Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - Gjėma

Shkruan: Resmi OSMANI

Tregim

GJĖMA

 

     Gruaja doli nė pjesėn e sipėrme, mbi kryet e tė vrarėve, u ul nė gjunjė dhe hoqi shallin nga koka, zbėrtheu komēat e polkės dhe zbuloi gjoksin e rreshkur, pastaj pa pritur shpėrtheu nė njė thirrmė rrėqethėse: “Oiiii, oiii o djemtė e nėnave!”. Klithma e mprehtė njerėzore, ulėritėse e tronditėse, u shkėput nga toka, pushtoi hapėsirėn dhe u ngjit nė qiell, atje ku duhet tė ishte i gjithėfuqishmi, krijuesi, qė pėrcaktonte fatet njerėzore.

 

        Dimėr tė egėr si ai i Shėndreut i vitit 1943, qė kishte pllakosur tėrė krahinėn, tė moēmit nuk mbanin mend. Si tė mos mjaftonte lufta dhe gjermani, shiu, bora dhe sqolla, lloha, mjegulla e cingėrima, edhe erėrat e ēakėrdisura dhe furtuna me vrunduj ere tė harbuar s’kishin tė rreshtur. Bora vuri shtresė. Qilimi i saj i bardhė mbuloi sheshet, plloēat e ēative, dhe kororat e pishave mbi fshat. Thepat e ashpėr tė shkėmbinjve borėveshur nė malin mbi fshat dukeshin si ca dhėmbė tė rralluar, qė kafshonin mjegullnajėn dhe qiellin e vrėrėt e tė zymtė. Erėrat frymėmarrje e babadimrit, tė ftohta, tė akullta, qė zbrisnin nga majėmalet, rrihnin si me kamzhik fshatin dhe pastaj zbrisnin nė luginė drejt detit. Egėrsirat, ujqėrit dhe arinjtė e uritur kishin dalė nga strofullat. Njerėzia ishin mbyllur brenda dhe oxhakėt tymosnin me shtėllunga tė pėrhinjta.

       Gjermanėt kishin shpėrthyer operacionin e dimrit. Objektivi ishin fshatrat e krahinės malore, ku gjendeshin ēerdhet partizane, prandaj operacionin e kishin quajtur me emrin e koduar ”Bergkessel”, kazani malor. Kishin vendosur qė forcat partizane dhe fshatrat qė i strehonin dhe i mbėshtesnin,  nė kėtė tė ftohtė dimėror, t’i zienin nė kėtė kazan tė skėterrshėm, me zjarr e hekur dhe mė tė mos dėgjohej pėr to. Partizan kaput!

       Ishte 18 dhjetor 1943. Pararoja gjermane ra nė pritė nė perėndim tė fshatit, nė pėrruan e keq. Njėsiti territorial me njė pjesė tė forcave tė batalionit partizan, vranė njėmbėdhjetė ushtarė tė pararojės. Shpėtoi vetėm njė. Pas aksionit u tėrhoqėn nė pyje. Trupat gjermane nė marshim, mėsuan pėr humbjen e pararojės dhe e rrethuan fshatin me njė ēark tė hekurt, qė nė tė tė mos hynte apo dilte as miza. Njė pjesė e trupave, me flakėhedhėse dhe qenujq, hynė nė qendėr tė fshatit dhe nisėn kėrkimin e banorėve..

         Urdhri: “ Tė bėhet masakėr. Tė vriten pa dallim gra, burra, pleq e plaka, fėmijė e tė rinj! Tė digjen shtėpitė, tė bėhet e tillė gjakderdhje qė tė dridhet foshnja nė bark tė nėnės! Hail Hitler!

          Krisėn armėt, britmat dhe kuja u ngjitėn nė kupė tė qiellit. Lulėkuqet e gjakut mbinė mbi borė.

         U vra Fatimeja, teksa pėrpiqej tė dilte nga fshati, me njė ngarkesė pėr partizanėt. Trupin e saj tė pėrgjakur e tė pajetė e tėrhoqėn osh nėpėr borė ushtarėt gjermanė  deri te sheshi, duke lėnė pas njė vazhdė gjaku..

        U vra Trėndelina Hasani me tė kunatėn Nazon, te dera e shtėpisė me nga njė plumb nė kokė. Vdiqėn menjėherė. Shtėpisė i kallėn flakėn.

