.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime 2 - Forca e ndėrdijes (1)

Shkruan: Dr. Xhozef MARFI

 Pėrktheu: Hajri BEKTESHI

      

FORCA E NDĖRDIJES (1)

 

       Pse dikush ėshtė i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush ėshtė gazmor e i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe i pasigurt e dikush pėrplot besim?... A thua gjenden pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve diku nė thellėsi tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė secilit prej nesh? - Me siguri se po.

 

 

 

            Kam qenė i pranishėm gjatė ēudirave tė shumta qė u kanė ndodhur njerėzve anekėnd botės. Po qe se i rrekeni fuqisė magjike tė ndėrdijes suaj, ēudirat do t'ju ndodhin edhe juve. Libri qė jeni duke mbajtur nė duar tregon se mendimet tuaja tė zakonshme, tė pėrditshme dhe paraqitjet tuaja mendore formojnė, krijojnė, si dhe pėrcaktojnė plotėsisht fatin tuaj. Sepse, njeriu ēfarė ta ketė ndėrdijen, i tillė ėshtė edhe vetė.

 

            A I DINI PĖRGJIGJET?

 

            Pse dikush ėshtė i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush ėshtė gazmor e i pasur, ndėrkaq dikush i mjerė dhe i varfėr? Pse dikush ėshtė frikacak dhe i pasigurt e dikush pėrplot besim? Pse dikush ka shtėpi tė bukur dhe luksoze e dikush, nė prag tė skamjes, jeton nė periferi tė mjeruar? Pse dikush arrin suksese e dikush vazhdimisht has nė mossukses? Pse dikush ėshtė orator i shkėlqyer dhe i dėshiruar e dikush tejet mesatarisht pritet nga njerėzit qė u drejtohet? Pse dikush trajtohet si gjenial nė punėn qė kryen e dikush, ndonėse me pėrpjekje mbinjerėzore, nuk mund tė arrijė kurrfarė rezultatesh? Pse dikujt i shkon pėrdore tė shėrohet nga e ashtuquajtura sėmundje e pashėruar, e dikujt jo? Pse gjithaq njerėz tė mirė dhe besimtarė i dėrmojnė vuajtjet e tmerrshme trupore dhe shpirtėrore? Pse gjithaq njerėz amoralė, tė leqitur nga Zoti, arrijnė suksese nė qėllimet e veta dhe kėnaqen me shėndet tė pėrsosur? Pse ndonjė grua jeton nė bashkėshortėsi fatlume, ndėrsa e motra vuan nė pafatėsia?

            A thua gjenden pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve diku nė thellėsi tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė secilit prej nesh? - Me siguri se po.

 

            ARSYEJA E BOTIMIT TĖ LIBRIT

 

            Me qėllim qė t'u pėrgjigjem kėtyre dhe shumė pyetjeve tė ngjashme, vendosa ta shkruaj kėtė libėr. Jam udhėhequr nga dėshira qė me njė gjuhė tejet tė thjeshtė t'i shpjegoj tė vėrtetat themelore tė mendjes sė njeriut. Jam i bindur se, duke pėrdorur gjuhėn e pėrditshme, ėshtė krejtėsisht e mundur tė sqarohen ligjet themelore tė jetės dhe tė shpirtit njerėzor. Lexuesi do tė bindet se fjalori, me tė cilin ėshtė shkruar ky libėr, i pėrgjigjet stilit tė fletushkės sė tij ditore, revistės sė dėshiruar, bisedave tė punės ose tė atyre shtėpiake. Prandaj, porosis lexuesin qė librin ta studiojė me vėmendje dhe t'i pėrdorė teknikat e cekura nė tė. Nėse vepron kėshtu, jam i bindur se do ta pėrvetėsojė aftėsinė pėr tė krijuar ēudira, tė cilat do ta lirojnė nga hutia, nga mjerimi, nga mėrzia dhe nga mossuksesi, si edhe do ta udhėzojė kah vendi qė vėrtet i takon. Po ashtu, do ta lirojė nga kokėēarjet e robėrisė emocionale dhe fizike, si dhe do ta nxjerrė atė nė rrugėn e lirisė, tė fatit dhe tė qetėsisė shpirtėrore. Forca ēudibėrėse e ndėrdijes ėshtė nė gjendje ta shėrojė dhe ta rikthejė forcėn jetėsore. Duke i mbizotėruar fuqitė e veta tė brendshme, lexuesi do rrėnojė muret e frikės dhe do tė hyjė nė jetė - "nė lirinė madhėshtore tė fėmijėve tė Zotit", - siē ka thėnė shėn Pali.

