.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Gjumi dhe ėndrrat

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      GJUMI DHE ĖNDRRAT   (pjesa e parė)

 

      Natyra e ėndėrrimeve ende ėshtė njė  mister edhe pse ato ekzistojnė, edhe pse tė gjithė ėndėrrojmė. Disa njerėz pohojnė se kurrė nuk ėndėrrojnė, por tė gjitha faktet shkencore e vėrtetojnė tė kundėrtėn. Njerėzit tė cilėt mendojnė se “nuk ėndėrrojnė”, nė tė vėrtet vetėm i harrojnė ėndrrat nė ēastin e zgjimit. Harresa e ėndrrave ėshtė normale siē i harrojmė edhe shumė gjėra e ngjarje nga pėrditshmėria jonė, nga jeta jonė,  sepse nuk kemi kohė as mundėsi qė t’i kujtojmė tė gjitha.

           

 

            Se gjatė “udhėtimit” tė natės kalojmė nė njė dimension paksa mė tjetėr nga ai qė jemi mėsuar ta pėrjetojmė gjatė gjendjes sė zgjuar, pra nė dimensionin e botės sė ėndrrave, pajtohemi pothuajse tė gjithė. Hulumtimet shkencore kanė konkluduar se gjatė gjumit (normal) tė natės gjithnjė ndodhin jo vetėm njė, por mė shumė ėndrra. Mirėpo, disa njerėz i harrojnė plotėsisht ato qė ėndėrrojnė dhe pohojnė se nuk kanė ėndėrruar fare, derisa disa tė tjerėve u kujtohen ėndrrat deri nė detajin mė tė imėt. Shumica e njerėzve i mbajnė nė mend pjesėrisht ėndrrat, dhe vetėm ndonjėherė, pėrkohėsisht, u kujtohet nė tėrėsi ndonjė ėndėrr, e cila pėr ndonjė arsyeje vepron mė fuqishėm dhe nė mėnyrė tė veēantė.

 

            Ē’janė ėndrrat?

            Pasi ėshtė fjala pėr veprimtari themelore tė trurit, nė kėtė pyetje ėshtė vėshtir tė jepet pėrgjigje adekuate.

            Zbulimet mė tė hershme pėr jetėn e njeriut tregojnė se ėndrrat kanė qenė gjithnjė tė rėndėsishme nė procesin e tij zhvillimor e jetėsor. Kėshtu, egjiptasit kanė besuar se ėndrrat janė mesazhe nga Zoti dhe gjysh nė vitin 1300 p.e.r. e kanė pėrpiluar librin e ėndrrave me mbi dymijė interpretime tė atyre mesazheve. Libra tė ėndrrave, gjithashtu, kanė pasur edhe shumė popuj tjerė si: asirėt, babilonasit, persianėt, grekėt etj. Madje pėr asirėt besohet se nė bibliotekėn e mbretit Asurabanipalu (669 -626 p.e.r.) ka ekzistuar libri i interpretimeve tė ėndrrave nga viti 2000 p.e.r.

K. G. Jungu

S. Frojdi

            Me zhvillimin e shkencės sė psikologjisė, problemi i ėndrrave u bė objekt studime edhe pėr  shumė psikolog tė njohur si: Alfer Mor, Karl G. Jung, N. N. Elis, A Bergson, S. Frojd etj., tė cilėt i kanė interpretuar ėndrrat nė mėnyra tė ndryshme. Por, pothuaj qė tė gjithė, pa pėrjashtim, pajtohen nė njė pikė. Ata konsiderojnė se ėndrrat paraqesin mesazhe nga nėndija, nga thellėsitė e personalitet tonė, thellėsi me tė cilėn, nė mėnyrė tė vetėdijshme, nuk jemi nė kontakt. Frojdi mendon se ėndrrat janė shfaqje shumė tė rėndėsishme tė jetė sonė tė brendshme, fshehurazi tė mbushura ngandonjėherė me dėshirat mė intime tė ėndėrruesit, tė cilat truri i tij, pėr shkak tė botėkuptimeve kundėrthėnėse dhe censurės shoqėrore, shpesh i refuzon. Ai kėto shfaqje pėrgjithėsisht i lidh me dukuritė seksuale. Pasi qė seksi ėshtė instinkti mė i fuqishėm i njeriut, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe mė i kufizuari nga normat e pėrcaktuara shoqėrore, kėshtu qė, kėto dėshira tė fshehura, individi  i “realizon” nė ekranin e ėndrrave. Jungu mendon se asnjė simbol, qė na paraqitet gjatė ėndėrrimit, nuk mund tė jetė i ndarė  nga personi qė ėndėrron dhe nuk ekziston interpretim i pėrcaktuar i cilėsdo ėndėrr. Me fjalė tė tjera, ėndrra juaj ju takon vetėm juve. Bergsoni mendon se ėndrrat janė kujtime tė harruara, qė burojnė nga pjesėt e largėta tė trurit pėr arsye tė ngacmimeve tė jashtme etj.

