.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Filozofia e jetės (2)

Shkruan: Adem DEMAĒI

www.syri3.com

      FILOZOFIA  E JETĖS -Adem Demaēi (2)

 

       Njeriu dijen nuk e krijon. Njeriu dijen vetėm e njeh. Njeriu dijen vetėm e zbulon duke u pėrleshur me problemet e jetės, ose duke bėrė hulumtime e gjurmime. Sepse dija vetvetiu ėshtė. Dija vetvetiu ekziston. Dija ėshtė e pranueshme pėr gjithmonė nė gjithėsinė tonė. Bie fjala, njeriu nuk e shpiku, por vetėm e zbuloi elektricitetin qė tashmė ishte qė ėshtė dhe do tė jetė pėrgjithmonė nė gjithėsinė tonė. Njeriu nuk e shpiku, por vetėm e zbuloi magnetizmin qė ishte, ėshtė dhe do tė jetė prore nė gjithėsinė tonė.

           

                                                                                                                                        

            VETĖDIJA QYTETARE


            Pėr shkak se ishim pėr njė kohėt tepėr tė gjatė tė privuar nga dija e plotė dhe e vėrtetė edhe vetėdija jonė pėrparoi me ritme shumė tė ngadalėsuara. Prandaj, nė shumė drejtime, a i takon vetėdijes,jemi tė vonuar. Ende nuk e kemi arriture shkallėn e duhur tė vetėdijes kombėtare e ne na imponohet nevoja e krijimit tė vetėdijes qytetare. Populli ynė duke qenė kohė tė gjatė i shtypur, i ndjekur e nėn dyshim nga pushtues tė ndryshėm, e ka tė vėshtirė qė, sa ēel e mbyll sytė tė harrojė tė kaluarėn e vet tė hidhur dhe tė jetė i afėrt me pjesėtarė tė kombeve pushtuese qė na shtypėn me dhunė ose ndaj pjesėtarėve tė grupeve etnike qė nė disa raste tė vėshtira me veprimet e tyre muarėn anėn e pushtuesit.

            Nė Kosovė, bashkė me shumicėn dėrmuese shqiptare gjithmonė jetuan edhe pjesėtarė tė popujve pushtues si edhe pjesėtarė tė bashkėsive tjera etnike. Por, ajo bashkėjetesė, sidomos me popujt pushtues e shtypės, prore ishte e imponuar. Ende, aty kėtu, ka shqiptarė tė gjallė qė mbajnė mend zullumet otomane ndaj shqiptarėve. Edhe sot ka mbetur njė ftohtėsi ndaj pjesėtarėve tė bashkėsisė sė vigėl turke pėr shkak tė pėrvojės sė hidhur, me sjelljet e njė pjese tė vogėl tė tyre qė, nė tė kaluarėn e afėrt, pėr disa privilegje tė vogla, patėn marrė anėn e pushtuesve tanė.
           Sa i takon ftohtėsisė e dyshimit ndaj pakicės serbe ėshtė e tepėrt tė flitet. Regjimi serb me politikėn e vet kolonizuese njė numėr tė madh tė popullatės serbe e shndėrroi nė administratė tė drejtpėrdrejtė tė politikės sė vet. Shumė prej tyre ishin qytetarė tė privilegjuar dhe madje muarėn pjesė edhe nė krimet shfarosėse ndaj shqiptarėve ndaj shqiptarėve. Kjo ka bėrė sot bukur tė vėshtirė dallimin midis regjimit dhe popullatės sė thjeshtė serbe. Edhe disa grupe etnike mė tė vogla, pėr shkak tė dijes sė vogėl e tė vetėdijes sė ulėt, si njė numėr iu romėve pėr shembull, u njollosėn keq me qėndrimin e tyre tė turpshėm ndaj shqiptarėve nė situata tė vėshtira.

