Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Forca e sugjestionit dhe autosugjestionit

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

        FORCA E SUGJESTIONIT DHE AUTOSUGJESTIONIT

 

       „Unė askujt asgjė nuk i predikoj. Unė thjesht i mėsoj njerėzit tė bėjnė  atė qė dėshirojnė ta bėjnė. Nė mes meje  dhe atyre nuk ekziston konflikt, por bashkėpunim. Nė ta nuk ndikoj unė, por forca  qė ekziston nė ta. Unė i mėsoj si tė shėrbehen me tė...“ - kėshtu thoshte  farmacisti  i njohur francez nga Nanci, Emil Caue (Emil Kue), nė librin e tij „Si ta zotėrojmė vetėn“.

 

          

  

            Sugjestioni dhe autosugjestioni paraqesin forcėn, e cila me veprimin e vetė shumė herė tejkalon tė gjitha parashikimet tona. Por nuk duhet harruar se kjo forcė mund tė jetė e drejtuar si nė kuptimin pozitiv ashtu edhe nė atė negativ. Kėrkimet eksperimentale nė kohėt e fundit kanė rezultuar se gjurmėt e kujtesės nė tru krijohen dhe nga pėrshtypjet e pranuara nėn nivelin e  vėmendjes sonė, dhe se ato, edhe pse nė gjendje tė zgjuar nuk jemi tė vetėdijshėm,  kanė ndikim  nė veprimet tona. Nė favor tė kėtij supozimi qė thamė mė lartė, shkojnė edhe rezultatet e disa  kėrkimeve masive qė janė bėrė nė SHBA, pa dijeninė e pjesėmarrėsve. Si ilustrim po i paraqesim dy shembuj:

            Shikuesve tė BBC (bi-bi-sisė) njė mbrėmje iu paraqit spikerja me fjalė se ata mund tė marrin pjesė  nė njė eksperiment, kuptohet  nė qoftė se dėshirojnė, e pėr tė cilin do tė marrin sqarime nė fund tė emisionit. Kėrkesa e vetme ishte qė tė shikohet me kujdes emisioni njėorėsh televiziv. Nė fund tė emisionit u paraqit  prapė spikerja dhe i luti teleshikuesit  qė t’i lajmėrohen redaksisė me anė tė njė letre, nė qoftė se kanė vėrejtur diēka tė pazakonshme gjatė emisionit. Habia ishte e madhe kur u vėrtetua se njė numėr i madh teleshikuesish i kishin dėrguar letrat e tyre, nė tė cilat  shkruanin se gjatė emisionit u ishte imponuar mendimi: “Piri  e theu rekordin botėror“!

            Eksperimenti tjetėr  u zhvillua nė njė kinema amerikane gjatė projektimit tė njė filmi. Pas pėrfundimit tė filmit, gati tė gjithė tė pranishmit nxituan nė bifenė e kinemasė me nevojė tė papėrballueshme pėr Coca-Cola, e qė nuk ishin nė gjendje tė sqaronin se pse e bėnin kėtė. Pra, pėr ēfarė  ėshtė fjala? Nė tė dy rastet u zbatua sugjestioni me ndihmėn e stimulimit sublim. Disa herė gjatė  emetimit tė emisionit televiziv  ose filmit nė kinema u ekspozuan sekuenca me mesazhe nga rekordi i Pirit ose me thirrje qė tė pihet Coca-Cola,  me zgjatje prej njė tė qindtat e sekondės ose edhe mė shkurt, tė cilat syri i njeriut,  pėr shkak tė shpejtėsisė, nuk mund t’i vėrejė, por ato valė tė dritės, tė  shndėrruara  nė impulse  nervore, pėrcillen nėpėrmjet nervit optik  deri  nė  tru, ku, siē thamė, interpretohen dhe  varėsisht prej mesazhit   reagohet.

            Pasojat nga  aplikimi i njė  sugjestioni  me ndihmėn e stimulimit sublim nėpėrmjet medias masovike, siē ėshtė televizioni, me qėllim  ndikimi nė ndryshimin e qėndrimeve tė njerėzve, mund t’i merrni me mend!...

