Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - BURRAT E DHEUT

Shkruan: Faik MUSTAFA

BURRAT E DHEUT

Tregime dhe skica satirike-humoristike

 

 

Librin e autorit Faik Mustafa, "Burrat e dheut"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

 

            UJI I TASIT

 

            Ishte ulur Ēuli nė skaj tė restorantit tek tavolina ku zakonisht rrinin tė rinjtė. Mė kuptoni, ata qė ende flasin me sy, pra tė rinjtė qė e hapin trasenė e jetės sė re, dashurisė. Kjo mė habiti shumė. Ju ofrova. Ai, as qė ktheu kokėn. Ishte i tėri i humbur. Dhe, e pranoj, mbase bėra dhe mėkat. Mendja mė shkoi gjetkė. Thash, burrė plak, mbase ka lėnė ndonjė takim e, ajo s’i ka ardhur.

            O, Ēuli, tatjeta!

            As qė e ktheu kokėn. Sytė i kishte gozhduar nė njė cep tė perdes, ku aēik shihej njė njollė e madhe. Sikur e studionte atė, apo shprehte keqardhje qė njė alamet lokali me famė e lejon kėtė. Nuk u durova. E kapa pėr supi dhe e trėnda mirė.

            O, Ēuli, ku nė djall ke humbur! Nuk u bė nami.

            Nėse nuk tė ka ardhur ende, nuk do tė thotė se u bė kiameti!

            Ooo, tatjeta! Kush s’ka ardhur, pėr kė e ke fjalėn?

            Paj, si tė them, mendoj…

            Sa pėr tė menduar, ti vetėm mbrapėsht di t’mendosh. Imagjinata jote pėrherė ka qenė mo zot mė keq.

            Je ulur nė tavolinėn ku…

            Vafsh nė dreq! Ti ke lindur vetėm pėr tė shkretuar!

            Unė jam nė siklet, kam hall! Ti ke mendjen e axhamiut.

            Mirė de, njė mahi e vogėl, Pa hė, ē‘tė ka pjellė?

            E kam nėnėn e sėmurė.

            Aiii, punė e madhe. Mjekėt pse janė?

            I kemi, i kemi. Bile i kam sjellė edhe nė shtėpi. E kanė kontrolluar si ėshtė mė mirė. Ilaēe e ilaēe mė kanė dhėnė. Kot.

            Mė shumė, nuk foli. Shtrėngonte grushtat dhe tundte kokėn nė shenjė nervozizmi.

            Ore, ti vėrtet sikur fsheh diēka?!

            Mos qofsh nė lėkurėn time.

            Ne, jemi miq, nėse ke nevojė pėr ndihmė, vetėm hape gojėn. Mandej edhe tė njohur kemi me bollėk, ku tė duash e dėrgojmė nėnėn tėnde.

            Pse, mendon se e lė keq unė, a? Po nuk kam lėnė derė pa hapur, analizė pa bėrė… Ajo nuk qetėsohet se nuk qetėsohet. Mė plasi koka, thotė me gjėmime tė rėnda.

            Si ndejtėm ca ēaste pa ndėrruar fjalė, Ēuli shpėrtheu.

            E di, lum vėllai, ē‘mė ka bėrė vaki?

            Jo, ma thuaj.

            Do ta them se kam nevojė dikujt t’ia qes tė keqen qė mė ėshtė mbledhur brenda nė shpirt si shllungė leshi.

            Hė, de, shkrepe!

            Ti je si ajo shosha pa fund dhe…

            Do ta mbylli, do ta mbylli tė shkretėn.

            Ēuli dallohej ndėr shokė si fjalėpak, qė kundėrshtonte pėrherė besimet e kota, siē shprehej, nė bestytnitė e trashėguara nga tė huajt. Ishte i bindur se vetėm nė shkencė ėshtė shpėtimi i njerėzimit.

            E di ē‘mė ka bėrė sot vaki? - foli Ēuli.

            Me tė mbara, shpresoj.

            Tė mbara se jo mahi. Me kėrkesė tė nėnės isha nė fshatin e saj tė lindjes.

            Ani de, mirė ke bėrė.

            E di pse? Trokita te njė derė ku mė doli njė grua plakė, mbase si nėna ime. Sipas porosisė, ia tregova edhe dertin. I tregova se ilaēet nėna i ka pirė po koka nuk i pushon se nuk i pushon.

            Ani?

            Fisnikja, pa njė pa dy, si ma ofroi njė shkam pėr t’u ulur, prej njė rafti e mori njė tas nga bakri. Unė e pėrcillja me kujdes. Ajo vrap e te kroni. Si e mbushi me ujė, e futi me njė kavanoz dhe mu afrua.

            I bėj nėnės tė fala dhe si ta pijė kėtė ujė, ia jep selametit.

            Po, ti, ē‘i the?

            Hiq. Bishtin nėn shalė, me kavanozin qė mė dukej se rėndonte njė ton, i bėrė qull nga djersėt e sikletit, vrap e nė shtėpi. Nėna as qė arriti tė mė falenderohet, e kollofiti gjysmėn e kavanozit me ujė. E vėshtroja dhe pritja reagimet e saja. Bobooo, nuk kaluan as pesė minuta.

            Nėnės i shkuan buzėt nė gaz. Po, po. U ēua nė kėmbė dhe mė pėrqafoi.

            Tė lumshin kėmbėt, bir, mė shpėtove! – mė tha ajo.

            Tė lutem, mė thuaj mė qartė, ē‘ėshtė historia e kėtij uji?

            Mė thuaj tė tė them, i thonė kėsaj. Ujė i rėndomtė kroni. Ama, prej tasit tė bakėrt, i shkruar me shkonja arabe, me shkronja tė kuranit, siē nėna ime beson se janė shkronja tė Zotit.

            Uaaa!

            Uaaaa bėra dhe unė. Por, qė thua ti, u pajtova. Ia pash hajrin. Shpėtova nga mjekėt, nga ilaēet. Ēdo tė tretėn ditė, e mbushi me ujė kavanozin por jo te plaka nė fshat, po te kroni i parė dhe nėna, bilbil nė kėmbė.

            Nga besimi i fortė, ēka nuk bėn vaki.

 

            Pjesė nga libri "Burrat e dheut"