            Gjatė kėtyre 50 viteve tė fundit, pėr ėndrrat janė kryer shumė eksperimente nė laboratorė tė ndryshme tė botės. Nė tė gjitha kėto hulumtime vėrtetohet se gjatė gjumit, nė disa momente, truri ynė formon lloj-lloj fotografish, tė cilat paraqiten nė ekranin privat tė trurit tonė dhe ato fotografi, nė atė gjendje, ne i pranojmė si tė vėrteta dhe vetėm rrallė, tejet rrallė, mund tė kemi vetėdijen se ato janė ėndrra. Por, qė tė mund tė mėsojmė pėrafėrsisht diēka mė shumė pėr ėndrrat, mendoj se nė radhė tė parė duhet tė flasim diēka mė shumė edhe rreth gjumit.

           

            Ē’ėshtė gjumi?

            Pėr tu mbrojtur nga rraskapitja dhe problemet tjera, organizmit tė lodhur i nevojitet sė paku 1/3 e kohės, brenda 24 orėve, tė jetė pushim fjetjeje.

            Gjatė kohės sė gjumit, funksionet fiziologjike dhe psikike tė organizmit behėn mė tė dobėta dhe mė tė ngadalshme. Organizmi nuk reagon nė njė numėr tė madh ngacmimesh tė jashtme, ndėrsa i tėrė aktiviteti shpirtėrorė zvogėlohet nė minimum, duke qenė mė pak intensiv dhe mė pak i orientuar. Por, megjithatė, as truri, as trupi, gjatė gjumit, nuk ndodhen nė komė tė plotė. Gjatė gjumit ne shpesh e ndėrrojmė pozitėn e trupit dhe atė 20 deri nė 40 herė brenda njė pushimi normal. Reaksionet tona ndaj ngacmimeve tė jashtme gjithashtu ndryshojnė. Gjatė gjendjes sė zgjuar shqisat e ndryshme nė trup gjithnjė i dėrgojnė mesazhe trurit, i cili i analizon dhe nė bazė tė situatės pėrkatėse dhe pėrvojės sė mėhershme, vendos se cilin aktivitet mental apo fizik ta ndėrmarrė. Nė qoftė se prekim diēka tė lagur, truri ynė bėhet i vetėdijshėm nė atė dukuri dhe na detyron ta largojmė dorėn. Por, nė qoftė se e marrim dorėn e njė personi tė fjetur dhe e vendosim nė diēka tė lagur, ai nuk do ta tėrheqė menjėherė. Faktikisht ekziston njėfarė ndėrprerje apo ndryshim nė rrugėn, nė tė cilėn shqisa e tė prekurit e dėrgon ndjeshmėrinė nė tru gjatė gjendjes sė fjetur, edhe pse kjo ndjeshmėri nė tė vėrtet arrin deri tek truri dhe ndonjėherė mesazhi arrin qė tė depėrtoj edhe nė ėndėrr, pėrvojė qė e kemi pėrjetuar pothuajse tė gjithė.

 

           

            Valėt ciklike tė gjumit

            Siē dihet ciklin e gjumit e rregullon diēka qė quhet ritėm cirkadioni, respektivisht procese biologjike qė zhvillohen parimisht gjatė periudhės 24 orėshe. Fjala rrjedh nga latinishtja “cicera dies”, qė do tė thotė, pėrafėrsisht njė ditė.

