Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Freudi dhe religjioni

Psikiatria online

       PSIKIATRIA DHE RELIGJIONI - FREUDI DHE RELIGJIONI

 

       Freudi e kishte atė fat qė tė mėsonte nga profesorė tė shkėlqyeshėm, tė cilėt nuk pranonin shpjegime mbinatyrore dhe metafizike pėr fenomenet natyrore. Nga viti 1876 deri nė vitin 1882, ai u mor me kėrkime nė Institutin Psikologjik nėn drejtimin e Ernst Brücke, njė autoriteti ndėrkombėtar i cili, me kolegėt e tij, anonte kah ideja qė tė gjitha proceset psikologjike pėrfundimisht mund tė shpjegohen nė kuadėr tė fizikės dhe kimisė. Kėshtu, konceptet religjioze dhe popullore “vitaliste” ishin larguar nga kėrkimet bazike biologjike.

 

 

            Sigmund Freud ka lindur nė njė familje ēifute, nė qytetin kryesisht katolik Freiburg, Moravi (regjion historik i Ēekisė). Gjatė tėrė jetės sė tij, Freudi bėri pėrpjekje qė ta kuptojė religjionin dhe spiritualitetin, ku shkroi disa libra pėrkushtuar kėsaj teme, duke pėrfshirė edhe librat “Totem dhe Tabu” (1913), “E ardhmja dhe iluzioni” (1927), “Civilizimi dhe tė pakėnaqurit me tė” (1930), si dhe “Mojsiu dhe monoteizmi” (1938).

                 Freudi besonte se religjioni ishte shprehje e neurozave psikologjike dhe e ankthit tė nėnvetėdijshėm. Nė shkrime tė ndryshme tė tij, ai sugjeronte se religjioni ishte njė pėrpjekje pėr kontrollimin e Kompleksit tė Edipit, njė mjet pėr strukturizimin e grupeve sociale, njė plotėsim i dėshirave, njė deluzion infantil dhe njė pėrpjekje pėr ta kontrolluar botėn e jashtme.

 

            Trashėgimia ēifute e Freudit

 
            Edhe pse ai ishte shumė i sinqertė rreth ateizmit tė tij dhe mendonte se religjioni ishte diēka qė duhej tė tejkalohej, Freudi ishte i vetėdijshėm rreth ndikimit tė fuqishėm tė religjionit nė identitet. Ai vėrejti se trashėgimia e tij ēifute, si dhe antisemitizmi me tė cilin shpesh ballafaqohej, kishin ndikuar nė formėsimin e personalitetit tė tij. "Gjuha ime ėshtė gjermanishtja. Kultura ime, tė arriturat e mia, janė gjermane. E konsideroja veten gjerman nė aspektin intelektual, derisa vėrejta rritjen e paragjykimeve antisemitike nė Gjermani dhe Austri. Qė nga ajo kohė, preferoj qė veten time ta quaj ēifut", shkruante Freud nė vitin 1925.

 

            Religjioni sipas Freudit

 

            "Religjioni ėshtė njė iluzion, qė e merr fuqinė e vet nga fakti qė pėrputhet me dėshirat tona instinktive." - Sigmund Freud, “Leksione tė reja hyrėse nė psikanalizė”,1933.

            "Religjioni mund tė krahasohet me njė neurozė fėmijėrie." - Sigmund Freud, “E ardhmja e njė iluzioni”, 1927

 

            "Religjioni ėshtė njė pėrpjekje qė tė kontrollohet bota sensorike, ku jemi vendosur, me anė tė botės sė dėshirave, tė cilėn e kemi zhvilluar brenda nesh, si rezultat i nevojave biologjike dhe psikologjike”. – Sigmund Freud, “Mojsiu dhe monoteizmi”, 1939

 

 

            Freudi, kritik i religjionit

 

            Nga “Psikologjia e grupit dhe analiza e egos” (1921)

            "Njė religjion – edhe nėse e quan veten religjion tė dashurisė, duhet tė jetė i rreptė dhe jo-dashamirė ndaj atyre qė nuk janė pjesėtarė tė tij."

 

            Nga “E ardhmja e njė iluzioni” (1927):

            "Njohuritė tona rreth vlerės historike tė doktrinave tė caktuara religjioze e rrisin respektin tonė pėr to, por nuk ia humbin vlerėn propozimit tonė qė ato duhet tė mos konsiderohen si shkaqe pėr rregullat (normat) e civilizimit. Pėrkundrazi! Ato mbeturina historike na kanė ndihmuar qė t’i trajtojmė mėsimet fetare si relikte neurotike dhe ne nuk duhet tė debatojmė rreth asaj se me gjasė ka ardhur momenti, ashtu si nė tretmanin analitik, pėr zėvendėsimin e efekteve tė represionit me rezultatet e operacioneve racionale tė intelektit."

