Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Frika racionale dhe iracionale tek fėmijėt (pjes e tretė)

Pėrgatiti dhe shqipėroi: Valdet FETAHU

FRIKA RACIONALE DHE IRACIONALE TEK FĖMIJĖT

(pjesa e tretė)

       Tek njeriu ėshtė nevojė e lindur pėr tė qenė i pranuar, ta ketė vėmendjen e tė tjerėve dhe tė jetė i pėlqyer nga tė tjerėt. Tek fėmijėt kjo nevojė ėshtė jashtėzakonisht e shprehur pasi qė ata ende janė qenie tė brishta dhe tė varura. Nėse prindėrit nuk kthejnė vėmendjen kah fėmijėt, nėse nuk i respektojnė si personalitete dhe nėse i lėnė pas dore, ata nuk do tė tremben nga askush pėr ta tėrhequr vėmendjen e prindėrve.

      

 

            Sipas mėnyrės tradicionale tė edukimit, detyra mė prioritare ėshtė qė fėmijėve t’jua instalojnė ndalesat (duke i pėrdorur fjalė: MOS! dhe MOS!), respektivisht, duke ia kufizuar hapėsirėn e mėnyrės sė sjelljes. Nėse fėmija tenton ta marrė ndonjė gjėsend (tė cilin fėmija mund ta dėmtojė apo me tė cilin mund tė lėndohet), prindėrit, sipas kėshillave tė edukatorėve tradicional, do t’i thonė disa herė, me tonė tė lartė, fjalėt: MOS! MOS! E gjatė kėsaj edhe me lėvizje kėrcėnuese tė kokės do ta shprehin moslejimin.

            Sipas pėrvojės, prindėrit nganjėherė nė kėtė mėnyrė ja dalin nė krye me fėmijėn. Por, kureshtja e fėmijės shpesh ėshtė mė e fortė se autoriteti i prindit, kėshtu qė fėmija edhe mė tutje do tė pėrpiqet tė arrijė deri tek sendi i dėshiruar. Prindėrit atėherė me njė tonė mė tė zėshėm dhe mė energjik pėrsėrisin fjalėt: MOS! MOS!... e gjatė kėsaj edhe duke ua rrahur duart. Krejt kjo ka pas efekt tek njė pjesė e fėmijėve, por tek shumica ka pasur efekt tė kundėrt: fėmijėt ende kanė ulėruar, kanė kafshuar buzėt dhe mė tej i kanė zgjatur duart kah sendi i dėshiruar, duke u pėrpjekur qė me ēdo kusht ta marrin sendin. Atėherė prindėrit edhe mė fuqishėm ia rrahin duart fėmijės, duke i pėrsėritur fjalėt e njėjta: MOS! MOS!... por fėmija ende vazhdon me synimin e vet. Me fjalė tjera, lufta nė mes nėnės dhe fėmijės vazhdon nė pafundėsi.

            Para se t’i kėshillojmė prindėrit se si tė veprojnė me fėmijėt nė kėto dhe situata tė ngjashme, do t’i cekim disa rregulla tė cilat i kanė zbuluar psikologėt-bihejviorist, e tė cilat do tė na ndihmojnė nė komunikimin e drejtė me fėmijėt. Nėse shkojmė nė male dhe bėrtasim, do ta dėgjojmė jehonėn e zėrit tonė. Jehona do ta na shty tė vazhdojmė me bėrtitje, sepse e luan rolin e forcėshtytėsit tė sjelljeve tona. Bihejvioristėt kanė zbuluar se ndonjė sjellje e fėmijės sė vogėl, deshėm apo nuk deshėm ne, edhe ma tepėr forcohet nėse nė tė kthejmė vėmendjen, respektivisht, nėse fėmija arrin qė tek ne ta nxisė jehonėn (pėrgjigjen, respektivisht reagimin tonė). Pasi qė fėmija ia ka dalė qė me disa veprime tė veta ta tėrheq vėmendjen tonė, ai edhe mė tutje do tė vazhdoj me kėtė praktik. Nga kjo mund tė nxjerrim konkludim se sjelljen e dėshiruar tė fėmijės mund ta forcojmė nėse fėmijėn posa tė bėj sjellje tė mirė ta lavdėrojmė, nėse e admirojmė, e lėmojmė pėr koke e nganjėherė e shpėrblejmė. Shtrohet pyetja pėrse kjo jehonė ėshtė mjet aq i suksesshėm i edukimit?

