.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Frika - ky djall qė duhet mposhtur (pjesa e dytė)

Shkruan: Agron JASHARI - ADONISS

      FRIKA - KY DJALL QЁ DUHET MPOSHTUR

(pjesa e dytė)

 

    Ne nuk kemi nevoj pėr medikamente dhe ilaēe farmaceutike sepse barnatoren me perfektė nė botė e kemi me ne dhe nė ne. Ilaēin e duhur dhe motorin e shėrimit e kemi brenda vetės tone, vetėm duhet ta aktivizojm. Gjėja e parė ėshtė disiplinimi i tė menduarit tonė, vullneti ynė, lufta pėr tu bėrė ne vet kapiten tė shpirtit tonė, tek besimi ynė se mund ,duhet dhe do tė shėrohemi. 

           

             FRIKA E LINDUR APO E FITUAR 

 

            ”Njeriu ėshtė pasqyrė e asaj qė  mendon nė zemrėn e vet”(Bibla)

 

,,Zoti nuk na e dha shpirtin e frikė , por pėrkundrazi shpirtin e virtytit, tė dashurisė dhe tė urtesis,, (Timoteut 2, 1:7)

 

Sipas njerėzve mė kompetent tė kėsaj fushe, kur njeriu lind, vjen nė kėtė botė me instinktin prej dy llojeve tė frikės, nga tė rrėzuarit dhe nga zhurma dhe gjithēka tjetėr ėshtė diēka e fituar mė vonė, pėr arsye nga mė tė ndryshmet.

Frika nė kuptimin pozitiv tė fjalės, ku nėnkuptohet njė instinkt, njė refleks, njė kujdes dhe njė aftėsi  intuite pėr t’ju shmangur njė dėmi apo njė rreziku ėshtė shumė normale dhe e nevojshme, por frika jo normale qė unė do ta quaja djalli brenda apo afėr nesh, ėshtė jashtėzakonisht e rrezikshme dhe me efekt shkatėrrues.

Frika fillon tė mbillet e tė rritet brenda shpirtit tė njė njeriu, qysh si fėmijė i vogėl, qoftė nga edukata e gabuar e prindėrve apo si pasoje e rrethit ku jeton, qoftė nga ndikimi i superioritetit tė fėmijėve tė tjerė me tė cilėt shoqėrohet, nga kėrcėnimet dhe pėrqeshjet  nė shkollė e deri tek ligjėratat e prijėseve fetar nėpėr faltore.

Ashtu si qė nė fėmijėri edukata e gabuar e me tė rriturve, lėnia jashtė kujdesit tė mjaftueshėm, vėnia e tyre si tabelė pėr tallje nga njerėz tė pacipė, e bėn njė fėmijė qė tė mbyllet brenda vetės, tė priret nga druajtja, tė ndihet inferior dhe  tė anoj nga ndjenja e varėsisė etj. Po ashtu, rrallė kush s’mund tė ketė qen dėshmitar i ligjėratave tė frikshme tė priftėrinjve, hoxhallarėve, pastorėve etj. etj., qė nė emėr  tė Zotit, nė emėr tė fesė, nė emėr tė drejtėsisė, nė emėr tė lejuarės dhe ndaluarės, kanė ngatėrruar gjėrat e kanė futur tmerrin pikėrisht tek njerėzit qė dėshirojnė tė jenė tė mirė e tė drejt, duke i kėrcėnuar, duke futur psikozėn e fajit e tė mėkatit, duke e futur dyshimin pėr vetėn e tyre dhe ankthin pėr dėnimin qė i pret pėr gabimet e bėra, teksa me  krenari, rebele sikur te ishin ata gjykatėsit suprem, tregojnė se si do te digjen nė zifte, nė katran, se si do i bėhet ajo e do i bėhet kjo. Kėta idiotė tė mjerė harrojnė shumė gjėra ose mė mirė nuk dinė shumė gjėra sepse kanė mėsuar diēka ashtu shabllon dhe kujtojnė se dija aty mori fund, sepse janė tė prirė nga gjėrat e frikshme, tė tmerrshme, qė shpesh i bėjnė nga padija, por edhe shpesh me vetėdije tė plot pėr ti mbajtur nėn kontroll individėt apo masat nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė prej tyre, t’i manipulojnė, t’i shfrytėzojnė qė tė kenė shėrbimin e tyre pa u ankuar.

