Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Hafiz Ymer Guta (1860-1963)

Shkruan: Mexhid YVEJSI - Gjakovė

HAFIZ  YMER  GUTA

(1860-1963)

 

 

        Nė vitin 1912, nė Kalanė e Shkodrės “Rozafat” ishte Hafiz Guta qė ngriti Flamurin Kombėtar dhe mbajti fjalėn kryesore, qė i frymėzojė shkodranėt, tė cilėt e kanė pėrmendur me nderim, ndėr vite, Hoxhėn, Hafiz Ymer Guta, qė s’dinte ē’ėshtė tuta, kėtė hoxhė tė Gjakovės, kėtė burrė tė Kosovės…

        

 

           Hafiz Ymer Guta, hoxha gjakovar, ishte fetar e atdhetar, trim e guximtar, pleqnar e pajtimtar, dijetar e luftėtar…

           Lindi nė Gjakovė nė vitin 1860. Qysh nė fėmijėri dallohej pėr disa veēori, ishte shumė i zgjuar, pėr mėsime i dalluar, pėr trimėri i pa krahasuar…

           Mėsimet fillestare i kreu nė njė nga mejtepet e shumta tė Gjakovės. Krahas mėsimeve nė mejtep, sipas programit arsimor tė kohės, arriti tė bėhet Hafiz, pra tė mėsoi pėrmendėsh, Kur’anin e madhnueshėm, kur ishte nė moshėn dhjetė vjeēare, nė vitin 1870.

           Po nė Gjakovė, Hafiz Ymer Guta i vazhdoj studimet nė Medresėn e Vogėl tė Gjakovės, ku edhe diplomoi pranė dijetarit tė shquar, Myderriz Fetah Efendi Buza, tek i cili kishte mėsuar pėrmendėsh Kur’anin e madhėruar ….

           Medreseja e Vogėl e Gjakovės, qė nga themelimi, pas vitit 1800, nėn drejtimin e Myderriz Tahir Efendi Gjakovės, krahas Medresės sė Madhe, qė nga themelimi, pas vitit 1700, nėn drejtimin e Myderriz Yvejs Efendiut, ishte njė nga institucionet arsimore-kulturore ndėr mė tė njohura nė trojet shqiptare.     Prej kėtyre dy medreseve tė famshme, pėr dy-tre shekuj, prej tyre kanė dalė shumė hafizė e myderrizė, dijetarė e atdhetarė, tė cilėt Gjakovės, Kosovės, faqėn ia kanė zbardhė…

           Hafiz Ymer Guta, pėrveē veprimtarisė fetare, ėshtė i njohur aq mė shumė pėr veprimtarinė atdhetare…

           Pėr veprimtarinė atdhetare disa herė ėshtė prangosur, ėshtė burgosur, ėshtė plagosur…! Ėshtė prangosur, ėshtė burgosur, ėshtė plagosur nė kohėn e Turqisė, nėn pushtimin e Sėrbisė, tė Austro-Hungarisė…

           Nė vitin 1903, nė kohėn e Turqisė, Hafiz Ymer Guta sė bashku me udhėheqėsit fetarė e atdhetarė tė Gjakovės, si Myderriz Myrteza Efendi Luzha, Hasan Aga, biri i Fetah Zekės, Selim Mula, Haxhi Jonuzi etj. u prangosėn, u  burgosėn, internuen, u dėnuan me dy vjetė burg, burg tė rėndė, tė zi, nė Kastamoni…

           Hafiz Ymer Guta ishte ndėr tė parėt nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, qė nga Besėlidhja Shqiptare “Besa-Besė” ose “Lidhja e Pejės” 1899, deri nė Kuvendin e Junikut, me 1912…

           Ka qenė njė nga themeluesit dhe udhėheqės i organizatės me ndikim “Islihati”, qė ishte njė lėvizje e madhe pėr pajtim…

           Nė vitin 1912, nė Kalanė e Shkodrės “Rozafat” ishte Hafiz Guta qė ngriti Flamurin Kombėtar dhe mbajti fjalėn kryesore, qė i frymėzojė shkodranėt, tė cilėt e kanė pėrmendur me nderim, ndėr vite, Hoxhėn, Hafiz Ymer Guta, qė s’dinte ē’ėshtė tuta, kėtė hoxhė tė Gjakovės, kėtė burrė tė Kosovės…

           Nė kohėn e Sėrbisė, tė Austro-Hungarisė, nė kohėn e Krajlit, si gjithnjė, Hafiz Ymer Guta ishte nė ballė, si njė shqipe e malit…

           Ka shėrbye nė disa xhami tė Gjakovės, deri edhe nė xhaminė kryesore tė qytetit, nė Xhaminė e Hadumit, si imam, hatib, predikues, ku asnjėherė nuk e frikėsoi asnjė pushtues…

           Nė kohėn e komunizmit, Hafiz Ymer Guta edhe pse ishte plakur, e kishte rrokur pleqėria, thoshte hapur:

           “Shkoi fashizmi-erdhi komunizmi, por jo lirija, na dan nga nona, Shqipnija…”

           Ndrroi jetė nė vitin 1963, nė Gjakovė, moshėn 103 vjeēare. 

          

 

       (Autori ėshtė studiues i religjioneve)