            Sistemi nervor qendror dhe ai periferik janė nė lidhje tė ngushtė mes veti. Gjithashtu, secili organ, secila qelizė, qėndron nėn  ndikimin e pėrhershėm tė sistemit nervor parasimptik. Ashtu sikurse organizmi i njeriut qė pėrbėn njė tėrėsi tė pėrbashkėt, ashtu edhe ērregullimet nė cilindo organ do tė influencojnė nė organin tjetėr. Sistemi nervor ėshtė shumė i ndieshėm  dhe nė ngacmime tė ndryshme reagon nė mėnyra tė ndryshme. Si shembull ilustrativ po marrim kompozicionin e njė treni, ku lokomotiva, padyshim, ėshtė pjesa mė e rėndėsishme, sikurse qė ėshtė truri tek njeriu. Nė qoftė se  treni rastėsisht ndesh nė pengesa, do tė shkatėrrohen pėrveē lokomotivės edhe vagonėt qė janė tė lidhur me tė. Ashtu edhe tek njeriu, secila tronditje shpirtėrore shkakton ndryshime tė  dėmshme edhe nė organet  e veēanta. Pėrveē kėtyre, vagonėt kanė edhe parashtysat si dhe pjesė tjera amortizuese, sikurse trupi i njeriut qė ka pjesė tė posaēme pėr kėtė qėllim, sepse, pėrveē sistemit nervor qendror dhe atij periferik, ekziston edhe sistemi autonom pėr zemėr, zorrė, mushkėri etj., i cili nė raste tė pėrgjithshme nuk u nėnshtrohet ndikimeve tė dėshirės. Nė qoftė se nė rastin e mėsipėrm, ndeshja e lokomotivės ėshtė jashtėzakonisht e fortė, atėherė ėshtė e mundur qė, pėrveē lokomotivės, tė shkatėrrohen edhe vagonėt, pa marrė parasysh amortizatorėt. Po nė tė njėjtėn mėnyrė, traumat e papritura psikike munden qė nė rrethana  tė ndryshme tė ērregullojnė punėn e organeve tė veēanta nė atė masė, sa qė  funksioni i tyre i mėtejmė  ėshtė i pamundur, kėshtu qė mund tė vije edhe deri te vdekja. A do tė vije kjo mė herėt a mė vonė, varet nga forca e tronditjes shpirtėrore.

  

 

            NDIKIMET E SUGJESTIONIT DHE AUTOSU-GJESTIONIT

  

            „Unė askujt asgjė nuk i predikoj. Unė thjesht i mėsoj njerėzit tė bėjnė  atė qė dėshirojnė ta bėjnė. Nė mes meje  dhe atyre nuk ekziston konflikt, por bashkėpunim. Nė ta nuk ndikoj unė, por forca  qė ekziston nė ta. Unė i mėsoj si tė shėrbehen me tė...“ - kėshtu thoshte  farmacisti  i njohur francez nga Nanci, Emil Caue (Emil Kue), nė librin e tij „Si ta zotėrojmė vetėn“. Caue e  mendoi njė sistem shumė tė thjeshtė tė sugjestionit dhe autosugjestionit, i cili u bė i njohur  dhe shumė i pėrhapur nė botė.

            Nė barnatoren e Caues hyn njė njeri dhe kėrkon njė ilaē, i cili jepej vetėm me recetė. Caue, pėr  tė mos e kthyer tė dėshpėruar, nė vend tė ilaēit ia mbush njė gotė me ujė tė destiluar dhe e udhėzon pėr  pėrdorim. Pas njė jave kthehet njeriu i shėruar plotėsisht duke e falėnderuar  farmacistin pėr ilaēin qė e shėroi. Caue erdhi nė pėrfundim, se atė e shėroi autosugjestioni, sepse ai as qė  kishte  pirė ilaē, por ujė tė destiluar, dhe prej atėherė filloi interesimi  i tij  pėr sugjestionin dhe autosugjestionin dhe formoi formulėn  shumė tė njohur: „Nga dita nė ditė, nė ēdo aspekt, jam mirė e mė mirė“.

            Kurt Tepperwein, mjek gjerman, udhėheqės ndėrkombėtar pėr kėrkime me hipnozė, nė librin e tij „Shkolla e lartė e hipnozės“ na jep njė shembull  nga Tibeti, ku disa mjekė kishin shkuar pėr hulumtimin e disa „ēudirave“ qė i bėnin klerikėt  tibetas (Lamėt). Pas 20 vjet ushtrimesh, disa nga kėta klerikė kishin arritur qė tė hidheshin nė ajėr dhe tė mbeteshin njė kohė mjaftė tė gjatė ashtu horizontalisht (pezull), afėr  njė metėr mbi tokė. Njėri nga mjekėt  gjatė bisedės, grindet me njė klerik tibetas dhe ai i nervikosur i thotė: “Pas njė  viti, nė kėtė ditė, do tė vdisni!“ Pas kthimit  nė vend, pėrkundėr rezistencės qė u bėnte, mjeku i nėnshtrohet  sugjestioneve (tė klerikut tibetas) dhe sa mė afėr qė afrohej ajo ditė, ai e ndiente vetėn  mė keq. Dy  ditė  para asaj dite, kėrkon ndihmė nė klinikė. Kolegėt vėrtetojnė se nuk ka kurrfarė ērregullime organike dhe e tėrė ajo ishte autosugjestion i pastėr i klerikut tibetas. Atėherė vendosin qė ta hipnotizojnė dhe  i dhanė sugjerime  tė thella hipnotike: „Tani do tė hysh nė njė gjumė tė thellė dhe do tė flesh katėr ditė  e katėr net...“  ...dhe, kur u zgjua pas katėr  ditėsh, i thanė se „dita e gjykimit“ kaloi. Kėshtu i „sėmuri“ u shėrua shpejt dhe vazhdoi punėn si mjek.