            Ikni pa ju ardhur aspak keq nga aty ku ligjėrohet nė atė mėnyrė, qoftė ligjėruesi prindi ynė, i afėrmi ynė, mėsuesi ynė, prijėsi fetar apo kushdo qofte tjetėr, sepse ata mund tė na dėmtojnė keq imunitetin tonė shpirtėrorė e emocional. Mund tė  na vrasin brenda nesh diēka shumė tė rėndėsishme qė na duhet nė jetė, BESIMIN, sepse ata nuk na paraqesin ne ashtu si qė jemi nė tė vėrtetė, qysh nė embrion; si krijesė me shumė mundėsi, me shumė privilegje, si njė nga mrekulli e Krijuesit, si shkėndijė e Krijuesit, por na paraqesin neve si njė varkė letre prej nga duhet tė lundrojmė andej ka fryn era, se dirigjimi i saj ėshtė jashtė mundėsisė sonė etj. Madje vet Krijuesin tonė, qė ėshtė vet mirėsia e pambarim, dashuria qė nuk shteron, mėshira qė s’ka fund, menēuria qė s’ka skaj, fuqia qė s’ka limit dhe vet burimi i ēdo tė mire qė ne shijojmė, e paraqesin si diēka qė na dėnon, qe s’na fal as gabimin mė tė vogėl, qė kėnaqet kur ne vuajmė, qe s’na ka lėnė rrugė tjetėr veē asaj  qė ka zgjedhur Ai pėr ne etj. etj., kur nė fakt, Krijuesi ynė na do neve, na ka dhėnė mundėsi tė  shumta pėr tė arritur atė qė duam, na ka lėnė derėn hapur pėr pendim e falje dhe pėrmirėsim sa herė qė ne gabojmė.

Tė gjitha faktet flasin se frika nuk vjen me ne nė kėtė botė por na injektohet gabimisht nga tė tjerėt me ose pa dashje, por edhe shpesh nga vet vetja jonė, nga mendimet tona ndjellakeqe, nga meditimet tona tė gabueshme rreth ėndrrave dhe dėshirave tona apo rreth fenomeneve normale tė natyrės, etj.

Zoti e ka dėshmuar se na do, qė nga krijimi i njeriut tė parė, dhe e dėshmon nė vazhdimėsi me miliona e miliona mirėsi qė neve s’na kursen. Na ka krijuar qė  ta duam atė, qė ta jetojmė jetėn dhe qė ta gėzojmė atė, dhe pikėrisht neve na sjell nė kėtė botė tė pastėr nga tė kėqijat, dhe te fuqishėm pėr tė realizuar gjėra e vepra madhėshtore. Dėshmi pėr kėtė ėshtė se ne kur vijmė nė kėtė botė vijmė me njė fuqi te instaluar brenda nesh, me njė fuqi e me njė mjeshtėri  tė punuar me shumė kujdes, pavarėsisht nė se vijmė nė kėtė botė disa qindra gram apo disa kilogram. Brenda ēdo krijese gjendėt edhe fuqia qė nuk lodhet asnjėherė e qė mban nė gjendje tė pėrhershme pune atė zemėr tė vockėl qė njė ditė do tė rritet; ato mushkėri qė frymojnė pandėrprerė, pa ndier as mundimin mė tė vogėl; ato pika tė vogla qė pushtojnė hapėsirėn e qė ne i quajmė sy e qė janė tė punuar me njė mjeshtėri  perfektė... nga kush tjetėr, pos nga Krijuesi ynė qė ka  menēuri e fuqi pa skaj e pa anė. Prandaj, ne lindim plotėsisht edhe pa frikėn qė me pas, me vetėdije apo jo, e fusim brenda nesh dhe fatkeqėsisht jo tė paktė janė ata qė atė e bartin tėrė jetėn me vete.

