Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Cila ėshtė historiografia pėr emrin Kosovė - Kosova? (pjesa e dytė)

Shkruan:Dr. sc. Enver Rexha

www.pashtriku.org

Gjurmė historike

 

CILA ĖSHTĖ HISTORIOGRAFIA PĖR EMRIN KOSOVĖ - KOSOVA?

 

(pjesa e dytė)

 

  

 

      Nė njė libėr, qė ėshtė botuar nė vitin 1822, kur flitet mbi Historinė Moderne Evropiane, gjejmė tė dhėna dhe pėr vendin tonė i cili paraqitet me emrin ‘’Kasova’’ ([...] on the plains of Cassova [...]). Libri ‘’ Allgemeine deutsche Real-encyklopodie [...]’’ e botuar nė vitin 1827, vendin e quan ‘’Kasova’’ ([...] bei Kassova [...]). Nė njė punim tjetėr tė vitit 1837, “The History of  Modern Europe [...]”, po ashtu emėr vendi paraqitet nė versionin ‘’Kasova’’ ([... the plains of Cassova [...]). Libri ‘’Histoire de I’Empire otoman [...]’’, i botuar nė vitin 1841, vendin e quan ‘’Kasova’’ ( Assassinat qu’il commet sur Mourad I, dans la batalle de Kassova). Nė librin ‘’The Turkish Empire [...]’’, tė botuar mė 1854, duke u pėrshkruar shkurt ngjarja rreth Betejės sė vitit 1389, vendi quhet ‘’Kasova’’ ( A bloody battle was fought in the plain of Kassova [...]’’. Po ashtu, nė librin ‘’Histoire De L’Empire Ottoman’’ tė botuar nė vitin 1855, emri i vendit quhet ‘’Kasova’’ ([...] por le plateau de Kassova pour de scendre dans la Macedoine). Libri ‘’Chronological Tables [...] And History Of The World’’ i botuar mė 1857, vendin ku u zhvillua Beteja e vitit 1389, e quan ‘’Kasova’’ ( Victory of Kassova [...]). Revista shkencore ‘’L’Investigateur [...] Historique’’ e botuar mė 1857, duke e quajtur luftėn e vitit 1389, si njė ngjarje fatale, vendin e quan ‘’Kasova’’ ([...] apres la fatale batalle de Kassova [...]). Libri ‘’Histoire de la Turquie’’ i botuar nė vitin 1859, nė kapitullin IV, shkruan pėr vendin dhe luftėn e Kosovės (1389), ku emri i vendit quhet ‘’Kasova’’ ( IV. Bataille de Kassova - Mort d’Amurat). Libri ‘’Mittheilungen Aus Justus Perthes Geographischer [...]’’ i botuar mė 1860, vendin e quan ‘’Kassova’’.

 

       Nė librin ‘’Die Geschichte der Welt  var und nach Christus’’ tė botuar nė vitin 1853, vendi quhet ‘’Kassova’’ ([...] aber bei Kassova geschlagen [...]). Revista shkencore ‘’The Quarterly Review’’ e botuar nė vitin 1865, duke bėrė fjalė pėr luftėn e vitit 1389, vendin e quan ‘’Kasova’’ ([...] on the field of Cassova; [...] battle of Cassova [...]). Libri ‘’History of Europe [...]’’ e vitit 1877, duke folur pėr luftėn e vitit 1389, e quan ‘’Beteja e Kasovės’’ ( Battle of Kassova – 1389 [...]). Nė librin ‘’The Russo – Turkish War’’ i botuar nė vitin 1877, vendin e gjejmė tri herė tė shėnuar nė trajtėn ‘’Kasova’’. Libri ‘’A History Of The Empire And People of Turkey [...]’’ i botuar nė vitin 1878, duke bėrė fjalė pėr luftėn Hungareze tė vitit 1448, tregon se ajo u zhvillua nė vendin e quajtur ‘’Kasova’’ (Again the Hungarians rollied in 1448 and again they  were routed at Kassova by the furius enemi). Nė librin ‘’Muslim Rule In Europe’’ autori , duke bėrė fjalė pėr Hungarinė dhe luftėrat e saj me Turqit, pėrmend luftėn e Huniadit (Hunyadi) tė vitit 1448, duke pėrmend edhe vendin ku ajo ishte zhvillua qė ishte quajtur ‘’Kasova’’. Nė punimin ‘’Baby Rue’’ tė botuar nė vitin 1881, pėrshkruhet lufta e vitit 1389, duke theksuar se ajo u zhvillua nė vendin e quajtur ‘’Kasova’’ ([...] of August , 1389, the sun a rose over the plains of Kassova [...] of  victory to the Turkish Sultan). Nė librin ‘’Turkey Old And New’’ tė botuar nė vitin 1883, nė pjesėn e IV ,duke u bėrė fjalė pėr Greqinė, Bulgarinė dhe vendet shqiptare , thuhet se beteja e madhe e vitit 1389, u zhvillua nė vendin ‘’Kasova’’ ( 4. Battle of Kassova - Death of Amurath). Asociacioni i numizmatikės amerikane nė botimin e tyre tė vitit 1899, pėrshkruan luftėn e vitit 1389, dhe vendin e ndodhjes e quan ‘’Kasova’’ ([...] by the Turks at the battle of Kassova, in 1389, [...]). Nė punimin ‘’Cyclopaedia of Political Science [...] by the Best American and Europian Writers’’ tė botuar nė vitin 1899, nė pjesėn ku bėhet fjalė pėr Turqinė, flitet dhe pėr Betejėn e cila kishte ndodhur nė vendin ‘’Kasova’’ ([...] Turkish rule was established in its prezent European limits by the battle of Kassova [...]).

