.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Inteligjenca emocionale (pjesa e tretė)

Shkruan:

Daniel GOLEMAN 

Shqipėroi: Valdet FETAHU

      

INTELIGJENCA EMOCIONALE

 (pjesa e tretė)

 

 

 

    Mendoni kur pėr herė tė fundit jeni “humbur” nė atė masė, kur jeni zbrazur nė dikė, nė fėmijė apo bashkėshort, apo shoferin nė automobilin tjetėr, kur mė vonė, pasi qė keni menduar dhe jeni penduar, keni kuptuar se tėrbimi nuk ka qenė i nevojshėm tė jetė prezent. Gjykuar sipas gjithave, edhe ajo ka qenė dhunė, xhindosje psikike, e cila siē do ta shohim, rrjedhė nga amidala, qendra e trurit limbistik.

 

 

SI RRITET TRURI

 

            Pėr ta njohur ma mire ndikimin e frytshėm tė emocioneve ndaj trurit mendor – dhe pėr ta kuptuar pėr ēka ndjenjat dhe arsyeja aq lehtė konfliktohen – le ta studiojmė mėnyrėn nė tė cilėn truri ka evoluar. Truri i njeriut, me njė kilogram e gjysmė, apo edhe ma shumė, me qeliza dhe lėngun nervor, rreth tre herė ėshtė mė i madh se truri i kushėrinjve tonė mė tė afėrt nė evolucion, tė primateve jo-humane. Gjatė miliona vjetėve tė evolucionit, truri ėshtė rritur prej pjesėve mė tė vogla kah ato mė tė mėdha, me shumė  qendra tė cilat janė zhvilluar si vazhdimėsi e pjesėve tė vogla, shumė mė tė vjetra.(Rritja e trurit tė embrionit njerėzor nė mėnyrė tė egėr e pėrcjellė kėtė trajektore evolutive.)

            Pjesa mė primitive e trupit, tė cilėn e kanė tė gjitha speciet me sistem shumė mė tė ulėt nervor, e ky ėshtė trungu cerebral i cili e rrethon majėn e palcės kurrizore. Kjo rrėnjė cerebrale i rregullon funksionet bazike tė jetės siē ėshtė frymėmarrja dhe metabolizmi i organeve tjera, dhe njėkohėsisht kontrollon reaksionet e lėvizjet e rėndomta. Pėr kėtė tru primitiv nuk mund tė thuhet se ėshtė nė gjendje tė mendojė dhe tė mėsojė; pėr tė mund tė thuhet se ėshtė tubė e paracaktuar e rregullatorit tė programuar i cili trupit i mundėson funksionim tė drejtė dhe reagim adekuat, i cili e bėnė tė mundur ekzistimin. Ky tru ka qenė mė i fortė nė epokėn e pakurrizorėve: imagjinoni gjarprin i cili shushuritė para se tė sulmoj.

            Nga rrėnja mė primitive, e trungut cerebral, janė zhvilluar qendrat emocionale. Me miliona vjet mė vonė gjatė evolucionit, nga kėto zona ėshtė krijuar truri mendor apo “neokorteks-i” llambė e madhe me gėrsheta tė tkurrura tė indeve tė cilat i pėrbėjnė thelat e sipėrme. Fakti se truri mendor ėshtė formuar nga ai emocional, flet shumė pėr lidhshmėrinė e mendimeve me ndjenjat; truri emocional ėshtė formuar shumė mė herėt sesa ai racional.

            Rrėnja me e vjetėr e jetės sonė emocionale gjendet nė shqisat e tė nuhaturit apo, mė saktėsisht, nė pjesėn olfaktive, qelizat tė cilat i pranojnė dhe i analizojnė aromat. Ēdo trup i gjallė, pavarėsisht a ėshtė i ushqyeshėm, i helmueshėm, partner seksual, sulmues apo edhe egėrsirė, ka “nėnshkrimin” e caktuar molekular i cili mund tė bartet me erė. Nė epokat primitive, falė epėrsisė sė shqisave tė tė nuhaturit, ėshtė mundėsuar mbijetesa.

