Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - "HAJDUTI" NĖ SHTĖPINĖ TONĖ

Shkruan: Pėrparim  HYSI

"HAJDUTI" NĖ SHTĖPINĖ TONĖ

Tregim

 

      Unė e dėgjova dhe u mbusha me gėzim. Babai im ishte burrė i zoti. Na donte dhe e donim. Xhėku pinte ndopak, por kjo ndodhte nė fillim tė 15-ditėshit! Po pėr mos ta humbur fillin: kush tė qe hajduti, vallė? Mandej, shkoja dhe mė tej: po ja e zumė hajdutin. Po babi im do t'ia priste veshėt? Kėto qenė pyetjet qė mė mundonin dhe rrija si me sytė kllap!

 

 

            Mesviteve '50-tė, familja jonė  rronte nė njė qytet qė, po ta matėsh  me syrin e sotėm, ishte vetėm njė qytezė dhe aq. Nė kėtė shtėpi banoja unė  me tri motrat e mia dhe, po t'i shihje banorėt e kėsaj shtėpie nga seksi, qemė si njė shtėpi ku dominonin femrat. Meshkuj qenė vetėm imatė dhe vėllai i vetėm qė ishte i martuar. Pra, tri motra, nėna, gjyshja nga babai dhe nuse e vėllait. Shkurt: njė shtėpi femrash. Vėllanė sapo e kishin marr ushtar  dhe barra, pėr tė mbajtur kėtė familje, binte mbi prindėrit. Imatė qe  makazinier dhe nėna punonte me hope nė lulishten e qytezės. Sa pėr nusen e vėllait,  babi mendonte se nuk ishte nė nderin e njė familjeje tė mirė qė, nusja tė punonte, ndėrsa burrin e kishte ushtar. Pra, kishim tė ardhura tė pakta dhe rrisku i keq vinte dhe rritej, se, pikėrisht nė atė kohė, u hoqėn dhe triskat.

            Jetonim si nė zgrip. Motra e madhe punonte nė rrobaqepsi dhe, ato pak lekė qė merrte  nuk i dilnin as pėr vete. Sapo qe fejuar dhe, kur thonė, u rrokullis tenxherja dhe gjeti kapakun. U mpleks me dashuri me njė oficer qė nuk kish as plangė dhe as shtėpi. Kėtė oficerin, po ta shihje nga "kashta" (epo kėshtu thoshte gjyshe Lena, de!), tė merrte nė qafė. Qe bukurosh, flokun tė zi; me njė trup atleti, por qe birbollan. Nuk ka njė shtėpi ku tė fusė kokėn,- ankohej gjyshja. Kishte nuk kishte shtėpi, po u sevdallis me motrėn tonė dhe shkoi e vajti kjo punė. Ēupa, - thoshte gjyshe Lena,- nderin e ka nė shtėpinė e burrit. Thoshte gjyshja dhe mirė e kishte, po Sandri, ai oficeri, mbeti nė shtėpinė tonė. Pra, shtrėngo dhėmbėt, o karkalec! Unė nuk merrja vesh shumė nga kėto punė, por dėgjoja gjyshe Lenėn, kur shkėmbenin shpoti o me timatė, Komin, o me  nėnėn time tė mirė, Katen. Isha apo nuk isha 15-vjeē. Njė ditė dėgjova timatė qė tė mė thotė: - Dėgjo, shkollėn e mbarove (flitet pėr shkollėn unike qė ishte 7-vjeēare), kam biseduar me njė mik qė me njė karrocė si ato tė "gegėve", tė dalėsh nė qytet e tė shesėsh kuleēė, pipra apo dhe petulla e byrekė kur tė ketė. Njėherė u tremba se vallė a do t'ia dilja dot? Po, kur  mendoja atė varfėri qė kish hapur gojėn dhe sa nuk thėrriste nė shtėpinė tonė, pranova. Qė tė nesėrmen, me babanė u paraqita tek makazina dhe, pasi mė furnizuan dhe mė njohėn me ēmimet, mė uruan punė tė mbarė.

