Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 -  HISTORIA E KALASĖ SĖ ROZAFĖS NĖ SHKODĖR

Shkruan: Sheradin BERISHA

www.pashtriku.org

       HISTORIA E KALASĖ SĖ ROZAFĖS NĖ SHKODĖR

    Kalaja e Rozafės nė Shkodėr ėshtė njė prej kėshtjellave mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė dhe objekti kryesor turistik nė qytetin e Shkodrės. Ngrihet mbi njė kodėr shkėmbore nė perėndim tė qytetit tė Shkodrės e rrethuar prej ujrave tė lumenjve Bunė, Drin dhe Kir.

 

 

            (Pashtriku.org, 21. 09. 2012) Shkodra shtrihet nė veri - perėndim tė Sqipėrisė, buzė liqenit qė mban tė njejtin emėr (me 370km2), dhe graviton nė vendin ku bashkoheshin dy lumenj, Barbana (Buna) qė vinte nga Palus Labeatis (Liqeni i Shkodrės) dhe Klausala (Kiri) qė rridhte nė Lindje. Shkodra ka mė se dymijė vjet qė nuk e ka ndryshuar emrin. Romakėt e kanė thirrur qytetin Scodra; po ashtu edhe grekėt. "Hahn ka menduar se emri vjen nga fjala shqipe kodra" (tezė kjo tashmė e kapėrcyer nga studiuesit). Ndėr autorėt antikė, Shkodra pėrmendet fillimisht tek Polibi, i cili na jep disa karakteristika tė tij, ndersa Tit Livi e cilėson Scodren si "vendi mė i fortė i labeatėve dhe i vėshtirė pėr t'u afruar". Pra, Shkodra ėshtė qendėr e njė hinterlandi tė banuar nė mėnyrė tė panderprerė, ku janė gjetur gjurmė tė paleolitit (gurit tė vjetėr) tė mesėm, ndėrsa qė nga neoliti (guri i ri) gėrmimet kanė zbuluar vazhdimėsi jetese qė vjen deri nė ditėt tona. Objektet e gjetura gjenden nė muzeumin e qytetit, dhe nė atė tė Tiranės. Shkodra sot, ėshtė qendra mė e madhe ekonomike dhe kulturore e Veriut tė Shqipėrisė dhe njė nga tre qytetet mė tė mėdha pas Tiranės dhe Durrėsit. Nė Shkodėr kalojnė lumejt Drin, Bunė e Kir, dhe rrethohet nga njė varg malesh si: Maranaj nė Veri, Cukali dhe Sheldia nė lindje dhe Taraboshi nė Jugperėndim.

 

 

Kalaja e Rozafės dhe qyteti i Shkodrės

 

 

            Kalaja e Rozafės nė antikitet


            Kalaja e Rozafės nė Shkodėr ėshtė njė prej kėshtjellave mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė dhe objekti kryesor turistik nė qytetin e Shkodrės. Ngrihet mbi njė kodėr shkėmbore nė perėndim tė qytetit tė Shkodrės e rrethuar prej ujrave tė lumenjve Bunė, Drin dhe Kir. Mbi faqet e pjerrėta tė kodrės ngrihen muret rrethuese tė cilat zenė njė sipėrfaqe rreth 9 hektarė tokė. Kalaja hyrjen kryesore e ka nga verilindja. Rrezė kodrave qė rrethojnė qytetin nė anėn jugore tė tij janė zbuluar gjurmė arkeologjike qė fillojnė nga Bronxi i hershėm. Nė mes shek.V-IV p.e.r filloj ndėrtimi i Kalasė me gurė ciklopike tė puthitur pa llaē, gjurmė tė tė cilave ruhen edhe sot. Nė antikitet zona pėrreth banohej nga fisi Ilir i Labeatėve dhe jo rastėsisht historiani Tit Livi e quan "vendi mė i fortė i labeatėve". Nė kėtė kohė qyteti merrė hov tė madh zhvillimi dhe si fakt pėr kėtė pėrparim ėshtė monedha e pėrdorur qysh nė vitin 230 p.e.s. Nga monedha mėsojmė se Qyteti nė kėtė kohė ėshtė quajtur Scodrinon. Nė vitin 181 p.e.s qyteti bėhet kryeqendėr e Mbretėrisė Ilire me mbretin Genti nė krye. Nė kėtė periudhė qyteti shtrihej nė pjesėn jugore tė kodrės, i rrethuar me mure dhe porte hyrėse ndėrsa mbi kodrėn ku sot ngrihet Kalaja ishte ndėrtuar Akropoli ilir. Gjurmėt mė tė dukshme tė periudhės ilire nė Kala i gjejmė nė oborrin e vogėl mes Barbakanės dhe portės sė dytė si dhe nė tė majtė tė kthesės hyrėse tek porta e dytė. Pikėrishtė nė Kala dhe pėrreth saj gjatė shek.II p.e.s u zhvilluan luftrat me perandorin romake dhe nė vitin 168 p.e.s, pushtohet nga ushtrija perandorake. Nė periudhėn e Dioklecianit qyteti (nga reformat e tij) bėhet qendėr administrative e provincės sė Prevalit.

