.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Frika racionale dhe iracionale tek fėmijėt (pjes e parė)

Pėrgatiti dhe shqipėroi: Valdet FETAHU

 

FRIKA RACIONALE DHE IRACIONALE TEK FĖMIJĖT

(pjesa e parė)

 

         Keqtrajtimit tė fėmijėve u janė tė prirur mė sė shpeshti ata prindėr tė cilėt nuk mund tė vendosin lidhje vėrtetė tė ngrohta emocionale. Posaēėrisht janė tė keqtrajtuar ata fėmijėt tė cilėt janė tė lindur si tė padėshiruar dhe tė cilėt haptazi injorohen (edhe pse nganjėherė mbrohen sė tepėrmi pėr shkak tė ndjenjės sė fajėsisė e cila paraqitet tek prindėrit).

      

 

            Frika racionale ka tė bėjnė me rreziqet reale: qenit tė madh, gjarprit, lėndimit, operimit, humbjes sė prindėrve apo dashurisė sė tyre etj. Por shumė fėmijė janė tė preokupuar me frikė nga qeniet dhe gjėrat imagjinare.

            Frika irracionale nuk ėshtė kurrfarė abnormaliteti pėr tė cilat fėmijėn duhet dėrguar tek mjeku. Ato vetėm flasin se fėmija ka fituar aftėsi tė shfaqjes (mendimit), dhe sipas kėsaj edhe aftėsinė e pėrfytyrimit (imagjinatės dhe fantazisė).

            Prindėrit duhet ta ndihmojnė fėmijėn e tyre qė qartė ta tėrheq vijėn kufizuese nė mes botės sė fantazisė dhe botės racionale. Nėse fėmija flet pėr shtriga, pėrbindėsh, fantazma pėr tė cilat ka lexuar apo i ka shikuar nė TV, apo tė paktėn i ka sajuar, pėr kėtė prindėrit nuk duhet ta pėrqeshin, por as tė marrin pjesė nė botėn e tij tė fantazisė. Nė vend tė kėsaj, fėmija duhet tė ndihmohet t’i kuptojė se ato janė qenie tė cilat i pėrkasin vetėm botės sė imagjinatės.

            Fantazia ėshtė e domosdoshme pėr njė zhvillim normal tė fėmijės, por me kėtė duhet patur kujdes, sepse nxitja e tepruar e forcės sė imagjinatės ėshtė e dėmshme pėr fėmijėn. Filmat horor kanė ndikim negativ nė zhvillimin psikik tė fėmijės, sepse fėmijėt deri nė moshėn 6 vjeēe ende nuk mund ta bėjnė dallimin nė mes iluzionit dhe realitetit. Gjithashtu, nuk duhet fėmijėt tė frikohen panevojshėm me polic dhe hajdutė. Fėmijėt nė kėtė moshė janė shumė tė ndjeshėm dhe nuk duhet t’u eksponohen shqetėsimeve tė tepruara.

            Pėrrallat jashtėzakonisht i aktivizojnė ndjenjat e fėmijėve, pėr kėtė arsye nuk duhet tepruar nė leximin e tyre, respektivisht mė sė miri ėshtė tė fillohet kur fėmija i mbush 4-5 vjet, me faktin se pėrrallat e para nuk duhen tė jenė shumė tė komplikuara dhe tė tmerrshme pėr fėmijėt, sepse personazhet nga pėrrallat, pėr ta, ende janė real, kėshtu qė fėmija ende mund tė frikohet. Pėr shembull, shtriga mund ta fus nė gojė, se “engjėjt” e kėqij mund ta pėrgjumin pėrgjithmonė etj. Me pėrrallėn ‘Kėsulėkuqja’ e tė ngjashme, duhet pritur derisa fėmija ta fillon shkollimin, sepse pėr pėrralla tė kėtilla fėmija duhet tė jetė i aftė tė distancohet nga ngjarja nė pėrrallė. Prindėrit duhet fėmijėve t’ju lexojnė pėrralla me tonė neutral dhe mos tė bėhen tė zėshėm dhe dramatik kur, pėr shembull, lexojnė se ujku e gėlltitė gjyshen. Nėse nė tekstin e pėrrallės ėshtė ndonjė vend shumė brutal, mė mirė ėshtė tė kapėrcehet, sesa tė tmerrohet fėmija. Prindėrit nuk guxojnė qė nė prezencėn e fėmijės ta pėrziejnė botėn e pėrrallės me botėn reale, pėr shembull, pėr ujkun nga kopshti zoologjik tė thonė se ai ėshtė ujku nga “Kėsulėkuqja”, apo ta frikėsojnė derisa shėtisin nėpėr pyje se aty do tė paraqitet ujku i ndonjė pėrralle.

