Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Fustani i zi

Shkruan: Istref HAXHILLARI

www.shqip.dk

       FUSTANI  I ZI

      Emocionalisht ai kishte vdekur, nuk qe mė tokėsor. Jetonte botėn e tij; e brengonin gjithfarė pengesash nė rrugėn e ndritur tė Allahut. Besimtarėt ishin misionarėt e Islamit. Njė pyetje e bezdisshme brente prapaskenėn e mendjes dhe pėrpiqej tė gjente mėnyrėn pėr ta shtruar sa mė natyrshėm. Kėrkonte vragė pėr tė shprehur personalitetin e vet fetar, grykėderdhje pėr bindjen e thellė ndaj Zotit.

 


            Ėndrra, pėrsėritur me tė njėjtat pamje, i prishte gjumin Valdet Hoxhės. Sekuencat e pėrēudnuara shkisnin njėra pas tjetrės si film serial.

            …Mugėtira, sterrė e zezė, mbėshtillte hapėsirėn. Qielli i varej tokės, derdhte shi majėmprehtė akull tė ftohtė.

            Lumi rrėshqiste me rrapėllimė; pėrmes ujit tė rrėmbyer lundronin pemė, trupa kafshėsh dhe njerėzish gjysmė tė gjallė. Ulėrimat e qenieve qė jepnin shpirt thernin hapėsirėn. Donte tė kėlthiste, zėri nuk i dilte …

            Zgjohej dhe pėrpiqej ta harronte.

            “Ėndėrr”, thoshte me vete.


            I rikthehej punės sė pėrditshme nė klinikė. Nga dritarja depėrtonte peizazhi i mrekullueshėm i verės. Era e padukshme davariste copėzat e reve, sillte puthjen e lehtė tė dallgėve. Uji i qetė dremiste nėn qiellin e pėrhimėt, syprinės sė rrafshėt tė liqenit pasqyrohej njė diell i stėrmadh. Nga kopshtet pėrreth shpėrthenin aromat e stinės.

            Natyra e pėrtėrirė, peizazhi kapriēioz, klientėt largonin ndijesitė; terapia e ditės bėnte punėn e vet.

            Qetėsohej.


            Sa binte nata, format e lemerishme i ēfaqeshin po aq ligėshtuese. Edhe dita trazohej shpesh nga imazhe tė ēuditshme. Figurat e ėndrrės kapėrcenin dritėn. I dukej sikur jetonte pas njė muri xhami; mund t’i shihte po nuk mund t’i prekte tė tjerėt.

            I paaftė tė jepte shpjegim tė arsyeshėm iu hap Martinit.

            -Si e shpjegon feja? - e pyeti.

            Imami soditi gjatė fytyrėn e zverdhur, ku lexohej lirisht brenga.

            -Vetėm besimi e shpėton njeriun nga vuajtjet e shpirtit, - i tha krejt i sigurt. - Ti e dėshiron Allahun Valdet, mos ngurro! Duke e njohur islamin shpirti yt do tė njohė faljen. Ndihma qė tė jep feja ėshtė e thjeshtė: Jepu me tė gjithė barrėn qė mezi e mban.


            Serioz, me paraqitje misterioze, mjekrėn e gjatė ngjyrė lajthie, shtjelloi pjesė tė filozofisė islame nga sure tė Kur’anit dhe hadithet e profetit Muhammed alehis selam. Hoxha i ditur, diplomuar nė universitetin teologjik te Bejrutit ( pas dy viteve studimi nė fakultetin e mjekėsisė sė Tiranės ), derdhte pushtetin lehtėsues tė besimit mbi arsyen e ēoroditur.

            - Allahu ėshtė mė pranė njeriut nga damari i qafės sė vet. Sado e ngushtė, kjo hapėsirė ekziston gjithnjė si ndarje e pakapėrcyeshme mes imanencės dhe transhendencės.

            Valdeti kundėrshtoi lehtė, pa fuqinė e mėparshme tė argumentave, zbehur gradualisht. Metafizika: ide e turbullt dhe fluide, e pakonceptuar nė pėrmasa tė mjaftueshme.

