.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Forca e ndėrdijes (3)

Shkruan: Dr. Xhozef MARFI

  Pėrktheu: Hajri BEKTESHI

       FORCA E NDĖRDIJES (3)

     Secili prej nesh ka mendje dhe do tė duhej tė di se si ta shfrytėzojė atė. Janė dy nivele tė mendjes sė njeriut: i vetėdijes ose racional, si dhe i ndėrdijes ose irracional. Njeriu mendon me pjesėn e vetėdijshme tė mendjes sė vet. E tėra qė e mendon shkon nė ndėrdije, pastaj, si forcė krijuese, nga thellėsitė e veta, udhėheq veprimet e njeriut. Pra, ndėrdija ėshtė selia e tė gjitha ndjenjave, por edhe pjesė krijuese e personit. Po qe se mendoni pėr diēka tė mirė, e mira do t'ju ngjajė; po qe se keni mendime tė kėqija, do t`ju pasojnė ngjarjet e kėqija.

   

 

            PASQYRA E SHKURTĖR E MENDIMEVE QĖ DUHET MBAJTUR MEND

 

            • Thesari gjendet i fshehur nė thellėsi tuajėn. Pėrgjigjet e dėshirave tė zemrės suaj gjurmojini nė brendi tė vetvetes!

            • Fshehtėsia e madhe, zgjidhjen e sė cilės e posedonin njerėzit e shquar tė tė gjitha epokave, ndodhet nė aftėsinė e tyre tė tė zbuluarit dhe tė lirimit tė fuqisė sė ndėrdijes sė vet. Edhe ju jeni nė gjendje ta bėni po kėtė.

            • Ndėrdija i di pėrgjigjet e tė gjitha pyetjeve. Po qe se, mu para se tė bini nė gjumė, ndėrdijes suaj i thuani: "Dėshiroj tė zgjohem nė ora gjashtė", ajo do t'ju zgjojė pikėrisht nė atė kohė.

            • Ndėrdija ėshtė ndėrtues i trupit tuaj dhe ėshtė nė gjendje qė t'ju shėrojė. Ēdo natė thellohuni nė gjumė duke menduar pėr shėndet tė pėrsosur dhe ndėrdija juaj si shėrbėtor besnik do ta kryejė urdhrin tuaj.

            • Ēdo mendim ėshtė shkak, ndėrsa ēdo veti pasojė e saj.

            • Po deshėt tė shkruani ndonjė libėr a ndonjė pjesė teatrale, tė mbani ndonjė ligjėratė tė suksesshme, dėshirėn tuaj me kujdes dhe me dashuri shprehjani ndėrdijes suaj. Ajo, jini tė bindur, do t'jua plotėsoj atė.

            • Njeriu ėshtė sikurse kapiteni qe drejton anijen. Vetėm urdhrat me vend e ēojnė anijen nė liman. Prandaj, edhe ju pa tjetėr t'i jepni urdhra ndėrdijes suaj, e cila drejton pėrvojat tuaja ( tė keni mendime dhe pėrfytyrim tė rregullt ).

            • Asnjėherė mos i pėrdorni shprehjet: Kjo ėshtė shumė e shtrenjtė. Ose: Nuk jam nė gjendje ta bėj kėtė". Ndėrdija gjithnjė do t'ju kuptojė me seriozitet dhe do tė pėrpiqet tė mos i fitoni paratė, gjegjėsisht qė tė mos aftėsoheni pėr atė se ēka synoni. Nė vend tė kėsaj thuajini vetes: "Me ndihmėn e ndėrdijes sime jam nė gjendje tė bėj ēdo gjė".

            • Ligji i jetės ėshtė ligj i besimit. Besimi ėshtė mendim i lindur nė mendje. Mos besoni nė gjėra qė ju shkaktojnė dėm e dhembje. Besoni se ndėrdija ėshtė nė gjendje t'ju frymėzojė, t'ju japė forcė, si dhe t'ju ēojė kah njė ardhmėri mė e mirė. Suksesi jetėsor ėshtė plotėsisht proporcional me besimin nė sukses.

            • Po qe se i ndryshoni mendimet tuaja, do ta ndryshoni fatin tuaj.

