.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Filozofia e jetės (3)

Shkruan: Adem DEMAĒI

www.syri3.com

             FILOZOFIA E JETĖS  (3)

 

 

            Autorizimin pėr editimin e broshurės sė Adem Demaēit “Filozofia e jetės” nė internet, me lejen e autorit, e kanė  web faqet shqiptare: www.syri3.com dhe  www.sa-kra.ch

 

Shkarko  broshurėn e plotė  nė  sektorin

 "Literaturė"

 

           

 

 

            Ē’JANĖ PARADOKSET?


            Paradokset janė tė gjithė ata faktorė e ato dukuri qė rrinė dhe mund tė ekzistojnė vetėm bashkė, ndonėse mendja e kufizuar e njeriut as nuk e kupton , as nuk e pranon njė fakt tė tillė. Pėr shembull kėnaqėsia e pakėnaqėsia, gėzimi e dėshpėrimi, lumturia e fatkeqėsia, dija e padija, errėsira e drita, e mira dhe e keqja, kujtesa e harresa, frika e guximi, lindja e vdekja, etj. Tė gjitha kėto ekzistojnė e rrinė bashkė. Ose, shpesh herė edhe i ndėrrojnė vendet e tyre, por asnjėra syresh nuk mund tė eliminohet. Sepse, nėse eliminojmė njėrėn prej tyre kemi eliminuar edhe tjetrėn. Sepse , pa pakėnaqėsi s’ka kėnaqėsi, pa dėshpėrim s’ka gėzim, pa fatkeqėsi s’ka as fat, pa mėrzi s’ka as lumturi, pa padije s’ka as dije, pa errėsirė s’ka as dritė, pa tė keqen s’mund tė jetė as e mira, pa harresė s’ka as kutesh, pa frikė s’ka as guxim, pa shėmti s’ka as bukuri, pa qyqani s’ka as burrėri, pa vdekje s’ka as s’mund tė ketė lindje.

            Ai qė paradokset qė e rrethojnė i kupton, i pranon dhe pajtohet me ta , pa kundėrshtim dhe nė mėnyrė tė qetė, ai ėshtė njeri i lumtur. Kurse ai qė bėn tė kundėrtėn, ai tėrė jetėn e kalon nė mėrzi.

            Mirėpo, hareja ėshtė edhe mė shumė se kėnaqėsia, gėzimi e lumturia bashkė. Kur njeriu ėshtė edhe i kėnaqur edhe i gėzuar edhe i lumtur pėr tė vetmin fakt se ėshtė, se ekziston dhe se e kupton jetėn , me tė gjitha anėt e saj pozitive e negative, si njė dhuratė me vlerė tė paēmueshme, atėherė njeriu ėshtė i hareshėm. Njeriu i hareshėm, pėr egoistėt ose pėr njerėzit me mendje tė kufizuar nuk ėshtė aspak serioz dhe madje nuk ėshtė as “tamam“! Tė gjitha kanė dėgjuar pėr Nastradinin e anektodave. Kur bėnte mot i bukur ai gėzohej. Por, edhe kur bėnte mot i lig ai, prapė gėzohej. “ Po tash, kur bėn mot i lig, pėrse gėzohesh, Nastradin ? “ e pyetnin. “Tash gėzohem sepse pas motit tė lig prapė do tė vijė mot i bukur”.

            Njeriu i hareshėm i do tė gjitha. Njeriu i hareshėm u gėzohet tė gjithėve dhe tė gjithave qė ka jeta.

            Njeriu i hareshėm dashurinė dhe gėzimin e vet as nuk ua imponon as nuk ua mohon tė tjerėve. Njeriu i hareshėm vetėm rrezaton gėzim e dashuri, sikurse dielli qė rrezaton dritė e nxehtėsi. Ato i merr kush do, ato i refuzon kush nuk i do.


            KULMI I VETĖDIJES KUANTIKE


            Kur shikuesi me anėn e vetėdijes sė vet kaustike bashkėdyzohet me njė pamje tė bukur ai atėherė shndėrrohet nė pamjen e bukur. Kur dėgjuesi me vetėdijen e vet bashkėdyzohet me ndonjė muzike frymėzuese, ai atėherė shndėrrohet nė atė muzike.

            Kulmi i vetėdijes kauntike arrihet kur njeriu bashkėdyzohet me gjithėsinė ose me Zotin.


 

            KUSH ĖSHTĖ ZOTI ?

