Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Flamur Shala

FLAMUR SHALA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FLAMUR SHALA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            U lind mė 6.09.1963, nė Prishtinė

            Djali i atdhetarit, tė burgosurit poiltik, Prof. Hazir Shalės

            Shkollimin fillor dhe tė mesėm e nisi dhe e mbaroi nė Prishtinė

            Studimet i mbaroi nė Universitetin e Prishtinės 1995-1990

            Profesor i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe

            Magjistroi nė Universitetin e Prishtinės 29/01/2009

            Doktoroi nė Universitetin e Shkupit 12 Tetor 2011

            Doktor i shkencave filologjike

 

            Libra tė botuar

 

            1. E pakryera dialektore e gjuhės shqipe

            2. Gjeni – Pėrmbledhje me poezi

            3. Demokracia funksionale dhe refuzimi politik (publicistikė)

           

            Punoi mėsimdhėnės nė Shkollėn e Mesme teknike “28 Nėntori” 1990 – 1993 dhe      Shkollėn e Mesme Elektroteknike “Gjin Gazulli” -shtator 1995 – nėntor 1998 (Korrik 1998- Qershor 1999 pjesėtar i UĒK)

            Pėr tri mandate ėshtė anėtar i Kuvendit tė Prishtinės, 2007 -2017

            Zėvendėskryesues i Kuvendit tė Prishtinės (2007-2009),

            Ėshtė profesor i rregullt nė Universitetin e Prizrenit, dekan i Fakultetit tė Filologjisė.

            Aktualisht (2013-2017): Anėtar i Kuvendit tė Komunės sė Prishtinės.

 

 

 

 

 

NATĖ ME HĖNĖ

 

Mėsuar jam natėn tė eci, pa hėnė, pa gjumė

Ta them fjalėn time fishkėllimė, nė kupė qielli

Me ankth pres njė tjetėr natė, tė ēlirė ta kaloj

Njė ēast tė mė bėhet liri si prej drite dielli

 

Rrugės sė lirisė natės pa gjumė, pa hėnė kaloj

Ėshtė e gjatė me hope hapash nė kapėrcim

Dritėn e diellit s’e duroj dot, syrin ma verbon

Nuk jam larg as afėr agut deri nė ēlirim

 

Natėn me hėnė ta kem tė ēlirė, pa gjumė

Kėngėn time me fishkėllimė, e nė kupė qielli

Ta kėndoj pa droje dhe me zė mė shumė

Agut t’i bien rreze drite pėr t’u mbytur terri

 

 

LOTI IM

 

Mė del nga trishtimi

dhe lavdi arbėror

Mė del nga shekulli, gurrė vrasjesh

Nga vuajtjet mė vijnė tė gjitha

Edhe loti mė pikė sot

Pėr njė ditė qė mund tė vijė

Tė mė bėhet shpresė pėrmot

Se loti edhe kur fshan,

gjėmėn as kėngėn s’e lan, po

le tė rrjedhė vargjeve tė kėngės sime,

pėr mė shumė dashuri

Nga gurra e tij shumė herė

del loti, pėr mė shumė Shqipėri!

 

 

BUZĖ NĖ DHĖMBĖ

 

Djegur mė kishte nė cep tė buzės

Njėqind herė me shije pėrtypur  

Nė skamje buka ngrėnė trohė-trohė

Nė magje me cikrra, zbrazur herė mbushur

 

Nga droja se s’ka mė brumė gatuar,

Nė ēarēaf tė bardhė buke mbėshtjellur

Buzėn nė dhėmbė e tjetrėn kafshuar

Mjaltė po mė dukej, herė hithenik i regjur

 

Burime uji pėrreth, tė etura dikur

Me magjen plot e jetėn gėzuar

Ditėpėrditė me sofėr tė shtruar

Kafshatėn nė buzė e tjetrėn uruar

 

 

LIRIA

 

Sa shumė mė merr malli

Shpesh tė eci hijeve

Tė mė duket se jam i tillė, i lirė

Me hapa tė vegjėl tė ndrojtur lirie

 

E panjohur mė ėshtė liria

Asgjė s’kuptoj mė shumė

Sa jetėn mėsuar pėrditė

Dashuria pėr tė t’mė vėrshojė si lumė

 

Kur kam pak liri jam po aq pa tė

Qė tė eci hijeve, kur mė zė shumė halli

Mė shumė se ēdo herė liri kėrkoj unė

T’i shijoj tė gjitha sa herė mė merr malli

 

 

MALL PĖR NĖNĖN

 

Fjalės sė saj jehonė pas i shkoj 

Tik - takeve tė zemrės

nė orėt e vona 

urimet, lutjet ia numėroj

 

Mė ndjek zėri i saj

Fjalėn ia dėgjoj

Ndiej,

nė prehrin e saj tė pushoj

 

Dhe them heshtas:

 

S’kam mė fjalė

Kam ndjenjė, kam mall

Kam lot

Mė dalin nga gjiri i saj

 

 

NJERIU

 

Pėrqafon

Shkel

Herė shuguron

Dhe prapė

shkel

me tė dyja kėmbėt

Nga skamja, me njė palė tlina

Nga kamja pėr njė ditė

i zgurdullon sytė

I pari jam kėtu!

-S’mė shihni; jam lakuriq

Zhveshur nga njerėzorja

Jam kėshtu siē jam,

prapė s’mė njihni!   

--------------------------------

I zoti i shtėpisė s’po e ndan bukėn si duhet!

 

 

KĖNGA IME

 

Rrjedh damarėve

tė zemrės

Kėnduar

sokakut, kalldrėmin me gur

Trimėrinė e ka nė zemėr

Bukurinė

nė tela dridh

Ditėpėrditė pėr festėn e saj

dashurinė

Me besė

nė vargun refren

Arshik pėr ty

djalėrinė

E ka

bukurinė me hak

Herė-herė e larė nė gjak

tė historisė

shekujve tė Lirisė

 

 

DĖSHIRĖ

 

Tė dėshirosh

mirėsinė,

tė marrėsh

ėshtė vetėm dėshirė

Atyre qė me ta rri pėrditė

t’u japėsh mė shumė, ngjitesh pėrjetėsisė!

 

 

BUKURIA

 

Nuk ka kufi

Bukuri

Shenjė shenjtėri,

pėrherė!

Kur afėr i rri

nuk e zė dot me sy

njė herė

Syrin ta pėlcet. Mos e kėqyr dy herė,

se gjumi s’tė merr

Natėn e ditėn

bėn dritėn!

Pėrtej kafazi, lotin mban nė gji

Edhe kur ia marrin, s’mban zi

Se vetėm lotin s’e fal

Bukuri

tė shpirtit e ka,

pa nda.

 

 

DĖSHIRĖ 2

 

Nė vrapin e jetės

tė hises sime

si sot si nesėr,

nė tė fluturuar

Dėshira

tė merr shpeshherė me vete

krahėhapur,

pėrkėdhelur, si nė tė ėndėrruar

 

 

DASHURIA

 

Po tė jesh i skamur,

lėmoshėkėrkuar

Dorė e shtrirė

nga mjerimi djegur

Njė ēast dashurie tė duhet

bekuar

Dashuria tė lartėson,

tė bėn tė paepur

 

Edhe po tė jesh i kamur,

nė pafundėsi

Nė mistere fshehur besimin,

shpresėn dhe paratė

Tė tria bashkė tė tria treten

Hijesi

Po qė se dashurinė s’e ke nė prehėr

Dhuratė!