 

 

Harta venedikase e Shkodrės.

 

 

            Kalaja e Rozafės nė kohėn e mesjetės


            Me dyndjet sllave qyteti pushtohet dhe gjatė shek.XI bėhet kryeqendėr e shtetit tė Zetės (nė vitin 1040). Mė vonė qyteti pushtohet njė kohė tė shkurtėr nga bullgarėt, por deri me sot nuk janė zbuluar gjurmė ndėrtimesh tė kėsaj periudhe nė Kala. Nė shek.XIV qyteti bėhet qendėr e rėndėsishme autonome, madje mė 1360 bėhet kryeqendėr e Principatės sė Balshajve. Mė 1396 kalon nėn sundimin e Venedikut dhe nė kėtė kohė qyteti quhet me emėrtimin Scutari. Nė kėtė periudhė, mes sundimit tė Balshajve dhe pushtimit Venedikas Kalaja merr formėn qė ka dhe sot. Kullat mbrojtėse nė oborrin e parė i pėrkasin kėsaj kohe. Pas Balshajve ishin Venedikasit qė vunė dorė nė Kala, kryesisht nė fortifikime dhe ndėrtime me karakter ushtarako-administrativ. Me 1407-1414 ndėrtohet Barbakania me qėllim mbrojtjen e hyrjes nė kėshtjellė. I gjithė kompleksi i hyrjes pėrfundoi mė 1468 kur pasi pėrballoi kryengritjet e popullsisė vendase nė vitet 1405-1410 kundėr sundimit Venedikas, kėshtjella po bėhej gati tė pėrballonte pushtimin osman. Venedikasve i pėrket dhe njė ndėrtesė monumentale nė oborrin e tretė me tre katė dhe e paisur me fengjij topash e njohur si Kapiteneria.

 

 

Monedha e vitit 230 (p.e.s.) dėshmon se Shkodra atėkohė ėshtė quajtur Scodrinon.

 

 

