.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Kulturė 5 - FLAKĖT E LIRISĖ

Shkruan: Mehmet BISLIMI

      

FLAKĖT E LIRISĖ

(lexo me zė!)

 

 

 

 

1.

sonte

nė Prekaz

flakėt e lirisė

Komandantin pėrkujtojnė

me shkėlqimin e flakės

lirisė njerėzishėm ia hapem derėn

mė nė fund erdhėn lulet edhe nder ne

se bashku me pranverėn

sakrificė e paparė

e padėgjuar nder shekuj

shqiptarėt qėndruan tė pathyer

kurrė nuk e mohuan rrėnjėn e vet

o botė e madhe a dėgjon

kėngėt tona tė fuqishme

qė luftėtarėt e lirisė i kėnduan

njė shekull kėngė

njė shekull rrugėtim

njė shekull qėndresė

deri me sot

sot nė agim

gjithė kjo rrugė e kėngės sonė

pėr t’u kėnduar sonte

tek Jasharėt

me zemrėn tonė

tek tė pavdekshmit

tek tė gjallėt

tek kulla tė gjithė

sė bashku

me Jasharėt

 

2.

Adem

sonte pa ty

kėngėt e lirisė nuk do tė kishin kuptim

pa ty

pranvera nuk do t’i sillte lulet e lirisė

pa ty

marsi do tė ishte muaj i rėndomtė

pa ty

nuk do tė kishin harmoni notat e melodisė 

Adem

ylli i hyjnisė

Adem

frymėzim i djalėrisė

Adem

palca e shqiptarisė

Adem

sonte do thėrrasim deri nė kupė tė qiellit

nė Prekaz

aty ku ka lindur s’pari

rrezja e diellit

 

3.

Adem

po

me ty erdhi pranvera

me ty

krenarinė kombėtare madhėshtojmė

me ty

tė kaluarėn e lavdishme nderojmė

nė flakėn e zjarrit qė sonte pėr ty ndizet

u dogj robėria e gjatė

nė Prekaz

nė arenėn legjendare

ku kanė rėnė si me le burrat dhe gratė

atje ku themeli i lirisė ėshtė i lashtė

atje ku loza jote sonte shkėlqen flakė

atje ku lirisė i kėndohet gjatė

atje ku burrat e dheut flasin pak

atje ku krisma e mitralozit tė lirisė

ndihet larg

atje ku flakė do tė ndezim prapė

e prapė do ringjallesh ti

pėr Plavė Ulqin e Guci

Preshevė Medvegjė e Ēamėri

pėr Bujanoc Tetovė e Strugė

pėr Kerēov Gostivar e shqiptari 

atje nė Prekaz

ku po linden pėrditė

Adema tė ri

atje ku ngrihemi dhe biem me emrin Shqipėri

atje ku ėndrrat i shohim shqip

atje ku ti ke vėnė s’pari kėmbėn mbi dhe

atje ku kemi shumė shokė e miq

atje ku trimėrisht kėngėn e the

pėr liri

pėr atdhe

pėr besė e dhe

Adem

flakė e rrufe

 

4.

sonte

zjarret do ndezim

sonte do qajmė e do qeshim

sonte do vallėzojmė deri nė mėngjes

sonte lot do qesim

nga malli e mallėngjimi

pėr ju nėna

pėr ty nėnėmadhja Zahide

nėnė e tė gjitha nėnave

nėnė e Mic Sokolave

nėnė e shtojzovalleve

nėna e zanave

nėna jonė arbėrore

sonte nė gjunjė do biem pėr ty

lokemadhja Zahide

nusja e Shaban Plakut

motra e bacė Osmanit

nderi i konakut

bija e Llaushės

mbesa e Shaban Polluzhės

nėna e Ademit djalit

nėnė e Hamzės

nėna e shqipeve tė malit

nėna e Zarifės e Hidajetės

nėna e Igballit e Valdetės

nėna e Igballės e Feridės

nėna e Afetės e Besimit

nėna e Selvetės e Blerimit

nėna e Fatimės e Blerinės

nėna e Adilės e Fitimit

nėna e Kushtrimit

nėna jonė

nėna e madhe e shqiptarisė

nėna e lirisė

lavdia e Shqiptarisė

 

5.

sonte do kujtojmė

motrat

nuset

fėmijėt

baballarėt

bacė Shabanin

Hamzėn

Ademin

do kujtojmė djalėrinė kryengritėse

Prekazin legjendar

pushkėt e lirisė

kushtrimin shqiptar

pushkėn e parė

Komandantin tonė Legjendar

me sy shqiponje

dhe ballin zjarr 

 

6.