         U grinė e u bėnė shosh nga plumbat e automatikut Rubia dhe Sherifeja, kur po ktheheshin nga ēesma me enėt e mbushura me ujė.

          Burrat pleq Sadedini e Hamiti, qė dolėn nga shtėpitė pėr tė parė se ēfarė po bėhej, u vranė te sheshi pranė shkollės.

         Dy tė rinj, Yzeiri e Tahiri, qė u pėrpoqėn tė dilnin nga rrethimi, u gjuajtėn me qen dhe u mitraluan me breshėri plumbash.

          U plagosėn dhe u mbytėn nė gjak Rukia dhe Harzikua, teksa po ktheheshin nė shtėpi nga stani.

         Flakėhedhėsit u kallėn zjarrin shtėpive dhe nga ēatitė shpėrtheu flaka dhe retė e tymit u pėrzien me retė e borės.

         Ah ai tetėmbėdhjetė dhjetor! Ditė e zezė, e ftohtė , me borė,  tė ftohtė e suferinė,  me zjarr e flakė, qė dogji edhe gurėt. E pėrgjakur me tė vrarė tė pafajshėm, qė dergjeshin tė shtrirė nė pragjet e shtėpive tė tyre, nė rrugicat dhe sheshin e fshatit, me tė qara tė lebetitura. Gjermanėt, tė egėrsuar e ēakėrdisur fytyrėngurtėsuar nga dhembja, i sollėn tė vrarėt e tyre dhe i renditėn krah njėri-tjetrit te shkolla: gjithė skuadrėn, nė krye nėnoficeri, pastaj tė tjerėt, sipas moshės. Trupat e pajetė i mbuluan me pelerina dhe nė kokė u lanė bustinat, pas tyre helmetat. Nėn strehėn e portės sė shkollės nuk i zinte bora. Dukej sikur flinin.

         Kapiteni gjerman dha urdhėr qė edhe banditėt e vrarė tė fshatit bandit, tė silleshin nė sheshin e fshatit.

         Nėn tytat e armėve dhe bajonetave, bashkėfshatarėt, tė afėrmit, motrat e vėllezėrit, duke lotuar e rėnkuar, tė dėrrmuar nga pesha e dhimbjes, qė rėndonte si pesha e malit, i mbartėn tė vrarėt dhe i vendosėn te rrapi i moēėm degėshumė, qė e kishte veshur argjendi i borės.

       Tė vrarėt u vendosėn ballas. Vrasėsit dhe tė vrarėt, xhelatėt dhe viktimat, tė fajshmit dhe tė pafajshmit. I ndante njė rrip toke i kobshėm, i zbardhur nga bora dhe gjaklyer. Nė atė hapėsirė tė kufizuar krye e fund nga vdekja, tė zbardhur e kallkanosur nga bora, pikėzonin dy figura: ajo e kapitenit gjerman, me ushtarėt e tij, qė me revolver nė dorė, sillej nė atė hapėsirė vrastare, si bisha e tėrbuar nė kafaz dhe bėnte akullin tė kėrciste nėn ēizmet e tij tė rėnda. Pas i shkonte  pėrkthyesi, qė e ndiqte si hije. Ishte njė avokat nga qyteti, gjermanishtfolės, qė e kishin marrė nga zyra e tij me pėrdhunė. Veshur me njė mallotė tė zezė e tė  gjatė gjer te kėmbėt e me borsalinė gjithė me atė ngjyrė tė rrasur gjer nė vetulla, ngjante si njė korb, qė kishte zbritur ne sheshin e kufomave. Dridhej i tėri nga lemeria dhe tė ftohtit, por edhe nga frika pėr jetėn e tij. Ku ta dish, Gjermani ndoshta s’donte dėshmitar tė gjallė tė asaj ploje.       

          Kapiteni i numėroi  tė vrarėt nga fshati. Bėheshin tetė. Pesė gra e tre burra. Njerėzit e gjallė u kthyen ne numra te vdekur.                  

