Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Grua nė errėsirė

Shkruan: Suzana KUQI

Gazetakritika

            GRUA NĖ ERRĖSIRĖ

            E gjeti tė shoqin nė studio tek po punonte mbi njė telė. Qėndroi tek dera dhe admiroi lėvizjen e shkathėt tė penelit. Abstraksion, nuk e dinte se ē'kish ndėrmend tė shprehte ai me tė, por asaj ju duk si njė varr i pėrmbysur. E pėrshėndeti duke i buzeqeshur. Mendimi se ai ishte sėrish aty, dhe... ēuditėrisht ndjesia se fundja nuk i bėhej mė vonė se ku kishte qenė, e bėri tė vinte buzėn nė gaz pėrsėri.

    

            Zbrazėtia e gjysmės sė shtratit i kujtoi se i shoqi nuk ishte kthyer nė shtėpi mbrėmjen e shkuar.Tashmė ishte mėsuar, ishte grua artisti, tė njohur madje. Tė gjithė e adhuronin. Dikur e kish adhuruar edhe ajo dhe e kish dashur. Shumė. Kushedi me kė ka qenė mbrėmė, mendoi tek po lante dhėmbėt. Hamendėsimet shkumėzuan sė bashku me pastėn e dhėmbėve e pastaj sė bashku me tė u shpėlanė e rrėshkitėn bashkė me ujin. Nuk ka rėndėsi, do tė kthehet prapė. Do tė mundohet ta harrojė edhe atė ashtu siē ka bėrė me tė tjerat.


            Shtyu derėn e hyri nė dhomėn e hotelit. E kishin lajmėruar se i shoqi e kish lėnė qė nė mėngjes e kish paguar edhe llogarinė. Shikoi me kėrshėri pėrreth. Dhoma ishte pastruar e rregulluar, asnjė shenjė qė tė mund tė dėshmonte pėr sa kish ndodhur ato ditė tė mungesės sė tij nė shtėpi. Shkoi tek dritarja dhe e hapi. Koha ishte e bukur dhe e kthjellėt, me atė kthjelltėsi pafajėsie pas njė nate me shi. Poshtė dritares pa bishta cigareje tė lagur, tė shėmtuara, si njė ēast pasioni tė gabuar tė konsumuar e tė djegur shpejt. Tė shkoi keq edhe kėtė rradhė, njė tjetėr grua pėr t'u harruar... sepse... nuk e ke lidhur me fillin e mbiemrit tėnd qė ta tėrheqėsh nga cepi i harresės...


            E gjeti tė shoqin nė studio tek po punonte mbi njė telė. Qėndroi tek dera dhe admiroi lėvizjen e shkathėt tė penelit. Abstraksion, nuk e dinte se ē'kish ndėrmend tė shprehte ai me tė, por asaj ju duk si njė varr i pėrmbysur. E pėrshėndeti duke i buzeqeshur. Mendimi se ai ishte sėrish aty, dhe... ēuditėrisht ndjesia se fundja nuk i bėhej mė vonė se ku kishte qenė, e bėri tė vinte buzėn nė gaz pėrsėri. Ai kishte qenė me shėrbim dhe aq. Kurrė nuk do ta pranonte se e kish tradhėtuar dhe kurrė nuk do tė pranonte qė ajo t'a tradhėtonte. Mendjemadh, mendoi ajo dhe i buzėqeshi pėr herė tė tretė. Jo, ajo nuk mund ta bėnte, jo sepse nuk donte por... sepse nuk ja vlente... Ai e kish mbajtur me kujdes nėn hijen e tij duke ja zbehur tė gjitha vlerat, e vetmja gjė qė i kish mbetur ishte ajo e ndershmėrisė. Ajo ishte gruaja e atij artisti tė madh, dhe... ishte e ndershme. Ja pėrse e vlerėsonin, sepse ishte e ndershme, asnjė meritė tjetėr. Endrrat e saj pėr artin kishin perėnduar me talentin e saj tė shtypur nga madhėshtia e talentit tė tij. Shkoi herėt pėr tė fjetur e mori tė lexonte njė libėr. Ai erdhi, si gjithnjė u zhvesh e u shtri bri saj. Nė fillim larg, pastaj filloi tė afrohej. Ndjeu duart e tij tek e preknin, tė shkathėta si me penelin. Ajo ishte tela e tij, ai po pikturonte ...mbi tė... varrin e kujtimit tė gruas sė fundit qė kish pasur ndėr duar... gruaja e tij pėr tė harruar gratė e botės...trupi, tempulli i shpirtit tė saj ku ai lutej pėr pak harrim tė zhgėnjimit tė makutėrisė sė tij. A mė ka dashur vallė ndonjėherė, mendoi tek ndjente kėmishėn t'i rrėshqiste pėrgjatė trupit, apo kam qenė vetėm stacioni i ndėrrimit nga njėra grua tek tjetra, stacioni i harrimit... ndjeu duart ta preknin e ta hapnin, kėrkonin thellė sa mė thellė... Sa i thellė duhet tė jetė njė varr ..? Nuk kundėrshtoi, e fundja pėrse? Njė varr mė shumė a njė mė pak ... nė njė varrezė dashurie, ē'punė i prishte asaj... Ajo do ta bėnte tė harronte, edhe emrin, edhe aromėn, edhe flokėt e asaj tjetrės, e kish bėrė gjithnjė...Frymemarrjet u vėshtirėsuan, ofshama, kėnaqėsi qė rritej, rėnkime, pastaj mė tė forta derisa...ai thirri emrin e saj. Atė tjetrėn e kish harruar...