            Nga pjesa olfaktive qendrat e vjetra tė emocioneve kanė filluar tė evoluojnė dhe me kohė kanė mbėrri qė tė rriten sa pėr tė qenė nė gjendje ta rrethojnė majėn e trungut cerebral. Nė fazėn fillestare qendrat olfaktive kanė qenė tė pėrbėra prej thelave shumė tė holla neuroneve tė tubuara pėr t’i analizuar aromat. Njė thelė e qelizės e ka pranuar njė aromė dhe e ka radhitur nė kategorinė e caktuar: ngrėnėse apo helmuese, seksualisht tė pranuar, armiqėsore apo ushqyese. Tjetra thelė e qelizave i ka dėrguar porositė kthyese tėrė sistemit nervor, duke e informuar trupin se ēfarė tė bėjė: tė kafshoj, pėshty, afrohet, ikė, ndjekė.

            Me ardhjen e sisorėve tė parė, janė krijuar edhe shtresat e para themelore tė trurit emocional. Kėto, duke e rrethuar trungun cerebral, njė pėrshkrim i vrazhdė kanė pasur pamjen e gjevrekut me mbarim tė kafshuar ku trungu cerebral ėshtė ngjitur pėr to. Pasi qė kjo pjesė e ka rrethuar dhe e ka kufizuar trungun cerebral, ka marr emrin “sistem limbistik”, prej fjalės latine “limbus”, qė do tė thotė “unazė”(rreth). Kjo sipėrfaqe e re emocionale iu ėshtė pėrshtatur repertuarit cerebral. Ky ėshtė ai sistem limbistik i cili na mbanė nė kthetrat e veta kur ne zemėrohemi, apo kur na preokupon lakmia, apo edhe kur dashurohemi sė tepėrmi apo edhe trembemi nga  tmerri.

            Derisa ka evoluar, sistemi limbistik i ka pėrsosur dy armė tė fuqishme: mėsimin dhe kujtesėn. Kėto pėrparėsi revolucionare ia kanė mundėsuar shtazės qė tė bėhet shumė mė e menēur nė zgjedhjet e saja pėr ekzistencė, dhe t’i mpreh reaksionet duke iu adaptuar kėrkesave tė ndryshimeve pėrpara sesa atyre tė pandryshueshme dhe automatike. Nėse nga ushqimi helmohej, herėn tjetėr kėsaj kishte mundėsi t’i shmangej. Vendimi ēka tė hahet dhe ēka tė refuzohet nė tė shumtėn kanė qenė tė pėrcaktuara me aromė; lidhja midis “llambės” olfaktive dhe sistemit limbistik tash merr detyrėn ta bėjė diferencimin e aromave dhe t’i dallojė, duke i krahasuar aromat e tashme me ato tė mėparshme, dhe nė kėtė mėnyrė t’i ndaj tė mirat nga tė kėqijat. Ky ėshtė veprim “rinencefalonit”, i cili ka kuptimin veprimi i “trurit hundorė”, veprimit midis sistemit libistik dhe bazės sė neokorteksit – trurit mendor.

            Para njėqind milion vjetėsh truri i sisorėve me tė shpejtė ėshtė rritur. Tė tubuar nė majėn e hollė tė korteksit dythelor – zona e cila planifikon, kupton atė tė cilėn e ndijen, orienton lėvizjet – iu janė shtuar edhe disa thela qelizash tė reja cerebrale tė cilat e kanė formėsuar neokorteksin. Si kontrast i korteksit tė lashtė dythelor, neokorteksi ka ofruar njė zonė intelektuale tė jashtėzakonshme.