 

                                                       *    *   *  

            Ditėn e parė e shtyta karrocėn si me turp. Mė dukej sikur ta kisha karrocėn mbi kurriz, por, pak nga pak, sikur ia mora dorėn dhe turpi mė doli. Kur shita kulaēin e parė, trrak ma bėri zemra! Ndieva njė gėzim. Lekėt qė do fitoja ishin sipas shitjes. Sidoqoftė, zura dhe po "rritesha" ca dhe nga ca. Po tė shihja njerėz tė njohur, tak dhe ulja kokėn: si struci qė fut kokėn nė rėrė! Se, gjasme, kjo qė po bėja unė, tė ishte turp!

            Mė keq e kisha kur takoja nga ata "xhagajdurėt" e klasės sime. Se kish prej tyre qė nuk mė linin rehat kur isha nė shkollė dhe jo tani qė jam bėrė e "madhe!". E madhe se po punoja.  Mė vinte turp, po tė linte  Lashi, ai kokėbardhi i lagjes, qė nuk linte dy gurė bashkė. Sa mė pa, sikur dha "alarmin!":- Pa shif, shif: Qukja! Qukja qenka ba tregtare!

            Hė, po nuk  jua kam thėnė tė tėra. Fytyrėn unė e kisha mu si vezė pulėdeti: me quka. Epo nuk ėshtė se e "vizatova",de! Lashi vėrtet qė ishte trazovaē, por  qe dhe i dashur. Nuk e kalonte masėn. Po, pėr kėtė, Lashin, ndoshta ju  flas pastaj. Qeshi Lashi dhe m'u afrua aq afėr, sa mendova: kur do ma rrėmbejė  tė tėrė krarrocėn?!

            Moj Quke,- foli ai,- don me u ba tregtare?! Pastaj, tak nxori njė pesė lekėsh dhe mė tha:- Mė jep njė kulaē!  Unė u skuqa se jo vetėm pse Lashi qe blerėsi i parė, por kisha dėshirė t'ia jepja pa pare. Por kisha dėgjuar tė mėdhenjtė qė  thonin:- Pa pare, nuk ka ēajre! Ia mora lekėt Lashit dhe ky, para se tė ikte, ma nduku  njėrėn prej gėrshetave. Sa e hutuar qė jam! Nuk ju kam thėnė: kisha gėrsheta si ato tė Pipi Ēorapegjatės! Them tani se atė kohė as unė dhe as Lashi nuk kishim dėgjuar pėr kėtė Pipin!

 

                                                     *     *    *

            Pak nga pak, u bėra shitse. Kontratėn me ndėrmarjen e kisha kėshtu: po tė mos e shisja tė gjithė mallin, karrocėn e merrja nė shtėpi. Kėshtu dhe bėja. Aq u dhashė pas punės, sa, ndonjėherė, as qė shkoja nė shtėpi pėr drekė. Doja qė ta shisja tė gjithė mallin. Do tė thoni: nuk tė merrte uria?  Natyrisht, po, pėr tė thyer urinė, xhėku haja ndonjė kulaē dhe e shoqėroja me ndonjė pipėrr. Vetėm kaq, ama. Mė tej, nuk ma mbante. Se vaj nė lakra do tė binte. Ē'haje, do ta paguaje. Ndonjėherė, merrja dhe motrėn time tė vogėl, Lumen. Kjo qe 7-vjeē dhe sa u gėzua kur e mora me vete. Imemotėr as e kish mendjen nė shisja a nuk shisja? Ajo mbeti me gojėhapur kur ia bėnin me sy petullat qė qenė tė ngrohta-valė. Gjyshja ime thoshte:- Fėmijėt, po panė diēka qė u hahet, duhet ta hanė, se, ndryshe, sjellin tėrmet! Dhe unė i zgjodha Lumes njė petull e njė pipėrr! Sa u gėzua! Epo, fėmijė Lumja! Po edhe mua ma bėnin me sy petullat e ngrohta, po unė jam e "rritur" tanimė dhe tė rriturve nuk  u kanė lezet tė ngrėnėt sheshit! Se, po vajti ēupa 15-vjeē,- thoshte gjyshe Lena,- ėshtė me kėmbė nė yzengji. E kam dėgjuar me kėta veshė unė. Po kur  po kėshtu thoshte dhe imeėmė, Katja. Je rritur, Moza,- mė thotė njė ditė,- se ja i mbushe 15 vjeē dhe aq kam qenė kur mora tėt atė! Mua seē m'u duk vetja dhe e preva tė ngrėnėt nė shesh. Sikur edhe tė vdisja urie, nuk vija dorė tek karroca,

