.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Gota e fundit

www.revistajeta.com

           

          GOTA E FUNDIT

 

     Sipas psikologėve, “pija modifikon ekuilibrat hormonalė femėrorė, ndikon mbi ciklin e tė bėn mė mashkullore. Gjatė shtatzėnisė, shkakton keqformime tė frikshme tė fetusit, ndėrsa gjatė ushqyerjes me gji mund tė shkaktojė vonesė nė zhvillimin mendor tė foshnjės”. Asnjė pikė alkool pra, nėse jeni shtatzėnė.

                  

           

           Fillojnė nė muzg e vazhdojnė deri natėn vonė. Tė reja, tė diplomuara, me njė stil jete stresant, pinė (nė shoqėri) pėr t’u ndier mė mirė dhe pėr tė zhdukur ankthin. Pa e kuptuar se ku po i ēon alkooli

            I njeh sepse kanė gjithmonė gotėn nė dorė. E nė vend qė tė hanė, pinė. Preferojnė cocktail tė ėmbėl, mojito, por edhe gin tonic, Negroni, Bellini, verė tė bardhė ose birrė. Janė alkoolistet e happy hour, ato qė nisin tė pinė kur dalin nga puna e vazhdojnė deri nė netėt e vona e s’kėnaqen me njė. 

 

            Alkooliste happy hour

 

            Janė gjithmonė e mė shumė nė numėr. Dhe tė reja. Aq e vėrtetė sa studimet nė Evropė thonė: “Numri i vajzave qė konsumojnė rregullisht alkool, ėshtė rritur 113 pėr qind vitet e fundit. Dhe femrat pėrbėjnė gjysmėn e pacientėve”.

            Shpesh tė diplomuara (sipas tė dhėnave tė studimeve, konsumi i alkoolit ndėrmjet femrave ėshtė pėrpjesėtimor me statusin profesional tė tyre) dhe me njė stil jete stresant, “e pėrdorin pijen si vetėmjekim”, thonė psikologėt. “Nė kuptimin qė pėrpiqen tė mbushin boshllėkun, vetminė. Zakonisht fillojnė tė pinė nė perėndim tė diellit, kur shkėputen nga angazhimet profesionale e duhet tė pėrballen me jetėn personale. Nė atė kohė, ankthi nis tė rritet e tė kėrkojė tė zhduket nga cocktail-et, vera, alkooliket e forta”. Njė etilizėm i lidhur me depresionin qė, nė vend qė ta kurojė, e rėndon: ndėrkohė qė alkooli ėshtė helm pėr sistemin qendror nervor, shkakton depresion dhe krijon ankth, duke rigjeneruar njė rreth vicioz, qė tė bėn tė pish mė shumė”, shpjegojnė psikologėt. Pėrveē kėsaj, femrave iu duhet mė pak se meshkujve pėr t’u dehur, sepse “kanė njė sasi mė vogėl alkooldehidrogjeni (njė enzimė tretėse). Prandaj filtri i parė pėr nė stomak ėshtė mė pak i efektshėm dhe alkooli hyn nė procesin e tretjes thuajse i plotė”.

 

 

             Gra gjithmonė e mė “mashkullore”

 

            Sipas psikologėve, “pija modifikon ekuilibrat hormonalė femėrorė, ndikon mbi ciklin e tė bėn mė mashkullore. Gjatė shtatzėnisė, shkakton keqformime tė frikshme tė fetusit, ndėrsa gjatė ushqyerjes me gji mund tė shkaktojė vonesė nė zhvillimin mendor tė foshnjės”. Asnjė pikė alkool pra, nėse jeni shtatzėnė. Ndėrsa normalisht, nevojitet tė kufizohesh nė “njė gotė e gjysmė verė nė ditė ose njė krikėll birrė apo njė cocktail alkoolik, duke ndjekur kėshillat e Organizatės Botėrore tė Shėndetit”, thonė specialistėt. “Shumė femra i kalojnė dozat qė organizmi mund t’i metabolizojė. Kanė njė problem abuzimi, qė mund tė dėmtojė shėndetin e tyre, pa e vėnė re fare. Sepse pinė nė orare dhe situata shoqėrisht tė pranueshme, pa u ndjerė skllave tė alkoolit. Varėsia qė shkakton sindromėn e abstinencės ngulitet pas disa vitesh. Por ėshtė konsumi i tepėrt qė shkakton simptoma psikofizike, pėr llogari tė vetėn. Femra qė pi shumė, nuk ndihet nė formė, mund tė vuajė nga gastriti, irritohet lehtė, ėshtė agresive, e depresionuar, me ankth. I duhet shumė tė pėrqendrohet nė punėn e saj ”, shpjegojnė psikologėt. Hapi i parė ėshtė “tė pranojnė problemin. Nėse nuk ia dalin vetė, duhet tė konsultohen me mjekun. T’i drejtohen pastaj njė psikologu/psikiatri, ose deri njė alkoologu, pėr tė pėrshtatur njė trajtim dizintoksikimi  e mbėshtetje psikoterapeutike”.  

 

            Rrugė pėr tė shpėtuar nga varėsia

 

            Le tė flasim qartė: askush nuk bėhet e varur nga zbardhuesi i rrobave, por pija nuk krahasohet, ajo tė pėlqen. Alkooli modifikon mendimet, ndjenjat, heq emocionet, tė qetėson. Nis tė pihet pėr kėto qėllime. Pastaj, marrja e alkoolit vlerėsohet nė rrafshin e trurit nga lėshimi i dopaminės. Nė disa njerėz barra bie te sistemet e kontrollit dhe nis varėsia. Rreziku ėshtė mė i madh pėr ata qė kanė njė prirje gjenetike: pra njė variant tė kromozomit 11 e nė veēanti tė gjenit qė kodifikon receptorėt e dopaminės”, shpjegojnė mjekėt. Kush do tė shpėtojė nga kjo, ka mė shumė zgjidhje: Tė kontaktojnė me qendrat e specializuara, tė cilat nuk janė aq tė frikshme sa duken. Shumė specialistė dinė tė japin zgjidhjet e duhura. Njė zė esėll specialisti vjen nė ndihmė, jo gotat.