Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Implantimi digjital

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

        IMPLANTIMI DIGJITAL

 

     Vizionet, qė dikur qarkullonin, pėr njė rrjet global mes qenieve njerėzore, sot janė realitet. Zhvillimi i hovshėm i teknologjisė  digjitale ka ndikuar edhe nė proceset e shkencės moderne, duke  avancuar disa  disiplina tė saj,  qė sot kanė bėrė ndryshime radikale nė shumė sferat  relevante tė jetės sė pėrditshme. Se  sa do tė jenė nė shėrbim nė njerėzimit apo dėm tė tij  kėto tė arritura shkencore, mbetėt tė presim rezultatin e faktorit kohė!

 

Shumė disiplina shkencore, qė nė njė periudhe kanė luajtur rolė tė rėndėsishėm nė proceset e zhvillimin global, sot pothuajse janė margjinalizuar plotėsisht, ose mė mirė tė themi, kanė mbetur vetėm si dekor nė mozaikun e pėrgjithshėm tė shkencės moderne. Gjithnjė e mė shumė, po avancojnė disa disiplina shkencore e mes tyre: informatika dhe mikrobiologjia, qė viteve tė fundit e kanė pėrshpejtuar dhe ndryshuar pothuajse tėrėsisht rrjedhėn e deritanishme tė hulumtimeve. As zbulimet mė tė fundit tė deshifrimit, pothuajse tė pėrgjithshėm, tė gjeneve nga shkencėtari Carig Venter, tė cilat mendohet se do tė hapin njė epokė tė re pėr njerėzimin, nuk do tė mund tė realizoheshin pa ndihėn e mikroprocesorėve, pra kompjuterėve, qė sot janė pjesė e pashmangshme e ēdo lloj procesi aplikativ, e pa ndihmėn e tė cilėve bota nuk do ta kishte kėtė trend tė shpejtė tė zhvillimeve qė e ka sot. Kjo pėrparėsi po  shfrytėzohet edhe nga mjekėsia kirurgjike pėr transplantimin dhe implantimin e organeve ose objekteve tjera pėr qėllime shėndetėsore, estetike, eksperimentale etj., si dhe kohėve tė fundit atyre komunikative.

„Unė do ta kisha pranuar me kėnaqėsi qė fėmijut tim t’i implantohet njė ēip kompjuterik, pėr tė pasur informata tė sakta nė ēdo kohė rreth vendndodhjes sė tij“ - u tha gazetarėve nė Las Vegas nė  Consumer Electronics Show, pronari i organizatės sė njohur pėr prodhimin e softuerit SUN (ėshtė i njohur programi pėr byro Star Office, qė ėshtė konkurrent i programit shumė tė njohur dhe te shtrenjtė Office tė Microsoftit, por pėr dallim nga ai, ky ofrohet falas) Scott McNealy. Menjėherė pasuan reagimet nga mė tė ndryshmet! Derisa disa e pėrmbanin kėtė ide si proces produktiv nė shėrbim tė njerėzimit, tė tjerėt paraqisnin tezat e tyre rreth mundėsisė sė keqpėrdorimit, jo vetėm nga organet pėrkatėse, por edhe nga vetė individi ose prindėrit, duke cenuar tė drejtėn elementare tė njeriut pėr veprime tė lira dhe tė pavarura.

Organizata SUN, pasi nuk  pati sukses tė konsiderueshme nė projektin „Connectd Family“, e zvogėloi edhe interesimin e mėtejmė. Mirėpo, nė skenė doli organizata amerikane Aplied Digital Solution, e cila parasheh qė deri nė fund tė kėtij viti ta krijoj njė prototip tė kėtij ēip kompjuterik qė implantohet nė trupin e njeriut dhe u quajt „Digital hinge“- grep digjital.

Textfeld: Simboli i I-Ging-ut
Interesimi i shkencėtarėve pėr komunikime tė tilla daton shumė herėt, qė nga zbulimi i aparateve tė para elektronike e sidomos pas atyre me sistem digjital. Baza e sistemit digjital ėshtė procesi binar qė pėrbėhet nga dy shifra 1 ose 0, e qė u zbulua nga gjeniu gjerman Gottfried Leibniz qė nė vitin 1666. Por ėshtė interesant tė cekim se si erdhe deri te ky zbulim, qė disa shekuj mė vonė, ndryshoi rrjedhat e pėrgjithshme tė shkencės nė drejtim produktiv. Leibniz, sistemin binar e zbuloi duke u bazuar nė librin e vjetėr 3000 vjeēar kinez qė quhet I-Ging ose nė pėrkthim „Libri i shndėrrimeve“ (ky libėr edhe sot gjen pėrdorim tė gjerė nė sferėn spirituale) nė tė cilin Universi me tė gjitha fenomenet e veta, paraqitet si njė dualitet – ose/ose, si: bardhė-zi, dritė-hije, lartė-poshtė, mashkull-femėr etj. Sipas I-Ging-ut, e gjithė materia, qoftė e gjallė apo e vdekur, ėshtė e pėrbėrė dhe e pėrshkuar nga njė energji me dy pole: poli pozitiv qė quhet „Yang“ dhe poli negativ qė quhet „Yin“. Leibniz-i  energjisė pozitive i dha shifrėn „1“ dhe qė reprezantonte pėr tė  „Zotin“, ndėrsa energjisė negative i dha shifrėn „0“  qė simbolizonte „Universin“. Pra, sipas tij, nė bazė tė „1“ dhe „0“  u krijua gjithēka. Kėtė sistem, mė vonė, e pėrpunoi matematikani britanik, G. Boole qė edhe quhet Algjebra e Boole-s, dhe tek disa shekuj mė vonė, shkencėtarėt bėnė kombinimin e formulave tė Boole-s me sistemin binar dhe kėshtu mundėsuan krijimin e kompjuterėve digjital tė cilėt sot ne i kemi nė pėrdorim...