            Tek njeriu ėshtė nevojė e lindur pėr tė qenė i pranuar, ta ketė vėmendjen e tė tjerėve dhe tė jetė i pėlqyer nga tė tjerėt. Tek fėmijėt kjo nevojė ėshtė jashtėzakonisht e shprehur pasi qė ata ende janė qenie tė brishta dhe tė varura. Nėse prindėrit nuk kthejnė vėmendjen kah fėmijėt, nėse nuk i respektojnė si personalitete dhe nėse i lėnė pas dore, ata nuk do tė tremben nga askush pėr ta tėrhequr vėmendjen e prindėrve. Nė fillim ata do tė provojnė ta tėrheqin vėmendjen e prindėrve me veprime neutrale dhe pozitive (me dashuri, simpati, duke parashtruar pyetje), por nėse suksesi mungon, respektivisht, nėse prindėrit mbesin plotėsisht indiferent ndaj veprimeve tė tyre, ata do tė anojnė kah sjelljet negative (pėr shembull, me hedhjen e garniturave tė ushqimit, me llapitje gjatė ngrėnies). Nėse fėmijėt e kanė ndjenjėn se konstant nuk pėrfillen nga prindėrit, do tė fillojnė tė dyshojnė nė dashurinė e tyre dhe mė zėshėm tė kėrkojnė ndihmėn: kafshojnė thonjtė, vjedhin nga kuleta e prindėrve, urinojnė nė shtrat edhe pse gjatė kanė qenė tė terur. Krejt kjo e ka kėtė kuptim: “mė duaj” apo “kujdesu pėr mua”! Fėmija bėn keq qė prindėrit ta duan mė shumė. Prindėrit, atėherė e bėjnė gabimin mė tė shpeshtė: nė vend se t’i ofrojnė mė shumė dashuri dhe tė shoqėrohen ma tepėr me tė, fillojnė ta qortojnė dhe ta dėnojnė etj. Fėmija edhe mė tej do tė sillet keq, sepse qortimi dhe dėnimi mė tepėr i pėrgjigjen sesa mospėrfillja nga ana e prindėrve (fėmijėt dėshirojnė ēfarėdo qoftė kontakti me prindėrit – mė mirė i keq se kurrfarė). Pėr kėtė arsye fėmijėt nuk guxojnė tė ndihen tė mospėrfillur.

 

 

            Nė kėtė ligjshmėri gjejmė edhe shpjegimin: pėrse efektin mė tė mirė e arrimė me lavdėrimin e sjelljes sė dėshiruar dhe tė arriturave tė fėmijės! Sepse duke e lavdėruar, nė tė vėrtetė, ne e kthejmė vėmendjen e shtuar nė sjelljen tė cilėn e lejojmė, respektivisht fėmija edhe ma tepėr do ta pėrdorė (thėnė tė vėrtetėn edhe me lavdėrime nuk duhet tepruar, respektivisht nuk duhet shpesh pėrdorur). Edhe pse, nganjėherė kurrfarė jehone ėshtė jehonė mė e mirė. Pėr ēka bėhet fjalė? Nėse fėmija me ndonjė sjellje tė ti nuk ia arrin ta kthej vėmendjen e rrethit, ai nė njė moment do ta le sė pėrdoruri. Me fjalė tjera, efekt tė volitshėm nganjėherė mbėrrimi nėse e injorojmė sjelljen e padėshiruar tė fėmijės. Gjatė kėsaj ėshtė me rėndėsi ta njoftojmė se e kemi ndie dhe e kemi parė se ēfarė bėn, por se ajo aspak nuk na shqetėson e as nuk na intereson. Kėshtu fėmijėt pėr ēdo ditė do tė trokasin nė derė nėse kjo e nervozon tė zonjėn e shtėpisė, derisa shumė shpejtė do ta ndėrpresin atė aktivitet kur e shohin se nuk kanė shkaktuar kurrfarė jehone. Nėse fėmija i ka kapė gėrshėrėt, duhet shumė shpejtė t’ia marrim nga dora dhe t’i tregojmė se me to mund tė lėndohet, e nėse fillon tė qajė, duhet lėnė derisa vaji nuk i kalon, me kėtė t’ia bėjmė tė qartė se jemi indiferent ndaj vajit tė tij.

