.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Frika racionale dhe iracionale tek fėmijėt (pjes e dytė)

Pėrgatiti dhe shqipėroi: Valdet FETAHU

FRIKA RACIONALE DHE IRACIONALE TEK FĖMIJĖT    (pjesa e dytė)

       Nė tė vėrtetė, duhet pranuar se edukimi i arsyeshėm nėnkupton inkuadrimin e dashurisė dhe frikės. Fėmijėt, nė rend tė parė, duhet tė duhen dhe tė mbrohen, por ata gjithashtu duhet tė mėsohen tė kenė frikė nga veprimet asociale nėse dėshirojmė tė bėhen persona mirė tė adaptuar. Frika nga moslejimi prindėror (qortimi) dhe dėnimi ėshtė supozimi i parė dhe i domosdoshėm pėr adaptim social. Por, persekutimi fizik duhet dhe mundet tė mos aplikohet.

 

 

            Disa prindėr thjesht nuk dėshirojnė apo “nuk kanė kohė” (shkaku i garės pėr t’u pasuruar, prestigjit dhe respektit nė shoqėri) tė flasin dhe tė shoqėrohen me fėmijėt e tyre, kėshtu kontakti i tyre krijohet vetėm atėherė kur duhet tė persekutohen fėmijėt. Prindėrit e kėtillė nuk e kuptojnė se fėmijės nė rend tė parė duhet t’i ofrohet ngrohtėsia, dashuria dhe butėsia pėr ta pėrjetuar shtėpinė e vet si “fole tė ngrohtė” pėr tė cilėn kujdesen prindėrit e mirė. Nė kėtė rast, persekutimet eventuale, tė cilat kurrsesi nuk guxojnė tė jenė fizike, duken ndryshe edhe fėmija do t’i kuptoj si shprehje tė brengės sė prindėrit pėr tė mirėn e tij, respektivisht si ndihmė pėr superegon (ndėrgjegjen) e tij akoma tė dobėt qė mė suksesshėm tė ballafaqohet me instinktet e pasocializuara.

            Ata tė cilėt i keqtrajtojnė fėmijėt zakonisht vonė zbulohen, sepse keqtrajtimi, siē e thamė, mė sė shpeshti ngjanė nė sferėn intime tė jetės familjare, pa dėshmitar, por edhe pėr shkak se mjedisi (para se gjithash fqinjėt) “mbyllin” sytė kur pėr ēdo ditė dėgjojnė ulėrimėn dhe vajtimin e fėmijės sė fqiut. Gjithashtu i mbyllin sytė kur takohen po me atė fėmijė i cili i tėri ėshtė i mavijosur, pjesėrisht i vraguar, madje edhe me flokė tė shkulura apo djegie. Ata heshtin, nė vend se menjėherė rastin t’ia paraqesin organeve kompetente, pėr t’u mbrojtur dhe ruajtur njė jetė e re.  Me paraqitjen e rasteve tė keqtrajtimit tė fėmijėve bėjmė me tė vėrtetė njė gjest shumė human, respektivisht mė nuk jemi dėshmitar pasiv tė dhunės. Nga organet kompetente mund tė kėrkojmė qė identiteti ynė tė mos regjistrohet nė fletėparaqitje. Edhe mjekėt patjetėr duhet t’i paraqesin rastet e keqtrajtimit tė fėmijėve tek organet kompetente, pasi qė nė tė shumtėn e rasteve prindėrit janė ata tė cilėt i dėrgojnė pėr shėrim fėmijėt e keqtrajtuar, edhe pse mundohen ta gėnjejnė mjekun me pohimin se fėmija iu ėshtė lėnduar nė kacafytje me fėmijėt e tjerė apo ka ra nga shkallėt etj.

