.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera 2 - Hakmarrje - kurrė mė

Shkruan: Agron JASHARI - Adoniss

HAKMARRJE - KURRĖ MĖ

 

         Urrejtja dhe hakmarrja s’duhet t’i pėrkasin epokės sonė, janė zinxhirė tė rėndė qė ne mė s’duhet t’i tėrheqim zvarrė pas vetės siē kanė bėrė tė tjerė para nesh. Gjėrat siē kanė qenė njė herė e njė kohė tashmė janė vjetruar! Nė tė njėjtėn zemėr nuk ka vend pėr tė dyja, edhe pėr urrejtje edhe pėr dashuri dhe zgjedhja ėshtė vetėm njė: dashuria dhe njė zemėr qė di tė do, di edhe tė fal e tė harrojė….

         

 

           ,,Shpesh rruga mė e vėshtirė tė ēon nė fatin mė tė mirė “ --- Benjamin Franklin

 

            Po shikoja njė dokumentar! Njė krijesė me pamje njerėzore, i veshur me elegancė dhe me flokė tė krehura me kujdes po deklaronte: “Njeriu nuk ka lindur vetėm pėr t’i marr erė luleve, por edhe qė tė djeg, tė vras, tė  shkatėrrojė”, ndėrsa njerėz tė tjerė tė pafajshėm prisnin radhėn e vdekjes qė shkaktonin xhelatėt e kėtij pėrbindėshi, diku nė periferi tė Srebrenicės…

 

            S’ėshtė e largėt koha kur gjėra tė tilla ndodhėn nė vendin tonė. Si nėpėr mjegull, si nėpėr ėndrra tė tmerrshme qė s’ke dėshirė t’i kujtosh sepse tė shkaktojnė dhimbje, kujtojė grimca ngjarjesh nga ajo kohė. Dokumentar tė parė mė herėt pėr luftėn nė Kosove sikur mi qartėsojnė “ėndrrat” e tmerrshme tė asaj kohe. Krisma pushkėsh, detonime minash, flakė shtėpish, sharje e bėrtima nė njė gjuhė qė s’e kuptoja, karvanė qė nuk i shihej as fillimi as fundi me njerėz moshash tė ndryshme e me fytyra tė dėshpėruara e tė frikėsuara qe ecnin pėr diku pa e ditur pėr ku….

 

            Mė bėhej qė njeriun pėrbindėsh nga dokumentari, tani i ulur nė bankė tė akuzuarish nė Hagė, sė bashku me shumė bashkėpunėtorė tė tij, ta nxirrja nga ekrani, t’ia nxirrja sytė, t’i lyeja me benzinė, t’i fusja flakėn dhe tė ulesha nė njė karrige dhe duke ngrėnė “chips” ta shijoja kėnaqėsinė e hakmarrjes pėr poshtėrimin qė na ėshtė bėrė dhe pėr dhimbjen qė na  ėshtė shkaktua.

 

            Pastaj pa e kuptuar zhytesha thellė nė mendime! Pyesja vetėn sikur tė kisha nė dorė dhe ta bėja kėtė atėherė ēfarė do tė mė dallonte nga ky njėri dhe nga soji i tij ? Diku nė librat e shenjėt kam lexuar: “…dhe Zoti tha, hakmarrja mė takon mua, unė e kthej”. Ndonjėherė kam menduar -  kur do ta kthej Zoti? Pėrse nuk e kthen nė ēast? Pėrse tė mos i ndihmojmė Zotit dhe ta kryejmė ne kėtė?...

 

            Sigurisht se e kam gabim nė kėtė gjykim. E ka vėrtetar jeta njerėzore se etja  pėr hakmarrje, e dyzon dhe shpėrbėn njeriun, e zhvesh nga tė qenit njėri dhe tė gjitha dėshirat e ambiciet i shkrin vetėm nė njė dėshirė tashmė e dėshmuar si e sėmurė -hakmarrjen. Si popull na ka kushtuar shumė, kur tė tjerėt e mbollėn nė ne dhe ne e kultivuam pavetėdijshėm. Sa viktima, sa ngujime, sa varre i shkaktuam vetvetes dhe nga ky dėm mund tė riparojmė diēka vetėm nėse e flakim tutje pėrgjithmonė….

 

 

 

            Nuk ka mė dyshim. E thonė argumentet. Bazė e ēdo pengese pėr tė ecur pėrpara, kancer i ēdo pėrparimi  dhe burim i ēdo sėmundje shpirtėrore e trupore ėshtė urrejtja, xhelozia dhe dėshira pėr hakmarrje. Tashmė kjo ėshtė shumė e qartė. Duhet ta kemi parasysh secili nga ne qė dėshirojmė tė arrijmė mė lartė. Si individ, si popull dhe si krijesa njerėzore duhet tė mėsohemi qė tė harrojmė dhe qė tė falim pėr hir tė Krijuesit tonė, pėr hir tė vetės sonė dhe tė njė jetė mė tė qetė e tė lumtur. Urrejtja dhe hakmarrja s’duhet t’i pėrkasin epokės sonė, janė zinxhirė tė rėndė qė ne mė s’duhet t’i tėrheqim zvarrė pas vetės siē kanė bėrė tė tjerė para nesh. Gjėrat siē kanė qenė njė herė e njė kohė tashmė janė vjetruar! Nė tė njėjtėn zemėr nuk ka vend pėr tė dyja, edhe pėr urrejtje edhe pėr dashuri dhe zgjedhja ėshtė vetėm njė: dashuria dhe njė zemėr qė di tė do, di edhe tė fal e tė harrojė….

 

            Nazistet po bėheshin gati tė ekzekutonin infermieren angleze qė kishte ndihmuar disa ushtarė aleatė tė plagosur. Para se ta vrisnin ajo tha: ,”Kam kuptuar se patriotizmi dhe krenaria nuk mjaftojnė, se nuk duhet ta urrejmė askėnd dhe se duhet t’i falim tė gjithė!”

 

            Kjo duhet tė jetė motoja jonė. Hakmarrje, kurrė mė, ajo i takon Zotit dhe ligjit, neve na takon ardhmėria.