Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - GUXO!

Shkruan: Lis BUKUROCA

www.gazetaexpress.com

GUXO!

 

            Dhe, derisa ne nuk do tė jemi Vetja, Vetja nuk do tė dijė kush jemi, sepse edhe kur jemi, jemi Ata, ose Ai, e jo Ne, jo Unė, prandaj gjithmonė, do tė jemi pakėz Dikush dhe tepėr shumė Askush, sepse kemi frikė tė jemi Ne, tė jemi Unė...

 

 

 

 

            Ne kemi mendjen, por mendjen tonė pėrdorim pėr tė zbatuar bindjet e huaja!

            Ne kemi sy, sy pėr tė parė, por i pėrdorim, pėr tė parė veten me sy tė huaj!

            Ne kemi gjuhė, gjuhė pėr tė ligjėruar, por e pėrdorim, shpesh pėr lėpirje!

            Ne kemi kurriz, por kurriz, shpesh pėr ngarkesė, ose shpesh, pėr shtrirje dhe rrallėherė, pėr tė qėndruar drejt!

            Ne kemi duar, duar pėr tė mbajtur fatin tonė nė duart tona, por i pėrdorim, pėr tė dorėzuar fatin tonė, nė duar tė huaja!

            Ne kemi kėmbė, kėmbė pėr tė ecur para, por i pėrdorim, pėr tė ikur prapa, ose, pėr t‘u arratisur!

            Ne kemi sedėr, por e flakim, e zhdukim pėr sedrėn e huaj; pėr tė urryer dhe pėrbuzur veten, sa mė bindshėm, sa mė pakundėrshtueshėm!

            Ne kemi frikė, por kemi edhe shumė guxim, pėr ta fshehur frikėn e madhe!

            Ne kemi guxim, por kemi edhe shumė frikė, pėr tė fshehur guximin e budallait!

            Ne kemi guxim t’i rrahim, edhe t’i vrasim, ata qė duhet t’i duam, por jashtė, jemi frika vet!

            Ah, po..., ne edhe dashurojmė, por kemi frikė t'i falim lirinė dashurisė, sepse ne kemi frikė, tė dashurojmė dashurinė dhe ne jemi trima, tė vrasim dashurinė, por jo urrejtjen, sepse ne kemi frikė nga dashuria, sepse kemi humbur ēiltėrinė dhe kultivojmė dyfytyrėsinė, sepse ne nuk guxojmė tė jemi Vetja!

            Ne kemi shumė urrejtje, urrejtje pėr tė urryer shumė, urrejtjen e huaj!

            Ne kemi padituri, shumė padituri, padituri pėr t’u marrė me padijen e huaj!

            Ne kemi paragjykime, shumė paragjykime dhe me ato, paragjykojmė paragjykimet e huaja!

            Ne kemi tė meta, shumė tė meta, por i sjellim vėrdallė, tė metat e huaja!

            Ne, pėrnjėmend, nuk kemi kohė tė merremi me Vetveten, sepse ne vazhdimisht, merremi me tė tjerėt!

            Dhe ne, mbiēmojmė flijimin dhe presim, tė flijohen tė tjerėt pėr ne, sepse ne, nuk kemi kohė, sepse ne nuk kemi nge, as tė luftojmė diskriminimin nė shtėpi!

            Sepse ne nuk jemi Vetja; ne sillemi e flasim, gjykojmė e paragjykojmė, marrim vendime e veprojmė, si presin tė tjerėt! Sepse ne nuk jemi Ne, nuk guxojmė tė bėhemi Ne, por ne jemi dhe bėhemi ata, sepse nėnshtrimi ėshtė mė i lehtė, se sa kundėrshtimi dhe ja pse presim tė na bien supeve! Vetėm tė na bien supeve!

            Oh, vėrtetė kemi shumėēka, qė na duhet dhe gjithēka qė s’na duhet; kemi dhe shėndet, por vetėm kohė nuk kemi pėr asgjė: as pėr tė qenė i drejtė brenda dhe jashtė, as pėr tė lexuar, as pėr tė luftuar padrejtėsitė e mėdha, sepse qeverisja e kohės, kėrkon urtėsi dhe pjekuri, vrull e turr, ēfarė ne gjithnjė e mė pak e kemi, ose fare nuk e kemi, sepse ne nuk jemi, por kemi guxim tė mos jemi dhe tė mburremi, pse ne nuk jemi!

            Dhe, derisa ne nuk do tė jemi Vetja, Vetja nuk do tė dijė kush jemi, sepse edhe kur jemi, jemi Ata, ose Ai, e jo Ne, jo Unė, prandaj gjithmonė, do tė jemi pakėz Dikush dhe tepėr shumė Askush, sepse kemi frikė tė jemi Ne, tė jemi Unė, kėshtu, nesėr fajėsojmė ata, sepse ėshtė mė lehtė tė nėnshtrohesh, se sa ngresh krye! Sepse ėshtė mė lehtė tė jesh rob dhe lodėr e huaj, se sa ndėrtues i rrugėve tė reja!

            Sepse ėshtė mė lehtė tė shtrihesh, se sa tė ngrihesh!

            Sepse ėshtė mė lehtė tė lustrosh kėpucė, se sa t’i bėsh ato!

            Sepse ngritja kėrkon menēuri, kurse dorėzimi, pajtim me tė qenit i kotė dhe pa dobi!

            Dhe, mu kjo ėshtė arsyeja, pse nuk do tė vdesim si Dikush, por vetėm si Askush, prandaj guxo tė jesh vetja, sepse mė mirė ėshtė tė mbahesh mend pėr pėrpjekjet e dėshtuara, se sa pėr pėrtypjet e suksesshme, sepse Ne, Ne nuk kemi ardhur nė kėtė botė pėr dremitje, por pėr tė ndėrtuar, pėr tė luftuar padrejtėsitė dhe pėr tė pėrmirėsuar jetėn pėr fėmijėt tanė!

 

 

            Ti mundesh!

            Guxo tė bėhesh Njeri i madh!

            Nėse jo jashtė, atėherė nė shtėpi!

            Guxo tė bėhesh Dikush!

            Nėse jo jashtė, atėherė nė shtėpi!

            Guxo tė bėhesh i drejtė!

            Jashtė dhe nė shtėpi!

            Guxo tė bėhesh Vetja!

            Nėse jo jashtė, atėherė nė shtėpi!

            Mos guxo tė mbetesh Asnjeri!

            As jashtė, as nė shtėpi!

            Mos guxo tė mbetesh Askush!

            As jashtė, as nė shtėpi!

            Sepse Ti mundesh dhe Ti guxon!

            Guxo!

            Vdesim si frikac!

            Ne kemi guxim, por nuk kemi guxim pėr tė guxuar!

            Ne kemi dije, por jo dije me vetėdije!

            Ne jemi ata qė nuk jemi dhe nuk jemi ata qė duhet tė jemi, por dėshirojmė tė bėhemi, ata qė nuk jemi, sepse nuk jemi!

            Ne kemi ėndrra, por ėndrrat i ėndėrrojmė vetėm!

            Ne kemi dėshira, por dėshirat i dėshirojmė vetėm!

            Ne kemi synime, pėr tė synuar vetėm!

            Sepse kemi frikė dhe ne kemi frikė nga frika, prandaj jemi aty, ku nuk dėshirojmė  tė jemi dhe ashtu, si nuk dėshirojmė tė jemi, meqė kemi frikė tė  jemi! 

            Kėshtu njė ditė vdesim tutarak;

            pa qenė Guximi, 

            pa qenė Dija,

            dhe, 

            pa qenė Vetėdija!