Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - FLAMURTAR I SHQIPTARISĖ

   Shkruajnė: Bardhyl ZAIMI & Gėzim SULEJMANI

      

FLAMURTAR I SHQIPTARISĖ

 

 

 

 

           Librin e autorėve B. Zaimi & G. Sulejmani "Flamurtar i shqiptarisė" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

„Literaturė“

 

 

 

            FLAMURTAR I SHQIPTARISĖ

            Tek zbriste fshatit teposhtė pėr t’u takuar me ne, me duart futur nė atė xhup bojėhiri dhe me njė plis tė bardhė si bora, Hafėz Jusuf Azemi bėnte njė ecje qė rrezatonte paqen e brendshme tė tij dhe njė dinjitet pathyeshmėrie.

            Prapa figurės sė tij, ne tashmė shihnim edhe rrokullisjen e heshtur, gjėmimet e heshtura tė shkundullimave historike shqiptare pėrballė tė cilave u pėrplas jeta e tij prej njė “Flamurtari tė shqiptarisė”. Para se tė vinim ta takonim, ne kishim ndenjur ditė tė tėra mbi shėnimet qė lidhnin fijet gati njėshekullore tė skajeve tė jetės dhe tė veprimit patriotik tė tij. Nė atė dridhmė dėshire pėr ta takuar, edhe nė mendjen tonė ende nuk kishin heshtur copėra shungullimash historie qė i kishim ndeshur nė ato shėnime. Ardhja e tij drejt nesh, prandaj, na dukej si ardhje e njė qenie nga pėrtejkoha, nga ato trazime historike, tė cilat zgjaten si njė mjegull e dendur edhe nė kėtė kohė.

            Njė shikim i thellė, i pėrhumbur nė ngjarje dhe nė ekzilin mbi 50 vjeēar pėrshkon sakaq pamjet e vendlindjes dhe sikur kėrkon tė rrokė gjithė atė mungesė tė detyrueshme qė ka pushuar plot pasion nė sprovėn e madhe tė atdheut. Tė rinjtė ndanė tė cilėve kalonte e njihnin si “shqiptaro-amerikani me plis tė bardhė”, ndėrsa brezi i rinisė sė tij, gati i rralluar, e njeh si flamurtarin e parė tė shqiptarisė dhe tė rezistencės kundėr sllavėve nė anėt e Sharrit, nė motet 1941-1944 dhe atdhetarin e pėrndershėm nė mėrgatėn shqiptare nė Amerikė.

            “Flamurtari i shqiptarisė”, Hafėz Jusuf Azemi, edhe nė kėtė moshė tė thyer mbi nėntėdhjetėvjeēe ka po atė vitalitet, po atė vullnet e vrull pėr tė qenė afėr pulsimit historik, gjakimit tė pasosur shqiptar. Dhe fryma e tij, pėrkushtimi i tij ka tė regjistruar nė kujtesė me saktėsi matematikore ngjarjet, njerėzit dhe gjithė itinerarin nėpėr tė cilin protagonistėt lėvizin tė gjallė, tė pėrshpirtshėm, si nė njė shirit filmi.

            Ai ndodhet nė njė kohė tjetėr dhe vjen nga njė udhėtim gati epik si i Aga Ymerit qė pėrshkon vlimet mė tė thella tė atdheut, atė golgotė shqiptare qė mbetet e hijezuar dhe e parrokshme nė gjakimin dhe tragjiken e vet. Koha pėr tė ka vetėm njė emėr, vetėm njė gjakim, dėshirėn e pareshtur qė pushon nė “kohė Shqipėrie”. Gjithė ngjarjet qė pėrshkojnė jetėn e tij janė palimpsest dhe kumt dritėbardhė i fateve shqiptare, qė mbetėn tė verbra dhe tė sakatuara deri nė paprani nga uraganet e pėrmortshme tė historisė.

            Gjersa shfleton ngadalė dhe me shumė kujdes guidėn e golgotės shqiptare, ai, me njė qetėsi gati olimpike, prek me tėrė shqisat protagonistėt e rrugėtimit tė tij, gjithė atė frymė tė trazuar nė stinėn shqiptare dhe tė degdisur mė pastaj anekėnd botės. Mes fatesh tė rėnda qė peshojnė tragjedi tė pafundme, ai kishte shpaluar flamurin e shqiptarisė, atė flamur, tė cilin do ta valojė me madhni gjithandej ku kėto fate mund tė gjenin njė pėrmbushje historike.

 

            Pjesė nga libri "Flamurtari i shqiptarisė"

 

            Dėrguar nga "Fryma"