Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - HESHTJA – NJĖ MIT

Nga: Edgar Allan POE

Pėrktheu Rudina DAHRI

HESHTJA – NJĖ MIT

       “Burri mė pas ktheu vėshtrimin nga qielli dhe mė pas po shihte me kujdes lumin e tmerrshėm Zaire, mė pas kėqyri ujėrat verdhacake dhe mbi tė pa edhe zambakėt e ujit. I vuri veshin psherėtimave tė zambakėve tė ujit dhe mėrmėrimės qė dilte prej tyre. Unė rrija ngjitur pas strofkullės sime dhe nuk ia hiqja sytė burrit tė shkėmbit.

 

 

            “Bota ku jetojmė, ėshtė botė fjalėsh: tė qetė i bėjmė thirrje heshtjes, e cila ėshtė fjala mė e thjeshtė nga tė gjitha”

 

 

 

            “Mė dėgjo” tha Demoni, teksa m’i vendosi duart mbi kokė. “Ekziston njė njollė e neveritshme qė ende nuk vihet re nga ne, por qė mund tė ekzistojė nė ėndrrat energjike qė vijnė si Simoni nė trurin e atij qė fle dhe qė rreket ende tė flejė mes rrezeve tė ndaluara tė diellit – kėto rreze qė futen fshehtas nė tempujt e melankolisė nė labirintet e saj".

            Rajoni pėr tė cilin po flas ėshtė njė rajon i tmerrshėm nė Libi, nė kufi me lumin Zaire. Aty nuk ka qetėsi, as heshtja nuk ekziston. “Ujėrat e lumit kanė njė shafran dhe duket sikur lėshojnė britma prej sė sėmuri – vazhdon tė rrjedhė drejt detit, por trupi nis t’i dridhet nėn syrin e kuq tė diellit me njė gjest tė potershėm dhe tė vrullshėm. Milje larg nga ana tjetėr e shtratit tė lumit ndodhet njė shkretėtirė e zbehtė plot me zambakė gjigante uji. Ato psherėtijnė nėn vetminė e tyre dhe zgjaten drejt qiellit me ato qafat e gjata si prej fantazme, duket sikur tundin kokėn pareshtur.

            Dėgjohet edhe njė murmurimė e paqartė qė ngjason me zhurmėn e njė kėnete si vrulli i ujit nėntokėsor. i psherėtijnė njėra-tjetrės. “Por ka njė kufi nė fushėn e tyre – kufiri i errėsirės,  i pyllit tė tmerrshėm e kryelartė. Aty trazirat nisin ngadalė e vazhdojnė pėr njė kohė tė gjatė.

            Nuk fryn era drejt qiellit. Pemėt e larta tė qėmotshme shkundin njėra-tjetrėn me njė tingull tė fortė. Majat e larta tė tyre, njė nga njė, spėrkaten me pika. Nė rrėnjėt e luleve tė ēuditshme e tė helmėta duket sikur dremitin kafshėt. Nė maja, me njė zhurmė fėshfėritėse dhe dinamike, retė gri duket sikur vėrsulen pėrjetėsisht drejt tyre, mė pas rrokullisen duke krijuar njė katarakt, mbi murin e zjarrtė tė horizontit.

            Jo, nuk ka erė qė vėrsulet drejt qiellit. Nė brigjet e lumit Zaire nuk ka as qetėsi, as heshtje. “Ishte natė dhe shiu nisi tė binte lehtė; shiu mė ngjasonte me pikat e gjakut. Qėndrova nė kėnetė mes zambakėve tė gjatė dhe pikat e shiut mė lagėn kokėn – zambakėt psherėtinė nėn solemnitetin e rrėnimit tė tyre.

            “Hėna u ngrit rrėmbimthi pėrmes mjegullės sė zbehtė dhe sikur u skuq duke marrė njė ngjyrė pėrvėlake. Sytė e mi ranė mbi shkėmbin e madh gri, i cili i bėnte hije bregut tė lumit dhe dritės sė hėnės.

            Shkėmbi ishte ngjyrė gri, i kobshėm, i gjatė, shkėmbi ishte i hirtė. Mbi tė ishin skalitur nė gur tiparet njerėzore; unė ecja nė kėnetė mes zambakėve tė ujit, derisa u afrova shumė te bregu, saqė mund tė shihja gėrmat e shkruara nė gurėt e shkėmbit.

            Nuk arrita dot t’i shihja njė pėr njė. Mė duhej tė kthehesha te kėneta, kur hėna ndriēoi me njė ngjyrė mė tė fortė tė kuqėrremtė, mė pas u ktheva dhe pashė sėrish nga shkėmbi, mbi gėrmat e ngjitura nėpėr gurėt e tij – gėrmat ishin kėto: Rrėnimi.

            “Pashė pėrpjetė, aty ku qėndronte dikush nė majė tė shkėmbit. Arrita tė fshihesha pas zambakėve tė ujit qė tė zbuloja veprimet e njeriut mbi shkėmb.