 

                                                    *   *    *

            Ne banonim nė njė shtėpi me qera. Rrinim nė katin e dytė. Para se tė ngjiteshe atje, qe njė koridor i gushtė dhe nė fund tė koridorit ishte banjoja. Aty, nė koridor, lija karrocėn me gjithė mallin e pashitur. Bėja kujdes qė t'i numėroja njė pėr njė tė gjithė mallrat qė kisha. Kėtė veprim e bėja nė mbrėmje dhe nė mėngjes, para se tė nisesha pėr nė pazar. Sigurohesha, veē tė tjerėve, qė dera hyrėse tė mbyllej me ēelės se nuk dihej: mund tė hynte ndonjė hajdut.  Nisesha me qejf pėr punė, por mos kujtoni se fitimi qe kushedi ēė?! Kur mė dhanė rrogėn e javės prej treqind lekė, mend u hodha pėrpjetė nga gėzimi. Nuk harrova t'i ble Lumes, si mė e vogėl, dhe gjyshes nga dy pufka pėr shoq. Lumja qe fėmijė, por dhe gjyshja- copė pleqėri. Pleqėria,- thonė,- ėshtė si fėmija! Kur ua dhashė, qė tė dyja mbushėn sytė me lot. Pėr vete, nuk bleva asgjė. Po, kur pashė atė gėzim tė madh nė sytė e atyre, zemra m'u bė mal. M'u duk vetja si njė ėngjėll qė di tė bėjė vetėm tė mira! Apo nuk jam dhe e "bukur" tani?" Pse mė duket sikur mė kanė ikur dhe ato qukat? Ju kujtoni se po flas kot?! Po ja ai Lash trazovaēi nuk mė thėret mė "Quke". Se vjen ble vazhdimisht dhe, ndėrsa pres tė mė thotė "Moj quke me gėrsheta", jo vetėm s'mė thotė, po rri pak gjatė (unė e ndjek me bisht tė syrit, xhanėm, se jam 15-vjeē dhe nuk i thonė shaka) dhe, ndoshta nuk besoni, ky, Lashi, i ka lyer flokėt me brilantinė! Sytė tani m'i ngul dhe nuk i shqit kollaj. Po ka hak, nė fund tė fundit, se jam e "bukur" unė! Ma tha gjyshja mua. Kur i thashė gjyshes qė "kėto qukat mė shėmtojnė", e dini se si mė tha: - Oh, tė tė bėhen kurban! Po ato janė nishane. Janė si yje nga qielli! Janė pėr tė ndiell miletin. Tė japin bukuri dhe nur. Po mirė e ka gjyshja ime, se mua shumė gjėra, tani, m'i shikon e prapta e zverkut: shikoj djem ( disa edhe mė tė mėdhenj se Lashi) qė mė hanė me sy! Po ē'po dėrdėllis si kot: hane Sham dhe hane Bagdat! Pėr ku u nisa dhe pėr ku u bitisa?! Njėsoj si tė nisesh pėr Fier e tė sosesh nė Lushnje!

 

 

 

 

            Ditėt e para tė  15-ditshit sikur shkuan mirė. Njerėzit sa kishin marrė rrogat dhe blinin mė shumė. Mandej, binte pjaca. Karrocėn me  mallin qė tepronte e ēoja nė shtėpi. Inventarin e bėja dhe njė mėngjes vura re se mungonin katėr kuleēė dhe dy hallva.