            Kalaj e e Rozafės gjatė pushtimit osman


            Me 1478 Sulltan Mehmeti II rrethon Shkodrėn me mbi 100.000 ushtarė si kėshtjella e fundit e pa pushtuar deri atėkohė. Mbrojtja e Shkodrės zgjati pėr rreth 8 muaj nga vetėm njė garnizon prej 1600 vetash shkodran dhe venedikas brenda nė Kala pasi pjesa tjetėr e popullsisė ishte larguar nga frika e pushtimit osman. Kjo qėndresė heroike e Shkodrės para Sulltan Mehmet fatihut u pėrshkrua nga historiani i parė shqiptar i asaj kohe Marin Barleti nė Librin e tij “Rrethimi i Shkodrės“ qė u botua nė Itali nė vitin 1504. Nė fund kėshtjella u dorėzua me kusht pas marrėveshjes sė nėnshkruar mes Venedikut dhe osmanėve mė 25 Prill 1479. Gjate pushtimit qyteti dhe vetė Kalaja pėsuan dėmtime tė mėdha, tė cilat u riparuan nga pushtuesit osman kryesishtė nė fortifikime dhe riparimin e dėmeve tjera tė shkaktuara nga sulmet. Rimėkėmbja e qytetit bėri qė nė shek.XVII tė bėhet qendėr e Sanxhakut. Nga fundi i shek XVII fillimi i shek.XVIII fillon shtrirja e qytetit nė fushėn ku shtrihet sot. Deri nga fundi i shek.XVIII qendėr e qytetit shėrbente Xhamia e Plumbit ndėrtuar nga Mehmet Pashė Plaku Bushatllij nė vitin 1768. Lėvizja drejt fushės sė krijuar nga Liqeni i Shkodrės ndodhi dhe pėr shkak se tashmė lumi Drin kishte ndryshuar shtratin e tij dhe Shkodra ishte kthyer nė port lumor nėpėrmjet lumit Buna. Nė gjysmėn e dytė tė shek.XVIII Shkodra bėhet kryeqendėr e Pashallėkut tė familjes vendase Bushatllij qė qeverisi Shkodrėn nė vitet 1757-1831 pallati i sė cilės ndodhej nė kėshtjellė, por qė fatkeqsisht u dogj nga njė zjarr i rėnė aty nė vitin 1858. Gjatė kėsaj periudhe tė sundimit tė Bushatllijve, Shkodra mori njė zhvillim tė shpejtė. U ndėrtua Pazari, i cili numėronte mė shumė se 2500 dyqane dhe qė ishte mė i madhi nė Ballkan. Nė kėtė kohė qyteti numėronte 50.000 banore. Deri nė vitin 1858 pallati ka shėrbyer si banesė e Valiut tė qytetit. Bushatllijt vunė dorė edhe nė Kala kryesishtė nė kulla mbrojtėse dhe vrojtimi siē ėshtė ajo nė jug-perėndim tė kėshtjellės e ndėrtuar pėr tė kontrolluar rrugėn nga Lezha dhe zonen ku bashkohet lumi Drin me Bunėn. Kjo kullė ėshtė e paisur dhe me njė dalje tė maskuar nė raste rrethimi nga Kalaja. Bushatllijve i pėrket dhe muri qė ndan pothuajse nė mes kėshtjellėn i paisur dhe me portė hyrėse me qemer tė trefisht. Pėrfundimisht Kalaja e Rozafės - Shkodrės u braktis nė vitin 1865 kur administrata e qytetit u shpėrngul pėr nė qendrėn ku ėshtė dhe sot dhe mėpastaj Kalaja shėrbeu vetėm si qendėr e garnizonit osman.

 

 

Rozafa

 

 