            Rastin tjetėr qė koincidon  me tė parin, por qė pati njė epilog tragjik, na e pėrshkruan  autori Xh.Marfi. Njė kushėri i tij, gjatė qėndrimit nė Indi, viziton  njė  parashikues telepatikė. Ai, duke shikuar nė sferėn e qelqit, ia zbulon njė sėmundje tė zemrės dhe ia parashikon vdekjen  gjatė kohės sė hėnės sė re. Kushėriri kur kthehet nė shtėpi u tregon pėr kėtė parashikim anėtarėve tė   familjes, madje  e shkruan edhe testamentin. Sugjestioni i fuqishėm ia  pushtoi ndėrdijen, sepse ai iu dorėzua atij. Kushėriri  vdiq ashtu siē qe paralajmėruar, duke mos ditur  se ai vetvetes ia kishte shkaktuar vdekjen.

            Shembuj tė kėtillė na jep edhe Frojdi, i cili u mor edhe me zakonet sociale  dhe religjioze te popujve primitivė. Nė disa fise ishte krijuar besimi i shenjtė, se secili qė prek  ndonjė plaēkė tė shenjtė, duhet  patjetėr tė vdesė. Njė kryeparė nga Zelanda e Re, la njė pjesė tė racionit tė drekės nė rrugė. Kaloi atypari njė rob i fortė dhe i shėndosh dhe, pasi  ishte i uritur,  mori dhe hėngri atė qė  kishte lėnė kryepari. Duke ngrėnė, atypari kalon njė anėtar  i atij fisi dhe  i tmerruar i tregon se ai ishte  ushqim i kryeparit dhe se me kėtė kishte thyer  besimin e shenjtė. Robi, i fortė dhe i shėndosh siē ishte, me tė dėgjuar kėtė, i kapluar nga frika fillon tė dridhet dhe pas pak rrezohet pėr tokė.  Tė nesėrmen, pa aguar dielli, vdes.

            Edhe Jungu na jep shembuj tė tillė: njė grupi zviceran, gjatė qėndrimit nė Afrikė, ia sjellin njė grua tė sėmurė nga  hematoksia pėr shkak tė njė aborti.  „Ne - thotė Jungu, vetėm i pėrkulėm krahėt, duke u thėnė se mjekėsia jonė  ėshtė ende e paaftė pėr tė bėrė diē nė  kėtė rast“. E dėrguan ashtu te magjistari. Ai e mblodhi fisin dhe filloi ritualin me kėngė dhe lojė, derisa magjistari me tė sėmurėn qėndronin nė mes. Duke bėrė lėvizje tė ndryshme, ajo ra nė njė lloj gjumi, atėherė ai i tha tė sėmurės  se „satanai kishte hyrė nė tė“. Lėviznin rreth e rrotull, derisa e gjetėn njė  zgavėr afėr gardhit, e atėherė magjistari tha: „Kėtu kaloi satanai!“  E mbylli zgavrėn dhe gruaja me tė vėrtetė u shėrua!...

            Nė shekullin e IX jetonte mjeku i famshėm  persian Razes. Njėherė atė e thėrrasin qė ta shėrojė sulltanin Emir qė vuante nga njė paralizė e rėndė. Mjeku Razes i luti qė tė dalin tė gjithė  jashtė dhe ta lėnė vetėm me sulltanin. Atėherė, ai papritmas, nxjerr shpatėn dhe duke u ējerrė dhe  bėrtitur nė sulltanin (shpatėzhveshur), iu kėrcėnua: „Tani do tė therė qė mė thirre nė kėtė kohė“!  I frikėsuar dhe i  nemitur nga ky qėndrim,  sulltani  kėrcen  nė kėmbė, nxjerr shpatėn, por... mjeku Razes kėrcen mbi kalė dhe ik. Mė vonė, natyrisht, sulltani e shpėrbleu pėr kėtė shėrim dhe e pranoi si mjek nė pallatin  mbretėror.

            Nga kėta shembuj, e qė ka me qindra tė tillė, e qė ndoshta ju kanė ndodhur edhe juve lexues, shihet  qartė se sa  ėshtė e  fortė forca e sugjestionit dhe ndikimi i tij  nė rrjedhat e jetės sė pėrditshme tė njeriut.