            Ou,- bėrtita unė! Dikush na ka vjedhur!  Graria (epo tė tėra gra ishim) shihnin  njėra-tjetrėn se kush do kish vėnė dorė tek karroca. Shikonin njėra-tjetrėn po dum nuk i jepnin dot. Mua sa nuk mė shpėtonin lot nga inati. Dola nė pazar, por qeshė e shqetėsuar. Nė mbrėmje, kur erdhi babai, mend iu hodhėm nė kokė:

            -Erdhe vonė dhe nuk e ke myllur mirė derėn. Ka ardhur hajduti dhe na ka bėrė "dasmėn".

            -Jo,- filloi tė mbrohej ai,- e mbylla, por do ketė hyrė hajdut.

            Atė natė e gdhiva e shqetėsuar. Dėgjova timatė qė t'i  thotė gjitonit:

            - Na ka hyrė njė hajdut nė shtėpi. Ju kam thėnė grave:- Ta zėmė atė hajdut, por gratė si tėrė graria! Ama, po guxoi tė  vijė dhe njėherė, mos mė thėnēin Kozma Starka, po nuk i preva veshėt?!!!    

            Unė e dėgjova dhe u mbusha me gėzim. Babai im ishte burrė i zoti. Na donte dhe e donim. Xhėku pinte ndopak, por kjo ndodhte nė fillim tė 15-ditėshit! Po pėr mos ta humbur fillin: kush tė qe hajduti, vallė? Mandej, shkoja dhe mė tej: po ja e zumė hajdutin. Po babi im do t'ia priste veshėt? Kėto qenė pyetjet qė mė mundonin dhe rrija si me sytė kllap! Sa vinte babi, unė shkoja dhe sigurohesha nė ishte mbyllur dera e jashtme? Kaloi kėshtu nja njė muaji dhe hajduti sikur nuk po dukej. Dukej nuk dukej, mua meraku nuk mė linte. Njė natė ndieva babanė qė u ngrit nga krevati dhe, pa ndezur dritėn siē bėnte zakonisht, zbriti shkallėt. Unė (Perėndia tė mė ndiejė!) e ndoqa tinėz. Vura re (O Zot po ai nuk shkoi nga banja) qė u drejtua tek karroca!!!  Unė mbajta frymėn. Dėgjova qė pėrtypej. I shkreti dhe i miri, babai im, duket qe i uritur. Se kjo "vizitė" shkoi pak gjatė. Unė, e shqetėsuar, gati bėrtita, por e mblodha mendjen. E kė do bėja me faj? Timatė qė na donte dhe e donim aq shumė. Babanė qė tė gjitha inventaret kish dalė shkėlqyeshėm. Babanė qė qe punonjės i dalluar nė ndėrmarrje? I ngjita po tinėzisht shkallėt dhe hiē nuk fjeta. Prita mėngjesin dhe, kur bėra inventarin, mungonin 4 kuleēė e dy hallva!

            Baba!- bėrtita. Na kanė vjedhur. Mungojnė 4 kuleēė e dy hallva!

            Ou!- shprehu habinė ai. Paska qenė i uritur, i "ziu" ai! Se babai im ishte zemėrmirė, sado qė thoshte se hajdutit do t'i priste veshėt. Do t'i priste veshėt kur babi im qe aq shpirtbrisht sa nuk therte dot njė pulė.

            Kėshtu tha babi im dhe, ndėrsa bėri mirėmėngjes me komshinė, i tha:

            -More Tare, mos ke dėgjuar zhurmė mbrėmė ti, se prapė ai "hajduti" na i bėri proēkėn!

            - Po si kėshtu, more Komi,- shprehu shqetėsimin e tij Tarja,- po tė vdekur jini ju apo tė  gjallė?!!!

            - Opo u kam thanė grave ta zėmė atė hajdut, po gra hesapi.

