Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - HESHTJA – MUNDĖSI TAKIMI ME VETVETEN

M. Franciska (Suzana) LEKAJ

www.drita.info

HESHTJA – MUNDĖSI TAKIMI ME VETVETEN

 

            Heshtje ėshtė njė vlerė e njė thesar qė na ndihmon tė hyjmė nė brendėsinė tonė pėr tė gjetur qetėsinė e brendshme, pėr tė njohur e takuar Zotin, pėr tė reflektuar e pėr tė njohur vlerat qė janė brenda njeriut si: mirėnjohjen, respektin, dashurinė, faljen, mirėkuptimin, thjeshtėsinė, e ēdo bukuri qė ėshtė nė tė.

 

  

            “Fjala ėshtė argjend e heshtja ėshtė flori.” Tė dish tė flasėsh, sot, ėshtė e rėndėsishme, por pėrveē kėsaj lind edhe nevoja tė dish tė heshtėsh. Njeriu sot po jeton nė njė botė shumė tė shpejtė e tė rrethuar me zhurma tė ndryshme e, me sa duket, ėshtė harruar bukuria dhe vlera e heshtjes. Njeriu, i cili ėshtė duke u rritur e duke jetuar nė kėtė zhurmė, ēdo ditė e mė shumė ka frikė e nuk ka guxim tė qėndrojė pėrballė heshtjes, qetėsisė, takimit me vetveten. E sheh atė si humbje kohe, boshllėk, si diēka tė mėrzitshme, si diēka qė nuk i takon atij. Dhe del me arsyetimin qė heshtja ėshtė pjesė e religjioneve ose besimeve fetare dhe se u pėrket e kėrkohet tė praktikohet vetėm nga personat qė e vlerėsojnė dhe i pėrkushtohen njė besimi fetar!!!

            Kėshtu, pak kohė ose mė mirė tė thuhet aspak nuk ia mundėson vetes praktikimin e heshtjes, takimin me vetveten, por tenton tė qėndrojė sa mė larg saj! Ai bėn shumė plane pėr shumė gjėra, mundohet tė gjejė kohė pėr shumėēka e pėr shumėkėnd, kurse pėr tė takuar vetveten qė e ka mė sė afėrmi, as qė ėshtė e vendosur nė listėn e programit e nuk e vret fare mendjen pėr kėtė!!!

            Kjo duket qartė sot, tani e nė tė pėrditshmen, sepse njeriu i sotėm, ose siē dėgjohet tashmė mjaft shpesh, njeriu modern preferon tė qėndrojė nė zhurma nga mė tė ndryshmet e kėtė e bėn vetėm qė tė mos takohet me vetveten, tė mos qėndrojė me vetveten sepse ka frikė prej saj.

            Zgjedh tė qėndrojė nė ēfarėdo zhurme, tė dėgjojė ēdo lloj bisede edhe nga ato mė tė pa vlerat, e tė kotat, i lejon vetes qė tė bėhet bashkėpunues i thashethemeve, vetėm e vetėm qė tė mos qėndrojė nė heshtje. Zgjedh tė qėndrojė vazhdimisht me celular nė duar, por nėse ndodh t’i ketė duart e zėna, e zėvendėson me kufje nė veshė. Edhe nėse flet me tjetrin, celularin nuk e lėshon nga dora. Nuk ka kohė ta shikojė e ta dėgjojė personin qė ka pėrballė. E kjo, jo vetėm se ėshtė mungesė e praktikimit tė heshtjes, por ėshtė edhe mungesė edukate.

            Nėse shikon TV vazhdon tė mbajė celularin nė duar. Gjatė ushqimit vazhdimisht me celular. Nėse i duhet tė presė apo tė udhėtojė, si mik e bashkudhėtar ka vazhdimisht celularin. E qė kėtu kuptohet se pėr njeriun e sotėm njė objekt ėshtė bėrė mė i rėndėsishėm e mė i vlefshėm se vetvetja, se tjetri, se libri. E duke e gėnjyer veten e tjetrin shpesh arsyetohet se, gjatė mbajtjes sė celularit, ai lexon apo shikon gjėra tė rėndėsishme e me vlerė. E harron se, vetė fakti, tė dish tė qėndrosh nė heshtje ėshtė njė vlerė.