Pra, nuk duhet tė harrojmė: nuk duhet t’i besojmė, nuk duhet t’i japim rast tė na drejtohen dhe nuk duhet t’i dėgjojmė ata qė me fjalėt e tyre nuk na bėjnė qė tė ofrohemi mė shumė me Atė qė na krijoi e qė na furnizon pandėrprerė me gjithēka qė na duhet. Qė na gjen rrugėdaljen e ēdo problemi qė na mundon, qė na krijon e na ofron gjithēka pėr tė cilėn kemi nevojė. Nuk duhet t’i besojmė atyre nga fjalėt e tė cilėve fytyra jonė nuk qesh me ēiltėrsi, sepse ata ose nuk e din tė vėrtetėn ose e fshehin apo e shtrembėrojnė tė vėrtetėn. Nuk duhet t’i japim  rast tė na drejtohen atyre qė neve na thonė se jemi tė pazotėt, se nuk mund tė arrijmė atje ku ne synojmė, qė mundohen tė na bėjnė tė ndihemi inferior karshi tė tjerėve etj. Shmanguni nga ata pa ju ardhur aspak keq. Janė tė verbėr. Ecja pas tyre apo me ta do na shpinte ne greminė.

,,hiqni dore prej tyre; ata janė tė verbėr, prijės tė verbėrish; dhe nė qoftė se njė i verbėr i prin njė tė verbėri tjetėr, tė dy do tė bien nė grop” (Mateu 14)

Ata janė tė padijshėm dhe si tė tillė nuk meritojnė tė jenė udhėrrėfyesit tanė nė jetė, nuk meritojnė tė jenė mėsuesit tanė, nė tė kundėrtėn s’do tė mbillnin tek ne frikė, dhe nė rrugėn e drejtė, tė mirėsisė, tė shėndetit, tė pasurisė, do na thėrrisnin me fjalė tė mira e me argumente bindėse, si qė na kanė mėsuar Zoti dhe profetėt:

,,Mos i frikėsoni besimtarėt, ti frikėsoni besimtarėt padyshim qė ėshtė padrejtesi,, (Muhamedi a.s.)

,,O Muhamed, thirri njerėzit nė rrugėn e drejt me fjalė tė mira e polemizo me ta nė mėnyrėn me tė bukur,,   (Kur’ani)

 

 

 

Po ashtu ne duhet t’i shmangemi ēdo mendimi tonė qė na mbjell frikė nė mendje e nė shpirt, ēdo mendimi qė na bėnė qė tė mos besojmė tek Krijuesi, burimi i pashtershėm i ēdo mirėsie, pastaj tek njerėzit, tek jeta, tek universi, tek shėndeti, tek bollėku, tek pasuria, tek suksesi etj. etj. E tė gjitha kėto ne mund t’i mendojmė dhe besojmė, kur tė disiplinojmė tė menduarit tonė dhe kur e ruajmė qetėsinė e mendjes dhe shpirtit  dhe nuk bėjmė monologje idiote brenda vetės, por e lemė frikėn e dyshimin brenda nesh tė luftojnė me argumentet e dėshmuara katėrcipėrisht nga jeta. Kur zgjedhim Krijuesin, Diellin e madh  e tė vėrtetė pėr tė na ngrohur zemrėn  dhe zėmė vend nėn rrezet e tij, e nuk pranojmė tė ulemi kurrsesi nėn hijet  e errėta ndjellakeqe e tė rreme tė atyre qė kanė zgjedhur dėshtimin si opsionin e tyre nė jetė, e nė vend tė besimit tė vėrtetė, besimin e rrem. Prandaj rrini larg besimit tė rrem dhe dyshimit dhe frika do tė rri larg jush:

“Ruhuni nga dyshimi sepse dyshimi ėshtė gėnjeshtra mė e madhe” (Muhamedi a.s.)

Dhe vraponi tė thėrrisni Zotin dhe vraponi drejt Tij, e Ai, do tė vijė afėr jush. Kushdo qė bėn pėrpjekjen sado tė vogėl pėr ta gjetur Zotin, do ta gjej atė, e bashkė me Te, do ta gjejė lumturinė, ndershmėrinė, shėndetin, menēurinė, suksesin, bollėkun e shumė ēka tjetėr qė njė tjetėr, qė ėshtė frikacak e dembel, vetėm i ka veē ėndėrr.