            Toponimia e Rozafės


            Kėshtjella njihet me emrin Rozafa nė periudhėn e mesjetės, gjatė sė cilės u pushtua herė nga sllavėt dhe herė nga bizantinėt. Marin Barleti, nė shek. XV - nė veprėn e tij, "Rrethimi i Shkodrės" tregon se: "Na patėn rėnė nė dorė disa shkrime... Ishin shkruar aty nė gjuhėn popullore se njė farė Roza me motrėn e vet, tė quajtur Fa, qenė themelueset e parė tė Shkodrės e prandaj fortesa e saj quhet Rozafa". Ekziston njė variant i baladės, nė tė cilin gjithēka kryhet nga Roza e Fa sipas veprimeve dhe situatave tė baladės sė murimit. Por Barleti nuk i pėrmend situatat dhe nuk e pėrmend flijimin. Ndoshta sepse ai ėshtė monoteist. Mbledhėsi i kėtij varianti ėshtė H. Hecquard dhe pėr kėtė ēėshtje shprehet mė hollėsisht nė njė studim Vili Kamsi. Emri i Kėshtjellės ėshtė i lidhur me legjendėn e murimit. E ndėrtuar gjatė mbretėrisė Ilire, pėrfaqsohet nga njė legjendė qė tregon mbajtjen e njė premtimi, tė Besės legjendare. Rozafa, nusja e mė tė voglit ndėr tre vėllezėr (baca Gjergj), u muros e gjallė nė themelet e kalasė,- si kėshillė nga njė plak tregon legjenda,- si njė sakrificė pėr tė ndalur pėrgjithnjė syrin e keq qė shkatrronte muret pėr ēdo natė. Uji gėlqeror qė kalon ndėr muret e kalasė lidhet, nė fantazinė e folklorit, me qumėshtin e gjirit tė Rozafės, kėrkesa e sė cilės si akord pėr tė pranuar sakrificėn ishte lėnja e anės sė djathtė tė trupit «sżnin e djathtė qė t'shoh birin t'em, krahun e djathtė qi t'a mbāj, gjinin e djathtė qi t'a ushqej, kāmben e djathtė qi m'e pėrkūnd djepin» qė tė kujdesej pėr tė birin e sapolindur. Pėr toponiminė, balada, sidomos ajo qė flet pėr kalanė e Shkodrės, jep njė sėrė territoresh. Ato gėrshetohen me territorin rreth kėshtjellės se Rozafatit: Kazenė (kodra matanė Bunės ku ndodhet kisha e Sh.Mari Magdalenės), Maldunus ose Valdunus (kodra mbi tė cilėn ngrihet Rozafati), Zarufe (kodra e Pashės). Tė tria kėto ekzistojnė edhe sot.


            Struktura e Kalasė sė Rozafės


            Sipėrfaqja e brendshme e kalasė ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborri i tretė, i cili ėshtė mė i vogėl se tė tjerėt, ndodhet nė pjesėn mė tė lartė tė kodrės. Nė muret dalės tė tij, ka tė dalura drejtkėndėshe qė zėvendėsojnė kullat, ndėrsa nė murin e jashtėm, kullat janė mė tė dendura. Brenda kėshtjellės ka disa ambiente qė lidhen me njė kullė rrethore, njė depo si dhe njė godinė trekatėshe tė kohės veneciane. Oborri i dytė zė pjesėn qendrore dhe mė tė madhe tė kalasė duke u ndarė nga oborri i parė me njė mur tėrthor pa kulla. Brenda tij ndodhen katėr depozita pėr grumbullimet e ujit, katėrkėndėshe tė mbuluara me qemerė, prej tė cilave uji merrej pėrmes grykave tė puseve rrethore. Aty ruhen dhe njė depo, njė burg si dhe njė kishė e kthyer mė vonė nė xhami. Oborri i parė komunikon me hyrjen kryesore tė kalasė, para sė cilės nė vitet 1407-1416, u ndėrtua njė oborr i fortifikuar, njė sistem paramuresh me kthesa tė mprehta qė zėnė pjesėn lindore tė kalasė. Oborri pėrbėhet nga njė kullė katėrkėndėshe me gjerėsi 10 metra dhe gjatėsi 20 metra, kati i poshtėm i sė cilės ėshtė i mbuluar me njė qemer cilindrik pėrshkues qė nga hyrja. Nė dy anėt e kėsaj galerie ndodhen nga katėr nike tė mbuluara me qemer cilindrik.

 

 

Struktura skematike e Kalasė sė Rozafės

 

 

            Kati i dytė i kullės pėrfundon me njė tarracė pjesėrisht tė mbuluar me ēati, ndėrsa pjesa tjetėr ishte rrethuar me njė parapet tė pajisur me bedena dhe frėngji. Porta mbulohet me njė hark sektorial tė dyfishtė prej gurėsh tė punuar, mbi tė cilin ndodhet njė hark shkarkues gjysmė rrethor prej dy rrathė gurėsh tė punuar, brenda fushės sė tė cilit ėshtė gdhendur si dekoracion njė hark majė lundre me njė formė spirance nė kulmin e saj. Pas korridorit tė kullės ndodhet njė oborr i vogėl katėrkėndėsh i kufizuar djathtas me mur. Kėtu ndodhen shkallėt pėr nė shtegun e rojės. Pėrballė murit ndodhet porta kryesore e kėshtjellės dhe anash saj njė portė e vogėl. Pėr tė hyrė nė brendėsi tė kalasė, duhet tė kalosh njė korridor nė formė L-je, tė mbuluar me qemer cilindrik, fundi i tė cilit mbyllet nga njė portė e dytė. Njė pjesė e qemerit ėshtė me tulla dhe nė kyēin e tij ndodhet njė vrimė drejtkėndėshe 40 x 55 cm qė shėrbente pėr tė hedhur lėndė djegėse tė nxehtė mbi kundėrshtarin.