nė ballė tė atdheut kush po prinė

si gjithmonė luftė nė Prekaz

bacė Shabani me martinė

po ia vret Serbisė ushtrinė

o ta puthsha ēarkun e pushkės

mustaqen e bardhė

shallin me qeleshe

kalin me shalė

ballin e oxhakut

vatrėn e konakut

buka jote shtruar mbi sofėr

zjarrin ndezur nė votėr

mauzeri varė

dera hapur pėr shtegtarin e parė

hapur pėr luftėtarė tė lirisė

ngrohtėsi e mikpritje bujare

Shaban plaku

kėrthiza e tokės shqiptare

njėherė ka lindur burri

dragua nė kėtė konak

ku flakėt sonte prekin qiellin

pėr ēdo yll bajrak

flamur pėrjetėsie

mbi varr tė bacė Shabanit

brezat shohin diellin

nėn qiellin e pėrflakur

mbi kėtė tokė tė gjakut

tė biem nė gjunjė nė shenjė nderimi

me respekt ta puthim

muranėn e Shaban plakut

shqipen e bajrakut

e s’do i dalim hakut

rreke lumi i gjakut

gjak lirie

tė lumtė ne qė tė kemi

ty o burrė Shqipnie 

 

7.

sonte nė Prekaz

nata ėshtė ndezė flakė

troket nė ndėrgjegjen tonė

tė kujtohemi pak

pėr ata qė ranė

pėr ata qė gjymtyrėt e trupit

peng lirie

nė gjoks tė atdheut

si medaljon i falėn

i lanė

dėshmi tė njė kohe

testament pavarėsie

flamur mbi kullė tė Jasharėve

pranverė mbi tokėn tonė

nė zemėr tė shqiptarėve

fole dashurie bėnė

ata

kurrė nuk u penduan

kurrė nuk u ankuan

asgjė nuk kėrkuan

kurrė nuk u hamenden

kurrė nuk u lėkundėn

kurrė nuk u mashtruan

respekt nga gjithė ne

respekt pėr kėtė dhe

respekt pėr jetė

pėr gjymtyrėt e kėputur tė luftėtarėve

qė i dhanė

pėr liri tė atdheut  

 

8.

sonte t’i kujtojmė

edhe ata qė nuk kanė kulm mbi kokė

edhe ata qė nuk kanė sa duhet pėr tė ngrėnė

edhe ata qė dita e nesėrme nuk i gėzon

edhe ata qė nuk kanė natėn ku ta bėjnė

edhe ata qė “koha” po i harron

edhe ata qė skamja po i sfidon

edhe ata qė nė heshtje digjen zjarr

e gjoksi tym u lėshon

mos harroni amanetin

bacė Shabani pati thėnė

lirinė tė gjithė sė bashku do ta ndajmė

tė robėruar toka s’na pranon

sofrėn thatė pėr askėnd

ta nderojmė secilin luftėtar tė lirisė

nga njė trėndafil tė kuq

pėr secilin birė tė denjė tė shqiptarisė

 

9.

Sonte

do ti kujtojmė edhe ata qė u vranė

nė oborre tė shtėpive tė veta

rrugėve me botėn nė sy

duke ikur nga zjarri i barotit

nga thika e xhelatit serb

kolonave tė pikėlluara nė trishtim

me shpirtin peng

tė zhdukurit

ata qė nė mesin tonė mė nuk janė

qė varret s’ua dimė ku i kanė

qė nuk kemi njė lule ku me e vėnė

qė nuk dimė mbi cilin gurė t’i qajmė

t’i kujtojmė ata

qė eshtrat larg Kosovės i kanė

qė atdheut i pret

i kėrkon

tė prehen qetė tek toka mėmė

as sot

nuk u gjend gjurmė as nishan

qė nėnat

nuset

motrat

mė tė dashurit e tyre tė kanė ku t’i qajnė

i kujtojmė

i kėrkojmė

tė gjallė a tė vdekur

se zemrat e nėnave nė gjoks janė kallė

se edhe ėndrrat janė tharė

se shpresat tona pėr ta

janė vrarė

sot

ata nuk janė mes nesh

as tė vdekur

as tė gjallė

pritje tė gjata me decenie

pritje qė nuk paguhet me as njė ēmim

pritje qė Kosovės i sollėn trishtim

nė pritje na shkoj jeta

sonte

kujtoni bijtė tanė tė zhdukur

kujtoni gjithė kėtė kohė tė humbur

toka e Kosovės do tė gjėmojė

derisa ata tė kthehen

nė gjirin e tokės sė vet

nė gjirin e Kosovės nėnė

ku do tė prehen tė qetė

 

10.