            Brenda ritmit, i cili e bind trupin tonė qė tė fle, veprojnė edhe  ritme tė tjera, tė cilat i rregullojnė sjelljet e tij gjatė gjumit. Rezultatet e marra nga laboratorėt pėr kėrkimet nė sferėn e gjumit nga e gjithė bota na japin fotografi bindėse pėr atė se ēfarė na ndodh gjatė kohės sė gjumit. Elektroencefalografėt (EEG-ja) janė aparate, tė cilėt shėnojnė aktivitetin bioelektrik nė tru dhe tregojnė nivele tė ndryshme tė aktiviteti tė trurit deri sa njeriu ėshtė duke fjetur. Pėrfytyrimi i pranuar ėshtė i njėjtė pėr secilėn periudhė fjetjeje normale dhe mund tė ndahet nė disa stadiume rreshtore, tė cilat pėrsėriten, duke filluar nga stadi qė pėrngjanė nė gjendje tė zgjuar (stadiumi i parė) e deri te ajo e njėjtė me komėn (stadiumi i katėrt).

            Nėpėr kėto valė ciklike tė gjumit, nga i lehti deri te mė i thelli dhe anasjelltas, kalohet disa herė gjatė periudhės sė gjumit dhe secili cikėl zgjatė rreth 90 minuta.

 

           

            Stadiumi i parė: Gjumi mė i lehtė, qė nuk  e regjistron EEG-ja. Mė shumė i pėrngjan gjendjes sė zgjua. Fillon me “hyrjen” graduale nė gjumė ku muskujt lirohen, ndėrsa bioritmi ngadalėsohet.

            Stadiumi i dytė: Fillimi i gjumit tė thellė, i cili pason pas gjumit tė lehtė. Bisedat nė gjumė dhe somnambulizmi zakonisht paraqiten nė kėtė stadium.

            Stadiumi i tretė: Gjumi i cili shoqėrohet me impulse tė forta bioelektrike nga truri. Dhe derisa gjatė gjendjes sė zgjuar truri rėndom prodhon vetėm deri nė 60 mikrovalė nė sekondė, nė kėtė stadium gjumi, ai arrin tė prodhoj edhe gjerė nė 300 mikrovalė pėr sekondė.

            Stadiumi i katėrt: Ėshtė gjumi mė i thellė. Nė kėtė stadiumi kalojmė mjaftė kohė gjatė ciklit tė parė 90 min. tė pushimit tė natės. Nė kėtė gjendje vėshtirė zgjohemi, marrim frymė ngadalė, zemra rrahė mė ngadalė, ndėrsa temperatura e trupit na bie.

 

            Gjatė njė nate normale, kohėn mė tė madhe e kalojmė nė stadiumin e katėrt gjatė ciklit tė parė 90 min. i cili, siē duket, ka njė rėndėsi tė veēantė pėr ne, pastaj kjo periudhė kohore vjen gradualisht nė rėnieje. Pėr aq sa jemi psikofizikisht mė tė lodhur, pėr aq na ėshtė mė e nevojshme kjo gjendje. Nė rastet normale, i fjeturi kalon 30 ose mė shumė minuta nė periudhėn e parė tė 90 minutėshit tė stadiumit tė katėrt tė gjumit. Pastaj, deri sa rrėshqasim ngadalė kah periudha e ciklit tė dytė, kalojmė nė situatė paradoksale kur edhe pėshpėritja mė e vogėl e ndonjė njeriu tė njohur mund tė na zgjojė, kurse ndonjė krismė a zhurmė e fortė nuk na pengon fare. Tani fillon pjesa mė e ēuditshme e ciklit tonė gjatė fjetjes. Arrijmė prapė nė stadiumin e parė, por me njė dallim: Derisa nė orėt e para tė fjetjes tė stadiumit tė parė pėrfytyrimet pėrcjellėse janė tė paqarta dhe tė palidhshme, kthimi nė atė stadium nga fundi i ciklit (90 min.) paraqet momentin kur nė tė vėrtet fillojmė tė ėndėrrojmė. Gjumi nė kėtė stadium dallohet me lėvizje tė shpejta tė syve dhe kjo fazė rėndom shėnohet me shkurtesėn REM - repid eye movement. Nė kėtė fazė kokėrdhakėt e te dy syve lėvizin shpejt dhe kjo lėvizje vėrehet qartė nėse e shikojmė tė fjeturin nė kėtė gjendje. I fjeturi duket sikur shikon andej - kėndej nėn kapakėt e syve. Nga ky moment pushojnė lėvizjet nėpėr krevat, frymėmarrja bėhet mė e lehtė dhe ndonjėherė vjen deri te rėnia e oksigjenit nė gjak, nė nivelin, i cili do tė ishte nė kufirin e tolerancės pėr gjendje  e zgjuar.