            Dominon mendimi se prindėrit tė cilėt janė tė prirur me veprime sadiste ndaj fėmijėve tė tyre duhet patjetėr t’i nėnshtrohen tretmanit psikiatrik me qėllim tė korrigjimit tė personalitetit tė tyre, sepse me dėnime administrative nuk mund tė arrihet ndonjė rezultat. Kėtu mund tė ndihmojė shumė shėrbimi social, duke iu ndihmuar familjeve tė tilla t’i zgjedhin kushtet dhe situatat e tyre tė vėshtira sociale.

            Shumė fėmijė shkaku i keqtrajtimeve e braktisin shtėpinė. Nėse fėmija kthehet nė shtėpi, prindėrit nuk duhet ta persekutojnė pėr braktisje. Kėrcėnimet, qortimet apo thumbimet duhet me ēdo kusht mėnjanuar, sepse tė gjitha kėto mund ta nxisin fėmijėn qė pėrsėri ta braktisė shtėpinė. Prindėrit duhet t’i shohin tė gjitha ato gabime tė cilat i kanė bėrė nė edukimin e fėmijės dhe tė pėrpiqen ta gjejnė formulėn e re pėr jetė tė pėrbashkėt. Nė tė vėrtetė, nėse nė shtėpi vazhdohet me tė vjetrėn atėherė mund tė parashihet braktisja e serishme. Respektimi i personalitetit tė fėmijės dhe marrėdhėniet e harmonizuara nė familje janė parandalimi mė i mirė qė fėmija mos ta braktisė shtėpinė.

            Nė tė vėrtetė, duhet pranuar se edukimi i arsyeshėm nėnkupton inkuadrimin e dashurisė dhe frikės. Fėmijėt, nė rend tė parė, duhet tė duhen dhe tė mbrohen, por ata gjithashtu duhet tė mėsohen tė kenė frikė nga veprimet asociale nėse dėshirojmė tė bėhen persona mirė tė adaptuar. Frika nga moslejimi prindėror (qortimi) dhe dėnimi ėshtė supozimi i parė dhe i domosdoshėm pėr adaptim social. Por, persekutimi fizik duhet dhe mundet tė mos aplikohet.

            Nėse fėmija patjetėr duhet tė persekutohet(por kurrsesi fizikisht), atėherė prindėrit duhet t’i njohin kėto fakte:

·        Persekutimi nė tė shumtėn e rasteve i lufton simptomat, derisa shkaktarėt e vėrtetė tė sjelljes sė padėshiruar mbesin tė paprekur.

·        Ai i cili e shqipton dėnimin duhet tė ketė forcė ta ēoj deri nė fund (pėrjashtime ka nėse shihet se dėnimi ka qenė jo adekuat, e kjo fėmijės duhet t’i tregohet).

·        Pėr kundėrvajtje serioze (gėnjeshtėr, vjedhje dhe ikja nga shkolla) persekutimet nuk janė mėnyra tė pėrshtatshme edukative, sepse shkaktarėt e kėtyre kundėrvajtjeve janė tė thellė.

·        Persekutimi arrin rezultate vetėm nėse marrėdhėnia prind-fėmijė ėshtė e mirė. Sa ma e mirė qė ėshtė kjo marrėdhėnie, po aq efekti i dėnimit ėshtė mė i madh. Nėse kjo marrėdhėnie ėshtė e keqe, atėherė persekutimi nuk ka efekt apo madje mund tė ketė kundėr-efekt nga ajo qė dėshirohet tė arrihet. Nėse kjo marrėdhėnie ėshtė e shkėlqyer, atėherė shpesh bie nevoja pėr persekutimin e fėmijės. Fėmija i cili ėshtė i dashur, i do prindėrit e tij dhe nuk dėshiron ta humbė kėtė dashuri, kėshtu qė do t’i respektojė ndalesat dhe kėrkesat e tyre, natyrisht nėse prindėrit janė tė denjė dhe ambicioz. Kėshtu fėmija i dashur, nėse prindėrit janė tė denjė dhe ambicioz nė kėrkesat e tyre, do t’i nėnshtrohet kėrkesave tė prindit, pėr t’iu shmangur ndjenjės sė papėlqyeshme tė fajėsisė. Nėse prindėrit janė tė padinjitetshėm, fėmijėt do t’i shikojnė si njerėz tė dobėt tė cilėt sė shpejti do tė shihen nga tė gjithė.