 

       Nė librin ‘’Jahrbuch der geologischen Bundesanstalt [...]’’ tė botuar nė vitin 1905, autori vendin e quan ‘’Kasova’’. Nė librin ‘’Modern History [...]’’ tė botuar nė vitin 1907, kur flitet mbi luftėn e vitit 1389, vendin e ndodhjes autori e quan ‘’Kasova’’ (Kassova ‘1389’, the Turks completed the overthrow [...]). Nė librin ‘’The Modern World [...]’’ tė botuar nė vitin 1915, vendi ku u zhvillua lufta e vitit 1389, quhet ‘’Kasova’’ ( But at Kassova ‘1389’, the Turks completed [...]). Nė librin ‘’The Middle Ages, 300 - 1500’’ tė botuar nė vitin 1932, kur bėhet fjalė pėr luftėn e vitit 1389, autori atė e quan ‘’Beteja e Kasovės’’ (1389. Battle of Kassova. Great defeat by [...]). Nė librin ’’Islam in U.S.S.R., Turkey and Europe’’ tė botuar nė vitin 1956, autori duke pėrmendur trevat shqiptare qė gjendeshin nėn Perandorinė Osmane gjatė fundit tė shek. XIX dhe fillimit tė shek. XX, pėrmend provincėn  ‘’Kasova’’ (Vilajetin Kosova, E. R.), si njėrėn ndėr katėr Provincat Turke qė paraqet sot Shqipėria  ([...] die old Turkish provinces of Skutari, Yanina, Kassova and Monastir [...]). Nė librin ‘’Contribution a l’histoire du Commerce Bulgare’’ tė botuar nė vitin 1971, autori duke pėrshkruar Betejėn e Varnės, luftrat e Skenderbeut dhe Betejėn e  vitit 1389, pėr kėtė tė fundit, tregon se u zhvillua nė vendin e quajtur ‘’Kasova’’ ( Bataille de Kassova). Njė autor hungarez nė librin e tij tė botuar nė vitin 1999, vendin e quan ‘’Kassova’’. Njė autor francez, gjatė qėndrimit nė treva tė ndryshme shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX, na jep njė qėndrim interesant qė ka tė bėj me emrin ‘’Kosovė’’. Ky ishte Emil Viet, i cili ishte pėr njė kohė Konsull i shtetit tė Francės nė Shkodėr, ku gjatė asaj kohe mėsoi shumė pėr shqiptarėt dhe vendet e tyre. Kur flet pėr territorin tonė, vendin e quan me emrin ‘’Kosova ose Gistivari’’ i cili nga emri i rrafshinės quhet gjithashtu ‘’Fushė Kosovė’. Ky ėshtė ‘’Kasobusi i vjetėr’’, qė shquhet prej dy betejave tė mėdha ku ngadhėnjyen Bajaziti I dhe Murati i II, mė 1389 dhe 1448 [...]. Gjendet nė rrugėn qė shpie pėr Nissa (Nish) [...].  Lidhur me paraqitjen e emrit “Kasobusi”, mendoj qė autori ka parasysh fjalėn “Kasaba”, e cila nė gjuhėn shqipe dmth. “qytet”. Po ashtu, ‘’Kasaba’’ ka kuptimin e “qytetit tė vogėl” (qytezė) edhe nė gjuhėn serbe. Fjala “Kasabali” nė gjuhėn tonė, ka kuptimin e “banorit tė vjetėr tė qytetit” , apo nė kuptimin e plotė tė fjalės dmth. “qytetar”.