            Tė gjitha kėto janė pengesa serioze nė rrugėn e krijimit tė shpejtė tė vetėdijes qytetare. Mirėpo, edhe pse ngadalė, shqiptarėt po e kuptojnė se nga e kaluara mund tė jetohet dhe se nuk duhet tė lejojmė qė e kaluar tė na zėrė peng dhe tė na verbojė deri nė atė shkallė s atė mos shohim se e sotmja dhe e ardhmja, megjithatė janė fort mė tė rėndėsishme se e djeshmja e hidhur. Duhet ta pėrvetėsojmė dijen e vėrtetė se shpenzimi i energjisė duke u marrė me tė kaluarėn do tė thotė tė bjerrim energjinė tonė kot. Sepse, sado qė tė pėrpiqemi, ne nuk do tė mund ta ndryshojmė tė kaluarėn. Sepse energjia jonė ėshtė nė tė tashmen. Prandaj, duhet tė pėrqendrohemi nė tė tashmen dhe ta ndryshojmė nė kahe pozitive tė tashmen. Sepse, vetėm duke ndryshuar e ndėrtojmė tė tashmen, ne pėrgatisim tė ardhmen tonė mė tė mirė.

            Prandaj, porsa t’i hedhim themelet e shtetit tė Kosovės dhe porsa tė “ngopemi“ me shqiptarizmin tonė , do ta kuptojmė se bashkėjetesa me tė gjithė pjesėtarėt e pakicave kombėtare dhe tė grupeve tjera etnike qė duan tė jetojnė me ne, nė barazi tė plotė qytetare, nuk ėshtė pengesė, por ėshtė pėrparėsi. Gjithnjė e mė tepėr, kriter pėr t;i vlerėsuar qytetarėt, nuk duhet tė jetė dhe nuk do tė jetė kush cilit komb, ose cilės bashkėsi etnike i takon, por kush, si e sa bėn pėr pėrparimin e gjithanshėm tė Kosovės.

            Vetėdija qytetarė ėshtė proces i gjatė, por i domosdoshėm nėse duam qė tyė lirohemi nga filozofia provincialiste e mbylljes ėn vetvete. Sepse, mbyllja nė vetvete ėshtė e keqja mė e madhe dhe gabimi mė i madh, si pėr individin si pėr kolektivet mė tė mėdha. Ajo ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me tė vėrtetėn jetėsore. Shembulli i Serbisė, ėshtė shembulli m,ė i qartė dhe shembulli mė i madh pėr kėtė qė thamė.

            Baza mė e mirė pėr kulturėn e vetėdijes qytetare, ėshtė krijimi i rrethanave tė atilla tė bashkėjetesės ku tė gjithė qytetarėt, pavarėsisht nga origjina e pėrkatėsia e tyre, do tė kenė mundėsi tė barabarta tė punės, tė mėsimit, tė pėrparimit dhe tė gėzimit tė jetės dhe tė fryteve tė punės sė tyre.
Vetėdija qytetarė ėshtė dija e pėrvetėsuar dhe e zbatuar pėr atė se interesi i ēdo qytetari, se interesat e pjesėrishme tė qetarėve janė tė pandashme dhe tė pamundshme pa kultivimin, ruajtjen dhe forcimin e tė gjitha interesave tė tė gjithė qytetareve, pa pėrjashtim.

            Vetėdija qytetare ėshtė hyrje nė njė vetėdije edhe mė tė lartė, nė vetėdijen njerėzore.

            VETĖDIJA NJERĖZORE


            Vetėdija njerėzore ėshtė dija e pėrvetėsuat pėr atė se si lumturia si fatkeqėsia e individit janė pjesė tė pandashme nga lumturia ose fatkeqėsia e gjithė njerėzimit.

            Nė fillim ishin njerėzit tė cilėt kishin vetėm njė qėllim: si tė mbijetonin nė natyrėn e egėr, tė ashpėr dhe tė pamėshirshme. Ata nė ato kohė, jo fort moti, nuk ishin tė ndarė, as nė kombe e kombėsi, as nė fe e besime, as nė klasa e kasta, as nė shtete e perandori.

