Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - FLUTUROJNĖ ZOGJTĖ E VERBĖR

Shkruan: Xhevahir CIRONGU

      

FLUTUROJNĖ ZOGJTĖ E VERBĖR

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Fluturojnė zogjtė e verbėr"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            FJALA E REDAKTORIT

 

            Poezi fosforeshente me rrėnjė fjale qė lind nga kocka e poetit

 

            Tė shkruash  diēka pėr poetin Kosovar Adem Zaplluzha, nė radhė tė parė duhet qė tė kalosh nėpėr filtrin e mendimit e tė fjalės sė shkruar prej tij. Ēdo fjalė e rresht qė ka shkruar nė libra me poezi Ademi, sigurisht ai e ka "matur e peshuar" mirė brenda vetes mendimin e fjalės, pastaj e shkruan nė letėr. Ai gjurmon si skifter mes skutave tė fshehta tė mendimeve dhe i perin ato brenda shpirtit. Pastaj, si njė hekurpunues  dredh ujėvarėn e shpirtit  nė letėr. Me krijimet e tija, poeti Adem Zaplluzha  ka formuar "liqenin" e vet me fjalėn e bukur shqipe. Unė do ta quaja kėtė poet, si njė poet i shekullit tė ri tė 21-tė, sepse kush si ai s’ka krijuar e botuar kaq libra me poezi (ka edhe botime tė tjera pėrveē poezisė). Ai dallohet pėr varg "Naimian", "Ēajupian" ,"Migjenian" etj.          

 

            Pse e quajmė kėshtu kėtė poet?!

 

            Po tė hedhim njė vėshtrim nė gjithė krijimtarinė e tija nė konceptin kohė, por e nė pozicionet konceptuale tė lėvrimit krijues letrar; do vijėzosh  trekėndėshin e tre kohėve: 1. Tė djeshmen krijuese nė kushtet e njė regjimi totalitar e skllavėrues. 2. Atdhedashiria pėr vendlindje e gjuhėn shqipe. 3. Krijimtari nė moshė tė re, si dhe moshėn e thyer tė sotme nga vitet  e jetė me rrėnjė te liria e Kosovės, po ashtu edhe tė fjalės  sė shkruar shqipe. Poeti bėn njė pėrshkrim faktik historik e letrar tė  tė gjithave ngjarjeve  tė popullit ku ka lindur edhe vetė ai, madje ėshtė edhe pjesėmarrės direkt nė kėtė rrugėtim sa tė vėshtirė e plotė madhėshti me ēlirimin e Kosovės nga okupatori shekullor Serb. Drithėrima e shpirtit tė poetit Adem Zaplluzha, lakonte dhe lėngonte pėr shtypjen mizore qė bėnte ‘’korbi i zi’’ sllav edhe nė fushėn krijuese pėr gjithė shkrimtarėt e poetėt nė Kosovė, e sidomos ndaj atyre me prirje atdhedashuri pėr fjalėn e shkruar shqipe. Poeti ka ditur tė kapėrcejė me zgjuarsi  dhe krijimtari letrare ēdo sfidė tė kohės makabre. Ai merr guximin e hedh nė letėr mendimet e tija, nga ku poezia ishte arma e vetme por edhe mė e fuqishme qė ngrinte peshė ndjenjat e popullit tė vet, e qė mbillte me vargun e poezisė lulet e lirisė nė Kosovėn martire. Mbas ēlirimit tė Kosovės, kėto lule u rizgjuan brenda shpirtit tė poetit dhe shpėrthejnė si yje nė qiell tė kaltėr, sepse ato kishin kohė qė qėndronin tė "fshehura" nė qenien e tij, e si rrjedhim udhėtuan me emrin liri drejt vargut poetik  e vėllimeve tė 116-tė. Poezitė e Ademit janė tė thjeshta nė dukje pėr lexuesin dhe pėr ēdo lexues tė thjeshtė. Kanė njė rrjedhshmėri  tė pastėr kur lexon, por aty do ndjesh njė krenari tė ligjshme e hyjnore qė tė ndez zjarre dashurie pėr njerėzit, atdheun, traditat e popullit shqiptar, fjalėn e bukur shqipe, pulson jetėn tonė nė vargjet e poezisė.

            Takon personalisht poetin e befasohesh pėr fjalėn e ėmbėl qė derdh nga shpirti me njė dashamirėsi qė ėshtė tėrėsisht njerėzore.

            E si mund tė mos krenohesh pėr kėtė njeri, sa njeri po aq edhe poet!?