Ēip-i kompjuterik „Digital hinge“, njėsit dėrguese  dhe pranuese i furnizon me energji elektromekanike. Kėshtu qė mundėsohet furnizimi i tij me energji pėrmes lėvizjeve tė muskujve tė trupit tė personit qė e bartė atė. Gjithashtu, duke ju falėnderuar sistemit satelitor - Global Positioning System (GPS) , bartėsit e kėtij ēipi janė nė ēdo kohė  tė lokalizuar ose edhe tė dirigjuar!

Udhėheqėsi i grupit, Peter Y. Zhou parasheh zbatime tė shumanshme tė kėtij dėrguesi tė implantuar nė jetėn e pėrditshme e sidomos nė kriminalistik dhe nė mjekėsi.

Para sė gjithash, ky ēip do tė shėrbej pėr interesa mjekėsore, thonė krijuesit e tij. Pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė madhe dhe mundėsisė sė shkėlqyer pėr kapacitetin bartės tė njėsive, ky ēip do tė mund tė implantohet tek pacientėt me kurime intensive, pėr tė pasur nėn mbikėqyrje funksionimin e organeve tė tyre vitale e nė raste tė posaēme edhe ndikimin mbi to.

Gjithashtu, interes tė posaēėm ky ēip ka zgjuar edhe nė qarqet e sigurimeve shtetėrore. Ata, pėrmes kėtij ēipi tė implantuar tek kriminelėt qė kanė kryer vepra tė rėnda, do tė mund ta  kenė nė kontroll ēdo lėvizje tė tyre, e sidomos nė raste arratisjeje. Po ashtu, me kėtė ēip do tė pajisen edhe funksionarėt e lartė, tė cilėt nė raste kidnapimi, duke ju falėnderuar kėtij mikrosistemi, do tė zbulohen shumė shpjet si dhe do tė  lokalizohet vendqėndrimi i tyre, e kėshtu do tė mundėsohet edhe eliminimi i kriminelėve. Edhe milionerėt i gėzohen kėtij ēipi, pasi ai u mundėson mbikėqyrje dhe siguri mė tė madhe se deri mė tani. Gjithashtu, interes tė posaēėm kanė shfaqur edhe prindėrit, tė cilėt shpresojnė se pėrmes kėtij ēipi do tė mund t’i kontrollojnė lėvizjet e fėmijėve tė tyre, e kėshtu do tė kenė mundėsi t’i evitojnė ose dhe eliminojnė sjelljet dhe veprimet e tyre negative etj. Pra, pėrmes kėtij sistemi mundėsohet krijimi i njė rrjeti global mes qenieve njerėzore, qė sot mund t’i pėrngjaj sistemit telefonik mobil, mirėpo me karakteristika tjera!

Por, siē dihet, medaljoni i ka dy anė, mu ashtu sikurse sqaron edhe I-Ging-u me sistemin Yang-Yin, pra energjinė pozitive dhe atė negative. Derisa, admiruesit propagandojnė vlerat pozitive dhe tė dobishme tė kėtij mikrosistemi pėr mbarė njerėzimin, kundėrshtarėt i mohojnė ato, duke e cilėsuar kėtė mikrosistem si njė kreatur nė shėrbim tė diktatorėve, autokratėve, monopolistėve etj. Me kėtė sistem - thonė ata, faktikisht, njeriu bėhet qenie e lokalizuar dhe e kontrolluar sipas nevojės sė dikujt tjetėr, pa pasur mundėsi qė tė kundėrshtoj ose rezistoj. Ky ėshtė vetėm hapi i parė nė kėtė drejtim, kur dihet se sot ekzistojnė mikrosisteme qė mundėsojnė miliona e miliarda operacione nė sekondė, prandaj shumė lehtė mund tė implantohen njė sistem i tillė edhe nė tru dhe kėshtu individi tė kthehet nė njė robot, por i pėrbėrė nga mishi e gjaku, e i dirigjuar nga dikush tjetėr pėr nevoja ose shėrbime tė planifikuara – pėrfundojnė ata. Pra, pasojat nuk dojnė koment!

Megjithatė, shkenca vazhdon tė lėviz rrugės sė vetė, drejt procesit tė pandalshėm,  drejt zbulimeve tė reja, pavarėsisht nga mendimet, gjykimet apo spekulimet qė drejtohen nė adresė tė saj.  Ajo ėshtė edhe detyra e saj. Ēdo zbulim i ri, normalisht qė ka edhe defektet e veta. Prandaj, se sa janė produktive  apo destruktive  tė arriturat dhe zbulimet qė bėnė ajo, do tė na paraqesin rezultate e mėvonshme, tė cilat faktori kohė do t’i vlerėsoj. Por, shkencėtarėt duhet tė mundohen, qė sė paku, mos t’u ndodhin puēe nėpėr labore, sepse ato nuk i referohen vetėm njė „partie“ ose njė „shteti“, por pasojat e atij puēi mund t’i bartė gjithė njerėzimi!