         -Janė pak, - u tha ushtarėve dhe nėnoficerėve - Pushkatoni dhe tė tjerėt, dhe pas tyre edhe tė tjerė!”. Fjalėt e tij kishin tingull tė ashpėr, grykor, metalik, si vėrshėllima e gjarprit, qė shponte heshtjen si majė bajonete. Ai u kthye nga pėrkthyesi:

        -Zoti avokat! Ligjet e luftės janė tė hekurta. Pėr njė, dhjetė! Njė ditė terror, njė vit qetėsi! Malėsorėve tė kėtyre anėve, po nuk e dinė, po ua mėsojmė, qė t’u neveriten armėt dhe tė lemerisen e tmerrohen nga ushtria e Rajhut.

 

 

 

         Ushtarėt e skuadrės sė pushkatimit i lidhėn viktimat e tyre me litar, dorė pėr dorė, pastaj u tėrhoqėn disa hapa, gati pėr tė hapur zjarr. Para grykėve tė pushkėve ishin shtatėmbėdhjetė burra e gra, tė moshave tė ndryshme, e midis tyre edhe njė grua e re me fėmijė nė gji.

         -Armė mbush! – dha komandėn nėnoficeri.

          Kėrcitėn shulet e armėve. Fishekėt vrastarė shkuan nė fole.

          -Nėn shenjė!

          Ushtarėt, si tė ishin ca mekanizma automatike, ngritėn njėhershe armėt dhe shėnuan.

         Kur pritej komanda “Zjarr”, nė shesh, si ta kishte pjellė dheu u faneps njė grua e veshur me tė zeza, e cila me hap tė shpejtė, u nis drejt kapitenit. Njėri nga ushtarėt e ndali dhe i vuri bajonetėn nė gjoks.

        -Hiqe atė syngji, djalo, se me kėtė gjoks kam mėndur me gji djemtė e mi, ashtu si tė ka dhėnė pėr  tė pirė edhe ty nėna jote, atje nė Allemanjė.

         Pastaj ajo iu drejtua  dhe i foli kapitenit.

         Kapiteni desh tė dinte se ēfarė tha dhe ēfarė kėrkonte kjo grua. Avokati pėrktheu:

          “Ajo tha se pėr tė vrarėt e fshatit, do bėnin gjėmė e vaj njerėzit e tyre. Asaj nuk i kishin vrarė njeri te sajin. Donte tė bėnte gjėmė pėr gjermanėt e vrarė, ashtu si e donte zakoni i vendit, se ata ishin tė huaj, ne dhe tė huaj. Nėnėzezat e tyre, nuset dhe motrat, ishin larg dhe s’kishte kush t’i qante dhe i vdekuri nuk bėn tė pėrcillet e tė kallet nė varr, pa u qarė e vajtuar! Ajo ishte vetė nėnė.”

           -Ēfarė ėshtė gjėma?

          -Vajtimi me ligje i tė vdekurve. Pėrcjellja e tyre me kėngė vajtimi. Si ta them, ėshtė pjesė e kodit tė ceremonisė sė tė vdekurve.

          Kapiteni kur dėgjoi pėrkthimin, nuk e fshehu habinė. Ajo grua fshatare, do tė qante pėr ushtarėt gjermanė, armiqtė e vendit tė saj?! E pa me dyshim e vėmendje: shtatvogėl, e veshur krejt me tė zeza, pėrveē lahurit tė bardhė, qė kishte lidhur flokėt, por mbi tė kishte tė hedhur njė shall leshi tė rėndė gjithė po tė zi. Kishte tipare tė fisme. Fytyra e saj e zbehtė, e ravijėzuar nga rrudhat, dukej si e gdhendur nė mermer. Kapitenit iu duk si engjėlli i vdekjes, si e dalė nga tragjeditė e lashta ballkanase. Ky vend, ky popull, kishte kodin e tij tė vdekjes dhe kjo grua sillte kumtin e lashtė tė kėtij kodi. Ēudi, pa ta shihte!

        -Lėreni tė shkojė!- tha ai, e mandej urdhėroi skuadrėn e pushkatimit tė kalonin nė qėndrim “Qetėsohu”. Ata ulėn armėt nė pritje tė njė urdhri tė ri.