            Nė rrugėn e vet tė gjatė e tė stėrmundimshme, njeriu kaloi nėpėr tėhuajsime tė shumta e tė llojllojshme derisa erdhi, mė nė fund koha qė ,,pėrsėri, t’i kthehet esencės sė vet njerėzore e shpirtėrore.
            Vetėdija njerėzore ėshtė hyrje nė shkallėn mė tė lartė tė vetėdijes, nė vetėdijen shpirtėrore, ose nė vetėdijen kuantike, nė vetėdijen qė na bashkon me Zotin.


            VETĖDIJA KUANTIKE


            Njeriu dijen nuk e krijon. Njeriu dijen vetėm e njeh. Njeriu dijen vetėm e zbulon duke u pėrleshur me problemet e jetės, ose duke bėrė hulumtime e gjurmime. Sepse dija vetvetiu ėshtė. Dija vetvetiu ekziston. Dija ėshtė e pranueshme pėr gjithmonė nė gjithėsinė tonė. Bie fjala, njeriu nuk e shpiku, por vetėm e zbuloi elektricitetin qė tashmė ishte qė ėshtė dhe do tė jetė pėrgjithmonė nė gjithėsinė tonė. Njeriu nuk e shpiku , por vetėm e zbuloi magnetizmin qė ishte, ėshtė dhe do tė jetė prore nė gjithėsinė tonė.

            Kėngėt, meloditė, ose kompozimet magjepsėse qė ne dėgjojmė me kėnaqėsi pėrditė, nuk janė trilluar e as nuk janė shpikur nga askush. Ato kėngė, melodi e kompozime vetėm janė zbuluar, ose vetėm zbulohen nga muziktarėt dhe kompozitorėt e talentuar. Ata me talentin e tyre tė falur nga natyra kanė qenė ose janė njerėz tė privilegjuar. Ata duke pėrqendruar vėmendjen e tyre dėgjojnė e pėrjetojnė ato kėngė, melodi e kompozime. Ato me anėn e zėrit ose tė instrumentit pėrkatės e pėrcjellin ato kėngė, melodi e kompozime deri te veshi ynė. Edhe ne, nga ana jonė marrim nga ato kėngė, melodi a kompozime aq sa kemi kapacitet pėr tė marrė. E njėjta gjė vlen edhe pėr poetėt, pėr poezinė e tyre dhe pėr ne si lexues e pėrjetues. E njėjta gjė vlen edhe pėr tė gjithė shkencėtarėt, pėr shkencat dhe pėr ne si konsumatorė tė shkencave pėrkatėse. E njėjta gjė vlen edhe pėr tė gjithė artistėt, pėr tė gjithė artet dhe pėr ne si pėrjetues tė tyre.

            Pra, ne vetėm zbulojmė, njohim e pėrjetojmė urtinė, dijen, inteligjencėn ose menēurinė e pafund tė gjithėsisė sonė.

            Mirėpo, sado qė tė pėrpiqemi dhe sado qė tė pėrparojmė, ne kurrė nuk do tė mund tė zbulojė e njohim krejt urtinė, dijen, inteligjencėn ose menēurinė e gjithėsisė sonė. Ne do ta zbulojmė e do ta njohim vetėm njė pjesė tė saj. Sepse ne jemi vetėm njė pjesė e parėndėsishme e gjithėsisė sonė tė pafund, sepse nė jemi vetėm njė embrion i Zotit.

            Vetėm Zoti ose absoluti i di tė gjitha. Dhe t’i dish tė gjitha do tė thotė tė dish ēfarė ka ndodhur, ēfarė po ndodhė dhe ēfarė do tė ndodhė?