            Para ca kohesh kam qenė i ftuar nė drekė tek njė mik i imi. Djali i tyre 4 vjeē filloi gjatė ngrėnies qėllimisht tė gogėsitė pėr ta tėrhequr vėmendjen e njerėzve prezent. Nėna disa herė ia ka tėrhequr vėmendjen madje edhe ia ka “dhuruar” njė flakaresh, por e gjithė kjo aspak nuk ka ndihmuar, sepse njerėzit rreth tavolinės gjithmonė qeshnin sa herė qė gogėsiste dhe nė njė farė mėnyre e pėrkrahnin gogėsitjen e tij (me siguri pėr tė treguar se krejt kjo nuk iu pengon edhe ndoshta pėr ta qetėsuar nėnėn e cila ndihej shumė keq). Fėmijės shumė i pėlqente qė kishte mundėsi qė me gogėsitjen e tij ta tėrhiqte vėmendjen e njerėzve prezent, kėshtu qė vazhdoi me gogėsimė mė intensiv. Disi pata sukses, e qė fėmija mos ta vėrejė, t’iu dėrgoj tė gjithėve qė ishin prezent porosi qė mė mos ta kthejnė vėmendjen kah gogėsitja e tij. Pėr njė ēast fėmija ēuditshėm na ka shikuar (duke u pyetur, me siguri, se si askush nuk po e vėren gogėsitjen e tij), kėshtu qė pas njė kohe tė shkurtė e ka ndėrprerė plotėsisht gogėsitjen. Kjo do tė thotė, se me injorimin e disa sjelljeve tė padėshiruara tė fėmijės ne mund t’ia dalim qė ato tė shuhen plotėsisht, sepse fėmijės i bėhet monoton tė bėj gjeste tė cilat askush nuk i vėren.

            Por, por nėse zgjatė dorėn pėr tė marrė diēka qė ėshtė e rrezikshme (qoftė pėr fėmijėn qoftė pėr sendin) duhet me nxitim tė intervenohet, duke i thėnė: MOS! MOS!... dhe duke ia marrė mjetin nga dora, duke ia shpjeguar se pėrse ajo po i ndalohet, e mandej tė inkurajohet tė luaj me ndonjė send tė lejuar, me atė qė prindėrit tash ta kthejnė vėmendjen kah aktiviteti i dėshiruar. Nganjėherė prindėrit arrijnė suksese mė tė mėdha kur nė vend tė fjalės MOS thonė, pėr shembull: “Kujdes, bir, ėshtė e nxehtė!” Kėto fjalė, para se gjithash, dėrgojnė porosi se gishtrinjėt e fėmijės janė nė rrezik, derisa me pėrdorimin e fjalės MOS! MOS!... mė tepėr nė porosi pėrmban brengosje pėr fatin e sendit.