        Gruaja shkoi te njėmbėdhjetė gjermanėt e vrarė tė shtrirė nė hyrje tė shkollės. Kapiteni me pėrkthyesin i vajtėn  pas. Qėndroi e heshtur dhe si e shtangur para tyre, pastaj u ēapit nė krye. I vrari ishte i ri, i hijshėm, leshverdhė, shtatgjatė. Fytyra e zbehtė e lyer nė gjak nga plaga e plumbit, kishte nisur tė murrėtohej nga e ftohta. Sytė i kishte tė hapur, si tė qelqtė , dukej qė kishin qenė bojėqielli. Gojėn paksa tė hapur, si tė donte tė fliste pėr vdekjen e tij. Gruaja hoqi nga supi paguren dhe i lau gjakun e fytyrės. Pastaj hoqi lahurin e bardhė nga kryet e thinjur dhe e bėri  kinda – kinda, i lidhi mjekrėn pėr ti mbyllur buzėt . Me kujdes, si duke pasur frikė se mos e zgjonte, i uli kapakėt e syve qė akoma s’kishin ngrirė. I mori duart dhe ia kryqėzoi mbi gjoks. Kėtė ritual ua bėri tė gjithėve. Para tė fundit, qėndroi drejt, ktheu kokėn nga kapiteni dhe i tha:

        -Tė vdekurit duhet t’i dorzohen zotit tė pastėr e tė bukur, sepse ashtu shpirti do tė prehet mė i qetė.

         Avokati pėrktheu. Kapitenit nuk i shpėtoi pamja e saj e dėshpėruar dhe sytė e veshur nga njė cipė e avullt lotėsh.

          Gruaja doli nė pjesėn e sipėrme, mbi kryet e tė vrarėve, u ul nė gjunjė dhe hoqi shallin nga koka, zbėrtheu komēat e polkės dhe zbuloi gjoksin e rreshkur, pastaj pa pritur shpėrtheu nė njė thirrmė rrėqethėse: “Oiiii, oiii o djemtė e nėnave!”. Klithma e mprehtė njerėzore, ulėritėse e tronditėse, u shkėput nga toka, pushtoi hapėsirėn dhe u ngjit nė qiell, atje ku duhet tė ishte i gjithėfuqishmi, krijuesi, qė pėrcaktonte fatet njerėzore. Jehona e saj u kthye nga shpatet e malit sipėr dhe mori luginėn tatėpjetė. Pastaj erdhėn rėnkimet, tė thella  si tė dilnin nga dhimbja pėrvėluese  e shpirtit:  ”Oh, oh, e mjera! Tė mjerat nėna, oh,oh…!” Ndėrkaq ajo lėshoi flokėt e shpleksura dhe filloi t’i shkulte. Duart ju mbushėn me tufa flokėsh tė thinjura. Pa reshtur sė rėnkuari, nisi tė rrihte gjoksin me grushte, me tė dy duart, pastaj, duke gulēuar, frymėmarrė, e ngriti kokėn drejt qiellit e nisi tė ēirrte fytyrėn, nga ku plasi gjaku ne ca rrėkeza tė holla. Po i fliste e po i lutej Zotit qė s’dinte se ku ishte, por me siguri atje lart.

         Kapiteni s’po u besonte syve. Si ishte e mundur? Ai kėrkoi nga avokati t’i pėrkthente  ēdo fjalė qė thoshte  gjėmėtarja.

         Pėrmes gulēimave e rėnkimit, fjalėt mezi merreshin vesh dhe ai nisi t’i pėrkthente fjalitė tė fragmentuara e si pa lidhje.

          -Po thotė: djem o djem, qė u pėrkundėn nėnat nė djep e u kėnduan ninulla tė bukura. U mėkuan me gjirin e tyre qė tė rriteshit, tė burrėroheshit, tė martoheshit e t’i gėzonit me nipa e mbesa... Ju ishit gėzimi i syve tė tyre dhe shpresa e pleqėrisė... Ikėt e ato s’do t’u shohin mė... Derėzezave do t’u shkojė mandata, njė copėz kartė me zi tė rėndė... Do qajnė pėr ju, pa kurmet tuaj, para fotografive dhe kujtimeve… Por nė vend tė tyre po u qaj unė, se edhe mua mė ėshtė tharė e mė vajton zemra e shpirti… Do qajnė motrat, vėllezėrit dhe fėmijėt e mbetur jetimė… Arat, fushat, lėndinat e stanet, qė s’do t’ju shohin mė… Do tė nxihen pragjet dhe muret e shtėpive… Rėnko o tokė, vajto o qiell pėr djemtė e nėnave... Djem o djem qė vdiqėt larg… Nė kėtė luftė tė mallkuar, (Avokati nuk e tha fjalėn e mallkuar) e do tė varroseni kėtu mes maleve nė vend tė huaj, nė tokė tė Shqipėrisė... Edhe kėtu shpirtrat tuaj, do tė gjejnė prehje e paqe, se toka ėshtė bujare, krijesė e Zotit, i rėndet kur e shkelim, por jo kur na varrosin… Se edhe ne zoti nga balta na stisi dhe aty ėshtė vendi i robit jetėsosur… Oiii, oiiii, o bij tė nėnave, e ē’tu qaj mė parė…!

