Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Franca dhe diplomacia franceze nė periudhėn e Risheljesė...

Shkruan: Mr. Ardian RAMADANI

      

FRANCA DHE DIPLOMACIA FRANCEZE NĖ PERIUDHĖN E RISHELJESĖ, DOKTRINA RAISON D`ÉTAT DHE SHTETI-KOMB

 

 

 

Librin e autorit A. Ramadani, “Franca dhe diplomacia franceze nė periudhėn e Risheljesė”, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

„Literaturė“

dhe nė

www.syri3.com

 

 

 

 

            Hyrje-Historia politike evropiane dhe konfiguracioni evropian nė rrafshin historik

 

            Nė rrafshin historik Evropa pati njė rrugėtim krejt tė veēant, me ngjarje dhe tė arritura qė shėnuan jo vetėm kulmin e saj, por edhe atė botėror. Ajo kaloi nėpėr disa faza si mė poshtė:

            1. Periudha antike, apo periudha e lulėzimit tė dy civilizimeve evropiane: atij grek dhe atij romak. I pari qė vuri themelet e mendimit filozofik, kurse i dyti bazat e sė drejtės civile.

            2. Mesjeta, me dominimin e krishterimit dhe tė kulturės krishtere, por me bėrthamat e para tė qytet- shteteve evropiane, nga tė cilat pas Paqes sė Westphalisė, (1648) do tė krijohet modeli i shteteve sovrane, si model i sistemit politik qė do tė vazhdojė gjer mė sot.

            3. Periudha e revolucioneve (shek. XVIII-XIX) dhe e procesit tė shtet krijimit kombėtar dhe imperializmit.

            4. Periudha e modernitetit klasik, e filluar me Luftėn e Parė Botėrore (L.P.B.) dhe e vazhduar me fėrkimet midis demokracive liberale tė brishta dhe totalitarizmave tė tipit komunist e fashist.

            5. Periudha e Luftės sė Dytė Botėrore (L.D.B.) apo periudha e Luftės sė Ftohtė dhe ndarjes bipolare tė Evropės dhe pėrpjekjeve qė karshi kėsaj ndarjeje evropiane tė imponohet integrimi evropian, nė trajtėn e organizatave panevropiane dhe atyre euro- atlantike.

            6. Periudha e unifikimit evropian, qė rezultoi me shembjen e skemės Lindje- Perėndim, me rrėnimin e Murit tė Berlinit dhe shuarjes sė Traktatit tė Varshavės dhe shpėrbėrjes sė bllokut komunist lindor nėn diktatin e ish- Bashkimit Sovjetik (BRSS).

            7. Periudha e destabilizimit evropian me konfliktet post- komuniste, sidomos nė Evropėn Juglindore dhe nė hapėsirėn e ish- Bashkimit Sovjetik (BRSS).1

            Nėse vetėm pėrqendrohemi nė historinė politike tė Evropės sė kohės sė re, pėrkatėsisht nė historinė e diplomacisė evropiane, qė nga krijimi i sistemit tė shteteve kombėtare evropiane tė Westphalisė, i cili edhe vuri bazat e sistemit modern politik  evropian, do tė shihet se pati dhe ka ende koncepte tė ndryshme politike qė dominuan skenėn evropiane.

            Secili koncept politik evropian i dha vulėn periudhės sė caktuar tė zhvillimit evropian dhe poashtu edhe po aq ngritjes dhe zhvillimit tė identitetit veēues evropian.

            Pa hyrė mė thellė nė elaborimet e detajuara tė historisė diplomatike evropiane, do tė analizojmė vetėm kategorizimin e kėsaj historie diplomatike evropiane tė cilėn e bėn Kisinxheri. Siē shkruan Kisinxher gati se ėshtė njė ligj i natyrės se nė ēdo shekull shfaqet njė vend me fuqinė, vullnetin dhe forcėn lėvizėse intelektuale dhe morale pėr t`i dhėnė formėn tėrė sistemit ndėrkombėtar nė pėrputhje me vlerat e veta.

            1. Nė shekullin XVII, Franca nėn kardinalin Rishelje, futi konceptin bashkėkohor nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, tė bazuara nė shtet- kombin, pra tė motivuar nga interesat e veta kombėtare.

            2. Nė shekullin XVIII, Britania e Madhe, krijoi konceptin e Ekuilibrit tė forcės.

            3. Nė shekullin XIX, Austria e Meternikut, rindėrtoi Koncertin e Evropės dhe

            Gjermania e Bizmarkut e prishi atė, duke e futur nė diplomacinė evropiane politikėn e forcės.

            4. Nė shekullin XX, sidomos pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore (L.P.B.) Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SH.B.A.)-tė dhe presidenti Wilson promovoi tė drejtėn pėr vetėvendosje kombėtare si parim universal ndėrkombėtar. Vlera e kėsaj politike inicioi marrėveshje tė ndryshme ndėrkombėtare qė nga Lidhja e Kombeve e gjer tek Karta e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara (O.K.B.)- sė.2

            Si lindi diplomacia franceze e shek XVII nėn kardinalin Rishelje dhe koncepti i shtetit- komb, i bazuar nė interesat kombėtare? A ishte rastėsore apo e paraprirė dhe e nxitur nga rrethanat, tė cilat janė faktori bazė nė sistemin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare? Me ēfarė sfidash u ndesh kjo diplomaci? Si u ndėrtua ky parim dhe a ishte qėllimi afatshkurtėr, sa pėr tė dalė Evropa nga lėmshi i ngatėrresave dhe luftėrave ndėrfetare ku kishte rėnė, apo ishte njė strategji afatgjatė e njė udhėheqėsi tė ardhshėm pėr tė mbajtur dhe pozicionuar kombin dhe shtetin e tij ēdoherė nė qendėr tė vėmendjes?

 

            1 Blerim Reka & Arta Ibrahimi, Studime evropiane, ArbėriaDesign, Tetovė 2004, fq. 23.

            2 Henry Kisinxher, Diplomacia, Laert, Tiranė 1999, fq. 17

 

 

            Pjesė nga libri  “Franca dhe diplomacia franceze nė periudhėn e Risheljesė”