sonte

kujtojmė edhe tė syrgjynosurit

tė mėrguarit

tė djegurit

tė humburit

tė sosurit mėrgimtarė

t’i kujtojmė ata

qė pėr ne

ndanė kafshatėn e bukės

ata

qė i treti muzgu i rrugės

larg pėrtej shtatė bjeshkėve

pėrtej deteve oqeaneve

ata qė iu mungojnė

motrave

nuseve

nėnave

fshatrave dhe qyteteve tė atdheut

qė mungojnė nė gėzimet tona

qė bėjnė jetė mėrgimi

me mall

tė djegur nga pikėllimi

ata qė nė sofrėn e atdheut mungojnė

pėr pashkė krishtlindje e bajram

pėr nėntor janar e mars

mungojnė nė lojėrat e djalėrisė

ata qė aq ndėrgjegjshėm

ndihmuan flakėn e pushkėve tė lirisė

ata qė i dhanė kuptim kėtij shekulli

ata qė menduan mė shumė pėr ne

se sa pėr vete

ata qė para bote na nderojnė

ata qė me punėn e tyre tė ndershme

ndrisin dinjitetin e atdheut

ata qė ėndrrat i shohin nė Kosovė

ata qė bien e zgjohen me kujtimin pėr ne

ata qė Kosovės ia kanė shndritur shtatin

ata qė kudo nėpėr botė

pėr Kosovė

lartė kanė ngritė bajrakun

ata qė pėr atdhe

kanė dhėnė djersėn dhe gjakun

mėrgimtarė me zemėr tė plasur

nė mėrgim njė jetė

me shpirt nė Kosovė

me trup nė kurbet

shkapėrderdhė nėpėr botė

lidhur me atdhe e besė

me zemėr tė thyer

e shpirtin e ndarė nė dy pjesė

 

11.

sonte

dikush si hije pėrfton

pas hijeve tė flakėve do fshihet

nata e zezė fytyrėn ia mbulon

sonte dikė

flakė e lirisė pėrcėllon

para bote e tallė

shenjė i vė nė ballė

a ka gjė mė rėndė

pėr ata qė ikin nga flaka e lirisė

pėr ata qė mohojnė se janė bijtė e Shqipėrisė

pėr ata qė vetėdijshėm i bėjnė gropėn atdheut

pėr ata qė vrasin idealin e djalėrisė

pėr ata qė i bėnė dredhi lirisė

pėr ata qė shkelen betimin e dhėnė

guri i betimit ka pėr t’i vrarė

ka pėr t’i zėnė 

 

12.

sonte edhe ju

pa pėrbuzje do ju shohim

nė flakėn e kuqe tė kandilit

pa vrasje ndėrgjegje

pa skuqje

kuqėsinė tuaj do e djegim sheshazi

sonte do tė takohemi

pėr tė ia thėnė njeri-tjetrit tė gjitha

nder sy

sonte mund edhe tė mos puqemi

sonte mund edhe tė skuqemi

nga gjithė kjo flakė qė atdheun po e ndriēon

sonte nė kėtė natė zjarresh

a mbet ndonjė fjalė pa u thėnė

a do tė ketė lum qė tė ligjtė i lanė

a do tė ketė flakė qė i thanė

a do tė ketė kush i qanė

 

13.

sonte festoni edhe ju

sė bashku me ne

sonte kujtoni

gjymtyrėt e kėputura tė trupit tonė

Ēamėrinė

Preshevėn

Medvegjėn

Bujanocin

Shkupin

Tetovėn

Strugėn

Manastirin

Plavėn

Gucinė

Ulqinin

Peshterin

atje

ku flaka e lirisė pret tė ndizet

atje

ku zjarri i robėrisė po djeg liridashėsit

atje

ku plaga e vjetėr e atdheut tonė

peng e ndėrgjegjes mbet

atje ku ajo qė kėrkohet nga ne

nuk jemi duke e dhėnė

atje ku rrugėt e lirisė

gjak po kullojnė

atje ku yjet vranėsirat po i luftojnė 

atje ku njė ditė mbi tė ligat

do tė fitojmė

pėrfundimisht

shqipatrisht 

 

14.

sonte

flakėt e lirisė nuk shuhen dot

i ndezi Komandanti

i ndezėn Jasharajt

i ndezi Ushtria  Ēlirimtare

e tokės shqiptare

sonte ushtarėt e vėrtetė

me flakėn e lirisė nė gjoks

krenar festojnė

ata

kujtojnė ditėt e mira

kur u mobilizua djalėria

kujtojnė ditėt e liga

kur toka shqiptare po digjej

kur dikush po piqej

kur dikush po hiqej

kur dikush po krihej  

kur dikush po fshihej

kur dikush po zgėrdhihej

kur dikush po qėndronte

kur dikush po marshonte

kur dikush po shante

kur dikush po ikte

kur dikush po dhunohej

kur dikush po therorizohej

ku dikush po flijohej

kur dikush po masakrohej

kur dikush po vendnumėronte

kur dikush nė anėn e armikut shkonte

kur dikush po meditonte

kur dikush po mohonte

bijtė e atdheut

 

