Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - IN MEMORIAM

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

IN MEMORIAM

 

 

           Nė pėrkujtim tė mikut tim tė ēmuar Salih Basha qė, u nda prej nesh me 20 prill 2017!

 

 

 

           U nda fizikisht nga ne edhe njė shpirt i pėrndritur - Salih Basha!

           U nda fizikisht pėr t'iu bashkuar shpirtrave madhėshtor nė panteonin e pėrjetėsisė, aty ku e kanė vendin vetėm mendjet e pėrndritura - nė botėn e amshuar nga ku, si yje pėrplot shkėlqim, na ndriēojnė, udhėzojnė, frymėzojnė e motivojnė, qė nė rrugėtimin jetėsor tė ushqehemi ēdo ēast me farėn e besimit e guximit, mirėsisė e dashurisė.

           Pėr tė mos i humbur asnjėherė shpresat nė realizimin e ėndrrave tona.

           Pėr t'u pėrballur me ēdo sfidė deri nė jetėsimin e tyre.

           Pasi jeta nuk matet me minuta, orė e as vite... jeta matet me ēaste qė mbesin nė pėrjetėsi!

 

            Njerėzit e pėrndritur, nė tė vėrtet, nuk e posedojnė pėrherė ajkėn e maturisė, urtėsisė e diturisė, por ata vet dinė ta kthejnė gjithēka nė menēuri!

            Edhe kur jeta i godet rėnd ata nuk gjunjėzohen, nuk e humbin besimin! Ata vazhdojnė tė qėndrojnė, vazhdojnė tė kėrkojnė atė qė synojnė, atė qė ėndėrrojnė... ta sfidojnė edhe realitetin faktik me bindjet e tyre tė fuqishme pasi e dinė se nuk duhet hequr dorė nga ėndrrat vetėm pse njėra nga to nuk ėshtė realizuar.

 

            Njerėzit e pėrndritur besojnė nė rrugėtimin qė janė nisur dhe nuk i dorėzohen fatit! Ata e dinė se gjithnjė tė ofrohet rasti tjetėr pėr njė fillim tė ri, pėr t'i bashkuar pikat e ndara duka shikuar e vazhduar pėrpara. Prandaj janė kėmbėngulės dhe kėrkojnė rastin, kėrkojnė suksesin... kėrkojnė lumturinė! Kthejnė besimin, buzėqeshjen, dashurinė nė vete dhe i gėzohen ēdo ēasti nė jetė.

            Ata pėrcaktojnė vetė ardhmėrinė e tyre!

 

            Njerėzit e pėrndritur e dinė se koha e trupit fizik ėshtė e kufizuar! E dinė qė vdekja ėshtė njė rrugėtim qė nuk mund t'i shmanget askush - pasi nuk ka tė amshueshme asgjė nė botėn fizike! Ajo qė mund tė quhet e amshueshme ėshtė vetėm ritėm i ndryshimeve, lindje, zhvillim dhe shpėrbėrje.

            Prandaj ata nuk lejojnė zhurmėn e mendimeve tė tė tjerėve ta shuaj zėrin e tyre tė brendshėm. Ata ndjekin zėrin e intuitės, zėrin e zemrės - ZĖRIN E SHPIRTIT, pasi e dinė sė vetėm shpirti ėshtė i amshueshėm sepse nuk ka pėrkufizime fizike, nuk sajohet me asgjė materiale!  Shpirti ėshtė atom, energji, veprim - Shpirti ėshtė vet FRYMA HYJNORE.

 

 

I tillė ishte edhe SALIH BASHA - njė SHPIRT I PĖRNDRITUR HYJNOR dhe ashtu do tė mbetet pėrjetėsisht nė kujtimet tona.

 

Me respekt tė pėrjetshėm pėr ty miku im i ēmuar SALIH!

 

 

Ngushėllime tė thella familjarėve, farefisit, miqve dhe gjithė atyre qė patėn nderin ta njohin shpirtin e pėrndritur Salih Basha!

 

 

 

            Biografia

 

           Salih Basha ishte njėri ndėr pionierėt e parė tė parapsikologjisė nė hapėsirėn gjithėshqiptare dhe njohės i thellė i saj. U lind mė 21.07.1956 nė Vraniē tė Therandės (ish- Suharekės) ku edhe kreu shkollėn fillore. Shkollėn e mesme e kreu nė Prizren, kurse studimet universitare i vazhdoi nė Fakultetin Juridik nė Prishtinė. Ishte edhe themelues i klubit tė parė tė karatesė nė Prizren ”KK Prizreni” dhe vetė bartte shiritin ngjyrė kafeje.

           Qysh si fėmijė kishte shenja tė zhvillimit shpirtėror tė cilat i kultivoi dhe zhvilloi me pasion. Mė vonė filloi tė studioj fenomenet e hipnozės, tė magjisė, tė okultizmit, parapsikologjisė, sufizmit dhe tė mistikės islame. Nė tė njėjtėn kohė merrej edhe me shėrime alternative.

           Mori pjesė nė shumė kurse tė zhvillimit shpirtėror si: nė ritualin e ecjes zbathur nėpėr prush; nė kursin pėr njohjen e vetvetes (pėrndritjes); nė kursin e jogės, tė frymėmarrjes etj. Anėtar i tarikatit "Halveti" nė Prizren, ku fillon ta studioj edhe praktikisht sufizmin - tesavufin.

           Nė vitin 1993 migroi nė Gjermani, ku pėrmes kurseve tė ndryshme vazhdoi thellimin e zhvillimeve tė larta shpirtėrore. Anėtarėsohet nė rendin e "Rosenkreuz-ve" tė Vjenės pėr aftėsi tė lartė shpirtėrore.

           Ka ndjekur ligjėrata te disa mėsues me famė botėrore si K. Tepperwein etj. dhe pėr punėn e tij tė palodhshme, si dhe pėr kontributin e ēmuar qė ka dhėnė nė kėtė drejtim, ėshtė nderuar me titullin e Parapsikologut dhe Mistikut-Adept.

           Nė vitin 1998 kalon nė Zvicėr ku vazhdon studimet nė kėtė fushė bashkė me aktivitetin si shėrues alternativ.

           Salihu ishte edhe njėri ndėr themeluesit e Shoqatės alternativo-shkencore "Universi", shoqatė e parė e shqiptare qė zhvilloi aktivitete nė lėmin e parapsikologjisė nė perėndim.

           Ishte anėtar aktiv i Shėruesve Natyror tė Zvicrės

           Ka shkruar artikuj nė shumė revista si: "Mjellma", "Astra", "Syri 3", "Astrologji" etj., si dhe nė shumė portale interneti.

           Ka tė botuar librin, "Hipnoza - pėrvoja tė ndryshme dhe shembuj praktikė", si dhe ka qenė moderator i web faqės "Dija hyjnore".

 

 

 

 

Me mikun tim ēmuar Salih Basha