.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Forca e ndėrdijes (4)

Shkruan: Dr. Xhozef MARFI

  Pėrktheu: Hajri BEKTESHI

      

FORCA E NDĖRDIJES (4)

 

        Sugjestioni mund tė pėrdoret pėr vendosjen e kontrollit dhe tė mbikėqyrjes sė vetvetes. Bile, madje edhe kontrollin e plotė tė tė gjithė atyre qė nuk i njohin ligjet e mendjes sė njeriut. Nė formėn e vet konstruktive, sugjestioni ėshtė mahnitės dhe jep rezultate tė shkėlqyeshme. Nė aspektin e tij negativ, ai paraqet formulėn mė rrėnuese tė mendjes sė njeriut, e cila si pasojė ka mbarimin total, mjerimin, vuajtjen, sėmundjen dhe fatkeqėsinė.

 

 

 

            Tė humburit e dorės

           

            Nė kuadėr tė njė seminari qė e kam themeluar vetė, nė Londėr, nė ēdo dy-tre vjet mbaj ligjėrata. Me rastin e njė prej qėndrimeve tė mia, dr. Evelin Flit, drejtoreshė e seminarit, ma rrėfeu njė artikull tė njė gazete angleze rreth forcės sė sugjestionit. Njė njeri mė shumė se dy vjet, pandėrprerė, ia drejtonte ndėrdijes sė vet sugjestionin vijues: "Do ta jepja krahun e djathtė pėr ta shėruar time bijė". Fėmija i tij ishte i sėmurė nga njė lloj i rėndė i artritisit dhe nga njė sėmundje e pashėrueshme, por e lehtė e lėkurės. Meqenėse mjekėve nuk u shkonte pėr dore qė t'ia lehtėsonin gjendje e saj, babanė ė dėrmonte dhembshuria e fortė, e pėrcjellė me dėshirė tė papėrshkruar pėr shėrim tė fėmijės sė vet, tė cilin ai e shprehte nėpėrmjet sugjestionit tė cekur. Nė artikullin e gazetės mė tej thuhej se, njė ditė, kjo familje pati fatkeqėsi komunikacioni. Dhe, babait, i cili e drejtonte automobilin, ia amputuan krahun e djathtė mu nė shpatull. Tė nesėrmen tė gjitha simptomat e sėmundjes iu zhdukėn, sė bijės.

            Kini kujdes qė ndėrdijes suaj t'i jepni vetėm sugjestione frymėzuese, shėruese dhe qetėsuese. Mbani mend se me ndėrdije nuk guxojmė tė mahitemi, sepse ajo gjithnjė na kupton tekstualisht.

 

            Si ta zhdukim frikėn me anė tė autosugjestionit?

 

            Autosugjestioni ėshtė proces ku individi vetvetes ia imponon njė mendim, tė caktuar. Herbert Parkin, nė doracakun e vet tė shkėlqyeshėm mbi sugjestionin, e shėnon ngjarjen interesante dhe humoristike me sa vijon: "Njė banor i Nju Jorkut me aeroplan arrin nė Ēikago. Shikon orėn (njė orė mė tepėr nė krahasim me kohėn ēikagase) dhe i thotė shokut tė vet ēikagas se ishte mesdita. Nikoqiri nga Ēikagoja, duke harruar dallimin e kohės ndėrmjet Nju Jorkut dhe qytetit tė vet, Ēikagos, njujorkasit i thotė se ishte shumė i uritur dhe se domosdo duhej tė shkonte pėr tė drekuar".

