.

*Nė raport thuhet se pėr vrasjen e viktimave tė moshės nėn dymbėdhjetė vjeē nė 57% tė rasteve fajtor janė prindėrit dhe kujdestarėt e fėmijėve. Nė gjysmėn e rasteve prindėrit deklarohen se vetėm janė “pėrpjekur ta disiplinojnė fėmijėn”. Rrahjet vdekjeprurėse nxiten nga “gabimet” e fėmijėve siē janė pengimi nga ana e fėmijės pėr ta pėrcjellur prindėrit programin televiziv, qarja apo urinimi nė pelena.

*Njė i ri gjerman dėnohet me vdekje pėr shkak tė vrasjes sė pesė femrave turke, ai ia kishte shti flakėn shtėpisė nė tė cilėn ato kishin qenė duke fjetur. Anėtari i grupės neonaciste ankohet se nuk mund ta mbaj asnjė vend pune, shpesh dehet, duke e hedhur zemėrimin e tij nė tė huaj. Arsyetohet me njė zė tė heshtur: “Nuk mundem e tė mos vuaj pėr atė tė cilėn e kemi bėrė dhe se pamasė turpėrohem.”

Ēdo ditė tek ne arrijnė lajme tė kėtilla pėrplot raportesh pėr prishjen e sigurisė dhe edukatės, pėr impulse jashtėzakonisht tė tėrbuara dhe agresive. Por lajmet shikuar ma gjerė, reflektojnė pamjen trishtuese tė emocioneve tona tė pakontrolluara dhe tė njerėzve pėr rreth nesh. Askush nuk ėshtė i mbrojtur prej situatave eksplozive dhe tė dhimbshme tė cilat janė nė rritje graduale; ato hynė nė jetrat tona nė kėtė apo atė mėnyrė.

Nė dekadėn e fundit ėshtė vėrejtur njė vėrshim i pandėrprerė i raporteve tė kėtilla tė cilat pėrshkruajnė pamje e painformimit emocional, paeksperiencės, dhe moskujdesit e dėshpėrimit nė familjet tona, komuniteteve dhe bashkėjetesės. Vitet e fundit janė tė shėnuara me zemėrime dhe dėshpėrime brengosėse, pavarėsisht se a ėshtė njė pamje e njė fėmije tė heshtur dhe tė vetmuar me guvernantėn pranė televizorit, apo nė formė tė dhimbsurisė pėr fėmijėt e braktisur, mospėrfillur dhe tė torturuar, apo pėr shkak tė ēmendurisė sė dhunės bashkėshortore. Rritja e kėrcnimit emocional mund tė shfaqet me numrin e shtuar tė depresioneve nė gjithė botėn, si dhe me rritjen brengosėse tė agresivitetit, tinejxherėve tė cilėt tė armatosur me revole shkojnė nė shkollė. Lėndimeve nė rrugė tė cilat shkaktohen nga tė shtėnat, punėtorėve tė dėbuar nga puna tė cilėt masakrojnė kolegėt e tyre tė dikurshėm. Abuzimi emocional, vozitja me tė shtėna, dhe stresi post traumatik i pėrkasin fjalorit tė rėndomtė nė dekadėn e fundit, siē ėshtė edhe pėrshėndetja e punėtorit tė gėzuar “Ditė e mbarė”, deri tek pėrshėndetja e dėshmuar “M’a zbukuro ditėn”.

Ky libėr ėshtė njė udhėheqės pėr krijimin e tė kuptuarės nga e pakuptuara. Dhjetė vitet e fundit si psikolog dhe gazetar i The New York Times kam ndjekur pėrparimin e tė kuptuarit shkencor ne fushėn e irracionales. Ky synim mė ka orientuar nė dy rrugė tė kundėrta, e para ėshtė nė ankthin i cili ėshtė nė rritje nė jetėn tonė emocionale dhe tjetra e cila ofron shėrim dhe jep shpresė.