 

            LIRIMI I FUQIVE ĒUDIBĖRĖSE

 

            Vetėshėrimi gjithnjė ka paraqitur pasqyrėn mė bindėse tė pranisė sė fuqive tė ndėrdijes nė vetė njeriun. Para 42 vjetėsh me sukses u lirova nga tumori malinj (ekspertėt e mjekėsisė e quanin sark) pikėrisht duke u shėrbyer me fuqinė e ndėrdijes e cila mė krijoi dhe mė mban nė jetė. Nė vazhdim tė kėtij libri paraqes teknikėn me tė cilėn jam shėrbyer. Jam i bindur se secilit qė e pranon do t'i ndihmojė ta fitojė besimin nė tė ekzistuarit e fuqisė sė paskajshme shėruese nė thellėsi tė ndėrdies njerėzore. Me ndihmė fare jovetiake tė mjekut tim dhe tė dashamirėve tė mi, papritmas, e kuptova se inteligjenca krijuese, e cila edhe di t'i qėrojė hesapet me sėmundjen time, i krijoi tė gjitha organet e mia, ma formoi dhe ia dha impulsin fillestar zemrės sime. Fjala e urtė thotė: "Mjeku plagėn e lidh, ndėrsa Zoti e shėron".

 

 

 

            ĒUDIRAT NDODHIN PAS LUTJES EFIKASE

 

            Lutja shkencore paraqet tė drejtuarit nė kahje tė dėshiruar tė veprimit tė lidhjes ekzistuese tė gjendjeve tė vetėdijes dhe tė ndėrdijes sė shpirtit. Libri, tė cilin e mbani nė duar, do t'ju tregojė se si, nė mėnyrė shkencore, ta frenoni fuqinė e paskajshme nė brendi tė vetvetes dhe si tė bėheni ai vėrtet qė dėshironi tė jeni. Secili prej nesh synon kah njė jetė mė e lumtur, mė pėrmbajtjesore dhe mė e pasur. Ėshtė koha e fundit qė, pėr kėtė qėllim, tė fillojmė tė shėrbehemi me forcėn ēudibėrėse - poseduese dhe tė fusim harmoni nė botėn tonė pėrplot probleme profesionale, familjare dhe personale. Pėrpiquni qė ta lexoni kėtė libėr disa herė. Kaptinat e shumta tė tij do t'ju tregojnė se nė ē'mėnyrė fuqia ēudibėrėse vepron dhe si ta nxjerrni frymėzimin e fshehur dhe menēurinė nė dritėn e ditės.

            Pėrvetėsojini teknikat e thjeshta tė nxitjes sė ndėrdijes pėr aksion! Ndiqeni rrugėn e re shkencore kah thesari i paskajshėm! Lexoni kėtė libėr me kujdes, me sinqeritet dhe me dashuri! Bindeni veten se ai mund t'ju ndihmojė! Jam me se i bindur se do t'jua ndėrrojė kahjen e vėrtetė tė jetės suaj.

 

            LUFTA ĖSHTĖ GJITHKUND RRETH NESH

 

            A e dini se ē'do tė thotė lutje efektive? Nė kuadėr tė aktiviteteve tuajja ditore, kur jeni lutur pėr herė tė fundit? Nė rast rreziku, gjatė kohės se vėshtirėsive dhe tė sėmundjes ose nė ēastet kur ju kanoset vdekja, lutja paraqet rrugėdaljen e vetme. Mjafton ta hapni cilėndo fletushkė ditore anembanė botės, lutjet nė ēdo ēast bėhen pėr shkak tė fėmijės sė sėmurė nga ndonjė sėmundje e pashėrueshme, pėr paqe ndėrmjet popujve ose pėr njė grup minatorėsh tė mbuluar nga shembja nė korridoret e ndonjė xeheroreje.

