.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Forca e ndėrdijes (5)

Shkruan: Dr. Xhozef MARFI

  Pėrktheu: Hajri BEKTESHI

       FORCA E NDĖRDIJES (5)

Qetėsojeni shpirtin! Lėshohuni nė qetėsi tė thellė dhe me vendosmėri mė vete thuani: "Ndėrdija ka pėrgjigje dhe pikėrisht nė kėtė ēast ajo ma ofron atė. Jam mirėnjohės, sepse menēuria e paskajshme e ndėrdijes e njeh vetė esencėn e gjėrave. Jam mė se i bindur se mendimet i kam tė drejta dhe se me vendosmėri e liroj fuqinė e mrekullueshme tė ndėrdijes".

 

 

            Fuqia e premisės sė paramenduar

 

            Mendja e njeriut punon sipas principit tė silogjizmit. Kjo do tė thotė se ēdo pėrfundim tek i cili arrin ndėrdija ėshtė i caktuar vetėm dhe nė veēanti me anė tė premisės, tė cilėn vetėdija mė herėt e paramendon si tė vėrtetė. Po qe se me tė vėrtetė premisa ėshtė reale, pėrfundimi gjithashtu do tė jetė i vėrtetė, siē shihet nga shembulli vijues:

            Ēdo veti e mirė meriton lėvdatė.

            Dashamirėsia ėshtė virtyt.

            Pra, dashamirėsia meriton lėvdatė.

            Ja edhe njė shembull:

            Tė gjitha veprat qė bėhen nga duart e njeriut ndryshohen dhe zhduken.

            Piramidat egjiptase janė vepra tė duarve tė njeriut.

            Pra, ato do tė pėsojnė ndryshime dhe do tė zhduken.

            Gjykimi i parė ėshtė i pėrgjithshėm dhe nga ai, nėse ėshtė i drejtė, doemos rrjedh edhe pėrfundimi i drejtė.

            Njė profesor, i cili qe i pranishėm nė disa ligjėrata tė mia, tė mbajtura nė maj tė vitit 1962, nė Nju Jork, njėherė mė kishte thėnė: "Ēdo gjė nė jetė mė vajti mbrapsht: e humba shėndetin, i humba paratė dhe shokėt. Ēdo gjė qė unė prek, shkon nė drejtim tė gabuar"

            E kėshillove ta formojė premisėn e pėrgjithshme adekuate nga e cila do tė udhėhiqet me tė menduarit e vet dhe i shpjegova se menēuria e paskajshme e ndėrdijes paraqet udhėrrėfyesin shpirtėror, mendor dhe material tė secilit njeri. Pas kėsaj, ndėrdija e tij qe nė gjendje ta udhėzojė aty pėr aty kah vendimet dhe kah veprimet e menēura, ta shėrojė atė dhe t'i sjellė qetėsi shpirtit tė tij.

            Profesori e paramendoi premisėn e pėrgjithshme si pasqyrė gjithėpėrmbledhėse tė mėnyrės sė dėshiruar tė jetės:

            "Menēuria e paskajshme mė udhėheq dhe mė drejton. Posedoj shėndet tė pėrsosur. Trupi dhe mendja mė sillen nė pajtim me ligjin e harmonisė universale. Kėnaqem nga bukuria, nga mjaftueshmėria, nga dashuria dhe nga qetėsia. Me jetėn time tė pėrgjithshme komandon principi i veprimit tė drejtė. Premisėn e pėrgjithshme e kam tė bazuar nė tė vėrtetat e amshueshme. E di, e ndjej dhe besoj se ndėrdija ime reagon nė pėrputhje me natyrėn e tė menduarit tim tė vetėdijshėm".

            Pas njė kohe tė caktuar nga profesori mora njė letėr me kėtė pėrmbajtje:

            "Tė gjitha ato fjali, shumė herė nė ditė i pėrsėritja lehtė, nė heshtje dhe me dashuri, duke ditur se mė depėrtonin thellė nė ndėrdije, i bindur se do tė japin rezultatin e dėshiruar. Ju jam tepėr mirėnjohės qė ma kushtuat kohėn tuaj dhe do tė doja tė shtoj se jeta ime, nga tė gjitha aspektet, me hapa tė mėdhenj ecėn pėrpara. Patėm sukses!"