 

            Zoti ėshtė i vetėkrijuari dhe krijuesi i gjithėsisė e i asgjėsisė. Zoti nuk ka formė as fillim, as mbarim. Zoti nuk ka pamje , as formė, as ngjyrė, as shije, as erė tė caktuar. Zoti ngėrthen nė vetvete tė gjitha pamjet , tė gjitha ngjyrat, tė gjitha shijet e tė gjitha erėrat e mundshme.

            Zoti ėshtė edhe pėrtej teheve tė gjithėsisė e cila edhe mė tutje zgjerohet. Zoti i tejkalon tė gjitha dimensionet hapėsinore e kohore nė kuptimin e mendjes sė kufizuar njerėzore e cila njeh vetėm kohė njėvijore qė mbėshtetet nė kujtesėn e vet tė vazhduar qė pėrdorė si pikė tė brendshme referuese egon e vet. Prandaj, mendja e kufizuar nė kohė e nė hapėsirė, duke u mbėshtetur nė pėrvojėn e vet, mendon se edhe Zoti edhe shpirti edhe energjia duhet ta kenė njė fillim tė vetin, duhet ta kenė tė kaluarėn edhe tė tashmen e vet.

            Nė tė vėrtetė, vetėm mendja dinamike e ka tė qartė se Zoti ėshtė i amshueshėm, sepse ai ėshtė vetėm nė tė tashmen, vetėm nė prezent. Sepse vetėm e tashmja ka tė kundėrtėn e vet. Nuk duhet ngatėrruar tė kaluarėn me tė tashmen , sepse e kundėrta e sė kaluarės ėshtė e ardhmja. Vetėm e tashmja ėshtė e amshueshme, e pazėvendėsueshme dhe e pakundėrshtueshme. Sepse,. Vetėm Zoti, shpirti e energji-informatat janė tė pazėvendėsueshėm, tė pakundėrshtueshėm. Tė tjerat shkojnė e vijnė e ndryshojnė vazhdimisht.

            Zoti ėshtė i gjithėdijshėm dhe i plotfuqishėm, sepse Zoti ėshtė absolut me dije e me forcė. Zoti ėshtė gjithkund, sepse Zoti ėshtė i gjithėpranishėm. Tė gjitha shfaqjet ose manifestimet fizike, bimore e biologjike janė shfaqje, ose manifestime tė Zotit. Edhe ne njerėzit jemi pjesė e shpirtit tė pakufishėm tė Zotit, jemi pjesa e fundit dhe pėrfundimtare e menēurisė sė Zotit.

            Gjuha e Zotit ėshtė heshtja, por zėdhėnėsja e tij kryesore ėshtė Muzika.

            Forca e Zotit ėshtė dashuria, sepse burimi pėrfundimtar dhe zemra e tė gjitha krijimeve ėshtė dashuria. Sepse dashuria ėshtė ajo qė i mban bashkė protonet dhe elektronet, si edhe sa e sa grimca-valė brenda atomit. Dashuria ėshtė ajo qė mban atomet e bashkuar brenda molekulės. Dashuria ėshtė ajo qė mban nė harmoni sistemin tonė diellor, dashuria ėshtė ajo qė mban nė harmoni tėrė gjithėsinė. Dashuria ėshtė forca mbi tė gjitha forcat, dashuria ėshtė Zoti vetė.


            Ē’ĖSHTĖ FORCA?


            Forca ėshtė organizimi nė aksion, organizimi nė veprim, organizimi nė krijim ose nė shkatėrrim.

            Ē’ĖSHTĖ ORGANIZIMI?


            Ne, kėtu, nuk do tė merremi me organizimin ėn pėrgjithėsi, sepse kjo do tė ishte njė temė shumė e gjerė, por do tė merremi vetėm me organizimin qė ka tė bėjė me njeriun si krijesė tė vetėdijshme.

            Organizimi ėshtė njė rregullim i atillė nė tė cilin ėshtė i pėrcaktuar nė mėnyrė tė pėrpiktė roli i njeriut dhe rendi i saktė i veprimeve tė tij gjatė kėtij roli.

            Nėse nė organizim pėrfshihen dy a mė shumė njerėz, atėherė ky bashkim shndėrrohet nė organizatė.

            Ē’ĖSHTĖ ORGANIZATA?


            Organizata ėshtė njė bashkim brenda tė cilit ėshtė e pėrcaktuar qartė se kush ėshtė udhėheqės e kush i udhėhequr, kush jep urdhėra e kush i zbaton urdhrat, kush cakton detyra e kush i zbaton detyrat.