          Kupa e qiellit, si kambanė e plumbtė, derdhte teposhtė puplat e bardha tė borės. Bėnte ftohtė. Nga fshati qė digjej, vinte era e shkrumbit dhe tymi i shtyrė nga era zvarritej mbi kurorat e pemėve tė zhveshura. Bashkė me tė vinte jehu i vajtimeve dhe rėnkimeve.    

          Kapiteni dėgjonte fjalitė e fragmentuara tė vajit, qė avokati mezi gjente fjalėt e duhura gjermanisht dhe pyeste veten: “A ishte e vėrtetė kjo qė po shihte? A ishin tė vėrteta ato qė dėgjonte? Pėr cilėt bėnte gjėmė  kjo grua, pėr tė vrarėt e saj, apo ushtarėt e Rajhut? Asaj nuk i ishte vrarė ndonjė familjar. Mos vallė po aktronte, vetsugjestionohej? Tek e fundit, kujt i duhej kjo shfaqje tragjike?” Jo. Ajo ishte njė fshatare e thjeshtė, njė malėsore e pashkollė, e veshur me opinga llastiku dhe ēorape te ashpra leshi, por ishte nėnė dhe ndjenja e mėmėsisė ėshtė e fortė dhe instiktive. Sidoqoftė, pėr tė ky ishte njė mister.

          Po mendohej. Ai ishte ushtar, gjendej nė luftė dhe duhet tė bėnte detyrėn. Pas tij ishin shtatėmbėdhjetė njerėz, qė duhej t’i pushkatonte e pas tyre do tė kishte dhe tė tjerė. Gjaku lahej me gjak. Pastaj nė shtėpitė e tyre do tė kishte gjėmė, sipas kėtij kodi tė vdekjes, si nė tragjeditė dhe  baladat e vjetra.

          Teksa ai ishte duke pėrcjellė nė mendje kėto, gruaja heshti dhe ra pėrmbys mbi trupat e ushtarėve. Ai priti qė ajo tė ngrihej, por nuk po lėvizte. I kishte rėnė tė fikėt. Kapiteni dha urdhėr tė zgjidhnin nga rreshti dy gra tė reja. Ato erdhėn sakaq dhe ashtu tė alivanosur, e ngritėn, i lagėn  dhe fėrkuan me borė tėmthat dhe ballin, i fshinė e pastruan gjakun e tė grricurave tė fytyrės. Ajo u pėrmėnd dhe u ngrit ngadalė, e mpirė e pafuqi. Mezi mbahej nė kėmbė.

         -Unė, si nėnė e bėra timen-tha ajo zėshuar dhe e verdhė si meit, duke iu drejtuar kapitenit - Tė takon ty tė bėsh tėnden.

         Kapiteni nxori nga ēanta njė bllok-ditar dhe bashkė me lapsin ia dha avokatit.

         -Shkruaje kėtu emrin e kėsaj gruaje.

        Me hap tė ngadaltė, si me pėrtesė dhe i dyzuar para njė vendimi qė tashmė e kishte marrė, qėndroi para  ushtarėve.

        -Zgjidhini dhe lirojini pengjet! Mjaft pėr sot! Kjo grua i shpėtoi, por ky fshat ka borxh gjaku pėr tė paguar.          Ne vonojmė, por nuk harrojmė.  Do tė kthehemi sėrish njė herė tjetėr pėr ta marrė.

        Gjermanėt u larguan bashkė me tė vrarėt e tyre. Nuk dėgjoheshin mė krismat e armėve tė vdekjes, por zėrat e ngrohtė dhe mirėnjohės tė grave, qė kishin vėnė nė mes atė nėnė trimėreshė.

 

Dhjetor2014

Nga vėllimi me tregime”Letėr mbretit”