            Tek dėgjoja kėto replika tė timeti me komshinė, m'u kujtua qė njė shoqe ime mė e madhe mė kish treguar se si kish lexuar nė njė libėr tė huaj pėr njė burrė tė mirė qė kish vjedhur dy bukė se qe i uritur. A mė saktė: pėr fėmijtė e uritur! Dhe babai im do ketė qenė i uritur, se qe fund 15-ditėshi dhe nuk kish mė lekė. Nė fillim tė 15-ditėshit, nga qė pinte, ai nuk u afrohej kuleēėve. Pijanecėt nuk duan ėmbėlsira. Sa keq qė mė erdhi pėr tė! Baba!- thashė me vete,- haj tė tėra! Edhe kuleēėt, edhe hallvat. Po dhe piprrat haji! Se ti, baba, nuk je hajdut. Ti je i uritur. Se rrogat nuk na dalin. Po ti kurrė nuk vė dorė nė shtet. Dhe nė bėre kėtė "faj", unė ta kam bėrė hallall dhe  kurrė, sa tė jesh gjallė, nuk kam pėr t'ia treguar njeriu. Dhe nuk ia tregova veēse karrocėn e strehoja nė makazinė. Na ėshtė qepur njė hajdut,-arsyetoja. Mė besuan. Babai kurrė nuk mė pyeti pėr karrocėn dhe iku nga kjo botė me mendimin se askush nuk e mori vesh pėr atė "krim". Kur vdiq, u pėrcoll me ceremoni dhe u shpėrblye  me medalje: pėr pėrkushtim dhe ndershmėri nė punė. Se i tillė qe: as defiēit dhe as sufiēit!

            Atė moment kur po nxirnin arkivolin dhe mbrriti aty ku lija karrocėn, unė ia thirra kujes. Se, befas, sikur u ndeiva fajtore.

            Kur vdiq babai, gjyshja kish ca kohė qė na kish lėnė ( domosdo, kish dhe moshėn), por dhimbja u bė dhe mė e madhe se, pas ca ditėsh qė na la babai, vdiq dhe nėna ime e mirė, Katja. Janė dashur shumė,- thoshin. Eh, - shtonin,- e priste i ndjeri, Komi! Eh, ēfarė burri! Sa i ndershėm! Tė punoje mes mjaltit si ai dhe mos lėpije gishtrinjtė! Unė  i dėgjoja dhe lotėt mė shkoni lumė. Eh, moj nėna ime aq e mirė! Vinte babi i dehur dhe ajo:- Epo pija pėr burrat ėshtė!

            Eh, prindėrit e mi tė dashur! Prehuni tė qetė, nė atė botėn tjetėr!

 

                                    *    *   * 

            Tani dhe unė jam rritur me tė vėrtetė. Tani, pothuajėse, i shisja ē'kisha nė karrocė dhe njė ditė dhe mė shpėrblyen.  Vajta bleva njė bluzė tė kuqe flakė (se e kuqe jam dhe vet) dhe, kur po shihesha nė pasqyrė, m'u duk vetja  si ajo Paltrohu i Holliwoodit! Se dhe ajo si unė kokėkuqe ėshtė. Lėre se  lyheh e ngjyhen ato, po ku mund tė mė afrohet mua nga "bukuria?!". Kur them kėshtu nuk e kam nga vetja, jo. Ma kanė thėnė ēunat mua. Po e dini kur m'u mbush mendja? Kur ma  tha dhe Lashi. Ky mė ndalon njė ditė (epo larg syve tė njerėzisė, se kam cipė unė, por jo vetėm qė kam cipė, po jam dhe 17-vjeē) dhe mė thotė: - Moj ti e di ti se sa lezet tė kanė qukat dhe mė ka hipur nė kokė qė tė t'i ha! Aha, nuk qe punė qė durohej. Ca se e kuqe jam, sa se ky, Lashi, mė tha kėshtu, unė sa nuk u ndeza flakė. Po nuk mjaftoi me kaq, po ma kapi gėrshetin (oh, nėne, sa i mirė!) dhe, ndėrsa ma hoqi lehtė nga vetja, mė puthi!!! Hapu dhe tė futem brenda! Po Lashi nuk mė lėshonte. Sikur nuk ngopej. Ka qenė tazovaē i madh ai. Po sa  i mirė  ėshtė! Hė, desh harrova: me Lashin  jam martuar dhe kam arritur nė vitet e pleqėrisė. Dhe shkruaj kujtimet siē bėra dhe sot.

 

* kam ndėrhyrė

 

            Korrik 2009- shtator 2014