 

            Ndėrdija asnjėherė nuk kundėrvihet

 

            Duhet pasur ndėrmend se ndėrdija disponon me dije tė pakufizuar, si dhe i di pėrgjigjet e tė gjitha pyetjeve tė mundshme. Megjithatė, asnjėherė nuk kundėrvihet, nuk shtjellohet, nuk thotė: "Nuk guxon tė mendosh nė atė mėnyrė". Po qese, pėr shembull, i pėrcillni mendimet siē janė: "Nuk jam nė gjendje ta beje kėtė. Jam shumė i moshuar. Nuk mund ta plotėsoj obligimin e dhėnė. Kam lindur nė kohė tė gabuar. Nuk i njoh njerėzit e vėrtetė", ajo gjithnjė do tė reagojė drejtpėrdrejt nė pajtim me pėrmbajtjen e tyre dhe kurrsesi ndryshe. Falė kėsaj, ju vetes ia ndaloni lumturinė dhe mirėqenien si dhe e sillni shtrėngimin, varfėrinė dhe mungesėn e ēfarėdolloji.

            Po qe se nė vetėdije krijoni pengesa, vėshtirėsi a mendime negative, e gjykoni ndėrdijen tuaj qė diturinė e pakufishme qė posedon ta pėrdorė pėr qėllime negative. Nė tė vėrtetė, jeni tė mendimit se ndėrdija juaj nuk ėshtė e aftė t'i zgjidhė preokupimet tuaja. Nė kėtė mėnyrė ju futeni nė shtrėngim mendor dhe emotiv, tė cilin e pėrcjell sėmundja trupore dhe prirja pėr ērregullime nervore.

            Me qėllim tė realizimit tė dėshirės dhe tė tejkalimit tė mungueshmėrisė do tė duhej thėnė me guxim pėr ēdo ditė: "Menēuria e pakufishme qė e ka lindur dėshirėn mė ofron plan tė pėrkryer pėr realizimin e kėsaj dėshire. Jam i vetėdijshėm se urtėsia e brendshme dhe synimet e mia do tė materializohen me botėn e jashtme. Mė kaplojnė: qetėsia, ekuilibri dhe harmonia".

            Nėse thuani: "S'ka rrugėdalje; jam i humbur; dilema nuk ka zgjidhje; jam i ndaluar dhe i shtrėnguar", me siguri do tė mungojė ēfarėdo pėrgjigje nga ndėrdija. Po dėshiruat qė ndėrdija tė punojė pėr ju, bėjani kėrkesėn e vėrtetė - bashkėpunimi nuk do tė mungojė. Ndėrdija gjithnjė ėshtė nė shėrbim tuajin. Ajo mbikėqyr punėn e zemrės suaj, ritmin e frymėmarrjes; shėron vendprerjen e gishtit; ėshtė e drejtuar kah jeta dhe gjithmonė kujdeset pėr ju; megjithėse edhe vetė posedon mendjen e vet; ndėrdija pa lėnė asgjė anash i pranon planet tuaja tė tė menduarit.

            Ndėrdija do tė pėrgjigjet sa herė qė gjurmoni zgjidhjen e problemeve, por njėkohėsisht ajo pret prej jush qė nė vetėdije tė formoni gjykime tė drejta primare. Kini ndėrmend se ndėrdija GJITHMONĖ ka pėrgjigje. Mirėpo, nėse thuani: "Nuk besoj tė ketė rrugėdalje; jam i habitur pse vazhdimisht mė largohet pėrgjigjja", ju eliminoni forcėn e lutjes suaj, gjegjėsisht forcėn e ndėrdijes suaj.

            Prandaj, qetėsojeni shpirtin! Lėshohuni nė qetėsi tė thellė dhe me vendosmėri mė vete thuani: "Ndėrdija ka pėrgjigje dhe pikėrisht nė kėtė ēast ajo ma ofron atė. Jam mirėnjohės, sepse menēuria e paskajshme e ndėrdijes e njeh vetė esencėn e gjėrave. Jam mė se i bindur se mendimet i kam tė drejta dhe se me vendosmėri e liroj fuqinė e mrekullueshme tė ndėrdijes".