            Nė rrugėn e pėrparimit tė vet tė gjatė e tė mundimshme drejt vetėdijes shpirtėrore ose kuantike, njeriu ka ngjitur shumė shkallė tė vetėdijes. Varėsisht nga ajo se ēfarė sasie tė dijes ka akumuluar dhe ka pėrvetėsuar, atė shkallė tė vetėdijes edhe ka arritur.

            Nga tė gjitha qeniet e njohura tė gjithėsisė sonė, vetėm njeriu ėshtė i dashuri i Zotit, vetėm njeriu ėshtė mė i privilegjuari i absolutit. Njeriu ėshtė mrekullia e gjithėsisė, sepse vetėm ky ėshtė i vetėdijshėm pėr kualitetet, ose cilėsitė e veta gjeniale. Njeriu ėshtė i pajisur me njė sistem tė pėrsosur nervor qė ia bėn tė mundur tė funksionojė si njėsi e organizuar nė vete dhe njėkohėsisht si pjesė e pandashme e universit tė organizuar. Ky privilegj ia bėri tė mundur njeriut qė tė merret me njohjen, hulumtimin, gjurmimin dhe zbulimin e vetvetes dhe tė gjithėsisė njėkohėsisht.
Historia e filozofisė njerėzore ėshtė pėrplot me filozofė e me vepra qė janė marrė e qė merren mė njohjen, hulumtimin, gjurmimin e zbulimin e njeriut e tė universit.

            Ne do tė ndalemi vetėm nė tri shkallė thelbėsore dhe themelore tė mendjes dinamike njerėzore e cila na solli deri te vetėdija kuantike.

 

            ĒFARĖ JANĖ KUANTET?


            Kuantet janė aq tė vogla e tė imta saqė ato as nuk mund tė shihen, as nuk mund tė preken, as nuk mund tė dėgjohen, as nuk mund tė shijohen, as nuk mund tė nuhaten. Ato as nuk mund tė kapen, as nuk mund tė maten, as nuk und tė pėrcaktohen, as nuk mund tė parashikohen, me asfare instrumentesh as sot as kurrė nė tė ardhmen. As nė aparatet e posaēėm qė i quajnė akceleratorė e ku zhvillohen shpejtėsi fantastike e me anėn e tė cilėve eksperimentohet me atomet, nuk kapen as kuantet. Aty mbeten vetėm gjurmėt e tyre tė cilat edhe mund tė fotografohen. Por veprat e kuanteve mund tė mund tė shihen nė ēdo hap. Pa vėnien nė jetė tė veprimit tė kuanteve nuk do tė kishim as transistorė, as televizorė, as fakse, as kompjuterė, as makinėn pėr larjen e rrobave, as makinėn pėr larjen e enėve, as aparatin me mikro-valėt dhe asnjė instrument elektronik. Pa vėnien nė jetė tė veprimit tė kuanteve nuk do ta kishim as luftėn e amerikaneve dhe tė NATO-s mbi qiellin e Kosovės e tė Serbisė.

            Kjo ėshtė vetėm pėrfitimi teknik nga zbulimi i kuanteve, por pėrfundimisht mė i madh ėshtė se me zbulimin e kuanteve pėrfundoi epoka e besėtytnisė materialiste tė njerėzimit dhe filloi epoka e vetėdijes kuantike tė njerėzimit, tė gjithė fizikantėt e botės pajtohen se realiteti fizik, materialist, pėrmbajtjesor, nė esencėn e vet, nė thelbin e vet ėshtė joreal, jofizik, jomaterial dhe jopėrmbajtjesor. Shqisat tona pėr shkak se ato pėrbėhen nga atomet, molekulat, qelizat dhe indet nuk janė tė zojat ose tė afta qė tė shpėrthejnė realitetin materialist, prandaj dhe ne realitetin fizik e shohim dhe e pėrjetojmė kėshtu si e shohim. Vetėm mendimi ynė qė ėshtė vetėm njė impuls kuantik, ėshtė i zoti ose i aftė qė tė tejkalojė nivelin e rremė fizik ose atomik dhe tė depėrtojė nė esencėn kuantike ose nė realitetin e vėrtetė tė ekzistencės kozmike. Bie fjala derisa drita udhėton me shpejtėsi fantastike pėrtej treqind mijė kilometrash nė sekondė, mendimi ynė, pėr mė pak se njė sekondė arrin pėrtej teheve tė gjithėsisė – nė asgjėsi! Derisa pėr dritėn ka barriera qė nuk mund tė kalohen ose tė tejkalohen, pėr mendimin tonė nuk ka barriera as materiale, as kohore e as hapėsinore.