            -Parimi organizues gjendet mes elementeve tė universit dhe ligjeve tė materjes. Natyra vetėvepruese drejtohet nga rregullsi dhe forca tė brendshme.


            Shija e diturisė e pėrpinte.

            Pati studjuar filozofėt materialistė, anonte nga teoria e vetėmjaftueshmėrisė e Fojerbahut dhe Shopenhauerit. Po prej kohėsh pikėpyetje kryeneēe e pėshtjellonin. Dukuri tė pashpjegueshme nga arsyeja vinin nė dyshim bindjet ateiste.

            Edhe logjika e ftohtė e Martinit.

            Ėndrrat. Imazhet.

            Botėkuptimi islam fitonte terren, shpėrhapej si ujėrat e freskėta nė tokėn e plasaritur…

            Valdet Hoxha ishte natyrė e mbyllur, nuk e jepte veten, acaret e shpirtit i bluante pėrbrenda nė heshtje. E shoqja vinte re ndryshimin e sjelljes; pėrpėlitjet e dėshpėruara, zgjimin mbytur nga djersė tė ftohta, zbehtėsinė e fytyrės mėngjeseve.

            Murmurimat e tij nuk i thoshin kurrgjė. Fjalėt i kishin shteruar.

            Kjo e hidhėronte.


            Nė tė vėrtetė asaj i shkonte mendja nė tė tjerė gjėra tė liga, qė natyrshėm i brengosin gratė e martuara me burra tė pashėm.

            Mirėpo ishte mė keq se aq.

            Melita jepte matematikė nė njė shkollė tė mesme. Mbahej mirė. Fytyra ovale e zeshkėt, sytė e mėdhenj tė kthjellėt, trupi i pėrpjestuar hijshėm i jepnin sensualitet. Kur qeshte i krijoheshin gropėza faqeve, si ndonjė vajze tė re. Sjellja, marrėdhėniet nė familje dhe me fqinjėt tė ngrohta, miqėsore. E donte tė shoqin, po qetėsia u prish, bota filloi tė lėkundej kur ai praktikoi sė pari ritet muslimane.

            U kthye nė shtėpi i qetė, i kthjelluar.

            -Vendosa tė hyj nė rrugėn e Zotit, - i tha Melitės.

            Zėri i plumbtė, i trandur e pa ngjyrė, u pėrplas orendive tė dhomės me oshėtimė tė zgjatur vajtuese.

 


            -Ē’thua! - u habit ajo, - Zotin e respektojmė gjithnjė.

            -Kemi jetuar nė hava.

            -Si gjithė tė tjerėt, - mezi u dėgjua Melita.

            -Jo, - ia ktheu prerė Valdeti.

            I vendosur. I prerė.

            “Ja ē’na qenka?” mendoi gruaja e sėndisur. Nuk guxoi tė shfaqte hapur zemėratėn e atij ēasti. “Ti sapo ke hyrė nė njė botė , ku unė nuk ndihem rehat” deshi t’i thoshte, po Valdeti i rėndė, mospėrfillės s’i dha rėndėsi kundėrshtisė sė heshtur.

            As brengės sė gruas.

            -Dyzet e pesė vjet larg Allahut dhe Peikamberit alejhis-selam, kohė e gjatė, - vazhdoi i ngrysur. - Padituria gjynah i madh. Ti ende nuk beson, po kjo do tė ndodhė mė vonė, kur ta kuptosh. Pėr kėtė nuk dyshoj.


            Vendimi tingėlloi i pakthyeshėm. Melitės iu duk se imami i zymtė dhe mjekra stėrgjatė zaptuan pamjen e mjegulluar tė burrit…

            Tufa e qimeve bojė hiri mbuloi gjoksin e gjėrė tė Valdet Hoxhės. Zuri tė falej ēdo ditė.

Mė shpesh merrte abdes nė xhami, po edhe nė shtėpi, klinikė.       
            -Ju lutem, - u thoshte tė sėmurėve, - sa tė fal namazin.