            Neokorteksi i homo sapiens-it, shumė mė i madh sesa tek speciet tjera, i ka shtuar tė gjitha me tė cilat njeriu veēohet. Neokorteksi ėshtė selia e tė menduarit; ai pėrmban tė gjitha qendrat tė cilat mbledhin dhe ndajnė atė tė cilėn shqisat e ndiejnė. Ai ndjenjave i shton mendimin – na lejon tė mendojmė pėr idetė, artin, simbole, imagjinatė.

            Gjatė evolucionit neokorteksi e ka mundėsuar pėrsosjen  e arsyes e cila, padyshim, ka krijuar pėrparėsira tė veēanta organizmit pėr t’i mbijetuar tė gjitha rrethanat e pandryshuara dhe t’i dorėzojė, tė sigurta, pasardhėsve tė cilėt do t’i pėrcjellin gjenet me identitetin e lidhjeve nervore. Vetė mbijetesa ėshtė bėrė e mundur duke iu falėnderuar aftėsisė sė neokorteksit pėr tė udhėhequr, planifikuar nė shtigje tė gjata, si dhe me dinakėritė tjera. Pėrpos kėtyre, triumfet nė art, civilizim dhe kulturė, tė gjitha janė fryte tė neokorteksit.

            Kjo shtojcė e re e ka mundėsuar formimin e nuancave tė reja nė jetėn emocionale. Pėr shembull, dashurinė. Strukturat limbistike krijojnė ndjenjėn e kėnaqėsisė dhe dėshirėn seksuale – emocione tė cilat e sulmojnė epshin seksual. Por me futjen e neokorteksit dhe lidhjet e tija nė sistemin limbistik, krijohet lidhja nėnė-fėmijė si themel i bashkėsisė familjare, si dhe kujdesi i gjatė ndaj fėmijės qė e ka mundėsuar zhvillimin e njeriut. (speciet qė nuk kanė neokorteks, siē janė zvarranikėt, iu mungon marrėdhėnia prindėrore; pasardhėsit e porsalindur vetė duhen tė fshihen pėr tė mos qenė tė ngrėnė.) Tek njerėzit, lidhshmėria mbrojtėse mes prindit dhe fėmijės mundėson qė pjekuria tė vazhdojė deri nė fėmijėrinė e vonshme gjatė tė cilės truri vazhdon tė zhvillohet.

            Nėse ė pėrcjellim shkallėn filogjenetike nga zvarranikėt, pėrmes majmunit, deri tek njeriu, do ta vėrejmė se masa e ngurtė e neokorteksit rritet; rritja mundėson ngritjen e barabartė tė lidhjeve reciproke tė sistemit cerebral. Sa ma i madh qė ėshtė numri i lidhjeve tė kėtilla, rritet edhe distanca e reaksioneve tė mundshme. Neokorteksi mundėson harmonizimin dhe strukturimin subtil tė jetės sonė emocionale, siē ėshtė mundėsia tė kemi vetėdije pėr ndjenjat personale. Sistemi limbiko-neokortik ėshtė mė i komplikuar tek primatėt sesa tek speciet tjera, shumė mė i komplikuar tek njeriu i cili i shpjegon aftėsitė tona pėr t’i shfaqur njė numėr tė madh tė reaksioneve emocionale dhe me shumė ma shumė nuanca. Derisa majmuni apo lepuri kanė numėr tė kufizuar tė reaksioneve tipike ndaj frikės, neokorteksi i rritur i njeriut mundėson njė repertuar shumė mė tė llojllojshėm – duke ndėrlidhur edhe thirrjen e ndihmės sė shpejtė. Sa mė i komplikuar qė bėhet sistemi shoqėror, nuancat e kėtilla bėhen mė tė nevojshme, dhe nuk ka shoqėri mė tė komplikuar sesa kjo e jona.