 

           

            SI PUNON MENDJA E NJERIUT

 

            Secili prej nesh ka mendje dhe do tė duhej tė di se si ta shfrytėzojė atė. Janė dy nivele tė mendjes sė njeriut: i vetėdijes ose racional, si dhe i ndėrdijes ose irracional. Njeriu mendon me pjesėn e vetėdijshme tė mendjes sė vet. E tėra qė e mendon shkon nė ndėrdije, pastaj, si forcė krijuese, nga thellėsitė e veta, udhėheq veprimet e njeriut. Pra, ndėrdija ėshtė selia e tė gjitha ndjenjave, por edhe pjesė krijuese e personit. Po qe se mendoni pėr diēka tė mirė, e mira do t'ju ngjajė; po qe se keni mendime tė kėqija, do t`ju pasojnė ngjarjet e kėqija. Mendja e njeriut pikėrisht nė kėtė mėnyrė punon.

            Si pikėnisje duhet pasur ndėrmend me sa vijon: Kur ndėrdija pranon ndonjė mendim, nė tė njėjtin ēast ajo fillon ta realizojė atė. Ky ligj i ndėrdijes vlen si pėr mendime pozitive, ashtu edhe pėr ato negative. Po qe se atė e drejtojnė idetė i kėqija, ndėrdija sjell mossuksese, paaftėsi, shtrėngim. Po qe se tė menduarit tuaj ėshtė harmonik dhe konstruktiv, do tė kėnaqeni me shėndet tė pėrsosur, me begati dhe me suksese.

            Qetėsia shpirtėrore dhe trupi i shėndoshė janė rezultat i domosdoshėm i tė menduarit pozitiv. Ēdo gjė qė mendimisht dhe emotivisht e paraqitni si tė vėrtetė, ndėrdija juaj do ta pranojė dhe do ta inkuadrojė atė nė pėrvojėn tuaj. Pra, ėshtė e nevojshme qė vetėm ta lajmėroni ndėrdijen tuaj pėr tė pranuan mendimin tuaj pozitiv dhe, sipas ligjit tė ndėrdijes, do tė pėrjetoni qetėsi, do tė arrini nė pozitė tė dėshiruar shoqėrore e tė ngjashme. Juve ju mbetet vetėm qė tė urdhėroni, ndėrkaq ndėrdija besnikėrisht do ta reprodukojė atė mendim qė e pėrmban ai urdhėr. Shkurt, ndėrdija reagon ose pėrgjigjet nė pajtim me natyrėn e mendimeve tė cilat roiten nė vetėdije.

            Psikologėt dhe psikiatrit me ngulm pohojnė se ēdo kalim mendimesh nė ndėrdije i pėrgjigjet procesi kimik i caktuar nė qelizėn e trurit. Me tė pranuar idenė, ndėrdija nė tė njėjtin ēast fillon ta zbatojė atė nė praktikė. Gjatė kėsaj ajo shėrbehet me tėrė njohurinė jetėsore tė grumbulluar deri nė atė moment, duke u mbėshtetur nė forcėn e paskajshme, si edhe nė energjinė e nė menēurinė qė e ka secili prej nesh. Qėllimit tė vet ajo ia nėnshtron tė gjitha ligjet natyrore. Ndonjėherė deri te zgjidhja arrihet aty pėr aty, por ka raste kur duhet pritur me ditė, me javė ose edhe mė gjatė. Rrugėt e saj janė tė paarritshme.

 

            Dallimi ndėrmjet vetėdijes dhe ndėrdijes

 

            Duhet ditur se nuk janė nė pyetje dy mendje tė ndryshme, por dy fusha tė aktivitetit nė brendi tė njė mendjeje. Vetėdija ėshtė pjesė e mendjes qė mendon. Asaj i takon aktiviteti i tė pėrcaktuarit, i tė zgjedhurit, p.sh.: i zgjedhni librat qė do t'i lexoni, vendin ku do tė banoni, personin me tė cilin do tė jetoni. Me njė fjalė, vetėdija i bie vendimet.