            Tėrhiqej laboratorit, mbushur me koka allēie dhe fragmente nofullash. Formate dhėmbėsh, rrjeshtuar sipas madhėsisė, zgėrdhiheshin rafteve. Klientėt mėrziteshin, po asnjė nuk u largua.


            Dentistit tė aftė ia falėn lajthitjen formale.

            Feja muslimane ushtrohej lirisht. Djem mjekėroshė, kokulur e tė sjellshėm, shkėmbeheshin rrugėve tė qytetit, pėrshėndesnin sipas normave tė Sheriatit. Nuk pėrdornin alkool, as duhan. Vali e kishte pirė rakinė dhe, pas ēdo seance, natyra e detyronte tė ngrihej natėn tė villte. Vesi, kthimi orėve tė vona, grindjet pa shkak morėn fund si ngarkesa tė panevojshme nė rrugėn e gjatė.


            “Paska edhe tė mira”, u ngroh disi Melita.

            Mbrėmjeve, pasi falte akshamin, Valdeti rrinte i perėnduar, kredhur nė mendime tė shenjta. Duart i mbante bashkuar, pėllėmbėt e hapura pėrlart, sytė rėndom i drejtonte nga qielli. Mė parė gazmor e ēakėrqejf, tani i zymtė, pėshpėriste gjithnjė diēka tė pakuptuar.

            “Kopje e hoxhės” sėndisej Melita e pafuqishme tė ndryshonte rrjedhėn e ngjarjeve.

            Pamja e mikut tė ngushtė tė burrit gjithnjė i kishte ngjallur neveri.

            Tani shumė mė tepėr.

            Megjithė dėshirėn, u bė e paaftė tė pėrshtatej dhe tė luante skenarin e mirėsjelljes me bindje tė vėrtetė. Gjithēka qė pėrjetonte: trishtim i mbetur, i ftohtė. Iu nėnshtrua fatit, po shpirtin ia ndrydhnin parandjenja tė liga.


            Natyrisht jo pa arsye.

            Valdetin e pushtonin ndjesi tė ēuditshme. Epokat i zinin vendin njėra-tjetrės porsi pamje, ndriēuar nga shpėrthime tė shkurtėra vetėtimash. E ardhmja afrohej me krismė tė turbullt, e kaluara zbehej shpejt, zhdukej pa kthim.

            Verandės sė hotel “Boranės” karshi hapėsirės kaltėroshe tė ujit, pinin kafen e mesditės me Martinin. Zhytur nė mendime tė thella rrekeshin tė zhbironin labirinthet e holla tė nėnvetėdijes njerėzore. Pėrmes kaēubeve tė luleborės, rrezet e gushtit i pėrkėdhelnin butėsisht. Nga vazot e gjėra si fuēi vinte aroma e krizantemave me bohēet e mėdha dhe petalet e brishta tė sapoēelura. Diku gjysmė e fshehur valėzonte me pėrkėdheli e verdha e tunxhtė dhe e blerta e gjethnajės sė njė gėmushe tė vjetėr e tė dendur jaseminėsh. Pranė saj ēuēurisnin tė llastuara gjimnazistet.

            Nė fund tė asaj mesdite vajzat gazmore, fytyrėskuqur nga pijet, ia behėn plot zhurmė prej katit tė dytė tė hotelit. Kofshėt e drejta zbuluar deri lart, gjinjtė e pjekur nga dielli, gjysmė tė nxjerra, sytė e ngjyer dhe vėshtrimet mikluese i dėshpėruan besimtarėt sedėrqarė.


            Njė vajzė e imėt me sytė e ujshėm ngjyrė mjalti tė errėt tėrhiqte vėmendjen.

            Me lėvizjet e shkujdesura, zhdėrvjellėsinė, zhurmėn.

            Martini nuk ia ndau shikimin e pjerrėt, si me dy mendje, pastaj u kthye i befasuar.

            -Pa shiko!