 

            Nga : "Civilizimi dhe tė pakėnaqurit me tė” (1930):

            "E tėrė kjo ėshtė qartė shumė infantile, kaq e huaj pėr realitetin, sa qė pėr tė gjithė njerėzit me njė qėndrim miqėsor ndaj njerėzimit, ėshtė e dhembshme tė mendohet se shumica e njerėzve kurrė nuk do tė jenė nė gjendje qė tė ngritėn pėrtej kėsaj pikėpamjeje tė jetės. Ėshtė edhe mė poshtėruese tė zbulosh numrin e madh tė njerėzve qė jetojnė sot, qė shohin mirė se religjioni nuk ėshtė i bazuar (qėndrueshėm) dhe, pėrkundėr kėsaj, pėrpiqen qė ta mbrojnė atė pjesė pėr pjesė, nė njė seri tė veprimeve tė mjera.."

            "Religjionet e ndryshme kurrė nuk janė ngritur mbi rolin qė luan ndjenja e fajit nė civilizim. Pėr mė tepėr, ato dalin me pohimin... e shpėtimit tė sojit njerėzor nga kjo ndjenjė e fajit, tė cilėn ata e quajnė mėkat."

 

            Kritika historike e religjionit nga Freudi

 

            Kritika e religjionit nga Freudi ishte nė dy takte: psikologjike dhe historike.

            Nė rastin e parė, ai u pėrpoq qė t’i identifikojė shkaqet psikologjike bazė pėr veprimet dhe idetė religjioze. Nė rastin e dytė, ai u pėrpoq qė t’i gjurmojė ato ide religjioze deri te ngjarjet e identifikueshme, specifike historike. Pėrderisa nė rastin e parė mund tė thuhet se bėhet fjalė pėr njė metodė tė logjikshme, pėr rastin e dytė mund tė thuhet se ėshtė treguar jo bindės.

            Taktika e mėvonshme e aplikimit tė teorisė sė psikanalizės nė antropologji dhe religjion, ėshtė shtjelluar mirė nė librin “Totem dhe tabu” (1913), por edhe nė atė me titull “Mojsiu dhe monoteizmi” (1938). Qė tė dy librat dinė tė jenė mjaft spekulativė. Njė problem i veēantė ishte se Freudi nuk bazohej nė teoritė evolutive tė Darvinit, por nė idetė e diskredituara tė Lamarkut. Freudi besonte se ngjarjet primare (primitive), kanė lėnė “gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e njerėzimit."

            Vetė libri “Mojsiu dhe monoteizmi” nga shumė konsiderohet si njėri nga librat mė pak bindės tė Freudit. Pėrpos problemeve nė lidhje me bindjet e Lamarkut, ky libėr ka edhe shumė tė meta historike, tė cilat janė tepėr tė shumta, qė tė mund tė numėrohen tė gjitha.

            Freudi kishte tendencė tė gjeneralizimit nisur nga njė bazė e pamjaftueshme e informatave faktike, kur bėhej fjalė pėr ēėshtjet e tilla historike. Libri “Mojsiu... ”, solli nė njė vend shumė tema qė hasen gjithandej nė veprat e Freudit: kompleksin edipal, marrėdhėnien e pasuesve me liderin e tyre, si dhe rolin e neurozės nė religjion dhe kulturė. 

            Sikur ēifutėt, po ashtu edhe tė krishterėt, reaguan me pėrbuzje ndaj kėtij libri. Ēifutėt, natyrisht se ishin tė skandalizuar nga sugjerimet e Freudit se Mojsiu ishte vrarė nga ithtarėt e tij ēifutė, si njė lloj pėrsėritje e vrasjes primitive (primordiale) tė babait, njė temė e eksploruar mė gjerė nė librin “Totem dhe tabu”. Reagimet negative tė tė krishterėve kishin tė bėnin kryesisht me pohimet e Freudit rreth sakrificės sė Jezu Krishtit:

            Si mundet dikush i pafajshėm pėr vrasje qė tė jetė nė gjendje ta marrė fajin e vrasėsve mbi supet e veta, duke lejuar qė tė vritet edhe vetė? Nė realitetin historik, nė kontradiktė e tillė nuk ekziston. “Shpaguesi” (anglisht: "redeemer") nuk mund tė jetė askush tjetėr, pėrpos kryefajtori, lideri i bandės vėllazėrore qė e kanė mposhtur babanė.

            Ashtu sikur qė judaizmi ishte religjion i babait, ashtu krishterimi u bė njė religjion i birit.