            Deri vonė ka mbizotėruar bindja se “druri prej xheneti ka dalė”, se kurrkujt nuk i ka bėrė keq dhe se pa tė fėmija nuk mund tė edukohet mirė. Dajaku shpesh dhe intensivisht pėrdoret, sepse pėrdorimi i tij ėshtė shumė i thjeshtė, e pėrveē kėsaj ėshtė mjet i fuqishėm pėr luftimin e sjelljeve tė padėshiruara. Ėshtė shikuar vetėm nė efektin momental tė rrahjes, ndėrsa nuk ėshtė menduar shumė pėr pasojat e padėshiruara afatgjate. Deri para ca kohesh shumė ekspertė kanė konsideruar se persekutimi fizik mund tė pėrdoret si mjet edukimi deri nė pubertet, por kjo tė pėrdoret shumė rrallė, tė mos jetė intensive dhe se pas persekutimit tė shpjegohet dhe tė bisedohet me fėmijėn se pėr ēfarė arsye ėshtė dėnuar. Por, sot gjithnjė e mė shumė mbizotėron mendimi se persekutimi fizik plotėsisht duhet tė largohet nga praktika, madje insistohet qė sa mė pak tė pėrdoren edhe mėnyrat tjera tė persekutimit, se me ndihmėn e persekutimit askėnd asgjė s’do ta mėsojmė veē do ta ēmėsojmė prej disa gjėrave, por gjatė kėsaj nuk i kemi treguar se ēka tė bėj nė vend tė saj. Pėr kėtė arsye persekutimi ēon vetėm deri tek zhdukja e pėrkohshme e sjelljes persekutive.

            Hulumtimet tregojnė se shumica e prindėrve me fjalė janė kundėr persekutimit fizik tė fėmijėve, por nė praktikė kjo nuk ngjanė ashtu. Ende shumė prindėr nganjėherė do ta godasin fėmijėn e tyre, edhe pse nganjėherė kėtė qėllimisht nuk e kanė bėrė. Shtrohet pyetja pėrse ėshtė kjo kėshtu? Nė personalitetin tonė ėshtė e thurur e shkuara e njerėzimit, mandej e shkuara e jonė personale, si dhe influenca e faktorit tė mjedisit. Me siguri se ne ende i bartim nė vete gjenet agresive tė paraardhėsve tanė. Nė neve ėshtė prezentė edhe e shkuara jonė personale: ėshtė vėrejtur se ata prindėr, tė cilėt kur kanė qenė fėmijė janė rrahur, njėjtė veprojnė me fėmijėt e tyre. Dhe nė fund aty janė edhe paragjykimet e rrėnjosura tė mentalitetit tanė se fėmijėt edhe deri mė sot janė persekutuar fizikisht dhe se askush nuk ka vuajtur. Kėto janė marrėzira, sepse njerėzimi deri me sot, por edhe sot ende, ėshtė i stėrmbushur me agresivitet (persekutime fizike, vrasje, lufta etj.), e me siguri se shkaktarėt e pjesėrishėm gjenden nė persekutimin fizik tė fėmijėve.

            Le ta shohim se pėr ēfarė arsye sot insistohet nė largimin e tėrėsishėm tė persekutimit fizik si mjet pėr edukimin e fėmijėve. Arsyet janė kėto:

·                    Dajaku nuk ēon deri tek efekti i dėshiruar, pėrpos se ēon deri tek zhdukja momentale e sjelljes persekutive, apo edhe fėmija nuk e shpreh nė prezencė tė prindit, respektivisht vjen deri tek ajo tė cilėn disa cinik e kanė quajtur “urdhėresa e njėmbėdhjetė”: “mos lejo tė nxinesh!”;

·                    Hulumtimet nė ēerdhet e fėmijėve kanė treguar se fėmijėt tė cilėt pėr sjelljet e tyre agresive qė janė fizikisht persekutuar nga nėnat e tyre kanė qenė drejtpėrsėdrejti agresiv me moshatarėt e vet;