            Por kėto qendra tė mėdha apo tė larta nuk udhėheqin me tėrėsinė e jetės emoconale; pėr gjendjet e rėndėsishme emocionale, posaēėrisht ato tė jashtėzakonshme, mund tė thuhet se janė mė afėr sistemit limbistik. Pėr shkak se qendrat cerebrale shumė ma shumė e shpojnė sipėrfaqen e sferės limbistike apo e zgjerojnė, truri emocional e luan rolin kryesor nė arkitekturėn nervore. Si dhe rrėnja nga e cila ėshtė rritur truri i ri, zonat emocionale mes vete janė tė ndėrlidhura dhe ēojnė kah masa e rrathėve tė ndėrlidhura nga pjesėt e neokorteksit. Kjo i jep qendrave emocionale fuqi tė jashtėzakonshme tė ndikojnė nė funksionimin e pjesėve tjera tė trurit, duke e inkuadruar edhe qendrėn e mendimit.

 

 

 

ANATOMIA E DHUNĖS EMOCIONALE

 

Jeta ėshtė komedi pėr ata tė cilėt mendojnė e tragjedi pėr ata tė cilėt ndiejnė.

Horas VALPOL

 

 

            Ka qenė pasdite e ngrohėt gushti i vitit 1963, kur i pėrnderuari Martin Luter King juniori(Martin Luther King,Jr.) ka mbajtur fjalimin e parė “I Have a Dream” nė tubimin qytetar nė Vashington. Atė ditė Riēard Robles (Richard Robles), hajn i njohur ėshtė liruar me kusht nga burgu pas tre vjet dėnimi tė cilat i ka vuajtur pėr shkak se kishte bėrė mė tepėr se njėqind vjedhjeje ndėrsa arsyeja e kėtyre vjedhjeve kishte qenė varėsia ndaj heroinės, kishte vendosur tė bėjė edhe njė vjedhje. Robles mė vonė kishte dėshmuar se kishte dashur tė ndėrpres me krimin, por paraja pamėshirshėm iu kishte nevojitur pėr dashnorėn dhe vajzėn e tyre tre vjeēe.

            Apartamenti tė cilin e kishte thyer kishte qenė i dy femrave tė reja, njėzetenjėvjeēares Xenis Vajli (Janice Wylie)- hulumtuese e Newsweek-ut, dhe njėzetetrevjeēares Emilli Hofert (Emily Hoffert)- mėsuese. Edhe pse Robles pėr ta thyer apartamentin kishte zgjedhur pjesėn elite tė Njujorkut pasi qė kishte menduar se aty nuk do tė hasė nė askėnd, por Vejli kishte qenė nė shtėpi. Duke iu kėrcėnuar me thikė, Robles e kishte lidhur. Derisa kishte dalur, Emeli pėrsėri ishte kthyer nė shtėpi. Pėr ta siguruar ikjen, Robles edhe atė e kishte lidhur.

            Siē kishte dėshmuar Robles disa vjet mė vonė, derisa e kishte lidhur Emeli-n, Xhenis Vajli ia kishte tėrhequr vėrejtjen se pėr kėtė krim nuk do tė kalojė i pandėshkuar – do t’ia mbaj nė mend fytyrėn dhe do t’i ndihmoj policisė pėr ta gjetur. Duke i premtuar vetes se kjo ėshtė vjedhja e fundit, Robles nė panik plotėsisht e kishte humbur kontrollin. I tėrbuar kishte marrė shishen e ujit mineral dhe i kishte goditur femrat derisa ato nuk e kishin humbur vetėdijen, pastaj ashtu u tėrbuar dhe i frikėsuar shumė herė me thikė kuzhine i kishte goditur dhe prerė. Duke u kthyer nė atė ēast, nė njėzet e pesė vjet mė vonė, Robles pikėllueshėm fletė: “Thjesht u ēmenda. Koka sa nuk mė eksplodoi”.