 

            Freudi, ateizmi dhe judaizmi

 

            Freudi e kishte atė fat qė tė mėsonte nga profesorė tė shkėlqyeshėm, tė cilėt nuk pranonin shpjegime mbinatyrore dhe metafizike pėr fenomenet natyrore. Nga viti 1876 deri nė vitin 1882, ai u mor me kėrkime nė Institutin Psikologjik nėn drejtimin e Ernst Brücke, njė autoriteti ndėrkombėtar i cili, me kolegėt e tij, anonte kah ideja qė tė gjitha proceset psikologjike pėrfundimisht mund tė shpjegohen nė kuadėr tė fizikės dhe kimisė. Kėshtu, konceptet religjioze dhe popullore “vitaliste” ishin larguar nga kėrkimet bazike biologjike.

            Freudi gjithmonė ishte njė jobesimtar i papenduar. Edhe pse shumė njerėz e dinė se njė gjė tė tillė ndikoi nė formimin e psikiatrisė, janė tė paktė ata qė dinė se sa shumė i angazhuar kundėr religjionit ishte ai – meqė religjionin e konsideronte si pengesė pėr maturimin dhe inteligjencėn njerėzore.

             Nė njė letėr, Freud shkruante se “As nė jetėn private, e as nė shkrimet e mia, kurrė nuk kam mohuar se jam njė mosbesimtar."

            Nė ateizmin e tij kishte edhe njė qėndrim paksa militant, gjė qė vėrehet nė sharjen e Zotit dhe religjioneve kur ai ishte i ri.

            Nė vitin 1873, Freud i shkruante njė miku se: "Askush nuk ka shpikur ende njė fener pėr rrugėt e errėta tė Zotit." Kjo aludon nė tė marrin e Nietzsche-s, i cili bredhte rrugėve me fener nė dorė, duke kėrkuar Zotin – dhe duke mos e gjetur. Sa i pėrket Freudit, nuk ishte ateizmi ai qė duhej (kishte nevojė) tė shpjegohej, por religjioni.

            Ėshtė interesant tė thuhet se, pėrkundėr faktit qė Freudi kurrė nuk praktikoi judaizmin dhe i konsideronte tė gjitha besimet fetare si tė natyrės iluzore, ai besonte se suksesi i tij pėrfundimtar kishte tė bėnte me faktin qė ai ishte ēifut. Ai ishte i vetėdijshėm rreth trashėgimisė sė tij ēifute, kishte pak miq nė mesin e jo-ēifutėve dhe ishte pjesėmarrės i rregullt i takimeve tė organizatės ēifute “B'nai B'rith”.

            Bile, ai nuk pranoi kurrfarė kompensimesh pėr pėrkthimet e veprave tė tij nė gjuhėt Jidish (Yiddish – variant i hebraishtes) dhe hebraisht.

            Gjatė karrierės sė tij, Freud disa herė modifikoi apo revizionoi idetė e tij, por gati gjithmonė pėr shkak tė bindjeve tė tija, e jo si rezultat i kritikave nga tė tjerėt. Kur arrinte ndonjė konkludim, ai e mbronte atė me jotolerancė dhe kokėfortėsi, gjė qė ndikoi nė marrėdhėnie mjaft tė kėqija midis tij dhe shumė kėrkuesve tė tjerė shkencorė.

            Derisa mund tė ishte shumė tolerant ndaj dobėsive dhe gabimeve tė pacientėve tė tij, ai nuk ishte aq tolerant ndaj ideve tė reja tė studentėve tė tij.

 

            Religjioni si deluzion

 

            Sigmund Freud ėshtė njė figurė e dalluar e historisė sė mendimit njerėzor. Njerėzimi ka vuajtur nga tri parime kryesore tė narcizmit: besimit se ne jemi nė qendėr tė gjithėsisė (universit); besimit se ne jemi qendėr/qėllim i natyrės dhe besimit se ne gjithmonė jemi “tė zottė e shtėpisė sonė”. Koperniku, Darvini dhe Frojdi, asnjėri prej tyre nuk ishin tė parėt qė i kanė pėrdorur kėto nocione, por emrat e tyre do tė mbesin pėrherė tė lidhur me progresin nga narcizmi kah dituria.

            I lindur mė 6 maj, 1856 nė Freiberg, i shtyrė nga ‘lakmia pėr dituri’, Freud kishte shkuar nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Vjenės, jo duke shpresuar qė tė bėhet njė mjek konvencional, por pėr tė bėrė kėrkime filozofike-shkencore rreth disa nga enigmave mė tė mėdha tė natyrės sė njeriut.

 

            (Marė nga Wikipedia dhe burime tė tjera nė internet)