Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - HARRUAM TĖ BEKOJMĖ USHQIMIN

Shkruan: Gladiola BUSULLA

www.dituria.se

HARRUAM TĖ BEKOJMĖ USHQIMIN

      Ushqimi ėshtė njė nga bazat themelore tė jetės sonė dhe njohuritė rreth tij mund tė na ndihmojnė tė jetojmė mė mirė. Prandaj, ky ėshtė kuptimi i vėrtetė i nocionit “dietė”, njė mėnyrė jetese dhe njė dietė e shėndetshme pėr tė ekuilibruar trupin tonė. Zakonisht me termin dietė, sot nėnkuptohet humbja e kilogramėve tė tepėrt, thėnė ndryshe njė regjim ushqimor i rreptė dhe i limituar nė kalori.

 

 

            Shoqėria ku jetojmė privilegjon me epėrsi aparencėn, ndaj brendisė sė qenies. Tashmė jemi zhytur nė njė mani tė ēmendur qė evokon me insistim dhe nė mėnyrė tė pandėrprerė, bukurinė fizike, arritjen e suksesit, famėn. Media tregohet tejskajshmėrisht e pamėshirshme nė kėtė drejtim, duke bombarduar me imazhe supermodelesh, aktoresh apo personazhesh tė tjera tė famshme nga bota e show biz-it, super tė kuruara, super tė grimuara, bukuri gati nė perfeksion, jashtė realitetit tė pėrditshėm. Pėr shumė tė rinj, kujdesi tejet i tepruar pėr fytyrėn, flokėt, trupin, veshjet etj., ėshtė tregues se ata kanė boshllėqe emocionale e psikologjike. Ndoshta tendenca ekstreme ndaj look-ut dhe paraqitjes fizike mund tė jetė njė apel pėr vėmendje e pėrkushtim.

            Roli i prindėrve ėshtė kyē nė konstatimin e ērregullimeve tė tė ushqyerit. Ėshtė e domosdoshme qė ata tė kthejnė sytė drejt perspektivės sė fėmijėve tė tyre, projekteve tė tyre, dėshirave tė tyre, dhe tek mungesa e vetėvlerėsimit apo inferioriteti qė i karakterizon veēanėrisht.

            Sokrati, filozofi mė i madh i njerėzimit ėshtė shprehur se “Nuk jetojmė pėr tė ngrėnė; por hamė pėr tė jetuar”, ndaj duke konsumuar ushqim tė mirė, ti jo vetėm kėnaq oreksin, gjithashtu arrin t’i sigurosh trupit tėnd, shėndet dhe ekuilibėr. Me fjalėn “ushqim” shpesh asociojmė fjalėn “dietė”, e cila keqpėrdoret nė ditėt e sotme. Ky term vjen nga greqishtja dhe do tė thotė “jetė” stil apo mėnyrė tė jetuari.

            Ushqimi ėshtė njė nga bazat themelore tė jetės sonė dhe njohuritė rreth tij mund tė na ndihmojnė tė jetojmė mė mirė. Prandaj, ky ėshtė kuptimi i vėrtetė i nocionit “dietė”, njė mėnyrė jetese dhe njė dietė e shėndetshme pėr tė ekuilibruar trupin tonė. Zakonisht me termin dietė, sot nėnkuptohet humbja e kilogramėve tė tepėrt, thėnė ndryshe njė regjim ushqimor i rreptė dhe i limituar nė kalori.

            Trupi i njeriut pėrbėhet nga substanca tė tilla kimike si: proteinat, karbohidratet, lipidet, glucidet, mineralet, vitaminat, uji. Duke u mbėshtetur nė to, ėshtė konceptuar dhe ndėrtimi i piramidės ushqimore qė pėrmban ushqimet e duhura pėr ne. Mirėpo, gjatė dekadave tė fundit, problemi i ushqimit dhe i qasjes ndaj tij ėshtė shndėrruar nė ankth pėr miliona njerėz, kryesisht tė rinj.

            Ērregullimet e tė ngrėnit pėrbėjnė njė ndėr emergjencat mė tė spikatura dhe mė shqetėsuese, por shpejtėsia me tė cilėn kjo “sėmundje” ėshtė pėrhapur tė bėn tė mendosh pėr njė epidemi tė vėrtetė sociale. Anoreksia, bulimia, obeziteti tashmė janė pjesė e fjalorit tė pėrditshėm.