            Autosugjestioni, nė mėnyrė tė ngjashme, mund tė pėrdoret nė luftė kundėr frikės dhe gjendjeve tė tjera negative tė mendjes. Njė kėngėtare e re ishte ftuar nė audicion. Ishte gėzuar pa masė pėr rastin e ri qė i ishte dhėnė. Mirėpo, tri herė me radhė kishte dėshtuar nga frika. Edhe pse kishte zė tepėr tė mirė, pandėrprerė i thoshte vetes: "Ndoshta nuk do t'u pėlqejė kėndimi im. Do tė bėj ēmos, por me siguri nuk do tė mė pranojnė". Ndėrdija e saj mishėrohet me autosugjestionin negativ, e kupton atė si urdhėr dhe shndėrrohet nė pėrjetim tė drejtpėrdrejtė. Mirėpo, megjithatė, kėngėtarja problemin e vet e kishte zgjidhur me ndihmėn e kėsaj teknike:

            Tri herė nė ditė tėrhiqej nė dhomėn e vet. Vendosej me komoditet nė kolltuk. Qetėsohej thellė dhe i mbyllte sytė. Pastaj e qetėsonte mendjen, por edhe trupin. Palėvizshmėria fizike ėshtė e pėrshtatshme pėr pasivitetin mendor, me ē'rast mendjen e njeriut e fut nėn ndikim mė tė plotė tė sugjestionit. Kjo vajzė mė tej pandėrprerė pėrsėriste: "Jam e qetė, e drejtpeshuar, e sigurt. Zėri im ėshtė i bukur dhe stabil". Kėto fjali, lehtas i pėrsėriste pesė deri nė dhjetė herė. Tėrė veprimin e kryente, siē u tha, tri herė nė ditė, ndėrsa njė herė mu para se tė binte nė gjumė. Kah fundi i javės e ktheu sigurinė dhe vetėbesimin, kėshtu qė nė audicionin pasues, interpretimi i saj ishte fenomenal.

 

            Pėrsėritja e aftėsisė sė kujtesės

 

            Njė grua, 75-vjeēare, kishte shprehi t'i thoshte vetes: "Po e humb kujtesėn". Sipas kėshillės sė njė dashamiri, filloi tė ushtronte i ashtuquajturin sugjestion tė indukuar, gjegjėsisht tė pėrsėriste disa herė: "Kujtesa ime qė nga dita e sotme dukshėm ėshtė pėrmirėsuar. Nė ēdo ēast dhe nė ēdo vend do tė jem nė gjendje tė rikujtoj ēdo gjė qė mė nevojitet. Pėrjetimet e reja do t'i kem tė qarta dhe tė pėrcaktuara, si dhe lehtė do t'i mbaj mend. Sa herė qė do tė provoj ta thėrras tė kujtuarit, ai do tė lajmėrohet nė formė tė rregullt e tė patjetėrsuar. Ēdo ditė vėrej pėrparim tė dukshėm dhe sė shpejti kujtesėn do ta kem mė tė mirė se kurrė deri mė tash". Pas tri javėsh kujtesa dhe disponimi i saj ishin plotėsisht tė pėrtėrirė.

 

            Si tė tejkalohen vetitė e kėqija tė karakterit?

 

            Shumė prej nesh nė ēastet kur jemi tė ngacmuar ose kur jemi tė padisponuar, vėrejmė se kėsofarė gjendjesh janė tejet tė pėrshtatshme pėr autosugjestion. Po qė se gjatė gjithė muajit fjalia vijuese vėrtet pėrsėritet tri ose katėr herė nė ditė: nė mėngjes, nė drekė, para mbrėmjes, si dhe mu para fjetjes, arrihen rezultate mahnitėse: "Nga ky moment do tė jem mė i disponuar. Lumturia, kėnaqėsia dhe gėzimi po bėhen gjendje normale tė mendjes sime. Nga dita nė ditė, gjithnjė e mė tepėr ndjej mirėkuptim dhe dashuri ndaj tė afėrmve. Qė nga ky ēast do tė jem i disponuar, ndėrkaq njerėzit qė mė rrethojnė do tė nxiten nga ky disponim imi".

 

 

 

            Fuqia konstruktive dhe rrėnuese e sugjestionit

 

            Disa shembuj dhe vėrejtje nė lidhje me heterosugjestionin. Heterosugjestioni ėshtė sugjestion i ushtruar nga dikush tjetėr. Fuqia e sugjestionit gjithmonė ka pasur rol tė rėndėsishėm anembanė botės, ndėrsa nė disa vise paraqet bazėn e religjionit.