            Nga ana tjetėr, zemra juaj punon nė mėnyrė automatike, pa ndėrhyrjen e vetėdijes, qė, gjithashtu, vlen edhe pėr procesin e tretjes, tė qarkullimit tė gjakut dhe tė frymėmarrjes. Proceset e caktuara janė tė pavarura nga vetėdija.

            Siē ėshtė thėnė, ndėrdija pranon ēdo gjė qė i ofrohet, gjegjėsisht atė se nė ēka beson vetėdija. Ndėrdija nuk mendon. Nuk dyshon e as nuk hyn nė diskutime. I ngjan shumė arės qė pranon ēdo lloj fare, qoftė ajo e mirė a e keqe. Vetėm mendimet janė vepruese dhe, nė pajtim me shembullin e cekur, mund tė identifikohen me farėn. Mendimet negative shkatėrruese e kanė tė njėjtin efekt edhe nė ndėrdije dhe, pas njė kohe tė duhur, gjithnjė lajmėrohen si pėrjetim pėrkatės.

            Mbani mend se ndėrdija nuk merret me tė menduarit pėr atė se a janė mendimet tuaja tė mira a tė liga, tė vėrteta a tė pavėrteta, por ajo reagon sipas natyrės sė mendimeve qė i ofrohen. Po qe se, p,sh., ndonjė fakt e pranoni me vetėdije, edhe pse ai ėshtė i pavėrtetė, ndėrdija juaj do ta pranojė si tė vėrtetė dhe do tė pėrpiqet qė t'ju sjellė rezultate gjegjėse.

 

            Eksperimentet psikologjike

           

            Eksperimentet e panumėrta (psikologėt dhe ekspertėt tjerė i kanė kryer me persona tė hipnotizuar) dėftojnė se ndėrdija nuk, ėshtė e aftė pėr ēfarėdo zgjidhje a krahasim tė domosdoshėm tė procesit tė tė pėrfunduarit. Me fjalė tė tjera, ndėrdija pranon dhe adapton ēdo mendim qė i pėrcillet, sado qė ai tė jetė i pavėrtetė. Duke pranuar atė, ajo menjėherė i aktivizon mekanizmat e vet dhe reagon nė pėrputhje me natyrėn e vet.

            Ja njė shembull qė na tregon se nė ē'masė ndėrdija i nėnshtrohet sugjestionit: Po qe se hipnotizuesi urdhėron personin e hipnotizuar ta pranojė identitetin e Napolionit ose tė shndėrrohet nė qen, ai, pa luhatje, do tė mishėrohet me rolin e caktuar, do ta ndėrrojė plotėsisht personalitetin e vet. Ngjashėm, me kėtė, po qe se hipnotizuesi ia imponon pacientit tė menduarit se, p.sh., i kruhet shpina, se i rrjedh gjaku nga hundėt, se ka tė ftohtė ose se ėshtė shndėrruar nė bust mermeri, ai do ta dėgjojė atė duke i lėnė pas dore tė gjitha elementet e sė vėrtetės qė nuk i pėrgjigjen kėsaj ideje.

            Tė gjithė kėta shembuj tė thjeshtė tregojnė dallimin ndėrmjet pjesės sė vetėdijshme tė mendjes dhe ndėrdijes qė ėshtė abstrakte, joselektive dhe e cila pranon ēdo mendim qė vetėdija e beson si tė vėrtetė. Nga kjo rrjedh rėndėsia e tė pėrcaktuarit tė secilit prej nesh qė me rastin e zgjedhjes sė mendimeve tė veta, u pėrmbahet atyre qė i kontribuojnė fatit, shėndetit dhe kėnaqėsisė.

 

 

            Mendja objektive dhe subjektive

 

            Vetėdija ndonjėherė quhet mendje objektive, sepse merret me pamjen e jashtme. Mendja objektive ka pėr detyrė njohjen e botės objektive. Pėr kėtė qėllim asaj i shėrbejnė pesė ndjenja fizike. Ajo ėshtė udhėrrėfyese dhe drejtuese e tė gjitha kontakteve tė njeriut me rrethin. Tė gjitha njohuritė qė i posedoni i keni fituar me ndihmėn e tė pesė ndjenjave. Mendja objektive mėson me anė tė vėshtrimit, tė pėrvojės dhe tė arsimimit. Siē ėshtė thėnė mė parė, funksioni mė i rėndėsishėm i mendjes objektive ėshtė tė pėrfunduarit.