            Edhe pse pėrdorimi i teknologjisė ka si qėllim lehtėsimin e jetės sė njeriut, duke e bėrė atė mė tė lumtur, tė mos e lodhė shumė… por si duket ajo po vepron nė tė kundėrtėn, ai nuk resht duke u ankuar: jam i lodhur, nervoz, pa vullnet, i pakėnaqur, ndjen mungesėn e respektit…! Pse vallė gjithė kjo mungesė qetėsie e varfėri shpirtėrore?! E kjo nuk ėshtė aspak pėr t’u ēuditur e pėr t’u befasuar, sepse UNĖ ,TI, NE nuk kemi kohė pėr vetvete, nuk kemi nerva pėr vetvete, nuk kemi respekt pėr vetvete. Sepse objekti ėshtė bėrė mė i rėndėsishėm se vetvetja, se tjetri, zhurma mė e vlefshme se heshtja, gėnjeshtra me e rėndėsishme se e vėrteta, mbyllja nė njė dhomė mė e rėndėsishme se daljet nė natyrė…!

            Atėherė ka ardhur momenti qė tė jesh mė i vėmendshėm ndaj heshtjes, tė gjesh kohė, t’i ndash 15-20 minuta pėr vetvete t’i kushtohet rėndėsi e tė vlerėsohet heshtja, t’i thuash stop celularit, TV, kompjuterit, daljeve tė panevojshme e tė qėndrosh nė heshtje me veten tėnde. T’i dėgjosh tė rrahurat e zemrės, tė dėgjosh frymėmarrjen tėnde… tė dish tė dėgjosh cicėrimat e zogjve, tė shijosh bukurinė e natyrės…

            Qė tė praktikosh kėto, kėrkohet t’i mbyllėsh tė gjitha zėrat qė tė vijnė nga jashtė e vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė komunikohet me vetveten, tė marrėsh mesazhe nga brendėsia e tė gjesh qetėsinė e brendshme qė ėshtė mė se e nevojshme pėr shėndet tė mirė fizik, psikik e shpirtėror.

            Ēdo gjė kėrkohet tė ketė kohėn e vet, rėndėsinė e vet dhe pėrkushtimin. T’i kushtohet kohė secilit njeri, secilit angazhim e secilės punė. E kjo arrihet vetėm kur mėsohemi t’i kushtojmė rėndėsi gjendjes sonė shpirtėrore, kur gjejmė kohė pėr tė takuar e respektuar vetveten. E gjithė kjo vjen vetėm nga praktikimi i heshtjes nė jetėn tonė tė pėrditshme, duke ia falur apo dhuruar vetes disa minuta.

            Tė edukohemi nė atė mėnyrė qė t’i pėrkushtohemi tėrėsisht tjetrit, angazhimit, punės nė tėrėsi dhe jo duke bėrė dy gjėra njėkohėsisht. Nėse flet me njė person, kushtoju tėrėsisht atij, lėre anash celularin. Nėse bėn njė punė, pėrkushtoju asaj pune. Nėse shikon TV, pėrqendrohu, sepse vetėm kėshtu arrin t’i njohėsh situatat e t’i kuptosh. Tė gjitha kėto arrihen vetėm nėse praktikohet heshtja, hyrja brenda vetes.

            Nuk po flitet pėr njė heshtje qė mund tė lindė nga zemėrimi, inati, xhelozia, mėrzia vetmia apo nga situata tė ndryshme, por po flitet pėr njė heshtje qė ėshtė njė vlerė e njė thesar qė na ndihmon tė hyjmė nė brendėsinė tonė pėr tė gjetur qetėsinė e brendshme, pėr tė njohur e takuar Zotin, pėr tė reflektuar e pėr tė njohur vlerat qė janė brenda njeriut si: mirėnjohjen, respektin, dashurinė, faljen, mirėkuptimin, thjeshtėsinė, e ēdo bukuri qė ėshtė nė tė.

            Thomas Carlyel thotė: Heshtja ėshtė elementi nė tė cilėn formohen, bėhen gjėrat e mėdha.