 

       Nga tė gjitha tė dhėnat rreth emrit “Kasova”-‘’Kosova’’, ėshtė me interes ta paraqesim dhe qėndrimin e Encillopedisė Britanike, qė lidhet drejtpėrsėdrejti me atė qė u tha deri mė tani. Sipas Enciklopedisė nė fjalė, alternativa e shqiptimit tė emrit ‘’Kosova’’ frekuenton nga fillimi i shek. XX, nga shqiptimi i mė hershėm ‘’Cassova’’ ose ‘’Cassoua’’, emėr i italianizuar. Nga e gjithė kjo qė paraqitėm, vlen pėr tė komentuar mė tutje dhe disa qėndrime shtesė qė lidhen me prejardhjen e emrit. Kėshtu, nga literatura kuptojmė se, interpretimin e parė tė emrit ‘’Kosova’’, e ka bėrė akademiku kroat Josip Rogliē, i cili thotė se: ‘’ e tėrė terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikė tė Gadishullit Ilir janė tė gjuhės ilire’’, duke ardhur dhe nė pėrfundim qė, terminologjia e emrit gjeografikė ‘’Kosova’’, i takon gjuhės ilire.

 

       Po ashtu interpretimin gjeografik tė emrit e shpjegon dhe M. Carabregu, i cili thotė se, termi ‘’kas-a’’ pėrmban kuptimet e njė kodre, mali apo shkėmbi. Variantet e shpeshta  tė emrit qė ndėr kohė paraqitėn si, ‘’Kasova’’, ‘’Kasava’’ dhe ‘’Kosova’’ na japin  ‘’ kas-a’’ dhe ‘’va’’, qė tė dy terma gjeografikė. Nė bazė tė kėtij termi gjeografik ‘’kas’’, janė gjithashtu edhe emrat: Cassel, Castel, Cashtel, Casteli etj. Ky term pėrdoret edhe pėr emėr personal, fisnor dhe po ashtu si emėr vendi, si: Kas-i, Kasaj, Canius, Kastrat, Kastriot, Kasendra, Kas, etj. Kėtyre qėndrimeve, ju shtojmė disa shembuj qė vėrtetojnė kėto tė dhėna. Psh., Fisi “Kastrat” e ka djepin nė Veri tė Shqipėrisė. Emri “Kastrat” nė shqipen nuk ėshtė shumė i vjetėr, ky emėr vjen nga latinishtja ‘’Castrum’’. Qyteti mesjetar ‘’Kassa’’nė Hungari, nė gjuhen gjermane shqiptohet ‘’Kaschau’’ ndėrsa nė gjuhen latine ‘’Cassovia’’. Sipas dokumenteve dubrovnikase, familja aristokrate ‘’Kasica’’qė jetonte nė Dubrovnik, ishte me prejardhje nga qyteti Novomonte (Novobėrda), etj.

 

 

       Ndėrsa, sa i takon termit gjeografik tė emėr vendit ‘’va -u’’, kuptohet tė pėrdoret tek emėr vendet pėr cektėsi ose gjerėsi tė lumenjve apo luginave, pastaj pėr pėrshkrimin e njė gjerėsie, rrafshine etj. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se, ky term, si prapashtesė ka pėrkrahje tė gjerė, kuptimi i tė cilit mund tė jetė nė tri aspekte: 1) te lumenjtė si vendkalim mė i pėrshtatshėm, 2) tek emėrtimet visore si gjėrsi , rrafshinė, dhe 3) te vendbanimet si rrafshi i ndėrtimit.

 

       Nė vazhdim, duhet tė tregojmė se, qė nga koha antike gjejmė burime tė shkruara, tė cilat na munėdsoin pėr tė vėrtetuar se, fjala ‘’Kas’’, ėshtė shumė e pranishme si emėr nė gjithė vendbanimet, apo trojet ku jetonin ilirėt, e po ashtu disa nga emrat janė, tė afėrt me emrin e sotėm tė ‘’Kasovės - Kosovės’’. Nėpėr tėrė territorin e Kosovės, qė nga lashtėsia hasim njė shtresė tė theksuar ‘’castrumesh’’ (kėshtjellash) dardane, qė mė vonė i pėrforcuan romakėt. Disa prej tyre gėzonin dhe statusin e doganave, stacionit pėr pushim rrugor e disa dhe statusin e municipumit (qytetit). Kėshtu, fjala “Kastra” e gjuhės latine nė gjuhen shqipe, dmth. - Kamp ushtarak, Shatorre apo Llogore; Castrum - Kėshtjellė; Castellum - Kėshtjellė, Rezervuar uji, Katund apo fshat; Castellani - Banorėt e njė kėshtjelle; Kascus/a/um - I moēėm, I vjetėr, I lashtė; Kasa/ue - Kasolle, Pronė, Ēadėr ushtarake. Po ashtu tė dhėnat e para, nė kėtė drejtim, na njoftojnė se, nė tokat e Ilirisė - nė Epir, pėrmendet qyteti ‘’Kasopia’’ qysh nė vitet 313-312 p.e.s.. Shėnimet qė i gjejmė tė vepra ‘’Gjeografia’’, e gjeografit Klaud Ptolemeu tė shek. II tė e.s., na tregojnė se, kur bėhet fjalė pėr Epirin dhe vendin e tij, autori pėrmendė dhe qytetet, ku njėri ndėr ta ishte qyteti i quajtur ‘’Kassiope’’.