            Vali u nemit. Shembėlltyra e trupėzuar nė siluetėn pėrkarshi e trandi. Nadirja, dashuri e humbur nėpėr shtigje absurdi, me flokėt e kreshpėruar, kupat e vogla tė gjinjve, vėshtrimin ēapkėn tė vėngėrt vezulloi e purpurt si dikur nė Universitet. Dashuria e hershme u pėrzje me vajzėn pėrballė.

            Era e trėndafiltė fshikulloi mjekrėn islame.


            Nadirja vinte nga familje besimtarėsh. Mes dashurisė hyri shumė shpejt kundėrshtia e sertė. Tė atin e arrestuan, vajza u internua diku nė Myzeqe. Ai nuk mundi t’i ērrėnjoste aq lehtė kujtimet; nga ajo kohė dyshonte pėrherė. Prapa njerėzve dhe dukurive tė kohės shihte motive tė dhunshme qė drejtonin veprimet, sjelljet.

            Vazhdoi tė pėrpinte me sy vėngėrashen e shkujdesur, qė ndillte tėrė epsh djemtė. Ajo kundroi e habitur burrin e pashėm me mjekrėn e gjatė tė murme. Diē i pėshpėriti me buzėn nė gaz shoqes pranė dhe ai uli kokė i turpėruar.

            -Nga qė janė tė zbuluara, - i tha Martini duke vėshtruar me keqardhje pjesė sensuale tė vajzave, veshur me mė tė shkurtrit e fundeve dhe mė tė ngushtat e bluzave. Nė ato ēaste imami ndihej vėrtet i ligėshtuar.

            Valdet Hoxhėn e kapėrthyen rrėmbyeshėm ndijesitė. I ndodhte shpesh.

            E bija mbushte trembėdhjetė vjet asaj vere. Format femėrore ēelnin gonxhet e para. E kishte vėnė re po nuk donte ta besonte: Nesa e tij kapėrcente fėmijėrinė. Si ta kishte pėrballė, ndjeu zėrin qė vinte nga gruaja e rritur brenda saj. Dhe u ftillua.

            “Tamam koha” mendoi…


            Ndėrsa pasditja venitej dhe shpėrhapej njė muzg ngjyrė ari, ēoi nė shtėpi fustanin e gjatė me pala bojėhiri. Si tė donte tė prishte ( apo tė plotėsonte sipas tij ) paqen e ėmbėl dhe harmoninė e natyrės.

            -Hixhabi i Nesės, - tha sa mė shpejt mundi si tė hiqte fashon nga plaga. Pa lėnė hapur asnjė shteg. Ashpėrsia e shikimit kundėrshtonte prerė buzėgazin e ftohtė.

            Melita u trondit, shpirti iu shkretua. Me zemrėn qė gati i dilte vendit nga tė rrahurat e forta, e zaptoi paniku dhe toni i zėrit doli nė mėnyrė tė pavullnetshme lutje, pėrgjėrim.

            -Valdet, nuk mė duket ide e mirė.

            - Hixhabi e mbron, - ia ktheu ai, duke u pėrpjekur tė dukej sa i pėrmbajtur po aq
i sinqertė. Dhe duke e patur vėshtirė tė sillej i tillė.

            Njė pyetje ngriu nė fytyrėn e Melitės, shėnuar nga hidhėrimi.

            Ishte nė kufirin e ngashėrimit.

            -Mos je e verbėr Melita? - zemėrimi i tij ngriti kurbėn. Ishte plotėsisht i bindur se po bėnte mė tė mirėn pėr Nesė.


            Me sy tė perėnduar, tori qetėsisht ligjėratėn standarte qė pėrfundoi me hadithin e hixhabit tė profetit Muhammed alehis selam.

            Tė njėzetenėntin.

            “Ndalimi i uraganit tė vesit struket duarve tė Allahut. Shthurja morale dhe zbulimi i kurmit janė dy anėt e tė njėjtit fill.”

            Melitės i shterėn fjalėt dhe reagoi me njė shpėrthim tė papėrmbajtur lotėsh. E trishtuar.
Aspak e bindur.


            Valdeti zgjati dorėn e ftohtė, tė lagėsht, kreu ritin fetar tė hixhabit me veprime tė pėrpikta. E bija u bashkua me shoqet e mbuluara. Ajo e adhuronte tė atin.