            Sugjestioni mund tė pėrdoret pėr vendosjen e kontrollit dhe tė mbikėqyrjes sė vetvetes. Bile, madje edhe kontrollin e plotė tė tė gjithė atyre qė nuk i njohin ligjet e mendjes sė njeriut. Nė formėn e vet konstruktive, sugjestioni ėshtė mahnitės dhe jep rezultate tė shkėlqyeshme. Nė aspektin e tij negativ, ai paraqet formulėn mė rrėnuese tė mendjes sė njeriut, e cila si pasojė ka mbarimin total, mjerimin, vuajtjen, sėmundjen dhe fatkeqėsinė.

 

            A e keni pėrfituar ndonjėrin prej kėtyre sugjestioneve?

 

            Secili prej nesh, qė nga fėmijėria mė e hershme, kemi qenė ose jemi nėn sulmin e sugjestioneve tė shumta negative. Duke mos ditur si t'i qėrojmė hesapet me to, mė sė shpeshti ato i pranojmė nė heshtje. Ja disa prej sugjestione tė tilla negative: "Nuk je i aftė pėr kėtė! Ti kurrė nuk do tė bėhesh njeri! Nuk guxon. Do tė mbarosh! Nuk ke kurrfarė tiparesh! Nuk ke tė drejtė! Nuk ka efekt! Nuk ėshtė e rėndėsishme se ēka di, por kė e njeh! Nuk ka efekt edhe ashtu pėr askė nuk ka rėndėsi! Tashmė je shumė i plakur! Jeta ėshtė gjithnjė e mė e vėshtirė! Jeta ėshtė vuajtje e paskajshme! Dashuria ėshtė marrėzi e zbrazėt! Tėrhiqu, sepse kurrė nuk do tė kesh sukses! Sė shpejti do tė mbetesh pa para! Ruaju, do ta fitosh ndonjė virus! Askujt nuk mund t'i zihet besė..."

            Nė kėtė mėnyrė pėrshtypjet e fituara gjatė fėmijėrisė krijojnė shembuj tė sjelljeve qė mė vonė na shkaktojnė mossuksese tė shumta nė jetėn tonė personale e shoqėrore. Mėnyra e vetme pėr t'u shėruar nga kėto ėshtė pėrdorimi i sugjestionit si metodė terapike, gjegjėsisht si mjet pėr shkatėrrimin e prangave verbale tė kushtėzimit, si hapje e rrugėve tė zhvillimit tė shprehive pozitive.

 

            Secili ėshtė i aftė ta mposhtė sugjestionin negativ

 

            Nė gazeta pėr ēdo ditė paraqiten artikuj tė shumtė qė mbjellin frikė, shtrėngim, mėrzi, shqetėsim, si dhe kob. Po qe se i pranoni kėto mendime mund t'ju shkatėrrojnė ēdo dėshirė tė jetės. Mirėpo, tė armatosur me njohuri tė autosugjestionit krijimtar, konstruktiv, me lehtėsi do tė mund ta pėrballoni ēdo rrezik.

            Pandėrprerė shqyrtojeni secilin sugjestion negativ qė mund t'jua drejtojė ndonjėri nga tė afėrmit tuaj. Askush nuk duhet pranuar sugjestionin rrėnues. Secili prej nesh gjatė fėmijėrisė dhe gjatė rinisė mjaft ka pasur kėso qėndrimesh. Nėse e shikoni tė kaluarėn tuaj, atėherė do ta keni tė qartė se prindėrit, dashamirėt, arsimtarėt dhe kolegėt tuaj me tė gjitha forcat janė pėrpjekur qė me sukses ta zhvillojnė betejėn e futjes nėn ndikim tė sugjestioneve negative. Mjafton qė sė paku vetėm njė ēast tė thelloheni nė ato qė ju kanė thėnė nė mėnyrė qė ta kuptoni thelbin e tyre. Duke ju frikėsuar, ata kanė pėr qėllim qė t'ju mbajnė nėn kontrollin e tyre.

           

            Si mund ta mbysė njeriun sugjestioni?