 

       Nė tė dhėnat qė i gjejmė nė veprėn ‘’Mbi qytetet dhe popujt’’ tė autorit Stephani Byzantini, kur bėhet fjalė mbi fiset ilire e po ashtu edhe vendbanimet -  qytetet e Ilirisė dhe Epirit, pėrmendet qyteti ‘’Kassope’’, [...] i quajtur kėshtu nga krahina ‘’Kassopia’’. Emėr etnik ‘’kassopaios’’, ‘’kassopios’’ [...]. Procopi Caesariensis (Prokopi i Cezaresė) nė veprėn ‘’De Aedificis’’ (Mbi Ndėrtimet) nė shek. e VI, duke folur pėr Dardaninė, pėrshkruan dhe fortifikatat (kėshtjellat, E. R.) qė Perandori Justinian ndėrtoi dhe i rindėrtoi nė kėtė vend. Prokopi i Cezaresė ėshtė historiani mė nė zė i Bizantit i cili jetoi gjatė shek. VI (... - 565), qė na la shkrime pėr territorin e Dardanisė gjatė kohės sė sundimit tė Perandoritė Justiniani. Njė listė e tėrė e shkruar na ofron tė dhėna pėr kėshtjellat e ndėrtuara dhe tė ri ngritura nga Justiniani, pra pėrmenden disa vendbanime, emėrtimet e tė cilave janė tė rėndėsishme pėr toponimet e Dardanisė, sot Kosovės. Ne, nė kėtė rast, do ti pėrmendim vetėm ato, qė fillojnė me fjalėn ‘’Kas’’. Fortesa tė ndėrtuara, tė reja, nė Dardani pėrmenden dy: ‘’Kastimon’’ dhe ‘’Kastelion’’. Ndėrsa, tė rindėrtuara pėrmenden tri:’’Kasyella’’, ‘’Kastellobreata’’ dhe ‘’Kastelona’’. Nė Maqedoni, me fjalėn ‘’Kas’’ nga fortesa tė rindėrtuara pėrmenden vetėm dy: ‘’Kasopas’’ dhe ‘’Kassopes’’. Po ashtu, nė trevėn Nais, paraqiten dy raste tė ndėrtimit tė fortesave tė reja, ku fjala e emrit fillon me bazėn ‘’Kas’’, e kėto janė: ‘’Kastellion’’ dhe ‘’Kasia’’. Qyteti Nais (Nishi i sotėm) aso kohe ishte njėri ndėr qytetet kryesore tė Dardanisė dhe gjendej nė pjesėn veri-lindore tė vendit. Nė mbėshtetje tė zbulimeve, hulumtimeve tė reja arkeologjike qė u zhvilluan deri nė vitet e tetėdhjeta tė shek. XX nė territorin e Kosovės, thuhet se, kemi tė evidentuara rreth njėqind (100) vendbanime antike, kryesisht nė gėrmadha, numri i madh i tė cilave nuk ėshtė identifikuar.

 

       Tė gjitha tė dhėnat e deritashme na bėjnė pėr tė theksuar, edhe njė herė se, fjala “Kos” ėshtė vazhdimėsi e fjalės “Kas”.