“Provojeni dhe shihni sa i mirė ėshtė Zoti; lum ai njėri qė gjen strehė tek Ai” (Psalmi 34-8)

Mos u ndalni nė kėrkim tė vėrtetės, sepse e vėrteta do t’ju shpie tek konstatimi se frika ėshtė diēka fallso tek ne, jashtė sė vėrtetės. E kur tė fillojmė ta kuptojmė tė vėrtetėn do ta njohim vetveten tė pastėr e stabil. E kur ta njohim vetėn do ta njohim Zotin dhe do ta kuptojmė se ne jemi shkėndija tė Tij, dhe nė tė njėjtėn kohė jemi afėr tij, dhe se Atij s’mund t’i ndodh asnjė e keqe, ēfarėdo qoftė, e as  neve pra, sepse jemi afėr tij.

            “Respektoi ligjet e Zotit, do ta gjesh Atė pranė vetės” (Muhamedi a.s.)

„Kush e njeh vetėvetėn e njeh Zotin“ (Muhamedi a.s.)

 

            FRIKA - SĖMUNDJE E SHĖRUESHME

 

            ,,Frika ėshtė njė sėmundje nga e cila duhet tė shėrohesh .Njeriu i patrembur mund tė gabojė ndonjėherė, kush ka frikė gabon gjithmonė” (A.Mosso)

 

            Frika ėshtė sėmundje qė ka mėnyrėn e vet tė manifestimit, si ē‘e pėrshkruam mė lartė, e qė shumė shpesh kalon edhe nė simptoma organike duke u manifestuar edhe me lloj-lloj probleme fizike, nga dhimbjet  e kokės, nervozizmi i tepruar, halucinacionet, pagjumėsia, dhembjet  e lukthit, verdhėza, tension jostabil tė gjakut etj… po fatmirėsisht, si  ēdo sėmundje tjetėr e shėrueshme. Kur e themi kėtė bazohemi nė faktet dhe dėshmitė qė ka treguar pėrvoja dhe jeta, se mjekėsia moderne ka arritur tė gjej ilaēin pėr shumė sėmundje qė dikur janė konsideruar tė pashėrueshme. Po ashtu, njihen raste tė panumėrta tė shėrimeve tė konsideruara nga shkenca ,,tė pashpjegueshme”, kur mjekėsia kishte quar duart. Veē kėsaj, kemi dėshminė pėr tė gjithė ata qė besojnė tek menēuria dhe fuqia e pambarim e Krijuesit, nė fjalėt  e profetėve dhe tė librave tė shenjtė:

       “O Rob tė  Zotit! Kur tė sėmureni, mjekohuni! Sepse Allahu kur dėrgon sėmundjen, dėrgon edhe shėrimin” (Muhamedi a.s.)

“Allahu pėr ēdo sėmundje ka krijuar shėrimin (ilaqin) e saj” (Muhamedi a.s.)

            Dhe pėr ta arritur kėtė shėrim, se pari duhet ta gjejmė kurajėn dhe ta pranojmė pa ngurrim sėmundjen, sepse nuk do tė mund tė shėrohet sėmundja po s’e pranuam e po ikėm prej saj. Edukata na mėson t’i njohim gabimet tona. Ka shumė tė tillė tė sėmure qė edhe pse diku thelle nė brendi e din mirė se vuajnė nga kjo sėmundje dhe pėrsėri ngurrojnė tė ballafaqohen me te. E po s’u ballafaqove, atėherė nuk ke se si tė gjesh zgjidhjen e duhur. Ne vet pranimin e kėsaj sėmundje  gjendet dėshira dhe hapet rruga pėr tu shėruar.

Nuk kemi nevojė kėtu pėr medikamente dhe ilaēe farmaceutike, barnatoren me perfektė nė botė e kemi me ne dhe nė ne. Ilaēin e duhur dhe motorin e shėrimit e kemi brenda vetės tone, vetėm duhet ta aktivizojm. Gjėja e parė ėshtė disiplinimi i tė menduarit tonė, vullneti ynė, lufta pėr tu bėrė ne vet kapiten tė shpirtit tonė, tek besimi ynė se mund ,duhet dhe do tė shėrohemi. 