            Mėnyra mė e mirė pėr t’iu shmangur kėtyre shqetėsimeve me fėmijėn ėshtė qė prindėrit me kohė t’i tregojnė pėr krejt rreziqet dhe sendet e ndjeshme me tė cilat ai nga kureshtja mund tė vijė nė kontakt. Pėr shembull, fėmijės duhet t’i tregohet lulja dhe t’i thuhet se me lulen duhet tė jetė i kujdesshėm dhe shumė lehtė ta mbaj nė dorė, duke ia shpjeguar se nė tė kundėrtėn lulja mund tė thahet. Gjithashtu, mund t’i jepen edhe gėrshėrėt, thika (natyrisht, tė topitura), pėr ta kuptuar se me mjete tė caktuara mund tė lėndohet. Me veprim tė kėtillė, prindėrit, para fėmijės, nuk paraqiten nė rolin e personave tė cilėt vetėm brengosen, por edhe qė lejojnė. Nė kėtė mėnyrė tek fėmija nė plan tė parė do tė shfaqet pyetja se si duhet tė veprohet me sende tė caktuara (qė ai tė mos lėndohet apo sendi tė mos shkatėrrohet), e jo se ēka ėshtė e ndaluar apo e lejuar. Me veprim tė kėtillė fėmija mėsohet se ekzistojnė sende tė cilat guxojnė fortė tė kapen me dorė (pasi qė nuk ekziston rreziku as pėr fėmijėn as pėr sendin), mandej se ka sende te ndjeshme me tė cilat duhet tė veprohet ndjeshėm, dhe nė fund, se ka shumė sende me tė cilat fėmija mund tė lėndohet nėse i prekė apo gabimisht vepron me to. Me fjalė tjera, fėmija me ndihmėn e prindėrve mė sė shpejti i gėrvisht pėrvojat e jetės. Kėtu veē kem tė bėjmė me tė ashtu quajturėn  “mėsimi sipas modelit”, kėshtu qė shkurtimisht do tė flasim pėr kėtė. Kjo e ashtu quajtura, mėsim sipas modelit (fėmija thjesht e imiton prindin) me tė vėrtetė ėshtė formė e tė mėsuarit “plotėsisht njerėzore”, respektivisht, ėshtė tipike pėr njeriun, kėshtu qė duhet sa mė shumė tė pėrdoret nė edukimin e fėmijės. Nė tė vėrtetė, ėshtė dėshmuar se shembulli personal ėshtė mė efikas sesa qortimi. Nuk mundet lehtė prindi i cili ėshtė duhanxhi ta bindė fėmijėn tė mos pi cigare, dhe se duhani ėshtė i dėmshėm etj.

            Nė vazhdim do tė flasim diēka pėr persekutimet e zakonshme - QORTIMIET. Tek kjo kategori mė e lehtė e persekutimit vlen parimi: kujdes gjatė pėrdorimit. Vetėm kush qorton rrallė do tė ketė sukses nė qortim. Nėse prindėrit konstant i qortojnė fėmijėt e tyre, ata mėsohen nė kėtė dhe mė nuk dėgjojnė. Por, me qortime tė kursyera, nėse marrėdhėnia prind-fėmijė ėshtė e mirė, janė tė mundshme efektet pozitive. Ėshtė edhe mė mirė kur sjelljen e dėshiruar e lavdėrojmė.

            Ėshtė e kuptueshme se prindėrit nganjėherė mund tė “eksplodojnė” nė fėmijėn. Pėr nėse kjo ndodhė konstant dhe njė kohė tė gjatė, atėherė me tė vėrtetė diēka nuk ėshtė nė rregull nė marrėdhėnien prind-fėmijė. Nėse prindi rrallė “eksplodon”, atėherė tek fėmija mbi moshėn 4 vjeēe mund tė arrijė diēka pozitive, sepse fėmija, nė atė rast, e sheh se me veprimin e vet  e ka rrezikuar marrėdhėnien e mirė me prindėrit, respektivisht frikohet tė mos e humbas simpatinė e tyre. Por, fėmija nėn moshėn 4 vjeēe mund tė mbetet plotėsisht i hutuar, e pėrpos kėsaj pas “eksplodimit” tė prindėrve do tė bėhet edhe mė arrogant, pėr t’u bindur se nėna apo (babai) mė nuk e donė me tė vėrtetė. Nėse tek fėmija i moshės shkollore qortimi pėrdoret rrallė, mund tė bėhet shumė efikas. Gjatė kėsa,j ai i cili qorton, duhet gjithmonė t’i shprehė edhe ndjenjat tė cilat i pėrjeton shkaku i sjelljes sė padėshiruar tė fėmijės, pėr shembull: “Unė thjesht nuk po mund tė duroj qė ti gjithmonė tė vish vonė nga shkolla, sepse mandej shumė po brengosem!” Kėtė formė tė persekutimit nuk duhet pėrdorur, sepse fėmija sė shpejti do tė fillon kėshtu tė mendojė: “Lėri pleqtė le tė ēmenden, se edhe kėshtu prapė do tė ēmenden…”

            DREJT NĖ SHTRAT!