       Nė vazhdim tė punimit, do tė ndalemi edhe njėherė te fjala “Kos”. Nga disa punime dhe qėndrime tė ndryshme do tė shohim se fjala ‘’Kos’’, nuk mund tė pranohet ashtu si e paraqet historiografia serbe, se fjala ka prejardhje nga gjuha sllave, por do tė tregohet se, kjo fjalė i takon dhe gjuhėve tė tjera e po ashtu, ka dhe shumė kuptime nė shumė gjuhė tė botės. Pėr mė tepėr, prejardhja e fjalės ‘’kos’’ konsiderohet pėr e errėt. Do tė ofrojmė disa shembuj pėr tė treguar qė fjala nuk ka kuptim vetėm nė njė gjuhė siē pretendohet. Kėshtu, vendi i quajtur ‘’Kos’’ ose ‘’Cos’’ nė greqisht, nė turqishte ‘’Istankoy’’, nė italishte ‘’Coo’’, ėshtė njė ishull nė detin Egje nė Greqi. Ky vend me kėtė emėrtim ekziston qė nga kohet e vjetra-antike, qė tregohet qartė se emri s’ka fare tė bėj me farė kuptimi,  origjine apo ka tė bėj me farė prejardhje sllave. Fisi (Farefisi) i Romės ‘’Kos-o’’ ose ‘’Kos-oje’’ ka origjinė nga Etrurėt, ndėrsa te serbėt kėta ‘’Kos-ari’’, i pėrkisnin familjes fisnike tė vjetėr tė Barit (Tivarit, E. R.). Emri ‘’Kos-tandin’’, predominon dhe pėrdorėt  nė gjuhėn shqipe si emėr i njeriut. Edhe pse ky emėr dominon te shqiptarėt, origjina e tij rrjedhė nga gjuha latine. Emri ‘’Kos-tandin’’ ėshtė mė i afėrti me variantin ‘’Cos-tantino’’ qė e gjejmė te italianėt.  ‘’Kos-tandin’’ ėshtė njė variant i emrit ‘’Con-s-tantine’’ i gjuhės angleze. Kėshtu, emri ‘’Kos-tandin’’ pėrdorėt vetėm nga italianėt ( Cos-tantino dhe Cos-tanzo) dhe shqiptarėt (Kos-tandin), ndėrsa varianti ‘’Kon-s-tantin’’pėrdorėt nė shumė gjuhė tjera si: angleze, gjermane, franceze, greke etj. 

 

       Me fjalėn ‘’Kos’’ nė Indi quhet ‘’mila e indisė veriore’’, pra ka kuptimin e njėsisė sė gjatėsisė gjeografike. Pastaj kemi termat nė matematikė si, ‘’Kos-ekans’’ (qė nė gjeometri ka funksionin e njė rrethi), ‘’Kos-ekant’’ (gjeometri), ‘’Kos-inus’’ (matematikė - sinus pika e dhėnė e rrethit dhe gjeometri funksioni i katetes drejt hipotenuzes) etj. Po ashtu, kemi dhe fjalėt si, ‘’Kos-mos’’ nė gjuhėn angleze, e cila nė shqip shqiptohet ‘’Kozmos’’, e nė serbishte ‘’Kozmos’’ (Svemir), e qė tė tria bashkė, kanė kuptimin e njėjtė ‘’Gjithėsi’’. ‘’Kos-kinomantia’’ (greqisht), qė nė pėrkthim dmth. ‘’tė profetizuarit  - tė parathėnėt’’. ‘’Kos-marhija’’ (greqisht - bota, sundimi), sundimi i botės. ‘’Kos- mika’’, ( greqisht - bota, sundimi), nė gjuhėn tonė ‘’Kozmik/e’ ’dmth.  botėrore-diēka qė i takon krejt botės. ‘’Kos-metika’’ (mjeshtėria e zbukurimit), dmth. ‘’Kozmetikė’’, etj. Kėshtu, prejardhja e fjalės, emrit ‘’Kos’’, mund tė konsiderohet jo sllave apo tė konsiderohet pėr fjalė e errėt, pasi qė gjuhėtarėt nuk e ndriēojnė pėr mė tepėr.

 

       Nga gjitha tė dhėnat e paraqitura, mendojė se, argumentet flasin qė, emri ‘’Kosovė-a’’ origjinėn linguistike e ka nė emrin ‘’Kasova’’. Prandaj kemi metatezėn nė shqiptimin e emrit nga ‘’Kasova’’ nė ‘’Kosovė - Kosova’’. Sipas konsultimit me njė studiues tė gjuhės, i cili njehė mjaft mirė gjuhėn cirilike sllave dhe gjuhėn osmane, tregon se, nė shkrimet e vjetra cirilike sllave ndeshim shumė raste kur germa ‘’a’’ ėshtė shkruar ‘’o’’, ēėshtje kjo qė vėrtetohet me krahasimin e dokumenteve. Po kjo shihet edhe te studiuesit serb tė cilėt, nė rastet e pėrkthimit tė dokumenteve mesjetare latine e osmane shumė shpesh, apo nė shumicėn e rasteve, germėn ‘’a’’ e zėvendėsojnė me germėn ‘’o’’. Njė shembull adekuat nė kėtė drejtim, e arsyeton qėndrimin e theksuar mė lartė, e ky ėshtė emri i qytetit ‘’Kotor’’, i cili nė tė gjitha dokumentet qė nga mesjeta deri nė shek. XIX quhet ‘’Katar’’. Versionin ‘’Kotor’’ e gjejmė vetėm nė shkrimet sllave, ēėshtje kjo qė mund tė vėrtetohet nga argumente tė mjaftueshme. 