            Organizimi ėshtė forca e domosdoshme lėvizėse qė ndėrron realitetin shoqėror e fizik. Cilėsia e shkaka e organizimit varet drejtpėrdrejt nga cilėsia e shkalla e dijes dhe e vetėdijes sė atyre qė organizohen.

            Zakonisht , popujt ose bashkėsitė nė nivel tė ulėt tė organizimit, herėt ose vonė janė bėrė ose bėhen viktimė tė popujve me nivel mė tė lartė tė organizimit. Organizimi ėshtė i domosdoshėm nė tė gjitha fushat e jetės sė njeriut.

            Nė duhet t’ia fillojmė qė nga organizimi personal, pastaj t’ia fillojmė organizimit brenda familjes, ta vazhdojmė me organizimin e lagjes, tė fshatit, tė rajoneve e qyteteve, tė vetė qytetarėve e ta pėrfundojmė me organizimin e pėrgjithshėm tė gjithė qytetarėve.

            Organizimi qė tė frymėzohet nga vetė tė organizuarit ėshtė mė i suksesshme dhe ka cilėsinė mė tė lartė.


            ORGANIZIMI INDIVIDUAL


            Individi i caktuar nė rastin mė tė thjeshtė, ka qėllim pėr tė mbijetuar. Ai pėr tė kryer rolin e vet tė mbijetesės duhet tė merret me renditjen e veprimeve ose aksioneve tė veta pėr tė arritur qėllimin e vet. Nga sasia e dijes dhe nga shkalla e cilėsia e vetėdijes sė tij varet edhe renditja frytdhėnėse e veprimeve tė tij. Veprimet duhet tė jenė sa mė adekuate. Sa mė adekuatė tė jenė ato qė kėrkojnė sa mė pak mundim, sa mė pak kohė dhe qė japin rezultate mė cilėsore dhe mė ta larta. Veprimet e mundimshme shpenzojnė energjinė kot dhe shkaktojnė lodhje. Prandaj, renditja e veprimeve ka rol vendim,tar ėn kursimin e energjisė, evitimin e lodhjes, kursimin e kohės dhe arritje e rezultateve cilėsore e tė shumta.

            Individi i cili pėrveē mbijetimit ka edhe ndonjė qėllim tjetėr mė tė qartė nė jetėn e vet, ka nevojė edhe pėr evitimin e bjerrjes sė energjisė e kohės sė vet nė konfliktet midis mendjes, shpirtit e trupit tė vet si dhe nė konfliktet me individėt tjerė.


            ORGANIZIMI KOLEKTIV


            Sa i takon organizatės ku janė tė bashkuar dy a mė shumė individė gjėrat komplikohen shumė. Sa i takon kėsaj shkalle mė tė lartė tė organizimit deri ė sot shqiptarėt janė treguar fort tė dobėt. Pėr njė organizim nė shkallė organizate nevojitet njė sasi edhe mė e madhe e dijes, njė shkallė edhe mė e lartė e vetėdijes. Sepse, pėr t’u organizuar nė shkallė organizate duhet tė pėrcaktohen kriteret e organizimit. Varėsisht nga qėllimi qė duhet tė arrihet duhet tė pėrcaktohet edhe kriteri i organizimit.

            Meqė ne, shqiptarėt, nė kėto momente historike, kemi probleme ende tė pazgjidhura politike, ne na intereson, para se gjithash organizimi politik.

            Gjatė historisė sonė tė gjatė nė robėri e nėnshtrim kemi pėrjetuar tė gjitha organizimet politike , pėrveē organizimit demokratik.

 

            DIKTATURA

 

            Diktatura ėshtė njė rregullim i atillė i njė shoqėrie ose kolektivi ku imponimi me dhunė i pushtetit tė njė individi ose tė njė grupi njerėzish mbi kolektivin e caktuar, ėshtė karakteristikė kryesore.

            Diktatori vetėm dikton ose urdhėron. Ai ka vetėm tė drejta pa kurrfarė obligimesh. Ai nuk i pėrgjigjet askujt dhe vepron vetėm sipas interesit tė tij dhe tė grupit tė tij. Interesi i diktatorit ėshtė qė tė pėrfshijė nėn pushtetin e vet edhe anėtarin e fundit tė kolektivit tė caktuar. Mjeti kryesor i pushteti tė diktatorit ėshtė dhuna e pakufishme. Forma mė e keqe e diktaturės ėshtė totalitarizmi.