            Shumė prindėr as nuk janė tė vetėdijshėm se marrėdhėniet me fėmijėt nuk iu janė tė mira, respektivisht shumica e prindėrve janė tė prirur qė kėtė raport ta shikojnė nė kėndin e dritės sė larmishme, edhe pse kjo nė realitet nuk ėshtė ashtu. Kur na lajkaton, apo na miklohen, qajnė kur i braktisim dhe ngjashėm., nuk ėshtė kurrfarė dėshmie se marrėdhėnia jone me ta ėshtė e mirė. Marrėdhėnia e ērregulluar prind-fėmijė manifestohet nė shumė mėnyra: si xhelozi ndaj motrės apo vėllait, si sjellje provokuese ndaj prindėrve pėr ta tėrhequr vėmendjen e tyre (nėse ndihet i anashkaluar). Ky ėshtė rast i veēantė kur prindėrit e anashkalojnė fėmijėn pėr shkak tė preokupimit me problemet e tjera (probleme nė punė, ndėrtimin e shtėpisė etj.), kėshtu qė jetojnė nė stres dhe nervozė dhe si rrjedhojė e kėsaj, kontakti  me fėmijėt pėrmblidhet vetėm nė mallkime, persekutime dhe ndalesa tė shprehura, ndėrsa lavdėrimet i harrojnė krejt. Nė kėso raste fėmijėt bėhen tė padėgjueshėm dhe ziliqar, sepse dėshirojnė qė krejt tė jetė mirė dhe nė harmoni si mė parė.

            Nėse dėnimet nuk kanė mė kurrfarė efekti, atėherė ekziston dyshimi i arsyeshėm se marrėdhėnia prind-fėmijė mė nuk ėshtė e mirė apo edhe se dėnimet janė tė pakuptimta. Nė familjet ku persekutimi ėshtė bėrė praktikė e pėrditshme prindėrit duhet tė mendohen mirė nė vend tė persekutimit tė mėtutjeshėm tė kėrkojnė shkaktarėt e sjelljes sė padėshiruar tė fėmijės. Fėmijėt duhet t’i dėgjojnė prindėrit e tyre jo nga frika por nga dashuria qė kanė pėr ta dhe se pėr atė se pranė tyre ndihen mirė, dhe se tė jenė tė vetėdijshėm se me mos dėgjim ky raport me prindėrit mund tė prishet.

            Duhet tė ceket prapė se nė tė shumtėn e familjeve nuk shkohet gjithmonė pa sanksione, qė nuk do tė thotė se aty nuk ėshtė diēka nė rregull. Fėmijėt janė prapė fėmijė: ēapkėn, tė gjallėruar, ende nuk mund ta frenojnė veten si personat e rritur. Por, edhe pėrkundėr krejt kėsaj ėshtė shumė ma mirė qė nė edukimin e fėmijės tė anohet kah lavdėrimet, e jo kah persekutimet, respektivisht, sjelljen e dėshiruar duhet shpėrblyer me lėvdata dhe pėrkrahje, e sjelljen e padėshiruar, siē e thekson psikologu austriak Lote Schenk-Danziger, duhet butėsisht tė qortohet, lehtė tė dėnohet apo injorohet. Kjo posaēėrisht vlen pėr moshėn deri nė 3vjeēe. Kur fėmija ka sjellje tė mira apo arrin ndonjė sukses, duhet menjėherė tė stimulohet me buzėqeshje dhe ledhatim tė lehtė. Nėse qortohet pėr sjellje joadekuate, qortimi duhet me qenė i shkurtėr dhe konkret. Nėse ndonjėherė duhet tė pėrdoret persekutimi atėherė ai duhet tė jetė i arsyeshme (kurrsesi fizike) dhe shembull pėr gabimin tė cilėn fėmija e ka bėrė. Pėrndryshe, dėnimin gjithmonė duhet kombinuar me shtytje dhe dėshmimin e formave tė shėndosha tė sjelljes. Pėr shembull, nėse fėmija ėshtė dehur nė qytet, mandej pas ēdehjes (nėse kėtė e kemi arrit me persekutim) duhet tė kurajohet qė gjatė daljes nė qytet t’i vizitojė ekspozitat, ligjėrimet, teatrot etj., dhe pėr kėtė tė lavdėrohet, kėshtu qė nė vend tė sjelljeve joadekuate (dehjes) tė ndėrtoj njė repertor tė ri tė formave tė shėndosha tė sjelljes tė cekura mė lart.