            Minatorėt e shpėtuar mė vonė do tė tregojnė se si janė lutur pėrderisa e pritnin shpėtimin. Piloti do tė tregojė se si pandėrprerė ėshtė lutur, pėrderisa pėrpiqej ta tokėsojė aeroplanin e dėmtuar. Lutja, me sa dihet, gjithnjė ėshtė e pranishme si ndihmė nė rast rreziku. Megjithatė, pse tė pritet, nė mėnyrė qė lutja tė bėhet pjesė pėrbėrėse e jetės? Titujt me shkronja tė mėdha gazetareske shpeshherė flasin pėr lutjet e pranuara dhe paraqesin pasqyrėn e efektivitetit tė tyre. Ndėrkaq, ē'tė thuhet pėr miliona 1utje qė bėhen pėr ēdo ditė: pranė tryezės, nė kishė dhe nė cilindo vend tjetėr ku njerėzit thjesht kanė pėr qėllim tė bashkuarit me Zotin? Duke punuar me njerėz, njė kohė tė gjatė jam marrė me hulumtimin e aspekteve tė ndryshme tė lutjeve. Gjatė kėsaj, jam nisur nga pėrvoja ime, por edhe nga pėrjetimet e tė shumtėve me tė cilėt kam rėnė nė kontakt. Problemi mė sė shpeshti qėndron nė tė shpjeguarit nga tė tjerėt se si duhet lutur. Njerėzit kur gjenden nė rrezik e humbin aftėsinė e tė menduarit dhe tė. Vepruarit e kthjellet. Mu pėr kėtė ėshtė e domosdoshme tė gjendet njė rregull e thjesht, udhėzim i qartė dhe efikas qė mund tė kuptohet lehtė dhe tė vihet nė pėrdorim.

 

            CILĖSIA KRYESORE E LIBRIT

 

            Cilėsia kryesore e kėtij libri ėshtė pėrdorimi praktik i tij. Ai pėrmban teknika tė thjeshta me vlerė dhe me formula qė me lehtėsi mund tė pėrvetėsohen dhe tė pėrdoren nė jetėn e pėrditshme. Mbi njė mijė meshkuj e femra tė Los Anxhelosit, qė u takonin tė gjitha mėsimbesimeve, ndoqėn kursin e posaēėm, gjatė tė cilit u vura nė pah pjesėt mė tė rėndėsishme tė kėtij libri. Pjesėmarrėsit vinin nga tė gjitha anėt, e nė disa raste, madje edhe nga largėsia prej qindra kilometrash. Ky libėr do t' ju shpjegoj se pse shpesh ndodh qė, nė vend se tė pranohen, lutjet tuaja japin rezultate tė kundėrta. Njerėzit shpeshherė mė ndalin dhe mė pyesin: "Pse nuk mė ėshtė pranuar asnjėra nga gjithė ato lutje qė i bėra?" Nė faqet e kėtij libri do ta gjeni pėrgjigjen. Duke ju ofruar mėnyra tė ndryshme tė nxitjes sė ndėrdijes pėr aksion, ky libėr paraqet vlerė tė jashtėzakonshme dhe ndihmė nė rast tė ēfarėdo vėshtirėsie.

 

            NĖ ĒKA BESONI?