            Paramendoni se jeni turist nė Los Anxhelos. Nė bazė tė vėshtrimit tė parqeve, tė kopshteve, tė ndėrtesave madhėshtore dhe tė shtėpive e banesave luksoze do tė vini nė pėrfundim se keni tė bėni me njė qytet shumė tė bukur. Kjo ėshtė mėnyra se si vepron mendja juaj objektive.

            Ndėrdija shpeshherė quhet mendje subjektive. Detyra e mendjes subjektive ėshtė qė ta njohė rrethin e vet, por duke mos i shfrytėzuar tė pesė ndjenjat ekzistuese. Me fjalė tė tjera, mendja subjektive sheh me ndihmėn e intuitės dhe paraqet selinė e tė gjitha ndjenjave dhe depon e kujtimeve. Mendja subjektive vjen nė shprehje kur ndjenjat objektive janė pasive. Shkurt, fjala ėshtė pėr pjesėn e mendjes sė njeriut, e cila shpėrthen nė plan tė parė, nė momentin kur mendja objektive kotet ose kur pushon.

            Pra, mendja subjektive sheh dhe dėgjon, por gjatė kėsaj kohe nuk i shfrytėzon as organet e tė parit dhe as ato tė tė dėgjuarit. Ajo posedon aftėsi tė tė parafytyruarit. Mendja subjektive ėshtė nė gjendje tė dalė nga trupi, tė udhėtojė nė viset e largėta dhe qė prej tė kthehet me njohuri habitėsisht tė sakta dhe tė vėrteta. Me ndihmėn e mendjes subjektive, secili prej nesh ėshtė nė gjendje t'i lexojė mendimet e tė afėrmve tė vet a pėrmbajtjen e letrave tė mbyllura. Gjatė gjithė kėsaj, mendja subjektive nuk shėrbehet me mjetet e zakonshme objektive tė komunikimit. Secili qė dėshiron ta pėrvetėsojė aftėsinė e lutjes sė vėrtetė doemos duhet ta kuptojė natyrėn dhe raportin ndėrmjet mendjes objektive dhe asaj subjektive.

 

            Ndėrdija nuk ėshtė e aftė pėr tė vendosur

 

            Ndėrdija nuk ėshtė e aftė qė tė dyshojė nė diēka, pėrkatėsisht nuk ėshtė nė gjendje tė kundėrvihet. Prandaj, secilin, madje edhe sugjestionin e gabuar ajo e pranon si tė vėrtetė, si pėrvojė, si veti a si ngjarje. Ēdo gjė qė i ndodh njeriut mbin nė mendime, tė cilat nė formė tė besimit futen nė ndėrdije. Po qe se nė ndėrdijen tuaj edhe mė herėt ka pasur keqkuptime, metoda e vetme pėr largimin e tyre ėshtė pėrsėritja e pandėrprerė e mendimeve konstruktive dhe tė drejta, nė mėnyrė qė, mė nė fund, ndėrdija juaj t'i pėrvetėsojė dhe t'i shndėrrojė ato nė shprehi tė reja dhe tė shėndosha jetėsore, sepse ajo ėshtė selia e shprehive tė njeriut.

            Vetėdija nė mėnyrėn e vet tė tė menduarit shkakton mihje tė thella nė ndėrdije, gjė qė ėshtė tejet e volitshme, po qe se mendimet janė tė harmonishme, konstruktive dhe paqedashėse. Mirėpo, nėse njeriun e kaplon frika, hallet ose e kaplojnė mendimet shkatėrruese tė ndonjė forme tjetėr, shėrimin mund ta gjejė nėse e kupton dhe e njeh fuqinė kolosale tė ndėrdijes. Sepse, me fuqinė e tė dėshiruarit fillon tė mendojė pėr fatin, pėr lirinė dhe pėr shėndetin. Pra, po qe se sinqerisht dhe pa luhatje synoni kah liria dhe kah fati, ndėrdija juaj, si fuqi krijuese, do tė pėrkujdeset qė kėto me kėnaqėsi edhe  t'i pėrjetoni.