 


            Burrin e zuri gjumi shpejt. Ajo ngriti me kujdes nė errėsirė telėn e saj. Mjaft mė dėshira pėr burra pa fytyrė. Me lėvizje tė lehta e delikate, njė fytyrė, sa i ngjante asaj tė burrit tė saj. Ishte veē pak ndryshe, ishte vetėm i saj. Njė burrė qė tė vinte aty kėtė moment, qė tė ishte i zoti tė shkatėrronte atė varrezė, pėr t'a shndėrruar nė njė tempull. Tempujt ndėrtohen pėr Zotat, mendoi, po bie nė mėkat. Por a nuk kishin bėrė mėkate tė gjithė ata qė kishin ngritur tempuj? Le ta fillojmė, deri sa mban mend historia. Ishin vetėm mashtrim, me kohėn ranė njė e nga njė me zotat e tyre.Tani kish arritur tek duart. Tė zakonshme por delikate nė prekje. Tė kthehem pėrsėri tek fytyra. Sytė, mė hyjnė nė shpirt, por buzėt... duhet tė jenė mė premtuese, prej andej del fryma, zėri, fjalėt , ato dhurojnė puthjen. Po ngjyrėn e syve? Tė blertė janė mė tė bukur, por janė tė pabesė. Ndoshta Zoti i ka nė ngjyrėn e qiellit, por nuk janė tė qėndrueshėm. Mė mirė nė ngjyrė tė tokės, ėshtė mė e qėndrueshme, mė e ngrohtė e mė besnike. Nuk kish dėgjuar ndonjėherė se toka i braktis njerėzit, pėrkundrazi. Kjo duhej tė ishte fytyra qė duhej t'i ngjante Zotit, ēuditėrisht shumė e ngjashme me atė tė tė shoqit. Sepse dikur e kam dashur, shumė. Zoti merr tiparet e njeriut qė duam. Ose tė asaj pjese mashkullore tė tij, pjesa femėrore jam unė e sė bashku do tė ndėrtojmė kėtė tempull. Portreti ishte mbaruar, fytyra e pikturuar i buzėqeshi. “Eja”,- i tha ajo,- “zbrit nga tela”. Me njė vėshtrim ēapkėn burri zbriti nga tela. Ajo i bėri vend mes saj dhe tė shoqit. Filloi ta prekte me gishtėrinj tė dridhur...


            Ajo i buzėqeshi errėsirės qė la pas imazhi i bukur i tempullit tė saj. Dėgjoi gėrhimėn e lehtė tė tė shoqit dhe u mundua tė shquante tiparet e tij mbi nėnkresėn e bardhė. Atė natė ishte aty, e ndoshta edhe shumė netė tė tjera nė vazhdim, derisa instinkti i gjahut pas grave tė bukura t'i zgjohej sėrish. Dikur kish qenė zot i tempullit tė saj, dikur, tani ishte njė monument, njė pėrmendore sė cilės i falej pėrpara ēdo tradhėtie qė i bėnte. Tradhėtie? Ajo vuri buzėn nė gaz tek dritat e njė makine tė vetmuar nė shkretėtirėn e errėt tė rrugės depėrtuan nė dhomė e ndriēuan njė ēast fytyrėn e tij tė qetė e tė vetėknaqur. I shkreti ti, mendoi, nuk e ke menduar kurrė se unė jam grua, e kam aq forcė nė shpirt sa pėr tu hakmarrė...jo me burra hoteleve, nuk i shkon natyrės sime. Kam aq forcė e magji nė shpirt, sa tė tradhėtoj edhe me ajrin qė ti thith dhe e nxjerr prej mushkėrive...