Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Frrok M. Kristaj

FRROK M. KRISTAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FRROK M. KRISTAJ

 

 

 

 

          

 

 

             Hyrje

 

            U lind nė Zym tė Hasit, komuna e Prizrenit, mė 19 prill 1944. Shkollimin fillor e filloi nė Zym dhe e kreu nė Rakosh tė Istogut. Shkollėn normale e kreu nė Prizren, kurse Akademinė pedagogjike nė Gjilan. Mė vonė studioi gjeografinė nė Universitetin e Prishtinės.   
            Punoi mėsues nė Planejė, Mazrrek, Gjonaj e Zym (Has), pastaj mėsimdhėnės nė Akademinė Pedagogjike nė Prizren, kurse nga korriku i vitit 1978 punoi gazetar nė tė pėrditshmen “Rilindja” nė Prishtinė. Nė tetor tė vitit 1986 u emėrua arsimtar i shkollės me mėsimit plotėsues nė gjuhėn shqipe nė Hamburg tė Gjermanisė. Nė vitin 1991 kthehet pėrsėri nė “Rilindje”, qė mė vonė botohet si “Bujku”. Pas luftės nė Kosovė, pėrsėri punoi gazetar nė “Rilindje”, kurse nga viti 2003 gazetar nė tė pėrditshmen “Bota sot”, pėrkatėsisht nė “Iliria Post”. 

            Nga viti 1986 ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Republikės sė Kosovės, ėshtė anėtar i Lidhjes sė Gazetarėve tė Republikės sė Kosovės, si dhe ėshtė bashkėpunėtor i jashtėm i Institutit Albanologjik tė Prishtinės.

            Jeton herė nė Zym e herė nė Prishtinė. 

            Me krijimtari letrare (pėr fėmijė e tė rritur) e publicistikė u mor qysh herėt. Botoi nė tė gjitha gazetat dhe revistat nė gjuhėn shqipe nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Kosovėn Lindore dhe nė Shqipėri, por edhe nė SHBA, Zvicėr e Gjermani.

            Krijimtaria letrare, shkencore e publicistike e Frrok Kristajt herė pas here ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėt sllave, si dhe nė gjuhėn gjermane, suedeze e angleze.

            Deri mė tash ka botuar 35 vepra letrare, publicistike, shkencore, pedagogjike, etnografike, etj.

            Ėshtė themelues i Ansamblit etno-kulturor “Katarina Josipi”, i Shoqatės sė Shkrimtarėve “Shtjefėn Gjeēovi”, e i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeēovit”, qė tė gjitha nė Zym, e kėshtu me radhė.

 

 

 

 

 

DY NĖNA

 

Fėmijėt me brerore-keze

kanė dy Nėna-Tereze,

kanė dy rreze nė amshim, 

kanė dy drita nė kujtim:

 

Nėnė-Terezen e vėrtetė

nėnė-shpirt e fėmijėve tė mi

dhe Nėnė Terezen e shenjtė

- Nėnė tė Nėnave - dashuri!

 

 

 

DRITĖ E PAQES

 

Nė zemra tė njerėzve

hodhe dritė e rreze

nėnė jona hyjnore -

Nėna Tereze

 

Mbushe botėn me dashuri

buzėqeshje dhe rreze

Gonxhja jonė nė shenjtėri

e madhja Nėna Tereze

 

Nėnė, motėr, bijė e mbesė

urtėsi tej shprese

dritė e paqes - qėndresė

Nėna Tereze.

 

 

 

NDĖRMJET NESH E NĖNĖS

 

Ndėrmjet meje e teje

edhe kur s'kishte lumė

ishte njė urė

qė na lidhte shumė

 

Ndėrmjet meje e teje

edhe kur s'kishte det

ishte njė dashuri -

Nėnėshenjtja vetė

 

Ndėrmjet nesh

e Nėnė-Terezes - hyjnore

besimi, dashuria

bėheshin madhėshtore.

 

 

 

NĖNĖ E NĖNAVE PLOT DASHURI

 

Nėna jonė - nėnė e botės

engjėll paqeje nė lartėsi

Shėn Terezja - lule drite

me atdhe botė dhe liri

 

Gonxhja jonė - nėnė e botės

engjėll paqeje nė lartėsi

- rreze drite nė ēdo shtėpi -

nėnė e nėnave - dashuri!

 

 

 

TI NĖNĖ – HISTORI

 

Pėr ty oj Nėnė luten edhe lulet

me dashuri hyre nė histori

tė pėrgjėrohem oj frymė hyjnore

flamur zemre nė ēdo shtėpi

 

Ti Nėnė e rruzullit

Nėnė rruzare

shenjtore nė pėrjetėsi

ti Nėnė e jetės - histori

 

Ti Gonxhe e lulėzuar

Nėnė Tereze e uruar

me rruzare nė duar

ylber lirie e lumturuar