            Rrugėve tė qytetit barisnin femra veshur kokė e kėmbė. Ngjanin me nimfat e Horacit, sinmplex munditiis, ( zbukuruar nga thjeshtėsia ). Muzgu i ngadaltė treste ėndrrat, shpresat.

Nesa e brishtė, e pafaj, vėshtronte pėrreth paksa e habitur.

            Njerėzve pothuaj nuk u bėnte pėrshtypje.

            Po Melitės sė pafuqishme i ra qielli mbi kokė. Natėn, zgjuar pėr njė kohė tė gjatė, peshoi domethėnien e asaj qė kishte nisur mbrėmjes, kur i shoqi la mjekėr. Lutjet fironin ujėvarave tė pikėllimit, kėrcėnimet e druajtura fashiteshin nėn hijen e shenjtėruar tė familjes.

           
            U ndje fajtore pėr heshtjen e saj.

            Dobėsinė.
            Brejtjet e ndėrgjegjes mbėrritėn cakun e trazirave tė padurueshme. Mes lotėve mallkoi burrin e nomatisur, abdesat, hixhabin.Nė shpirt ndizej revolta e nėnės dhe gruas.

            -Tė ndaloj t’i prishėshs mendjen vajzės, - e kėrcėnoi Vali kur i pa tė bisedonin. Pastaj vėshtroi pėrqark i penduar.

            Shkelja e pėruljes islame i rėndoi gur varur nė qafė.

            Melita u nėnshtrua pėr herė tė dytė, po jeta bėhej ēdo ditė mė e zbrazėt.

            -Paski qenė muslimanė tė mirė, - i tha mėsuesja e kimisė. Me nota tė qarta ironie tė nėnkuptuar. Dhe keqardhjeje.


            -Erdhi koha, - uli kokėn e pazonja tė vazhdonte njė bisedė ku i mungonin argumentat dhe e kishte tė humbur davanė.

            Besonte, po nuk e bindnin rregullat e pakuptimta, qė vetėm Zoti nuk mund t’i ngjizte. Hixhabi, zgjedhė e shėmtuar, shpikur nga njė shpirt sadist ( ajo e pėrjashtonte kur’anin ). Ky emėr i huaj i llapashitej pareshtur nė mendje, linte ndjesi neverie.

            Valdeti nuk dukej shumė miqėsor.

            Emocionalisht ai kishte vdekur, nuk qe mė tokėsor. Jetonte botėn e tij; e brengonin gjithfarė pengesash nė rrugėn e ndritur tė Allahut. Besimtarėt ishin misionarėt e Islamit. Njė pyetje e bezdisshme brente prapaskenėn e mendjes dhe pėrpiqej tė gjente mėnyrėn pėr ta shtruar sa mė natyrshėm. Kėrkonte vragė pėr tė shprehur personalitetin e vet fetar, grykėderdhje pėr bindjen e thellė ndaj Zotit.

            Derisa vendosi.


            I bindur, i sigurt.

            Melita korrigjonte testet e nxėnėsve, kur ra zilja. Tingėllima, mė e zgjatur se zakonisht, i futi dridhmat. Nė kuadratin e derės gjysmė tė hapur, u duk si zakonisht Valdeti i zbehtė, kufomė. Mbante nė dorė njė qese plastike, prej sė cilės vareshin palat e rrobės me ngjyrė tė zezė.

            Ajo nuk foli. Qe tepėr e brengosur tė zemėrohej. Brenda vetes nuk gjente mė urrejtje. Po nuk mund as ta donte tė shoqin. Iu duk i largėt, si tė mos e kishte njohur kurrė. Soditi gjatė hidhėrimin e saj dhe ndjeu demonėt e fjetur t’i zgjoheshin, sytė t’i njomeshin.

            Nė mėngjes u largua bashkė me vajzėn.

            Fustani i zi dremiste dyshemesė sė kuzhinės.

           
            Pogradec, e hėnė 7 dhjetor 2010