 
            Pėrveē hyrjes kryesore, kalaja ka edhe disa hyrje tė vogla qė shėrbenin pėr manovrimin e forcave nė raste rrethimi apo si dalje sekrete. Njėra prej tyre, e ndodhur nė rrėzė tė paramurit lindor, ruhet akoma dhe ka njė thellėsi rreth 4 metra. Venecianėt kanė kryer punime tė veshjes sė kullave dhe nėn kėto veshje ka ndėrtime qė i pėrkasin periudhės kur sundonin Balshajt. Gjatė riparimeve, anės sė jashtme tė mureve, iu ėshtė dhėnė pjerrėsi nė formė skarpati qė arrin deri nė gjysmėn e lartėsisė sė tyre.


            Nga ana perėndimore e kalasė, sipėrfaqe tė pjerrėta tė kodrės shkėmbore janė veshur me gurė tė skuadruar. Aty ku veshja e mureve nuk ėshtė bėrė, dallohen teknikat e vjetra me vendosje copa tullash mes gurėve, ndėrsa harqet e dritareve dhe frėngjive janė punuar me tulla tė rrethuara me bordurė. Kullat kanė forma rrethore dhe katėrkėndėshe, nė njė lartėsi 12-16 metra. Ato janė mė tė larta nė anėn e jashtme dhe pėrbėhen nga njė kat i mbuluar me qemer dhe tarraca me parapet tė dhėmbėzuar. Hyrja nė ambientet e kullave bėhej pėrmes njė porte tė hapur nė murin e tyre tė prapmė, ndėrsa lidhja me tarracėn bėhej pėrmes shkallėsh tė brendshme qė pėrfundonin nė tarracė nėpėr njė baxho katrore me mur anash, ose me shkallė tė jashtme guri.


            Kalaja ka njė pozicion tė fuqishėm strategjik duke kontrolluar tė gjithė territorin e gjėrė pėrreth. Ajo ishte nė qendėr tė njė sistemi tė plotė mbrojtjeje, qė pėrbėhej prej njė vargu kėshtjellash tė tjera mė tė vogla si ajo e Ballezės, Drishit, Danjės, Shurdhahut etj.


            Muzeu i Kėshtjellės Rozafa


            Muzeu i Kėshtjellės - Rozafa ngrihet nė oborrin e tretė tė Kalasė "Rozafa" nė njė ndėrtesė tė shek. XV qė njihet me emrin “Kapitaneria”, rezidenca e Kapitanit (sundimtarit Venedikas). Dallohet se ėshtė ndėrtesė me karakter ushtarak nga trashėsia e mureve (2.1m. nė bazė dhe 1.9 m. nė katin e tretė) pėr t’i bėrė ballė goditjeve direkte tė artilerisė, nga dritaret e vogla qė kanė shėrbyer si frėngji (ato tė katit tė dytė), nga dalja e fshehtė, hyrja e sė cilės ėshtė nė katin e parė dhe nga qemeri masiv prej guri qė e mbulon, i cili shėrbente pėr ta mbrojtur nga predhat zjarrvėnėse. Nė Muze me anė dokumentash e objektesh tė ekspozuara paraqitet Kalaja nė rrjedhėn e historisė e lidhur ngusht kjo edhe me historinė e qytetit. Pėrballė derės kryesore ėshtė njė bazoreliev nė gips, i autorit shkodran Skėnder Kraja. Vepra paraqet legjendėn e themelimit tė Kalasė, sipas sė cilės gruaja e re (Rozafa) vetėflijohet qė tė qėndrojnė muret mbrojtėse tė qytetit.