            Roblesit deri mė sot shumė herė iu ka thyer shpirti pėr shkak tė atyre pak minutave tė tėrbimit tė pakontrolluar. Pas gati tridhjetė vjetėsh derisa kėtė po e shkruaj, ai ende ėshtė nė burg pėr rastin e njohur “Vrasja e femrave tė punėsuara”.

            Vlimet e kėtilla karakterizohen si dhunė emocionale. Shembulli tregon se nė ēastet e tilla qendra e trurit limbistik alarmon, duke e adaptuar pjesėn e mbetur tė trurit situatės urgjente. Dhuna shfaqet momentalisht, duke e provokuar njė reagim tė tillė nė momentet vendimtare, para se neokorteksi, truri mendor, mund ta shqyrtojė se ēfarė po ndodhė dhe vetė tė vendosė se a ėshtė vendimmarrja e drejtė. Identiteti kryesor i kėtij lloji tė dhunės ėshtė qė posa tė kalojė akti i caktuar, tė zemėruarit nuk janė tė vetėdijshėm se ēfarė i ka kapluar.

            Gjithsesi se dhunat e kėtilla nuk janė tė shpeshta – rastet e tmerrshme tė cilat nxisin pėr tė bėrė krime brutale siē ėshtė rasti i “Vrasjes sė femrave tė punėsuara”. Mesatarisht mė tė shpeshta janė ato mė pak tė rrezikshme, por jo gjithmonė edhe nė formė mė tė butė. Mendoni kur pėr herė tė fundit jeni “humbur” nė atė masė, kur jeni zbrazur nė dikė, nė fėmijė apo bashkėshort, apo shoferin nė automobilin tjetėr, kur mė vonė, pasi qė keni menduar dhe jeni penduar, keni kuptuar se tėrbimi nuk ka qenė i nevojshėm tė jetė prezent. Gjykuar sipas gjithave, edhe ajo ka qenė dhunė, xhindosje psikike, e cila siē do ta shohim, rrjedhė nga amidala, qendra e trurit limbistik.

            Nuk janė tė gjitha dhunat limbistike brengosėse. Reagim limbistik ėshtė edhe kur dikush sa nuk “pėlcet sė qeshuri”nga njė anekdotė qesharake. Pėr tė njėjtėn bėhet fjalė edhe kur janė nė pyetje ēastet e kėnaqėsisė intensive: Den Xhensen(Dan Jansen) pas disa disfatave dhimbse nė lojėrat olimpike pėr medaljen e artė nė rrėshqitje tė shpejtė (tė cilėn ia kishte premtuar motrės sė vet e cila ishte nė prag tė vdekjes), nė fund e kishte fituar medaljen e artė nė vrapim 1000 metra nė lojėrat olimpike Dimėrore tė mbajtura nė Norvegji nė vitin 1994, derisa gruas sė tij iu ishte dhėnė ndihma e parė nė spital sepse ishte shqetėsuar sė tepėrmi nga gėzimi.

 

QENDRA E TĖ GJITHA EPSHEVE

 

            Tek njerėzit amigdala (rrjedhė nga fjala Greke pėr “bajamėn”) ėshtė gjėndėr nė formė tė bajames, struktura reciprokisht tė lidhura mes vete, e cila shtrihet nė trungun cerebral dhe gjendet afėr unazės limbistike. Ekzistojnė dy amigdala, nga njė nė ēdo anė tė trurit, tė ngjitura pėr korėn cerebrale. Amigdala e njeriut ėshtė relativisht e madhe nė krahasim me cilido paraardhės tonin evolutiv – primat.

            Hipokampusi dha amigdala kanė qenė dy pjesė themelore tė “hundės cerebrale” primitive tė cilat, gjatė evolucionit, kanė ndėrtuar korteksin dhe neokorteksin. Deri me sot, strukturat limbistike nė tė shumtėn, apo pjesėn mė tė madhe, veprojnė nė mėsim dhe kujtesė; amigdala  ėshtė e specializuar pėr veprimtari emocionale. Nėse amigdala hiqet nga truri, pasojė mbetet mosnjohja e mundėsive tė vlerėsohet vlera e ndodhisė emocionale; kjo gjendje nganjėherė quhet “verbėrim afektiv”.