 

 

            Pėrmbajtja e qėndrimeve kryesore

 

            -Po menduat mirė, e mira do t'ju pasojė, po menduat keq, e keqja, gjithashtu, do t'ju pasojė. Njeriu ėshtė i tillė si mendon.

            -Ndėrdija nuk ėshtė nė gjendje tė kundėrshtojė, por pranon ēdo gjė qė ia pėrcjell vetėdija. Kurrė mos thuani: "Nuk kam para pėr diēka tė tillė", madje edhe nėse kjo ėshtė e vėrtetė. Zgjidheni mendimin mė tė mirė: "Do ta blej kėtė gjė. Nė mendje ajo ėshtė bėrė imja".

            -Secili njeri disponon mundėsi tė zgjidhjes. Pėrcaktohuni pėr shėndet dhe lumturi. Mund ta zgjidhni dashamirėsinė ose vagabondizmin ndaj tė afėrmve. Pėrcaktohuni pėr bashkėpunim, pėr gėzim, pėr sjellje miqėsore dhe do tė vėreni reagim tė pranueshėm nga tė gjithė qė i keni pranė vetes. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t'u zhvilluar personaliteti pozitiv.

            -Vetėdija ėshtė "roja e portės". Detyra kryesore e saj ėshtė pengimi i depėrtimit tė pėrshtypjeve tė rrejshme nė ndėrdije. Pėrcaktohuni dhe besoni nė mundėsitė e ndodhive pozitive. Fuqia mė e madhe e njeriut ėshtė aftėsia pėr zgjidhje. Zgjidheni lumturinė dhe begatinė!

            -Deklarimet dhe sugjestionet e tė tjerėve nuk kanė fuqi qė t'ju shkaktojnė dhembje. E vetmja forcė qė mund t'ju lėndojė ėshtė mendja juaj e ndėrlikuar - autosugjestioni. Refuzojini mendimet e tė tjerėve, ndėrsa pranojini vetėm e vetėm sugjestionet tuaja pozitive!

            -Kini kujdes se ē'flitin. Pėrndryshe do tė jeni tė detyruar tė jepni llogari pėr secilėn fjalė. Asnjėherė mos thuani: "Do tė mbaroj; do ta humb punėn; nuk jam nė gjendje ta paguaj qiranė e banesės". Ndėrdija nuk di ē'ėshtė mahia, sepse ēdo mendim ajo e kupton me seriozitet, duke u pėrpjekur me tėrė fuqinė qė ta shndėrrojė nė vepėr.

            -Mendja juaj nuk ėshtė e ligė. Asnjė fuqi natyrore vetvetiu nuk ėshtė keqbėrėse, por ajo sillet nė pėrputhje me mėnyrėn se si e shfrytėzoni. Pėrdoreni mendjen tuaj si forcė shėruese, si frymėzim dhe si shkak pėr lumturinė e tė afėrmve tuaj.

            -Kurrė mos thuani: "Nuk jam nė gjendje ta bėj kėtė". Largojeni frikėn me ndihmėn e kėsaj fjalie: "Me forcėn e ndėrdijes sime jam nė gjendje tė bėj ēdo gjė nė botė".

            -Filloni tė mendoni nga aspekti i sė vėrtetave tė amshueshme dhe nga ai i principeve jetėsore. Harrojeni frikėn, mosdijen dhe besimet e kota! Mos i lini tė tjerėt tė mendojnė pėr ju! Vetė zgjidhini mendimet tuaja — vetė vendosni!

            -Ēdo njeri ėshtė kapiten i shpirtit dhe zot i fatit tė vet. Mos harroni, ju posedoni mundėsi tė zgjidhjes. Prandaj, zgjidheni jetėn, dashurinė, shėndetin, lumturinė!

            -Ēdo send qė vetėdija e paramendon ose e beson si tė vėrtetė, ndėrdija atė do ta pėrvetėsojė e do ta shndėrrojė nė vepėr. Besoni nė fat tė mirė, nė veprim tė drejtė dhe nė ēudinė e quajtur jetė!

 

            Fundi i kapitullit tė parė

 

(1)       (2)       (3)      (4)