            Ecėn me kohėn, ka shkelur mbi kohėra tė zymta e tė trishtė, por kurrė s’ėshtė pėrkulur para vėshtirėsive. Ai  ka thyer ēdo gur tė zi qė i ka dalė para, pra, me simbolin e fuqishėm si njė mal alpin ngarkuar me borė, por gur zjarri brenda shpirtit tė derdhur me aq dashuri nė letra fjalėn shqipe. Edhe libri i fundit qė pret botimin tė titulluar "Fluturojnė zogjtė e verbėr", na jep plot figura letrare dhe forcėn e shprehjes filozofike tė vargut poetik. Te poezia me titull "Ta ndjejmė ekzistencėn e fjalės" aty gjallojnė tė fuqishme figurat letrare. Poeti ėshtė treguar i kujdesshėm jo vetėm te ky vėllim, por edhe nė treguesit e pėrmbajtjeve tė titujve dhe tė brendisė qė kanė gjithė vėllimet e botuara tė mėparshme. Ai asnjėherė se ka pėrsėritur vetveten nė poezitė. Tė gjitha janė tė ndryshme e dallohen lehtė nga vėllimi nė vėllim,por edhe nga poezia te poezia. Ne shkėputėm pėr ilustrim kėto strofa nga poezia "Ta ndjejmė ekzistencėn e fjalės". Autori e barazvlerėson fjalėn e shkruar me peshėn e gurit, me dritėn e yjeve, me ngrohtėsinė e rrezeve tė diellit, por  edhe tė larė me vesėn e mėngjeseve. Fjala ėshtė ajo qė tė ngroh mė shumė se zjarri, - thotė poeti Adem Zaplluzha. Por kur ajo ėshtė e gatuar me baltėn e vendlindjes. Poezia e  poetit Kosovar  Adem Zaplluzha ka dritė fosforeshente me rrėnjė burimore qė del nga kocka e trupit tė vetė poetit. E si e tillė ajo duhet vlerėsuar nga qarqet akademike e filozofike historike , letrare e gjuhėsore mbarėkombėtare.

 

            "Sa herė qė deshėn tė parėt e mi

            Nėpėr xhepat e erės,

            E gjetėn vetveten.

            Thonė se kur nuk kishin grurė

            Nė copa rrasash gatuanin dashurinė.

 

            Kėshtu mėsuam nga gjyshėrit

            Ta ndjejmė ekzistencėn e fjalės,

            Nuk ishte aq lehtė

            Tė kapėrcehet pėrtej vetvetes.

 

            (………………………………………………….)

            Nuk na u deshtė shumė kohė

            Mėsuam shpejt,

            Dhe nga ne mėsuan tė tjerėt

            Se si ruhet dhe ndizet zjarri".

 

            Vet poeti ėshtė dashuruar pas letrave. Tė shkruash njė letėr nuk ėshtė aq e thjesht sa thuhet. Letra ėshtė e bardhė nė formėn e saj ku mbi atė shkruhet me penė e qė derdhet boja qė formojnė shkronjėn e mė pas fjalėn. Kur lexohet dėgjojmė tingullin e saj, ėmbėlsinė, dashuri fjale qė pasqyron  botėn e atij qė e shkruan.      

                                                                                                      

            Po vetė poeti ku ėshtė nė kėtė rast?

 

            Ai ėshtė si njė margaritar  i gjithėgjendur te fjala e vargu i shkruar nė letėr. A s’ėshtė fakti qė ky poet me njė moshė mbi 70 vite mbi supe, shkruan e krijon mbi tastierėn e kompjuterit , qė i cili  fal energji krijuese pėr poezinė e dashamirėsit e letrave shqipe kaq botime!?

            Nė poezinė e titulluar "Tė lutem mė shkruaj njė letėr" ai shprehet qartė dhe me njė ekuivalencė tė fuqishme letrare. Rryma e tė shkruarit, metafora e krahasimet qė pėrdor poeti janė tė mbėshtetura edhe te poetėt e tjerė shqiptarė, si te vargu i Naimit, Ēajupit, Migjenit etj.

            Dhe mė konkretisht:

 

            "Mė shkruaj njė letėr    

            Ku nuk dėgjohet britma e Ot’hellos;       

            Le tė jetė me ngjyrė meneksheje

            Po me atė ngjyrė             

            Qė i pėrngjan dashurisė tėnde".

 

            Poetėt nuk i tremben  vdekjes. Ata e shohin si njė pjesė tė vazhdimit tė jetės. E pse t’i trembemi vdekjes, -thotė poeti nė njė poezi?! Tė jetosh jetė, duhet qė tė bėsh diēka tė dobishme nė kėtė botė, jo vetėm pėr veten por e pėr tė tjerėt, pėr gjithė shoqėrinė, pra kėshtu s’ka edhe vdekje, por s’ke edhe frikė nga kjo vdekje qė dikur ajo do na trokas nė pragun e jetės sonė. Atėherė, pse tė kemi frikė nga kjo vdekje?

            Ta konkretizojmė me disa rreshta qė poeti ka shkruar te ajo poezi ku thotė se, "s’duhet tė vdes kurrė!" .

 

            "Vdekja nuk ėshtė vdekje

            Po qė se ke kohė,

            Tė rrėfehesh

            Pėrpara pasqyrės se mendjes tėnde.

            (……………………………………….)

            Pėr tė mos vdekur askurrė

            Mbille pemėn tėnde,

            Tė shenjtė mbille

            Nė rrėfyestoren e shpirtit".

 

            Te poezia e poetit Kosovar Adem Zaplluzha gjen vetveten, gjen forcėn e mendimit, aty rrjedh e kristaltė fjale e shkruar me petalet e luleve shumėngjyrėshe,  tingėllon si valė deti mendimi, vargu merr freskinė e erės sė malit e gatuhet me brumin e pjalmit tė pemėve, dėgjohen cicėrima zogjsh  nė fluturim, e mbi tė gjitha ka dashuri njerėzore me rrėnjė te atdheu, te vendlindja,poezi  fosforeshente me rrėnjė te kocka e vetė poetit. A na lejohet tė themi se: Poetėt s’kanė vdekje?! Gjykimin bėheni vetė ju lexues nėse kemi tė drejtė apo jo pėr kėto fjalė zemre qė po themi pėr poetin Kosovar.      

                                                              

 Xhevahir Cirongu, publicist, poet, shkrimtar

           Durrės, Gusht 2014.