            Disa prind i ēojnė fėmijėt nė gjumė kur nuk rrinė urtė. Kjo nuk ėshtė mirė, sepse nė kėtė mėnyrė shtrati bėhet vend i vuajtjes sė dėnimit, kėshtu qė tek fėmija mund tė zhvillohet neveria ndaj shkuarjes sė rregullt nė gjumė.

            NDALIMI I SHIKIMIT TĖ PROGRAMIT TELEVIZIV.

            Njė rregull kryesore psikologjike thotė se dėnimi duhet me qenė, sipas mundėsisė, nė lidhshmėri direkt tė dukshme me sjelljen e padėshiruar. Kėshtu pėr shembull, nėse fėmija luan futboll nė dhomė e pritjes dhe gjatė kėsaj godet gotėn me lėng, atėherė prindėrit plotėsisht kanė tė drejtė ta detyrojnė ta pastroj dyshemenė dhe nėse ia ndalojnė qė nė tė ardhmen tė luaj futboll nė dhomė. Nėse kėsaj rregulle i pėrmbahemi, atėherė ndalesa pėr ta shikuar programin televiziv me tė vėrtetė ėshtė mjet i palogjikshėm i dėnimit. Thėnė tė vėrtetėn, ka pėrjashtime, si pėr shembull, nėse fėmija pėr shkak tė pėrcjelljes sė gjatė tė programit televiziv ka harruar t’i bėj detyra e shkollės, nė kėtė rast ka kuptim t’i ndalohet shikimi i programit televiziv pėr ditėn e nesėrme. Hulumtimet kanė treguar se prindėrit shumė shpesh paarsyeshėm pėrdorin ndalesėn e pėrcjelljes sė programit televiziv si dėnim.

            NDALESA E DALJES NĖ QYTET.

            Nėse fėmija e ka bėrė ndonjė gabim jashtė shtėpisė, mund tė persekutohet, me ndalės -dalje nga shtėpia pėr njė ditė, a dy. Por duhet tė kihet parasysh se fėmijėt nė burg shtėpiak janė tė padurueshėm, kėshtu qė kėtė dėnim duhet dhėnė vetėm nė qoftė se prindėrit janė tė gatshėm pėr telashe eventuale. Fėmija i cili ka marrė notė tė dobėt nuk duhet dėnuar me burg shtėpiak, sepse edhe atij i nevojitet ajri i pastėr.

            Nė fund do tė themi edhe kėtė, se duhet nė vend tė persekutimit sa mė shumė tė depėrtojmė nė shkaktarėt e sjelljes sė padėshiruar tė fėmijės. Duhet gjithashtu tė shqyrtohet se mos fėmija vuan nga monotonia (nėse nuk e lejojmė tė luaj me fėmijėt e tjerė, e ne nuk e pėrfillim), se mos ndoshta sė tepėrmi e qortojmė, se mos ndoshta situata nė shtėpi ėshtė e padurueshme (tensionim dhe nervozė) kėshtu qė fėmija pėr kėtė arsye proteston, se mos ndoshta sė tepėrmi e kemi lėnė pas dore etj. Fėmijėt kėrkojnė jehonė. Pa jehonė ata nuk mund tė jetojnė. Ata mė me ėndje e pranojnė qortimin dhe persekutimin e pėrditshėm sesa ndjenjėn e mospėrfilljes. Nuk ėshtė kurrfarė ēudie pėrse fėmijėt inkuadrohen nė grupe asociale, sepse nė to e plotėsojnė nevojėn pėr tė qenė tė pranuar dhe tė respektuar nga ana e tė tjerėve, e qė nuk kanė mundur kėtė ndjenjė ta plotėsojnė nė familjen e tyre. Pėr kėtė arsye i kėshillojmė prindėrit qė sa mė shumė tė shoqėrohen me fėmijėt e tyre, t’i respektojnė si personalitete dhe t’i potencojnė vetit e tyre tė mira, e jo vetėm t’i qortojnė dhe t’i dėnojnė.

 

            Fund

 

            Mė gjerėsisht pėr kėtė temė mund tė lexoni nė librin e Daniel Golemanit: “Inteligjenca Emocionale” i cili gjendet po nė kėtė  web faqe nė sektorin “Literaturė”.