            Ata qė vuajnė nga anoreksia ose bulimia janė tė fiksuar me sasinė e ushqimit qė duhet tė konsumojnė. Megjithatė, anoreksia karakterizohet nga rėndėsia e tepruar qė i jepet peshės (ai qe vuan nga anoreksia ndihet shumė i shėndoshė, edhe pse ėshtė tejet i dobėt), ndėrsa bulimikėt, pasi hanė me dėshirė sforcojnė veten tė vjellin ushqimin e tepėrt. Nė fakt ka njė gamė tė gjerė ērregullimesh nė ushqim, tė cilat manifestohen me karakteristika tė ndryshme.

            Mjekėt dietologė rekomandojnė se ėshtė e rėndėsishme tė krijohet njė marrėdhėnie e shėndetshme me ushqimin, tė rizbulosh kėnaqėsinė e ushqimit dhe tė dėgjosh mesazhet qė trupi jep vazhdimisht.

            Sot shumė dieta absolutisht tė parekomandueshme po dėshtojnė, dhe pėr mė tepėr po influencojnė negativisht nė vetėkontrollin, nė vetėvlerėsimin ose nė vetėbesimin e njerėzve. Dietat urdhėrojnė atė qė duhet ngrėnė dhe kohėn kur. Gjithashtu rendisin dhe njė sėrė ushqimesh tė ndaluara. Humbja e peshės ėshtė shndėrruar nė njė industri tė vėrtetė fitimprurėse, edhe pse shumė dieta s’funksionojnė apo nė momentin kur nuk i nėnshtrohesh mė atyre, rimerr formėn e mėparshme (prej sė cilės u shkėpute me aq mund e sakrificė).

            Virginia Woolf tek “Njė dhomė mė vete” artikulon njė thėnie mė se tė goditur: “Nuk mund tė mendosh siē duhet, tė dashurosh siē duhet, tė flesh siē duhet, nė qoftė se nuk ke ngrėnė mirė

            S’duhet hequr dorė nga ideja se tė ngrėnit ėshtė njė kėnaqėsi, por duhet tė menaxhosh sasinė dhe kohėn kur i merr vaktet. Pėrderisa trupi i njeriut ka nevojė pėr kalori dhe pėr ēdo element qė pėrmban piramida e ushqimit, kjo do tė thotė se s’duhet tė privohemi nga asgjė; vetėm tė bėjmė kujdes! Sidomos, mė shumė ecje dhe aktivitet fizik.

 

 

            Gjithashtu s’dua ta lė pa prekur dhe njė aspekt tjetėr tė rėndėsishėm qė ka tė bėjė me ushqimin. Ai duhet konsideruar njė akt dashurie; pėrgatitja, servirja, konsumimi i tij.

            Shpeshherė tavolina e ngrėnies mbushet me trishtim. Gruaja, burri, fėmijėt presin njėri-tjetrin pėr tė ngrėnė, dhe tė gjitha problemet emocionale qė janė akumuluar gjatė ditės shprehen (shpeshherė dhe me mllef), gjatė kohės qė familja konsumon vaktin nė tryezė. Dikush grindet, dikush sheh televizor, dikush komunikon me celularin. Nė kėtė mėnyrė nuk mund tė serviret dashuri, ekuilibėr, ngrohtėsi familjare, por ėshtė njėlloj sikur tė gjithė pjesėtarėt e familjes, tė jenė duke konsumuar ushqim tė “helmuar”.

            E kėshtu do tė ndiejnė frikė tė qėndrojnė pėr shumė kohė sė bashku, ndaj ata veē sa hedhin ushqim nė stomak dhe ngrihen, pa falėnderuar dhe pa e bekuar atė. Ēdo ditė hamė ushqim, pimė ujė dhe marrim frymė – duke harruar tė jemi mirėnjohės ndaj Zotit (besimtarėt) a ndaj jetės vetė. Pėrse tė mos e shndėrrosh tryezėn familjare nė njė bekim tė madh, ku tė ngrėnit e shėndetshėm tė bėhet pėr tė gjithė familjen, njė vakt dashurie dhe harmonie. Nėse e bekojmė vazhdimisht ushqimin tonė, vallė a do tė ekzistonin pastaj ērregullimet e sipėrpėrmendura ?! Nėse