 

 

            Pėr ēfarė tani kėto hulumtime

 

            Pėrkundėr lajmeve tė kėqija, nė dekadėn e fundit deri me tani janė regjistruar njė numėr i patejkalueshėm i punimeve shkencore mbi emocionet. Mė tė veēantat janė realizuar falė metodave bashkėkohore, siē ėshtė teknologjia e re pėr incizimin e trurit. Falė kėsaj teknologjie, pėr tė parėn herė nė historinė e njerėzimit, ėshtė bėrė e mundur tė shihet ajo qė ka qenė burim i mistereve mė tė mėdha: saktėsisht, nė ē’mėnyrė funksionon masa e ndėrlikuar e qelizave derisa mendojmė, ndiejmė, imagjinojmė, ėndėrrojmė. Njė forcė e kėtillė e shėnimeve neurobiologjike na ka bėrė tė mundur qė mė qartė se kurrė mė parė t’i kuptojmė se si qendrat mendore emocionale arrinė deri tek zemėrimi apo lotėt, dhe nė ē’mėnyrė pjesėt e vjetra tė trurit na shtynė tė bėjmė luftėra, sa edhe dashuri, dhe na orienton kah e mira apo e keqja. Kjo qartėsi e paparė mbi ndikimin e emocioneve dhe mungesės sė tyre i qetė nė plan tė parė ilaēet e freskėta pėr krizat kolektive emocionale.

            Mė ėshtė nevojitur qė tė pres deri mė sot qė korrjet e shkencės tė bėhen tė bollshme sa pėr tė qenė nė gjendje qė ta shkruaj kėtė libėr. Ēasjet e kėtilla janė vonuar sė tepėrmi sepse me rastin e studimit tė vlerės sė ndjenjės nė jetėn psikike ēuditėrisht me vite tė tėra ėshtė anashkaluar, derisa emocionet janė lėnė pas dore si njė kontinent i madh i pahulumtuar i psikologjisė shkencore.(1) Boshllėku ėshtė plotėsuar me grumbuj librash tė koklavitura mbi vetėsherimin, nė rastet mė tė mira me kėshilla qėllimmira tė bazuara nė mendime klinike por nė tė cilat shumė ēka ka munguar, po qe se mund tė thuhet se ka pasur bazė shkencore. Sot pėrfundimisht shkenca ėshtė nė gjendje qė bindshėm tė pėrgjigjet nė pyetjet mbi shpirtin nė mėnyrė urgjente dhe krejtėsisht racionale, dhe me pėrpikėri shumė precize tė perifrazohet zemra e njeriut.

            Njė hulumtim i kėtillė ėshtė shtytje pėr ata tė cilėt janė pėrcaktuar pėr definimin e ngushtė tė inteligjencės, duke dėshmuar se IQ nė mėnyrė gjenetike ėshtė paracaktuar dhe se nuk mund tė ndryshojė me pėrvojėn e jetės, dhe se fati ynė nė tė shumtėn e rasteve ėshtė i caktuar me kėtė lloj dhurate. Me njė argument tė kėtillė anashkalohet njė pyetje shumė mė nxitėse: ēfarė ne mund tė ndryshojmė pėr tė qenė nė gjendje qė t’ju ndihmojmė fėmijėve tanė qė ata mė me sukses tė pėrparojnė nė jetė. Pėr shembull, cilėt faktor ndikojnė qė njerėzit me IQ tė lartė stagnojnė kurse ata me IQ mesatar habitshėm pėrparojnė. Unė do tė pėrpiqem ta dokumentoj se dallimi shumė shpesh gjendet nė shkathtėsinė kėtu tė quajtur inteligjencė emocionale e cila nėnkupton vetėkontrollin, luftimin dhe durimin, por edhe mundėsinė e vetėmotivimit. E kėto shkathtėsi, siē do tė bindemi, fėmijėt mund t’i mėsojnė, duke fituar gjasė mė tė madhe pėr ta shfrytėzuar cilindo potencial intelektual tė cilin nuk e kanė tėrhequr ne lotarinė gjenetike.