·                    Hulumtimet kanė treguar se delikuentėt e ri mė shumė janė rrahur nga prindėrit  e tyre sesa moshatarėt e tyre qė nuk kanė qenė nė konflikt me ligjin;

·                    Persekutimi i tmerrshėm fizik pikėrisht e lidhė vėmendjen e plotė me sjelljen e padėshiruar: me kėtė ajo fiton nė rėndėsi, kjo e zvogėlon gjasėn qė njė sjellje e tillė tė zhduket;

·                    Ēon deri tek rritja e ankthit tek fėmijėt dhe deri tek krijimi i reagimeve negative emocionale ndaj prindėrve: fėmija i ndjen prindėrit si persona tė fuqishėm dhe armiqėsor, kėshtu qė nė tė njėjtėn kohė do tė ketė frikė nga ata dhe do t’i urrejė, e pėrpos kėsaj frika e tepruar nga persekutimi fizik fėmijėn e debalancon psikikisht, kėshtu qė personaliteti i fėmijės pėson dėm;

·                    Fėmijės shpesh i thuhet se nuk guxon t’i rrah shokėt, e atė e rrahin, e kjo nė realitet do tė thotė: Ti guxon ta godasėsh dikė nėn supozimin se je mė i fortė;

·                    Fėmija identifikohet me prindėrit e fortė tė cilėt fizikisht e persekutojnė, kėshtu qė edhe ai do tė jetė ndaj fėmijėve mė tė dobėt dhe mė tė vegjėl agresiv dhe mizor. Pėrpos kėsaj mėnyra e tij e sjelljes, kur tė rritet, do tė mbetet nėn ndikimin e veprimeve tė cilat ai si fėmijė i pafuqishėm i ka pėrjetuar ( ėshtė vėrejtur se prindėrit tė cilėt fizikisht i persekutojnė fėmijėt e tyre edhe ata vetė kane qenė tė keqtrajtuar nga prindėrit);

·                    Persekutimi fizik mund t’i shkaktojė lėndime tė rėnda fizike fėmijės me pasoja tė paparashikuara, si pėr shembull: tronditjen e trurit, gjakderdhje nė tru, dėmtimin e shqisės sė dėgjimit dhe qendrės pėr balancim etj., kėshtu qė konsiderohet se disa fėmijė kanė mbetur mentalisht tė hendikepuar pikėrisht shkaku i kėsaj;

·                    Po qe se fėmija shpesh persekutohet fizikisht, ēdo rrahje pasuese duhet tė jetė mė e ashpėr nėse dėshirohet tė ketė efekt, e kjo mandej ēon nė eskalimin e pasojave tė paparashikuara;

·                    Dinjiteti i fėmijės lėndohet, respektivisht, fėmija ndjehet  i poshtėruar, kėshtu fillon t’i urrej prindėrit e fuqishėm, e kur krijohet urrejtja ndaj prindėrve, atėherė edukata nuk mund tė shkojė nė rrugė tė drejtė.

            Kjo, gjithashtu do tė le pasoja nė jetėn e mė vonshme tė fėmijės sepse me vėshtirėsi do tė adaptohet nė rreth tė ri (kolektiv), sepse tė gjitha autoriteteve do t’ia pėrshkruan vetit e prindėrve, kėshtu qė do t’i urrej tė gjitha autoritetet.

 

 

            Do tė ndalemi paksa tek fėmijėt e keqtrajtuar. Termi “sindromi i fėmijės sė keqtrajtuar” zakonisht pėrdoret pėr tė treguar dhunėn mbi fėmijėt e pafuqishėm tė cilėn e bėjnė prindėrit duke iu shkaktuar lėndime fizike apo ashpėr duke i injoruar nevojat e tyre fizike dhe emocionale (nevojėn pėr kujdesin, dashurinė, ngrohtėsinė dhe mbrojtjen). Shėnimet statistikore mbi shpeshtinė e kėsaj dukurie nė botė janė tmerruese, edhe pse shpeshtia reale ėshtė shumė mė e madhe, sepse keqtrajtimi dhe mospėrfillja e fėmijėve zakonisht bėhet pa dėshmitar (mendohet se 90% e fėmijėve tė keqtrajtuar mbetet e pazbuluar). Kėshtu, pėr shembull, nė Amerikė nė njė milionė banor keqtrajtim pėrjetojnė dy mijė fėmijė. Nė Gjermani, organeve gjegjėse nė vit u paraqiten deri nė 15.000 raste tė fėmijėve tė keqtrajtuar.