            Burri ishte i gjatė, hijerėndė, dukej sikur ishte fshehur nėn shpatullat e tij deri te kėmbėt. Pėrvijimet e siluetės sė tij nuk ishin aspak tė dallueshme – por tiparet e tij ishin tiparet e njė perėndie; pėr mantelin e natės, pėr mjegullėn qė kish rėnė, pėr hėnėn, pėr vesėn qė po niste t’i zbulonte tiparet e fytyrės sė tij. Balli ishte i lartė dhe dukej i mbushur me mendime, sytė i dukeshin paksa tė egėr; nė faqet e tij lexoja mitin e dhimbjes dhe mėrzinė, pakėnaqėsinė me njerėzimin dhe njė lloj pėrgjėrimi pėr vetminė.

 

 

            Hėna ndriēoi mbi fytyrėn e tij dhe mbi tiparet, qė ishin mė tė bukura sesa ėndrrat e gėzuara, qė rrinin pezull nė shpirtrat e vajzave tė Delos!

            “Burri u ul sėrish pranė shkėmbit, u shtri sa gjatė e gjerė drejt fjalės sė shkruar mbi gurėt e shkėmbit.

            Ai vėshtroi poshtė te shkurrnajet e lėvizshme, mė pas pa mbi pemėt e larta e tė qėmotshme, mė pas pa edhe mė lart, drejt qiellit dhe mė pas drejt hėnės sė kuqe flakė.

            U pozicionova sėrish mes zambakėve tė ujit dhe vura re me kujdes veprimet e burrit.

            Ai fėrgėllonte nga vetmia – por nata po venitej dhe ai vazhdonte tė rrinte i ngjitur pas shkėmbit.

            “Burri mė pas ktheu vėshtrimin nga qielli dhe mė pas po shihte me kujdes lumin e tmerrshėm Zaire, mė pas kėqyri ujėrat verdhacake dhe mbi tė pa edhe zambakėt e ujit. I vuri veshin psherėtimave tė zambakėve tė ujit dhe mėrmėrimės qė dilte prej tyre. Unė rrija ngjitur pas strofkullės sime dhe nuk ia hiqja sytė burrit tė shkėmbit.

            Hipopotamėt dukej sikur dėgjuan zėrin tim dhe erdhėn si mostra nėn pjesėn e poshtme tė shkėmbit. Ata ulėrisnin me zė tė lartė dhe tė kallnin datėn, atyposhtė hėnės sė kuqėrremtė.         U ngjita edhe mė pas strofkullės sime.

            “Mė pas nisa tė mallkoja elementet e gurgulesė; njė shtrėngatė nisi tė afrohej, por era ende nuk frynte. Qielli u bė mė i gjallė bashkė me dhunėn qė ndillte shtrėngata – shiu nisi tė lagte kokone burrit – rrjedha e lumit nisi tė zbriste me vėrtik poshtė – lumi u shndėrrua nė shkumė – dhe zambakėt e ujit vikasnin nė shtratin e tyre – pylli sikur shkėrmoqej para forcės sė erės. Drita po venitej gjithnjė e mė shumė. Ende rrija e shihja veprimet e burrit. Ai fėrgėllonte nga vetmia, por nata po venitej dhe ai vazhdonte tė rrinte i ngjitur pas shkėmbit.

            “Mė pas nisa tė inatosesha dhe po mallkoja, duke sharė heshtjen, lumin, zambakėt, erėn, pyllin, qiellin, bubullimat dhe psherėtimat e zambakėve tė ujit. Ato i mallkova, por ende ishin aty. Hėna nuk po lėkundej mė nė shtegun e saj mbi qiell – bubullimat u mekėn, drita nuk vezullonte mė, retė vareshin krejt pa lėvizur, zambakėt e ujit nuk psherėtinin mė, mėrmėrima nuk dėgjohej mė, asnjė tingull nė gjithė atė shkretėtirė tė paanė.

            Pashė sėrish mbi shkronjat e shkėmbit, ato ishin ndryshuar – aty lexohej Heshtje.

            “Sytė e mi ranė mbi tiparet e burrit, dukej i zbehtė e i terrorizuar.

            Ngriti dorėn mbi kokė dhe qėndroi ende nė shkėmb duke dėgjuar. Por asnjė zė nuk dėgjohej nė gjithė atė hapėsirė. Shkronjat ishin Heshtje.

            Burri fėrgėllonte. Mė pas ktheu kokėn dhe unė i hoqa sytė prej tij. Nuk e pashė mė”.

 

            * * *

 

            Tani ekzistojnė pėrralla tė bukura nė volumet e Magit – volume qė flasin pėr melankolinė e Magit. Janė histori tė lavdishme tė Qiellit, tė Tokės dhe tė Detit – edhe tė Gjeniut qė zotėron gjithēka. Demoni mė tha se do mė qėndrojė te hija e varrit, qė ka pėr tė qenė i mrekullueshėm!

            Meqė Demoni i dha fund kėsaj historie, ai ra pėrmbys dhe nisi tė qeshte.

            Nuk qeshja dot me Demonin, ndaj ai mė mallkoi, ngaqė nuk qesha dot.

            Rrėqebulli qė ndodhej nė varr e qė do ishte aty pėrgjithmonė, doli prej andej, u afrua te kėmba e Demonit dhe nisi ta shihte nė fytyrė pa ia ndarė sytė.