            Pasi qė i mungon pesha emocionale, humbet interesimi pėr marrėdhėnie reciproke. Djaloshit tė cilit iu ishte mėnjanuar amigdala nė mėnyrė kirurgjike pėr tė mos ketė mė sulme tė rėnda, ai ėshtė bėrė tėrėsisht i painteresuar pėr njerėz dhe ėshtė mbyllur nė vete duke mos kontaktuar me askėnd. Edhe pse ka qenė nė gjendje tė bisedojė, ai mė nuk i ka njohur as miqtė mė tė afėrt, kushėrinjtė, madje as nėnėn dhe fare nuk ka reaguar ndaj vuajtjes sė tyre qė kanė pasur pėr mosinteresimin e tij. Pa amigdal duket se nuk ishte nė gjendje t’i njoh ndjenjat e veta, dhe tė ndien atė qė ndiente. Amigdala shėrben si depo pėr memorien emocionale dhe nė kėtė mėnyrė fiton kuptim: jeta pa amigdal ėshtė jetė nė tė cilėn humbet kuptimi i personalitetit.

            Varėsia nga amigdala ėshtė shumė mė e madhe se sa nga ndjenjat; tė gjitha epshet varen nga ajo. Shtazėve tė cilave iu ėshtė hequr amigdala, apo dėmtuar, iu mungon ndjenja e frikės dhe tėrbimi, humbin dėshirėn pėr tė garuar apo mes vete tė konkurrojnė, dhe kėshtu nuk kanė ndjenjėn pėr pozitėn e vet nė racėn e tyre; emocionet i kanė tė topitura apo tė zhdukura. Lotėt, sinjale tė veēanta emocionale pėr njeriun, inicohen nga amigdala dhe struktura e saj e afėrt – girusi singulativ; nėse janė tė dėmtuar apo tė paralizuar, apo nėse ngushėllimi i qetėson kėto pjesė tė trurit – qarja ndėrpritet. Pa amgidal nuk ka as lot pikėllim pėr qetėsim.

            Xhozef Ledu (Josef Le Doux), neurolog nė Qendrėn pėr neurologji pranė universitetit tė Njujorkut, ka qenė i pari i cili e ka zbuluar rolin kyē tė amigdalės nė trurin emocional.

            Ledu i pėrket gjeneratės sė re tė neurologėve tė cilėt i kanė aplikuar metodat e reja dhe teknologjitė me tė cilat zbulohen deri me atėherė tė panjohura zonat saktėsisht tė pėrshkruara tė ndikimit trunor, dhe nė kėtė mėnyrė kanė pasur mundėsi t’i zbulojnė fshehtėsitė esenciale tė cilat gjeneratat e hershme shkencėtarėsh i kanė konsideruar si tė pashpjeguara. Zbulimet e tija mbi lidhjet e trurit emocional i pėrgėnjeshtrojnė mendimet njė kohė tė gjatė tė rrėnjosura pėr sistemin limbistik, duke e vendosur amigdalėn si qendėr tė emocioneve dhe duke iu bashkangjitur strukturave tjera limbistike role tė ndryshme.

            Hulumtimi i Ledeut shpjegon nė ē’mėnyrė amigdala mund ta merr kontrollin  mbi atė se ēka bėjmė dhe madje se si truri mendor, neokorteksi, merr vendime. Siē do ta shohim, ndikimi i amigdalės dhe influenca reciproke e amigdalės dhe neokorteksit ėshtė thelbi i inteligjencės emocionale.

 

 

            Librin “Inteligjenca emocionale” mund ta shkarkoni falas nė sektorin “Literaturė”