 

            Se a do tė jetė e pranuar lutja nuk varet vetėm nga ajo se nė ēka besojmė, por ajo do tė ketė pėrgjigje vetėm nėse ndėrdija e njeriut tregon nė tė menduarit e tij. Ky ligj i besimit vepron nė tė gjitha religjionet e botės dhe ėshtė shkak i vėrtetėsisė sė tyre psikologjike. Budisti, i krishteri, myslimani dhe ēifuti nuk do tė marrin pėrgjigje nė lutjet e tyre pėr shkak tė ndonjė vetie tė posaēme tė religjionit tė vet, as pėr shkak tė ritualit, tė liturgjisė, tė meshės, tė kurbanit ose tė magjisė, por vetėm duke iu falėnderuar besimit, gjegjėsisht pranimit mendor tė tij, tė cilit i ėshtė kushtuar lutja. Ligji i jetės ėshtė ligj i besimit, ndėrsa besimi mė shkurtimisht mund tė pėrshkruhet si mendimi i mirė nė mendjen e njeriut. Gjendja e shpirtit tė njeriut, e trupit tė tij dhe e rrethanave ku jeton, varet nga mėnyra se si ai mendon, ndjen a beson. Teknika, gjegjėsisht metodologjia e bazuar nė tė kuptuarit e asaj qė e punoni dhe e shkaqeve pėr tė cilat pikėrisht kėtė e punoni, do t'ju ndihmojė t'i zhvilloni themelet ndėrdijesore tė tė jetuarit kualitativ. Lutja e pranuar, sipas esencės sė vet, ėshtė realizim i dėshirave mė tė sinqerta tė njeriut.

 

            DĖSHIRA ĖSHTĖ LUTJE

 

            Te secili prej nesh ekziston dėshira e theksuar pėr shėndet tė mirė, pėr fat, pėr siguri, pėr qetėsi shpirtėrore, por tė shumtėve nuk u shkon pėr dore qė tė arrijnė rezultate konkrete. Para ca kohėsh mė ėshtė drejtuar njė profesor i njė fakulteti: "Po tė mundja ta ndryshoja formulėn mendore dhe jetėn time emocionale ta drejtoja drejt rrugėve tė reja, me siguri se do tė shėrohesha nga i thati nė stomak. Mirėpo, nuk posedoj dituri pėr ta bėrė kėtė, nuk e disponoj teknikėn e pėrshtatshme. Shpirti po mė bredh nga njėri problem nė tjetrin dhe ndjehem i mundur, i penguar dhe i pafat". Profesori me siguri vetes i dėshironte shėndet tė pėrsosur, mirėpo i nevojitej edhe dituria rreth mėnyrės sė veprimit tė mendjes sė njeriut, me ndihmėn e se cilės edhe do ta realizonte dėshirėn. Duke iu rrekur pėrdorimit tė metodave shėruese tė pėrshkruara nė kėtė libėr, ai tėrėsisht u shėrua dhe u bė person i kompletuar.

 

            TĖ GJITHĖ NJERĖZIT E BOTĖS E KANĖ NJĖ MENDJE TĖ PĖRBASHKĖT (Emersoni)

 

            Fuqitė ēudibėrėse tė ndėrdijes kanė ekzistuar qysh para se tė lindim ne tė gjithė, para ēfarėdo feje, madje edhe para krijimit tė botės. Tė vėrtetat dhe principet e pėrjetshme u kanė paraprirė tė gjitha religjioneve. Duke u nisur pikėrisht nga ky qėndrimi i tillė, do tė pėrpiqem qė, nė kaptinat vijuese, t'ju udhėzoj kah pėrvetėsimi i forcės sė fshehtė misterioze, vezulluese tė ndryshimit, e cila do t'ju shėrojė tė gjitha plagėt mendore dhe fizike, do t' jua asgjėsojė frikėn, si dhe do t' jua ndėrpresė varfėrinė, mossuksesin, vuajtjen dhe tė penguarit shpirtėror. Ėshtė e nevojshme qė ta bėni vetėm bashkimin shpirtėror e emocional tė vetvetes me dėshirat tuaja pozitive dhe fuqia krijuese e ndėrdijes suaj, aty pėr aty, do tė futet nė aksion. Mos ngurroni, filloni qė tash! Le tė ndodhin edhe nė jetėn tuaj ēudirat. Qėndroni kėmbėngulės! Mos u tėrhiqni! Pėrpiquni qė, pėrgjithmonė, me tė aguar tė ditės, t' ju zhduken tė gjitha hijet!

 

            Vazhdon...

 

      (2)      (3)     (4)     (5)