            Praktika e heshtjes sė brendshme ėshtė njė mundėsi intimiteti me veten, pėr tė rritur vetėnjohje dhe pėr tė kuptuar se ēfarė mendoj, ndjej dhe dėshiroj e pėr tė parė jo ēfarė bėj, por si i bėj gjėrat. Heshtja ėshtė ajo qė e ndihmon njeriun qė tė qėndrojė me vetveten dhe qė tė ketė njė mirėqenie. Pra, ka tė bėjė me botėn e brendshme. Ajo ėshtė njė instrument i shkėlqyeshėm qė mundėson komunikimin me vetveten. Ėshtė njė vlerė qė kėrkohet tė kultivohet e tė edukohet tek ēdo person, sepse e ndihmon njeriun ta kuptojė e ta njohė mė mirė se kush ėshtė, si ndjehet dhe ēfarė dėshiron. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė njeriu ta ndjejė nevojėn pėr kėtė heshtje, qė ta dėgjojė frymėmarrjen, ritmin e zemrės, sepse vetėm kėshtu arrin tė hyjė nė thellėsinė e tij ku askush tjetėr nuk mund tė depėrtojė.

            Pascal thotė: Tė gjitha problemet e njerėzimit burojnė nga paaftėsia pėr t’u ulur i vetėm, qetėsisht, nė njė dhomė.

            Heshtja nuk ėshtė e rezervuar vetėm pėr disa persona, por, nė jetėn e pėrditshme, kėrkohet tė praktikohet nga tė gjithė. Sepse ėshtė njė shenjė e forcės, njė shenjė respekti ndaj vetvetes. Kėrkohet qė njeriu tė fillojė tė bėjė shoqėri e miqėsi me heshtjen. Sidomos sot, qė ėshtė i bombarduar nga zhurma e nga njė jetė shumė stresuese. Heshtja ėshtė mundėsi e hyrjes brenda vetes jo nė mėnyrė sipėrfaqėsore, por nė thellėsi, pėr t’i parė dėshirat e nevojat.

            Confucio: Heshtja ėshtė i vetmi mik qė nuk tė tradhton kurrė.

            Kuptohet se nuk ėshtė njė gjė e lehtė, nuk ėshtė njė gjė e thjeshtė tė qėndrosh nė heshtje e nuk ėshtė njė gjė qė bėhet shpejt. Ndoshta nė tė folur ėshtė e thjeshtė, por nėse fillohet tė praktikohet shfaqen shumė vėshtirėsi e paqėndrueshmėri. Njeriu nuk ėshtė me butona, por i kėrkohet vetėdije, kohė, vullnet e qėndrueshmėri pėr tė arritur atė ēfarė ndjen dhe dėshiron.

            Nė tė shumtėn e rasteve ndodh qė njeriu e ndjen nevojėn e praktikimit tė heshtjes ose provon ta praktikojė, por problemi qėndron nė faktin se sa i qėndrueshėm mund tė jetė ai nė kėtė gjė?!

            Raffaele Morelli thotė: Kemi nevojė pėr heshtjen e brendshme si pėr bukėn e pėrditshme qė e hamė e ndoshta edhe mė shumė. Sepse heshtja ėshtė ajo qė ndihmon pėr tė arritur paqen shpirtėrore.

            Ballafaqohu me vetveten! Mos ik nga vetvetja e mos ki frikė! Nuk ėshtė kurrė nesėr, gjithmonė ėshtė sot, tani e kėtu. Lejoje heshtjen tė tė flasė! Mėsohu tė ndalėsh e tė heshtėsh sepse ėshtė kuruese.

            Qė tė kuptohet rėndėsia dhe vlera heshtjes na ndihmon tregimi i mėposhtėm:

 

            Era dhe dielli

            Njė ditė era dhe dielli grindeshin rreth pyetjes se kush ishte mė i fortė era apo dielli. “Do tė tė bind se jam njėqind herė me e fortė se ti,”- i kishte thėnė era diellit. “E shikon atė plakun nė fushė? Vė bast se do t’ia heq pallton para teje.” Dielli nė kėto fjalė u fsheh pas reve, e era filloi tė fryjė me sa forcė qė kishte. Sa mė shumė qė frynte era aq mė shumė plaku e shtrėngonte pallton. Mė nė fund era u qetėsua e dielli doli nga retė, dhe me rreze tė nxehta dhe nė heshtje filloi ta ngrohte plakun. Pas pak kohe, u bė aq nxehtė saqė plaku e hoqi pallton. Dielli pastaj i tha erės se heshtja dhe dashamirėsia janė shumė mė tė forta se zhurma e dhuna.

 

            (Marrė nga libri “Psikologjia e suksesit 1” Dale Carnegia)