            TOTALITARIZMI


            Totalitarizmi ėshtė ai lloj i diktaturės kur pushtetin total d.m.th. pushtetin e plotė mbi njė shoqėri ose kolektivitet e mban diktatori. Diktatori nė kėtė organizim kontrollon jo v etėm mjetet e dhunės, ushtrinė e policinė, por ai e kontrollon e dikton edhe ekonominė, bankat, mjetet e informimit, arsimin, kulturėn, artet , shkencat, sportet. Diktatori madje mundohet tė ndėrhyjė dhe tė vendosė edhe se kush me kėnd duhet tė martohet.

            Diktatura komuniste e diktatura fashiste janė dy format mė ekstreme tė totalitarizmit. Njė formė pak mė e butė e diktaturės ėshtė autoritarizmi.


            AUTORITARIZMI


            Nė kėtė organizim diktatori paraqitet nė njė formė mė tė maskuar. Ai nuk e imponon pushtetin e vet mbi tė tjerėt vetėm me forcėn e dhunės, por edhe me forcėn e autoritetit tė vet. Ai arrin qė pushtetin e vet ta maskojė me do farė votimesh tė goditura. Ai me disa lėshime tė vogla e tė parėndėsishme qė ua bėn qytetarėve arrin qė ata t’i zbusė e t’i bėjė pėr vete. Pastaj, me disa privilegje e ryshfete tė ndryshme , diktatori arrin qė tė bėjė pėr vete njė pjesė tė inteligjencės e cila me shkrimet e me veprat e veta “ artistike “ e “ shkencore “ mundohet ta pajisė atė me veti tė atilla qė ky tė bėhet i dashur dhe i ēmuar nga qytetarėt e thjeshtė dhe tė fitojė autoritetin moral. Ky autoritet ia bėn tė mundur diktatorit qė ky em pak tė shėrbehet me mjetet e dhunės dhe me shumė me mjetet e demagogjisė. Prandaj, njerėzit e paditur e tė thjeshtė, shpesh herė, nga dashuria e marrė, diktatorit i thonė “ plaku”, “ shpėtimtari “, “ daja “, “ baba “, “ pejgamberi “!


            DREJT DEMOKRACISĖ


            Tash jemi duke pėrjetuar njė lloj tė posaēėm tė demokracisė. Si ka treguar pėrvoja e gjithė botės dhe sipas pėrvojės sonė tė hidhur, organizim mė tė mirė dhe mė tė drejt politik se sa demokracia ende nuk ėshtė zbuluar. Pėr kėtė shumica dėrmuese e shqiptarėve nuk ka dilema. Mirėpo ne ende nuk po mund tė pajtohemi se bė bazė tė cilit kriter duhet tė rreshtohemi dhe bė bazė tė cilit kriter duhet ta formojmė konusin e udhėheqjes sonė politike. Nė bazė tė pėrvojės, dijes, guximit, vetėmohimit, aftėsisė profesioniste, forcės, pasurisė, ndershmėrisė ose bukurisė?! Nė bazė tė kritereve tė akraballėkut, tė krahinorizmit, nė bazė tė interesave tona afatshkurtra apo atyre afatgjata?

            A duhet tė pėrcaktohemi qė tė rreshtohemi pas udhėheqėsve qė kėrkojnė pėrgjegjėsi, disiplinė, angazhim, vetėmohim, punė kėmbėngulėse, korrektėsi e vizion gjithė njerėzor, apo do tė rreshtohemi pas atyre qė nuk e kėrkojnė as njėrėn as tjetrėn, por parapėlqejnė rehatinė, komoditetin, msheftėsinė, mospėrgjegjėsinė, provincializmin, improvizimet dhe murdarllėkun?

            Kriteret e vlerėsimit e tė pėrcaktimit lidhur me rreshtimin tonė politik janė fort tė rėndėsishme, sepse ėshtė tejet e rėndėsishme se kė do ta kemi pėr udhėheqės, se kė do ta kemi pėr dirigjent. Deri ėm tash, ne, kemi mbledhur njė pėrvojė tė hidhur, jo tė vogėl, pėr t’u bindur se sa i rėndėsishėm ėshtė roli i udhėheqėsit nė organizatat tona politike.