            Persekutimi kurrė nuk vėrsulet tė merr formėn e shkurtimit tė dashurisė apo mohimit tė fėmijės. Pėrndryshe, dėnimi do tė jetė efikas vetėm atėherė kur fėmija e kupton si tė arsyeshme, si shprehje e brengosjes sė prindit pėr tė (edhe pėrmes dėnimit duhet tė kalojė rryma e dashurisė sė prindit pėr fėmijėn), respektivisht se nuk ėshtė kurrfarė akti i armiqėsisė apo arrogancės sė prindit.

            Prindėrit do tė duhej qė nė procesin e edukimit tė fėmijėve tė pėrdorin mė shumė iniciativa pozitive (pėrkrahjet, shembujt personal, shpėrblimet) si mjete shumė mė efikase tė socializimit sesa persekutimi, sepse sjellja e dėshiruar mė shpejtė dhe mė lehtė fitohet, efikasiteti ėshtė mė afatgjatė dhe pėr dallim nga persekutimi arrihen forma tė reja tė sjelljes. Pėrpos kėsaj, mjetet shtytėse pozitive kanė efekt pozitiv nė zhvillimin e personalitetit. Gjatė edukimit tė fėmijėve tė vet prindėrit duhet tė jenė shumė tė durueshėm, tė denjė dhe tė qetė. Fėmijėt duhet gradualisht tė bihen nė gjendje ta ndjejnė lidhjen shkak-pasojė. Gjatė kėsaj, fėmijės mė mirė ėshtė t’i tregohet se ēfarė pasoja do tė ketė sjellja e tij, sesa t’i lejohet tė bėj gabime e mandej pėr kėtė tė persekutohet. Thėnė tė drejtėn, tek pas moshės tre vjeēe aftėsia pėr t’u sjell arsyeshėm dhe me vullnet, respektivisht bėhen tė kuptueshėm pėr argumente dhe me to mund tė sillen.

            Disa nėna shumė gabojnė kur fėmijės sė tyre tė vogėl ia pohojnė kėtė porosi: “Prit derisa tė vij babai yt nė shtėpi, ai do tė tregojė se ēka ėshtė dajaku!” Nėse fėmija e nervozon nėnėn e vet, atėherė ajo nuk guxon t’i kėrcėnohet nė kėtė mėnyrė, se me kėtė e tregon pafuqinė e saj, si dhe atė se ekziston dikush mė i pushtetshėm se ajo, kėshtu qė fėmija edhe nė tė ardhmen nuk do ta respektojė mjaftueshėm. Nė familjen moderne ndarja e punėve ėshtė domosdoshmėri dhe e arsyeshme, por nuk duhet tė jetė nė atė mėnyrė qė tė duket se nėna ledhaton e baba persekuton. Me njė porosi tė kėtillė nėna e prishė marrėdhėnien baba-fėmijė. Nė vend tė afėrsisė dhe simpatisė nė mes babait dhe fėmijės, nėna me kėtė kontribuon nė largimin e tyre tė ndėrsjellė. Nė vend tė porosisė sė tillė, mė mirė kishte me qenė qė nėna ta paralajmėroj ardhjen e babės nga puna si moment tė lumtur, edhe pėr fėmijėn edhe pėr tė, respektivisht kishte me qenė shumė mė mirė nėse thotė: “Babai yt mezi pret pėr ta pėrfunduar orarin e punės dhe me ardhur nė shtėpi, pėr tė luajtur me ty dhe tė bisedojė.”