 

       Nga tė gjitha qėndrimet e theksuara mė lartė, vlen pėr ti pėrmendur edhe njėherė punimet e akademikut J. Rogliē dhe studiuesit M. Carabregu, nga tė cilat mundė tė theksojmė se, emri ‘’Kosova’’ ka origjinė Ilire, duke hedhė poshtė teorinė se, emri ka etimologji sllave-serbe. Edhe autorė tjerė janė tė kėtij mendimi kur theksojnė se, emri ‘’Kosova’’ [...] me sa dihet, pėrmendet qė nga Beteja e Kosovės (1389). Mendoj se fjala ‘’Kosovė’’duhet tė jetė fjalė e lashtė ilire apo trake, aq mė tepėr, kur dihet se, emrin ‘’Kosova’’ e hasim nė shumė vise tė Gadishullit Ballkanik [...]. Duke qenė se emėrtimin ‘’Kosovė’’ e hasim edhe nė disa vende si Dalmaci, Bosnje e Maqedoni, nė tė vėrtet mu nė pjesėt ku ishte zhvilluar etnosi ilir, mendoj se kanė prejardhje tė njėjtė. Kėshtu, ‘’Kosova Dalmatine’’ pėrmendet herėt si ‘’Campus Merularum’’ te kronika e “Popit Duklanin” e shek. XII, pra e ka kuptimin e emrit ‘’Fusha e Kosovės’’. Emri ‘’Kosova’’ edhe nė kėtė dorėshkrim tė shek.  XIII, thuhet tė ishte njė termė mbi bazėn e gjuhės ilire. Autori, Q. Namani, na ofron tė dhėna qė, fjala “Kas” nėnkupton fjalėn “Kėshtjellė”, me arsye se, vendi kishte shumė kėshtjella gjatė historisė-vetėm nė shek. e VI, kishte 69 kėshtjella qė i paraqet autori Prokopi i Cezares, dhe fjalėn “ova” qė nėnkupton “fushė”. Kėto dy fjalė pėrbėjnė sot nė gjuhėn shqipe emrin “Fusha e Kėshtjellave” - “Kasova”, qė me njė metatezė ndėr kohė, emri do tė kalon nė formėn e sotme “Kosovė/a”.

 

       Para pėrfundimit duhet tė theksojmė qė, kėrkimet e gjertanishme nė fushė tė toponimisė brenda kufijve tė sotėm tė Kosovės dhe nė kontest tė kufijve historik, tė cilat i janė pėrshkruar Dardanisė antike, dėshmojnė pėr njė numėr tė madh shtresash gjuhėsore tė saj, studimi i tė cilave krijon pasqyrėn e saktė tė kulturės gjuhėsore, etnografike e historike tė vendit. Nė fondin e pėrgjithshėm tė toponimeve tė Kosovės, dhe mė gjėrė Dardanisė, qė e pėrbėn fondi i vjetėr iliro-shqiptar, do tė ndeshim dhe fondin e shtresimeve romake, bizantine, saksone e sllave gjatė mesjetės, osmane gjatė pesė shekujve si dhe serbe nė shek. XX Ėshtė i njohur fakti se gjuha latine, pas pushtimeve romake tė viseve tė banuara me popullsi ilire bėhet mjeti kryesor i tė shprehurit shkrimor tė ilirėve dhe nė kėtė mėnyrė,  pa u vėrejtur janė futur format romake nė onomastikėn dhe toponomastikėn e vjetėr tradicionale ilire. Pasi nė kėto troje, sundimi Romakė zgjati dhjetėra shekuj, duhet ditur ndikimin e fuqishėm tė tyre dhe fesė katolike tek populli qė jetonte nė kėto treva, tė cilėt bėnė qė vendi tė pranojė edhe elemente latinfolėse dhe qė shumė toponime tė lashta sot tė kanė apelativa latinė. Kjo ndodhi dhe me emrin ‘’Kas-a’’.