 

            Fuqia kolosale e sugjestionit

 

            Besoj se lexuesi tash e ka mė tė qartė se vetėdija paraqet "rojėn e portės" dhe se roli i saj kryesor ėshtė qė ta ruajė ndėrdijen nga pėrshtypjet e rrejshme. Kėshtu qė, njė nga ligjet themelore tė mendjes sė njeriut ėshtė ndikimi i madh i sugjestionit nė ndėrdije. Siē ėshtė thėnė mė parė, ndėrdija nuk merret me tė krahasuarit e as, me tė menduarit e pavarur, qė si funksion i takon vetėdijes. Ndėrdija, thjesht, reagon ndaj mendimeve, gjegjėsisht ndaj pėrshtypjeve qė ia pėrcjell vetėdija; nė asnjė moment ajo nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė ēfarėdo pėrcaktimi.

            Ja njė shembull klasik tė fuqisė kolosale tė sugjestionit: Merreni me mend sikur t'i afroheshit ndonjė udhėtari tė zbehur nė anije e t'i thonit: "Dukeni shumė keq. Sa i zbehtė qė jeni?! Sigurisht vuani nga sėmundja e detit. Mė lejoni t'ju pėrcjell deri nė kabinėn tuaj". Udhėtari me siguri edhe mė shumė do tė zbehet. Sugjestioni juaj ėshtė bashkuar me frikėn e tij. Kėshtu qė, ai do ta pranojė ndihmėn tuaj dhe do tė fillojė tė vuaj nga simptomat e sėmundjes sė detit. Pra, sugjestioni negativ ėshtė realizuar.

 

            Reagimet e ndryshme ndaj sugjestionit tė njėjtė

 

            Njerėzit e ndryshėm, sipas ndryshueshmėrisė sė gjendjes sė ndėrdijes dhe tė sistemit tė besimit, reagojnė nė mėnyra tė ndryshme ndaj sugjestionit tė njėjtė. Po qe se i drejtoheni p.sh., marinarit me fjalėt: "Djalosh, paksa keq mė dukesh, mos tė mundon diē? Sikur vuan nga sėmundja e detit?" Varėsisht nga temperamenti, marinari do t'ju buzėqeshė ose do t'ju fyejė. Nė kėtė rast sugjestioni ka hasur nė murin e pathyeshėm, sepse nė mendjen e marinarit bashkohet bindja e tij e fortė se nuk mund tė sėmuret nga sėmundja e detit. Prandaj, tek ai sugjestioni nuk ka mundur tė shkaktojė frikė, pėrkundrazi ia ka forcuar vetėbesimin.

            Sipas fjalorit, sugjestionit, paraqet zgjuarjen e mendimeve tė caktuara nė mendjen e ndokujt, gjegjėsisht nė procesin mendor nė kuadėr tė tė cilit ndonjė mendim pranohet, adaptohet a jetėsohet. Nuk duhet harruar se me anė tė sugjestionit, ndėrdijes nuk mund t'i imponohet asgjė kundėr dėshirės sė pjesės sė vetėdijshme tė mendjes. Me fjalė tė tjera, vetėdija ka fuqi ta refuzojė secilin sugjestion. Nė rastin e lartpėrmendur, marinari nuk i frikohet sėmundjes sė detit. Ai ėshtė i bindur se ajo kurrė nuk mund ta shtrijė, prandaj sugjestioni negativ tek ai, thjesht, nuk mund tė ngjallė frikė. Tek udhėtari i parė, ndėrkaq, sugjestioni nė plan tė parė e vė frikėsimin e tij tė fshehur nga tė menduarit. Dhe mu kėta faktorė tė brendshėm subjektivė drejtojnė jetėn e secilit prej nesh. Sugjestioni nga vetvetiu nuk ka kurrfarė fuqie, por vetėm nėse pėrvetėsohet nga ndėrdija.

 

            Vazhdon...

 

(1)       (2)                  (4)      (5)