            Ėshtė bėrė modė qė tė thuhet se institucionet dhe ligjet i zgjidhin tė gjitha problemet. Mirėpo, harrohet se institucionet nuk funksionojnė pa njerėz kompetentė. Institucionet nuk funksionojnė si duhet me njerėz tė paaftė. Argumentet pėr kėtė nė hapėsirėn tonė shqiptarė, nė hapėsirėn ballkanike e botėrore kemi s atė duam. Prandaj, ēėshtja se kush do tė jetė ose do tė zgjidhet pėr udhėheqės tė cilitdo institucioni pėrkatės gjithkund nė botė, ka rėndėsi fort tė madhe. Kurse, pėr ne sot kush do tė na udhėheqė nė ēdo sektor ka rėndėsi thelbėsore dhe jetėsore.
Mirėpo, kjo vetėdije kolektive politike ndėr shqiptarėt, edhe pse po ecėn me hapa tė shpejtė, ende nuk ka arritur masėn e vet kritike sa tė ketė forcė qė tė na nxjerrė nga amullia e ēorganizimit.
Porsa tė arrihet shkalla e duhur e vetėdijes kolektive politike pėr tė zbatuar kriteret objektive e cilėsore nė organizimin dhe rreshtimin tonė politik, populli ynė do tė pushojė tė jetė objekt i politikės botėrore, sepse ai menjėherė do tė shndėrrohet nė subjekt aktiv nė arenėn politike ndėrkombėtare.

            Prandaj, pėr tė arritur kėtė duhet tė mėsojmė fort dhe me zell tė madh nga pėrvoja jonė e hidhur dhe nga pėrvoja pozitive e botės.


            DIJA,VETĖDIJA E ORGANIZIMI


            Dija e gjithanshme, esenciale deh dinamike; vetėdija e lartė kombėtare, qytetare dhe njerėzore; e vetorganizimi i pėrsosur-ja tri shkallėt e domosdoshme, ja tri mjetet e domosdoshme, ja tri kushtet e domosdoshmėrisė, ja tri forcat e domosdoshme drejt lirisė politike shumė partiake e parlamentare, drejt demokracisė sė vėrtetė e humane, drejt ekonomisė sė lirė tė tregut dhe drejt lumturisė njerėzore.


            TRI KUSHTET KRYESORE TĖ LUMTURISĖ


            Pėr lumturinė kemi thėnė mė lart se ėshtė vetėdija, urtia e aftėsia pėr t’u pajtuar ėn mėnyrė tė qetė dhe pa detyrim me tė gjitha paradokset e jetės qė na rrethojnė. Mirėpo, pėr tė arritur vetėdijen, urtinė e aftėsinė qė hapin rrugėn drejt lumturisė njerėzit duhet t’i gėzojnė tri kushtet mė tė mėdha jetėsore.

            LIRIA


            Kushti i parė mė i madh pėr tė arritur lumturinė e vėrtetė ėshtė liria. Pa liri jeta s’ka kuptim, sepse robėria ėshtė frenuese e ecjes pėrpara, frenuese e lėvizjes, qarkullimit, zhvillimit, pėrsosjes e pajisjes mė dije tė vėrtetė e tė gjithanshme.


            PASURIA OSE KAMJA


            Kushti i dytė mė i madh pėr tė arritur lumturinė ėshtė pasuria ose kamja. Jeta nė pasuri e kamje krijon e ofron mundėsi tė domosdoshme e tė mjaftueshme qė tė gjithė pa pėrjashtim, tė zbulojnė, tė zhvillojnė, tė lulėzojnė e tė realizojnė prirjet e talentet e tyre pėr tė mirėn e vetvetes, pėr tė mirėn e tė dashurve tė tyre e pėr tė mirėn e gjithė njerėzimit.


            VETĖDIJA KUANTIKE-BESIMI NĖ ZOTIN


            Kushti i tret mė i madh pėr tė arritur lumturinė ėshtė vetėdija kaustike ose besimi bė Zotin. Edhe pėr vetėdijen kuantike kemi folur mė lart. Kjo vetėdije na e bėn tė mundur qė tė udhėhiqemi nga mendja dinamike me anė e sė cilės i tejkalojmė tė gjitha pengesat, ndasitė, dallimet dhe barrierat midis njerėzve dhe midis botės shpirtėrore e fizike. Vetėdija kuantike na liron pėrfundimisht nga burgu e ferri i besėtytnisė materialiste. Vetėdija kuantike na liron njė herė e pėrgjithmonė nga barra e frikės nga vdekja, na bashkon me energjinė kozmike, na bashkon me mendjen kozmike dhe na kthen nė esencėn tonė shpirtėrore. Jo vetėdije na bėn qė tė kuptojmė se jemi pjesė e pandashme e shpirtit tė Zotit dhe se jemi shfaqje fizike e dashurisė sė Zotit.
Pėr kėto tri kushte kryesore pėr tė arritur lumturinė e vėrtetė vlen tė flijohemi pa hezitim.


            F U N D

 

(Ky publikim u  editua  me vazhdime nė web faqen www.syri3.com, me autorizimin personal tė autorit Adem Demaēi)