 

       Derisa fondi i vjetėr i toponimisė shqiptare, dėshmohet nga shkrime dhe harta qė nga antikiteti, dihet se fondi sllavė i toponimisė mesjetare do tė rikonstruktohėt nga fundi i shek. XIX duke vazhduar nė shek. XX. Tė dhėnat fragmentare pėr emrin e vendit (edhe ato pėr emėrtimet e shumė vendeve tė tjera tė Kosovės) tė cilat na i afron lėnda arkivore-burimet historike (diplomat mesjetare) dhe dokumente tjera qė na paraqiten nga literatura serbe, duhet tė merren me rezervė. Kėto tė dhėna, qė nga mesjeta e deri nė fillim tė shek. XX, nuk kishin karakterin e pėrgjithshėm tė regjistrimit tė vendbanimeve. Shumė nga to, janė shkruar dhe pėrshkruar nga priftėrinjtė e kishave ortodokse sllave, tė cilėt me qėllime e pa qėllime i kishin ndryshuar tė dhėnat toponimike dhe antroponimike, duke i shkruar nė frymėn dhe formėn e gjuhės sllave, kėshtu qė shumė prej tyre ishin shtrembėruar dhe njė pjesė e tyre ishte sllavizuar nė mėnyrė direkėte me anė tė pėrkthimeve. Siē shihet, prej kėtyre tė dhėnave, toponimia dhe antroponimia shqiptare e popullatės vendėse ishte sllavizuar gati tėrėsisht. Kėto tė dhėna, pėr fat tė keq, edhe sot e kėsaj dite, hynė nė pėrdorim nė shkrimet zyrtare dhe keqpėrdorohen nga shkrimet e ndryshme tė  historiografisė serbe.

 

       Pėrveē dėshmive tė pakontestueshme qė dihen pėr sllavizmin e toponimisė mesjetare shqiptare, ky fond, dhunshėm do tė shtresohet mbi toponiminė e vendit, pas okupimit tė Kosovės nga Serbia qė nga vitet 1913 e kėtej. Nga kjo kohė, shumė emėrtime tė vendbanimeve do tė ndėrrohen dhe do tė zėvendėsohen me emra tė rinj, psh: Lazarevo, Miloshevo, Obiliē, Gjeneral Jankoviq, Uroshevac, Kosovo Polje, Dobra Voda e tjera. Zakonisht, dihet se pas ē’do lufte, mė mirė tė themi, pas ē’do okupimi, gjithherė janė shkaktuar ndryshime tė mėdha si gjuhėsore e etnografike dhe kulturore-historike tė njė populli apo tė vendit tė caktuar. Pushtuesit nė kėto troje, dhunshėm krijuan emėrtimet e vendbanimeve etj., duke krijuar dhe shėnimet, hartat topografike me politizime tė antroponimeve, toponimeve, hidronimeve dhe vet etnonimeve tė vėrteta e tė vjetra tė vendit. Kėta, gjatė shekujve, jo vetėm qė lėnė gjurmė kulturore e fetare, tė emrave tė njerėzve etj., por pėr mė keq, ngatėrruan apo dhe tentuan ta zhdukin topografinė reale tė vendit. Rezultati i pushtimeve sot, na e bėnė shumė tė vėshtirė tė dimė etimologjinė e vėrtet tė emėrvendeve tė territorit tonė dhe mė gjerė regjioneve ballkanike. 

 

       Nga e gjithė kjo qė u tha, konstatoj se: tendencat e shkencės sė politizuar dhe historiografisė serbe qė emrin ‘’Kosovė-a’’ ta paraqesin me prejardhje sllave - serbe  etj., janė vetėm konstruktime, manipulime me qėllime nacionaliste e tė pa mbėshtetura nga dėshmitė historike. Ėshtė interesant tė thuhet dhe ajo, qė vėrehet pothuajse nė tė gjitha punimet e autorėve serb, se, shpjegimin e emrit e marrin nga tė dhėnat popullore e jo nga tė dhėnat shkencore.

 