            Kalaja e Rozafės - monument kulture


            Kalaja ėshtė shpallur monument kulture nė vitin 1948 dhe mbrohet nga shteti. Pėr herė tė parė restaurimi i Kalasė sė Rozafės ka filluar nė vitin 1971, kryesisht nė hyrje tė kėshtjellės. Pastaj ėshtė restauruar Kisha e Shėn Stefanit brenda nė Kala, ndėrtimi i sė cilės daton aty nga fundi i shek.XIII dhe qė me pushtimin osman ajo kthehet nė xhami (nė vitin 1479). Nga fundi i viteve 80-tė kemi njė fazė tė dytė restaurimesh nė Kala. Objekte tė vizitueshme brenda kalasė janė katedralja e shek. XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye nė xhami, ēisternat e ujit tė shek XV, kullat si dhe Muzeu i Rozafės.

 


            Nė maj - qershor 2012, nė Kalanė Rozafa janė zbuluar varre tė shek.XVI


            Nė maj - qershor tė kėtij viti, njė ekspeditė shqiptaro-polake ka bėrė zbulimin e varreve qė i pėrkasin shekullit XVI. Kėto zbulime arkeologjike nė kalanė Rozafa nė Shkodėr dėshmojnė qartė kulturėn e lashtė ilire tė zonės ku ajo ndodhet. Gėrmimet arkeologjike nė kėtė zonė kanė filluar pas 30 vjet ndėrprerjesh. Ato janė pėrqendruar nė dy zona, atė tė Tabakėve poshtė Kalasė, buzė lumit Drin dhe sipėr nė oborret e Kalasė sė lashtė tė qytetit verior. “Aktualisht jemi akoma nė punimet e periudhės sė gjurmėve otomane, ndėrkohė qė nė vazhdim do tė zbresim mė poshtė duke u ballafaquar me periudhat veneciane pėr tė vijuar me ato mesjetare, antike, ilire, si dhe tė periudhave tė mėhershme qė e kanė shoqėruar nė vite kėtė rajon”, ka thėnė arkeologu Saimir Shpuza, nė njė prononcim pėr mediet shqiptare. Drejtues i ekspeditės polake ėshtė arkeologu Prof. Piotr Dyczek, drejtor i Qendrės pėr kėrkime nė antikitet pėr Europen Juglindore nė Universitetin e Varshavės nė Poloni. Grupi i ekspeditės shqiptaro-polake ka qėndruar nė kėtė zonė deri mė 6 qershor 2012. Pėr kėto gėrmime arkeologjike ėshtė nėnshkruar njė kontratė 5-vjeēare midis Ministrisė sė Kulturės sė Shqipėrisė, Parkut Arkeologjik tė Shkodrės, Bashkisė sė kėtij qyteti, si dhe universitetit “Luigj Gurakuqi”. Ky projekt do tė mundėsohet nga Ministria e Turizmit dhe Ambasada polake nė Tiranė. Gėrmimet e filluara mendohet se do tė pėrfshijnė gjithė zonėn pėrreth Kalasė Rozafa dhe zonėn brenda saj.


-----------------

            Burimet e shfrytėzuara:


            1. Biseda e autorit me njėrin nga shoqėruesit nė Kalanė e Rozafės, mė 25. 08. 2012.

            2. Merita Dollma, Trevat shqiptare - Tiranė 2008.

            3. Portali www.archeologicalshkodra.com

            4. sq.wikipedia.org/wiki/Kalaja_e_Shkodres

            5. http://www.muzeushkoder.org/ndertesa-e-muzeut.html

            6. http://letersi.com/karaiskaj_gjerak/kapitulli_v.htm

            7. sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_Shkodres

 

 

Autori nė vizitė nė kalanė e Rozafės, 25 gusht 2012