            Sesa mizore mund tė jenė kėto keqtrajtime vėrteton raporti i mjekut, prej tė cilave shihet se disa fėmijė tė keqtrajtuar janė pranuar nė ambulancė madje edhe me kafkė tė plasaritur dhe me lėndime tjera tė rėnda, kėshtu qė nuk duhet tė ēuditemi qė prej fėmijėve tė kėtillė rekrutohen njė numėr personash tė hendikepuarve mendor (shkaku i gjakderdhjes dhe tronditjes sė trurit). Brutaliteti i disa prindėrve ėshtė i tmerrshėm: pamėshirshėm i godasin fėmijėt e tyre me grushta, shkopinj, karrige, rrip, i ngulfatin, i shkelin, i djegin me cigare, i ulin ne pllakėn e nxehur tė shporetit, i fusin nė ujė tė ngrirė, i lėnė me ditė tė tėra nė bodrum pa ushqim dhe pa ujė etj. Kur e kanė pyetur njė nėnė pėrse e ka lėnė fėmijėn e vet tė mbyllur disa ditė pa bukė dhe pa ujė, ėshtė pėrgjigjur se e ka harruar atė. Nė Gjermani nė vit vdesin 100 fėmijė tė keqtrajtuar nė mundime tė mėdha shkaku i lėndimeve, djegieve, urisė etj.

            Keqtrajtimit tė fėmijėve u janė tė prirur mė sė shpeshti ata prindėr tė cilėt nuk mund tė vendosin lidhje vėrtetė tė ngrohta emocionale. Posaēėrisht janė tė keqtrajtuar ata fėmijėt tė cilėt janė tė lindur si tė padėshiruar dhe tė cilėt haptazi injorohen (edhe pse nganjėherė mbrohen sė tepėrmi pėr shkak tė ndjenjės sė fajėsisė e cila paraqitet tek prindėrit). Keqtrajtimit tė fėmijėve veēanėrisht u janė tė prirur prindėrit me tė meta mendore, prindėrit psikotik, alkoolistėt, psikopatėt agresiv etj.), e posaēėrisht nėse jetojnė nė kushte tė kėqija sociale (tė papunėsuarit, ata me kushte tė rrezikuara banesore, ata me probleme martesore), kėshtu qė ata janė pėrplot me agresivitet dhe kėtė e zbrazin tek fėmijėt e dobėt, tė pambrojtur dhe tė pafajshėm, respektivisht, fėmija ėshtė objekti mė i pėrshtatshėm pėr t’u shprehur agresiviteti i akumuluar (e ashtuquajtur shprehja e agresivitetit nė persona tė pafajshėm, tė pafuqishėm dhe tė pambrojtur, diēka e ngjashme me personat e frustruar shumė dhe psikopatėt tė cilėt agresivitetin e tyre e zbrazin nė pakicat kombėtare). Duhet theksuar se prindėrit mė sė shpeshti nuk, i keqtrajtojnė fėmijėt e tyre pėr shkak se kėnaqen nė kėtė, por pėr shkak tė dėshpėrimit dhe mjerimit personal, respektivisht keqtrajtimi i fėmijėve mė sė shpeshti ėshtė simptomė, si dhe tregues qė familja jeton nė “ngėrēe” dhe stres. Mė tej, fėmijėt i keqtrajtojnė edhe tė ashtu quajturit prindėrit e pėrsosur tė cilėt prej fėmijėve tė tyre kėrkojnė qė nė tė gjitha tė jenė tė parėt dhe mė tė mirėt, duke mos i marr parasysh aftėsitė e tyre fizike dhe intelektuale, e kėshtu ndodhė qė fėmija tė gjej rrugėdalje nė toksikomani (alkoolizėm dhe narkomani) apo delikuencė, apo edhe nė vetėvrasje, pasi qė nuk mund ta plotėsojnė dėshirėn e prindėrve, e tė cilat dėshira shpesh nuk janė tė tyre. Ėshtė konstatuar se prindėrit tė cilėt janė tė prirur pėr keqtrajtimin e fėmijėve edhe vetė kanė qenė rėnd tė keqtrajtuar nė fėmijėri.  

 

            Vazhdon...