       Ėshtė shumė me rėndėsi tė paraqesim dhe qėndrimet tendencioze serbe qė i theksuam nė kėtė punim, e qė kanė tė bėjnė me pretendimet pėr ndėrrimin e emrit ‘’Kosovė/a’’. Historiografia serbe, qė nga gjysma e shek. XIX, e deri nė vitet e njėzeta tė shek. XX, pretendon  dhe provon me tė gjitha mjetet qė ta quaj vendin me emrin  e imagjinuar ‘’Serbia e Vjetėr’’, por ky tentim bie poshtė, pasi qė nuk arrin tė hyj nė pėrdorim zyrtar dhe nuk pranohet nga historiografia evropiane e mė gjėrė. Po ashtu, kemi tendencėn qė vendi tė quhet ‘’Serbia Jugore’’, emėr qė pėrdoret nga vitet 1920 e deri nė vitin 1940, por dihet se edhe ky emėrtim nuk pati jetė tė gjatė dhe nuk mundi tė realizohet. Pas dėshtimit tė dy emrave tė parė, tentimi do tė vazhdojė pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur vendi do tė quhet ‘’Kosova e Metohija’’, deri nė vitin 1968. Por edhe ky emėrtim i pa bazė do tė bie, pasi qė emri i vendit, sipas Kushtetutės sė vitit 1968 tė Republikės Federale tė Jugosllavisė, me kėrkesėn e shqiptarėve, u vendos   tė quhet me emrin qė e kishte mė parė ‘’Kosovė/a’’. Pas kėtyre tentimeve, historiografia serbe, kuptohet gjithė kohės me mbėshtetjen e qeverisė serbe, pasi nuk i mbeti alternativė tjetėr, gjeti mbėshtetje vetėm nė mundėsin pėr ta ‘’shpjeguar shkencėrisht’’ prejardhjen e  emrit, duke e shpjeguar siē e pamė, se,  kinse  emri paska prejardhje nga ‘’gjuha sllave-serbe’’. Kėshtu, qė nga kjo kohė, pa ndėrprerė  pretendohet qė, edhe sot emri tė shqiptohet dhe shkruhet nė variantin ‘’Kosovo’’. Ky variant, siē del nga dėshmitė e lartpėrmendura mė lart, nuk ka fare tė bėj me farė mbėshtetje shkencore, pėrveē asaj qė mund ta quajmė, pėrshtatje e  ndjenjės gjuhėsore sllave-serbe.

 

       Nga kjo del se, sikur emri ‘’Kosovė’’tė ishte me ‘’prejardhje sllave’’, nuk do tė kishim dhe tendencėn shekullore tė historiografisė dhe qeverisė serbe pėr ta ndryshuar atė, jo nė njė variant, por nė shumė variante, siē i pamė mė lartė. Nė kėtė drejtim, kemi dhe qėndrimin e autorit serb se, emri ėshtė turko-shqiptar, qė nėnkuptohet se emri, nuk ka prejardhje serbe. Po ashtu, po e ritheksoj qėndrimin e autorit serb qė tregon se, emri duke u pėrshkruar-pėrkthyer nga vendasit merret dhe kuptohet nga autorėt e huaj, sikur se emri ka prejardhje nga ‘’zogu’, kėshtu qė shumė autorė ndėrkombėtarė emrin e vendit pasi qė e pėrkthejnė nė gjuhėt e tyre e quajnė: Campus Merulae, Shamp de Merles ose Amselfeld dhe emėrtime tjera qė i kemi paraqitur mė lartė. Duhet tė dihet qė kėto emėrtime tė autorėve ndėrkombėtarė nė literaturėn historike fillojnė tė paraqiten tek nga fund shekulli XVII, kurse kėto do tė arrijnė tė marrin formė tek gjatė shek. XIX - XX. Pra, kėta emra kanė dalė si rezultat i vonė i shkrimeve dhe literaturės historiografike ndoshta tė imponuar, dhe pėr kėtė nuk mund tė kenė vlera autentike.

 

       Tė dhėnat e mjaftueshme qė i ofruam, mė mundėsojnė pėr tė pėrfunduar se, emri i vendit  tonė ‘’Kosovė/a’’, ka prejardhje nga gjuha ilire-latine-shqipe. Prejardhja e emrit lidhet me emrin e njė kėshtjelle, qyteti, province, mali apo fushe qė ekzistoi nė vendin tonė ndėr shekuj. Po ashtu nga tė dhėnat, mund tė theksojmė se, emrin mund tė kuptojmė qė paraqet vendin e vjetėr tė qytetėruar, vendin e kėshtjellave, vendin e kasollave-shtėpive etj. Por pėr mundėsinė e kuptimit tė emrit, mendoj se ėshtė reale t’ia lėmė  gjuhėtarėve, etimologėve pėr tė dhėnė rezultatet e tyre nė kėtė drejtim, qė do tė ishte zgjidhja mė e mirė dhe pėrfundimtare e ndriēimit tė ēėshtjes, qė mendoj se, nė tė ardhmen e afėrt kėto rezultate nuk do tė na mungojnė. E rėndėsishmja e kėtij punimi ėshtė se, tė dhėnat historiografike dėshmojnė qė, emri ka prejardhje dhe kuptim nga vendi dhe gjuha e popullit qė jetoi mijėra vite nė kėto treva - popullit shqiptar.

 

Autori ėshtė Koordinator Shkencor nė Institutin Arkeologjik tė Kosovės.