,,Merr zemėr, o bije, besimi yt te ka shėruar,” (Mateu 9-22)

Asgjė nuk duhet ta konsiderojmė tė pamundur, aq me pak shėrimin nga diēka qė shume njerėz tė tjerė, qė gjenden rreth nesh, nuk e kanė, po dėshira dhe vullneti pėr tė qenė ne pardon tė vetvetės duhet tė na ngulitet nė shpirt. Dhe secili qė ndjehet i tillė duhet ta ketė kėtė pasion, dėshirė e vullnet, sepse po u lodhet e u mėrzitet, atėherė keni mbaruar.

            “Njeriu nuk mbaron atėherė kur ai nuk mundet, por atėherė kur ai heq dorė” (Richard Nickson)

E thashė sa pėr ilustrim sepse unė e di se ju nuk jeni prej atyre qė dorėzoheni, nuk jeni prej atyre qė hiqni dorė, nuk jeni prej atyre qė dėshironi tė mbeteni pėrjetėsisht tė sėmur e tė vdisni tė tillė. Vet fakti se ju jeni pėrqendruar aq thellė, me aq pasion nė kėto tė vėrteta qė keni pėrpara, tregon se nė ju ėshtė aktivizuar ilaēi. Tashmė frika dhe brengat tuaja kanė nisur tė zbehėn fuqishėm dhe rruga e besimit, e shpresės ėshtė hapur  shumė, dhe ky ėshtė njė fakt se ėshtė ēėshtje kohe shėrimi i plotė.

Bėjini vetvetes njė dhuratė tė ēmuar tani, dhe vetėm tani dhe asnjėherė mos ja merrni, dhe dhurata ma e ēmuar qė mund t’ia bėni vetės ėshtė qė ta ruani nė ēdo kohė brenda vetės tė ndezur diellin e besimit, drejtėsisė dhe mirėsisė.

Ilaēi mė efektiv ndaj kėsaj sėmundje ėshtė dashuria. Dashuria mposhtė lehtėsisht frikėn dhe kur frika ėshtė mposhtur sėmundja mė nuk ekziston.

,,Ballafaqohuni me frikėrat tuaja, kapuni fytazi me to. Mos ngurroni t’i pėrqeshni. Ky ėshtė bari mė i mirė shėrues” (Xhozef Marfi)

            Besim, besim, dhe vetėm besim; dashuri ,dashuri dhe vetėm dashuri; falje, falje dhe vetėm falje pėr tė gjithė e pėr gjithēka. Kjo ėshtė terapia qė ka shėruar kėtė sėmundje dhe ēdo sėmundje tjetėr, dhe qė pėrherė do ta bėjė kėtė, edhe tek ju - s’ka tjetėr terapi.

“Kurse fryti i shpirtit ėshtė: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirėsia, mirėsia, besnikėria, butėsia, pėrkormėria. Kundėr kėtyre nuk ka ligj” (Galati,5.22 e 23 )

            Kėrkojeni me dashuri e pa pėrtesė Zotitn tuaj. Ai nuk fshihet nga ju. Do ta gjeni, shpejt do ta gjeni sepse ,,...kush kėrkon gjen,, (Mateu 7 -8), dhe atėherė kur ta gjeni do tė jeni plotėsisht tė shėruar, e unė besoj se tashmė ju e keni gjetur.

“E kėrkova Zotin e ai me dėgjoi dhe mė ēliroi nga ēdo frikė qė pata”  (Psalmi 34:5)

,,Unė i dua ata qė me duan dhe ata qė mė kėrkojnė me kujdes mė gjejnė”. (fjalėt e urta 8-17)

,,Shko dhe u bėftė ashtu si besove!,, (Mateu 8 13)

,,U bėftė sipas besimit tuaj,, (Mateu 9 30)

 

Nė vazhdimin e ardhshėm do tė lexoni:

Tė jetosh me ankthin e frikės apo te ēlirohesh prej saj;

Pėrse s'duhet te kemi frike;

Vrite friken, etj.