            Gjasa e kėtillė fsheh njė imperativ moral tė vėshtirė. Duket se kėtojanė kohėra kur ndryshimet shoqėrore ecėn me njė shpejtėsi tė madhe, kur egoizmi, dhuna dhe varfėria shpirtėrore shkulin mirėqenien e jetės sonė shoqėrore. Atėherė argumenti pėr vlerėn e inteligjencės emocionale varet nga lidhshmėria midis ndjenjave, karakterit dhe instinktit moral. Ekzistojnė njė mori argumentesh dhe komponente tė cilat dėshmojnė se pikėrisht qėndrimet themelore etike varen  prej shkathtėsive tė lartpėrmendura emocionale. Pėr shembull, impulsi ėshtė pikė qendrore e emocioneve; zanafillė e ēdo impulsi ėshtė ndjenja e cila anon pėr tė qenė e realizuar pėrmes aksionit. Ata tė cilėt janė tė varur nga impulsi, atyre tė cilėve iu mungon vetėkontrolli, vuajnė nga mungesa e moralit: shkathtėsia pėr ta kontrolluar impulsin paraqet bazėn e vullnetit dhe karakterit. Ngjashėm me kėtė, rrėnjėt e altruizmit janė nė empati (nė shkathtėsinė pėr t’i “lexuar” ndjenjat e tjetrit); po qe se nuk ekziston ndjenja pėr vuajtjet dhe dėshirat e tjetrit, atėherė nuk ekziston as brengosja. Edhe pse ekzistojnė dy drejtime morale pas tė cilave koha jonė aq shumė lakmon ato janė, mė se tė vėrteta, vetėkontrolli dhe ngushėllimi.

 

 

 

            Udhėtimi ynė

 

            Nė kėtė libėr jam udhėrrėfyes nė udhėtimin kah njohja shkencore e emocioneve, udhėtim i cili anon kah kuptueshmėria sa mė e qartė e disa ēasteve tė rėndėsishme nė jetėn tonė dhe botės rreth neve. Pėrfundimi i udhėtimit paraqet definimin e kuptueshmėrisė sė tij dhe mėnyrės se si inteligjenca i afrohet emocioneve. Njė kuptueshmėri e kėtillė mund tė ndihmoj deri ne njė shkallė; njohja e fushės sė ndjenjave deri ne njė masė i ngjajnė vėshtruesit i cili ballafaqohet me numrin kuant nė fizik i cili gjatė hulumtimit ndryshon.

            Nė pjesėn e parė udhėtimi ynė fillon me zbulimet e reja nė arkitekturėn cerebrale emocionale e cila i shpjegon ēastet ma misterioze nė jetėn tonė, nė tė cilat ndjenja e tejkalojnė racionalitetin. Njohja e kuptueshme e ndikimeve tė pėrbashkėta nė strukturėn mendore tė cilat ndikojnė nė ēastet e zemėrimit apo frikės, epsheve apo gėzimeve, nė masė tė madhe zbulon se nė ē’mėnyrė i fitojmė shprehitė emocionale tė cilat mund t’i rrėnojnė qėllimet e mira, si dhe ēfarė mund tė bėjmė pėr t’i mposhtur impulset tona tė cilat dinė tė jenė tepėr destruktive dhe vetėmbrojtėse. Edhe mė e rėndėsishme ėshtė se, tė dhėnat neurologjike na mėsojnė se si t’i modelojmė shprehitė emocionale tek fėmijėt tanė.

Pjesa e dytė e kėtij libri, stacioni tjetėr i rėndėsishėm nė kėtė udhėtim, ėshtė tė vėrejturit e mėnyrės nė tė cilėn faktet neurologjike e shprehin talentin themelor pėr jetesėn tė quajtur inteligjencė emocionale: pėr shembull, si tė mposhtet impulsi emocional; tė dallohen ndjenjat e thella tek tjetri; nė ē’mėnyrė tė harmonizohen marrėdhėniet reciproke personale – siē thotė Aristoteli ėshtė mjeshtėri e rrallė { tė zemėrohesh nė personin e duhur, nė masė tė duhur, nė kohė tė duhur, pėr arsye tė duhur nė mėnyrė tė duhur”. (Lexuesit tė cilėt nuk interesohen pėr detajet nga neurologjia menjėherė mund tė kalojnė nė kėtė pjesė.)

            Njė model i kėtillė i zgjeruar i tė kuptuarit “tė jesh inteligjent” i vėnė emocionet nė qendėr tė mjeshtėrisė sė tė jetuarit. Pjesa e tretė studion disa dallime kryesore tė cilat ky talent i mundėson: nė ē’mėnyrė kėto shkathtėsi i ruajnė miqėsitė tona tė vlershme apo edhe se si mungesa e tyre mund t’i rrėnojė; nė ē’mėnyrė fuqia e tregut e cila rishtazi e formon jetėn tonė punuese pa presedan si sukses pune e vėnė inteligjencėn emocionale; se si emocionet toksike e vėnė nė pyetje shėndetin tonė njėjtė sikurse pirja konstante e duhanit, derisa emocionet e balancuara mund ta ruajnė mirėqenien dhe shėndetin tonė.