            Edukimi i fėmijės nėn moshėn tre vjeēe me dėnime mund tė jetė shumė e rrezikshme. Ai ende nuk udhėhiqet me arsye dhe vullnet: ai e ka tė vėshtirė qė vetėdijshėm tė largohet nga diēka qė e joshė. Nėse zėri i brendshėm i thotė : “Ndrydhe butonin e kuq!” apo ngjashėm, ai atėherė me pėrqindje tė madhe duhet ta pėrcjellė atė thirrje, pasi qė ai tjetri, i ashtu quajturi, zėri i ndėrgjegjes ende nuk ekziston. Kurrfarė apeli dhe kėshilla atėherė nuk ekzistojnė, e persekutimet, gjithashtu, nuk ēojnė deri tek efektet e dėshiruara. Mė sė mirė ēka atėherė mund tė bėj prindi ėshtė ta lavdėrojė sjelljen e dėshiruar dhe ta injorojė tė padėshiruarėn (me pėrjashtim tė rasteve kur fėmija bėn ndonjė veprim e cila mund tė jetė e rrezikshme pėr tė apo pėr rrethin, atėherė prindėrit duhet me nxitim tė intervenojnė).

            Nė vitin e parė tė jetės, dhe nė gjysmėvjetorin e parė tė vitit tė dytė mė sė shpeshti marrėdhėnia prind-fėmijė ėshtė e mirė. Fėmija nuk i duron frustrimet, e nė veēanti persekutimet fizike tė cilat mund ta bėjnė tė ndihet i pasigurt dhe tė nxisin tek ai dyshimin se prindėrit nuk e donė dhe nuk e dėshirojnė. Nė gjysmėvjetorin e dytė tė vitit tė dytė tė jetės fėmija hynė nė tė ashtuquajturėn fazėn e zilisė e cila zgjatė deri nė moshėn tre vjeēe, gjatė tė cilės fėmija shpesh refuzon t’i nėnshtrohet kėrkesave tė prindit, respektivisht nuk i pėrfillė. Persekutimet tek fėmijėt nėn moshėn tre vjeēe kanė pak gjasa tė kenė efekt. Posa fėmija duhet tė persekutohet, ai fillon tė ulėrijė, tė hedhet nė dysheme apo t’i injorojė kėrkesat e prindėrve. Me qindra nėna atėherė janė tė pafuqishme. Fėmijėt i konsiderojnė prindėrit e tyre si persona shumė tė fuqishėm, tė cilėt vetėm nga zemėrgjerėsia, mendojnė fėmijėt, nuk e manifestojnė forcėn e tyre mbi ta. Pėr kėtė arsye, prindėrit nuk kanė nevojė ta manifestojnė forcėn fizike ndaj tyre, sepse nėse e bėjnė kėtė e humbin tek fėmijėt kurorėn e autoritetit tė fortė, posaēėrisht nėse gjatė kėsaj e manifestojnė dėshpėrimin. Nė situata tė tilla mund tė gjenden prindėrit, kėtė mė sė miri mund ta shohim nė shembullin e instalimit tė ndalesave fėmijės kureshtar.

            Fėmija i vogėl ėshtė shumė kureshtar pėr tė gjitha qė gjenden dhe ndodhin pėr rreth tij. Ai do t’i prekė dhe t’i kapė tė gjitha qė janė rreth tij dhe kėnaqet nė “eksperimentimin”me mjetet qė i bijėn nė dorė, gjatė tė cilės mund tė lėndohet (pėr shembull, nėse e ka thikėn nė dorė, apo, nėse luan me enėn nė tė cilėn gjendet uji i nxehtė, apo, edhe mund ta shkatėrroj ndonjė gjė tė ēmueshme).

 

            Vazhdon...