15.

sonte ata festojnė qetė

modestė e tė ēiltėr

si gjithmonė

me shpirtin e tyre tė dėlirė  

zhveshur nga ligėsitė

ata na shikojnė pa ndrojtje nė sy

tė vėrtetėn e madhe

e kanė thėnė me vepra

e kanė thėnė me zemrėn valė

jo me fjalė

tė nderuar

tė respektuar

kudo nė Shqiptari

bijtė tanė mė tė mirė

me zjarrin e lirisė nė gji

nė qiellin tonė tė kuq

yje prush 

 

16.

sonte

kujtojmė edhe ish tė burgosurit

si dje

edhe nesėr

tė heshtur e njerėzor

njerėz tė tokės e modest

pjesė tė historisė

tė mbuluar me petkun e lavdisė

ata

pa e tepruar sonte festojnė

tė vetėdijshėm pėr peshėn mbi supe qė kanė

ata sonte shkėlqejnė

sonte ata nuk rrėmbehen

sonte ata flakėn s’e ndalin

sonte ata mallėngjehen pėr mė tė dashurit

qė shqiptarisė ia falėn

me shpirtin e madh

me zemrėn e kuqe si flaka

sonte ata janė nder ne

me burra

me gra

me fėmijė

me djem

me pleq e plaka

me tokėn

me dhe

sonte ata janė

krenaria jonė kombėtare

sonte ata janė me ne

nėse kjo mjafton

ata

pėr jetė do tė mbesin

dinjiteti

dhe krenaria jonė

 

17.

sonte

rreth kėsaj flake

dikush gėzon e kėndon

dikush qanė e kujton

dikush skuqet e fshihet

dikush paturpėsisht zgėrdhihet

dikush nėpėr poret e pushtetit pėrbirohet

dikush hiqet si zot e nuk durohet

dikush ulė kokėn e turpėrohet

dikush nuk digjet nga skuqja

dikė skuqja e djeg 

dikush po ha bukėn ulur

dikush po ha nė kėmbė

dikush kafshon buzėn

dikush zė gjuhėn me dhėmbė

dikė s’e zė turpi

dikush turpin me bukė e hanė

dikush krenar e ballėlartė

dikė e shpo dhimbja

dhimbja

deri nė asht

 

18.

sonte do t’i kėndojmė lirisė

pėr njė ēast

s’do t’i sjellim nėpėr mend

kujtimet e hidhura

nesėr

tė pėrpiqemi pėr ditė mė tė mira

tė kujtojmė tė pabėrat

tė gjykojmė tė paburrat

tė shpėtojmė atdheun nga skuqja

nga vuajtja

nga nėpėrkėmbja

nga pėrbaltja

nga pėrēmimi

tė ecim krah botės me hallet tona

si gjithė tė tjerėt

tė jetojmė tė lirė

nė atdheun tonė tė shtrenjtė

nė atdheun tonė tė mirė

 

19.

sonte

ndizet flaka e madhe

nė shenjė kujtimi

porosi pėr brezat

mos luani me fatin e atdheut

se kjo flakė ju djegė

mos luani se atdheu nuk ėshtė lojė

mos luani se pėr tė keq

pėrjetėsisht do t’ju kujtojmė

atdheut shėrbim

atdheut nderim

mos ta shajmė atdheun

atdheun mos ta mohojmė

mos ta keqpėrdorim atdheun

se toka brenda

nuk do tė na le 

tunduni

fjalė e madhe ėshtė

ATDHE 

 

20.

edhe sonte

jetė e mot

flakėn e kuqe do ndezim nė Prekaz

nė vatrėn e lirisė

nė kėrthizėn e shqiptarisė

sonte e pėrgjithmonė

do kujtojmė me dinjitet

Komandantin tonė legjendar

atė qė ndezi flakėt e lirisė

flakėn e parė

nė zemėr tė atdheut

nė Prekaz

nė zemėr tė shqiptarisė

Komandantin

Adem Jashari do e kujtojmė

si sonte

pėrjetėsisht

emri i tij qoftė lavdue

pėr tė populli ka me kėndue

sa tė jetė jeta me jetue.....

 

Pjesė nga poema nė dorėshkrim