            Trashėgimia gjenetike ēdo njėrit prej neve i ka dhuruar disa pika kryesore emocionale tė cilat pėrcaktojnė temperamentin tonė. Por procesi psikik pėr tė cilėn po flitet ėshtė shumė i ndryshėm; temperamenti nuk ėshtė fat. Siē shihet ne kapitullin e katėrt, leksionet emocionale tė cilat si  fėmijė i mėsojmė nė shtėpi dhe nė shkollė i formulojmė si procese emocionale, duke na bėrė tė pėrvojshėm apo tė papėrvojshėm mbi bazat e inteligjencės emocionale. Kjo do tė thotė se fėmijėria dhe adoleshenca janė pika kritike ku krijohen shprehitė emocionale tė cilat do tė na udhėheqin nė jetė.

            Pjesa e pestė i studion llojet e rreziqeve tė cilat i presin ata tė cilėt nė rrugėn e pjekurisė nuk mund ta mposhtin mbretėrinė e emocioneve – se si mungesa e inteligjencės emocionale e zgjeron fushėn e rrezikut, prej depresionit dhe dhunės deri tek ērregullimet nė tė ushqyer dhe pėrdorimit tė drogės.  Por edhe vėrteton se nė ē’mėnyrė shkolla e posa formuar i mėson fėmijėt pėr shkathtėsitė emocionale dhe shoqėrore tė nevojshme pėr t’u ēuar jeta nė rrugė tė drejtė.

            Pjesa e cila mė sė shumti shqetėson nė kėtė libėr ėshtė tė dhėnat tė cilat janė marrė nga hulumtimet e bėra ekzakte me prindėrit dhe arsimtarėt, tregojnė pėr njė shtrirje tė madhe tė ndryshimeve nė gjeneratat e sotme tė cilat janė emotivisht shumė mė labile se ato mė tė hershmet: mė tė vetmuar dhe mė depresiv, mė tė zemėruar dhe mė pak tė pavarur, mė nervoz dhe kėrkojnė mė tepėr kujdes, mė impulsiv dhe mė agresiv.

            Nėse ilaēi ekziston, ndiej se ai ėshtė nė pėrgatitjen e rinisė sonė pėr jetėn. Sot, po ja lėmė rastit edukimin emocional tė fėmijėve tanė me shumė ma shumė pasoja shkatėrruese. Njėra nga zgjidhjet ėshtė kėndvėshtrimi i ri se nė ē’mėnyrė shkollat kanė mundėsi tė bėjnė qė nxėnėsin nė tėrėsi ta edukojnė, duke i bashkuar nė klasė mendjen dhe zemrėn. Udhėtimi ynė pėrfundon me vizitėn e orėve tė posa formuara ku qėllimi i tyre ėshtė qė fėmijėve t’ju ofrojnė njohje themelore mbi inteligjencėn emocionale. Mund ta parashoh ditėn kur arsimi sipas shprehisė do t’i inkuadroj shkathtėsitė e caktuara themelore njerėzore, siē ėshtė vetėvetėdija, vetėkontrolla, empatija, mjeshtėria e dėgjimit, zgjidhja e konflikteve dhe bashkėpunimi.

            Nė etikėn e Nikomahut me hulumtimin filozofik Arestotelian tė virtytit, karakterit, jetės sė mire, shtytja gjendet ne harmonizimin e jetės emocionale me atė intelektuale. Epshet tona, nėse shfaqen drejt, posedojnė urtėsinė; udhėheqin me mendimet, vlerėsimet dhe ekzistencėn tonė. Por ato lehtė mund tė shtrembėrohen dhe kjo shpesh ndodh. Sipas Aristotelit problemi nuk qėndron nė emocione por nė rregullsinė e emocioneve dhe ne shfaqjen e tyre. Shtrohet pyetja se nė ē’mėnyrė inteligjencėn t’ia afrojmė emocioneve – mirėsjelljen nė bulevardet tona dhe pėrkujdesin pėr jetesėn tonė tė pėrbashkėt?

 

            1. Daniel Goleman bėn dallim tė dukshėm midis punimeve tė bazuara nė shkencė dhe literaturė, dhe numrit tė madh tė pėrpjekjeve pėr t’u thėnė diēka mbi shpirtin dhe emocionet njerėzore.

 

 

             Vazhdon...

 

             Librin “Inteligjenca emocionale” mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”