 

            Ja njė shembull: "Kushėriri im, gjatė qėndrimit tė tij nė Indi, Vizitoi njė njeri qė merrej me parashikime telepatike. Ai, duke shikuar nė sferėn e qelqit, ia zbuloi njė sėmundje tė zemrės dhe ia parashikoi vdekjen gjatė kohės sa do tė qėndrojė hėna e re e ardhshme. Kushėriri u kthye nė shtėpi dhe tė gjithėve nė familje u tregoi pėr kėtė parashikim, madje e kishte shkruar edhe testamentin. Sugjestioni i fuqishėm ia pushtoi ndėrdijen, sepse ai iu dorėzua atij. Nė besim mu rrėfye se ky parashikues posedonte aftėsi mbinatyrore, gjė qė njerėzve nga largėsia mund t'u bėnte ndonjė tė mirė a ndonjė tė ligė.

            Kushėriri vdiq ashtu siē i qe paralajmėruar, duke mos ditur se ai vetvetes ia kishte shkaktuar vdekjen. Besoj se secili prej nesh mund tė rrėfejė diē tė ngjashme e tė marrė pėr ata qė besojnė nė besime tė kota.

            Tė shikojmė se ēka ka ndodhur nė tė vėrtetė, por nė dritėn e njohurive tė fituara pėr mėnyrėn e tė vepruarit tė ndėrdijes. Pra, ndėrdija pa kurrfarė rezerve e pranon secilin besim qė ia pėrcjell pjesa e vetėdijshme e mendjes dhe menjėherė vepron nė pajtim me tė. Kushėriri, kur e vizitoi parashikuesin, ishte njeri i lumtur, i shėndoshė, i lėvizshėm dhe i fortė. Ky, ndėrkaq, nė mendje ia futi njė sugjestion tepėr negativ tė cilin plotėsisht e pranoi. Kushėririn e kaploi tmerri. Nė mendjen e tij pandėrprerė e bartte vdekjen e vet tė paralajmėruar. Tė gjithėve u rrėfente se ēka i kishte ngjarė dhe se pėrgatitej pėr fund. Aktiviteti kryesor, pra, ėshtė zhvilluar nė mendjen e tij, kėshtu qė shkaku i vdekjes sė tij ishte pikėrisht tė menduarit e tij ose thėnė mė mirė pėrmbajtja e mendimeve tė tij. Duke u frikėsuar nga vdekja dhe duke pritur atė, e shkatėrroi trupin e vet.

            Parashikuesi, qė ia kishte paralajmėruar vdekjen nuk posedon kurrfarė fuqie tė mrekullueshme dhe se pėr kėtė ėshtė i barabartė me secilin gur dhe me secilėn bimė nė fushė. Sugjestioni i tij vetė mė vete nuk ėshtė nė gjendje tė shkaktojė atė qė ia sugjeron. Po t'i njihte kushėriri im ligjet e mendjes sė njeriut, ka mundur ta hedhė poshtė plotėsisht atė sugjestion negativ, ashtu qė fjalėve tė parashikuesit nuk do t'u jepte kurrfarė rėndėsie. Sepse, siē ėshtė e njohur, qenia e njeriut udhėhiqet vetėm nga mendimet dhe nga ndjenjat e veta tė lindura. Po tė kishte vepruar drejt, parashikimi, si ndonjė shigjetė e brishtė, do tė thyej nė muret e mendjes sė tij, duke mos i shkaktuar kurrfarė dėmi.

            Nga kjo shihet qartė se sugjestionet qė na i ofrojnė tė tjerėt mund tė kenė fuqi ndaj nesh vetėm nėse i pranojmė ato si tonat. Autosugjestioni, nė tė vėrtetė, e ka fuqinė e vet vepruese. Porse, nevojitet pėlqimi ynė mendor, atėherė sugjestioni bėhet pjesė pėrbėrėse e procesit tonė tė tė menduarit dhe fillon tė ndikojė te ne. Duhet pasur ndėrmend se secili njeri ėshtė nė gjendje ta gjejė zgjidhjen. Prandaj, zgjidheni jetėn! Zgjidheni dashurinė! Zgjidheni shėndetin!

 

            Vazhdon...

 

(1)       (2)      (3)      (5)