            Vetėdija kuantike nėnkupton unitetin e shpirtit, tė mendjes dhe tė trupit si pjesė ose si vazhdim tė botės fizike. Kjo rrjedh nga fakti se nė fund tė fundit esenca e shpirtit, mendjes dhe e trupit tė njeriut janė njė, janė kuantet, janė energji e informatat. Shpirti i njeriut ėshtė pjesė e pandashme e shpirtit kozmik, ose embrion i shpirtit tė Zotit. Ndėrkaq, trupi i njeriut sipas asaj qė dihet deri mė sot, pėrbėhet nga njėzet e dy elemente tė ndryshėm qė ekzistojnė nė pjesėn fizike tė gjithėsisė. Pėr shembull, trupi i njeriut ėshtė i pėrbėrė 75 % nga uji dhe 25 % nga elementė tė tjerė si karboni, azoti, hekuri, bakri, plumbi, zinku, mangani, magneziumi, ari, argjendi, etj. Uji, e dini tė gjithė se pėrbėhet nga pikat, kurse pikat pėrbėhen nga molekulat, ndėrsa molekulat e ujit pėrbėhen nga dy atome hidrogjen dhe njė atom oksigjen. Ja ku arritėm te esenca e ēėshtjes. Nga zbulimet e deritanishme e pamė se atomet pėrbėhen nga protonet, neutronet ( pėrveē atomit tė hidrogjenit i cili nuk e ka neutronin ) e elektronet. Deri tash brenda atomit janė zbuluar edhe njėzet e dy grimca – valė. Nga tė gjitha kėto del e qartė se esenca e materies fizike ėshtė jomateria, se esenca e pėrmbajtjes sė botės fizike ėshtė jopėrmbajtja. Dhe kėto grimca-valė jomateriale e jopėrmbajtjespore, por qė, megjithatė ekzistojnė dhe janė tė ngarkuara me energji e informata janė kuantet. Edhe mendimi i njeriut ėshtė njėsi kuantike.

 

 

            Fakti se ne me shqisat tona nuk mund tė konstatojmė ekzistimin e kuanteve nuk e mohon tė vėrtetėn pėr ekzistimin e kuanteve. Njeriu bie fjala, me veshėt e vet byk mund t’i dėgjojė disa zėra tė cilėt qeni me veshėt e vet i dėgjon. Njeriu me hundėn e vet nuk mund tė nuhasė ato ēka mundet qeni. Lakuriqi i natės orientohet nė hapėsirė falė sistemit tė ultrazėrit me tė cilin ėshtė i pajisur, kurse njeriu nuk e ka kėtė mundėsi. Ato qė sheh macja nė errėsirė njehur nuk i sheh dot, sepse syri i maces ėshtė i pajisur me fosfor, kurse syri i njeriut ėshtė pa tė. Gjarpėrinjtė qė sytė i kanė tė pajisur me rrezet ultra tė kuqe, shohin edhe natėn. Njeriu nuk i ka rrezet ultra tė kuqe dhe prandaj nuk mund tė shohė natėn. Askush nuk e ka pa gravitetin, mirėpo tė gjithė besojnė se graviteti ekziston sepse ne tė gjithė e pėrjetojmė veprimin e graviteti. Edhe veprimi i kuanteve shihet, dėgjohet e pėrjetohen nė ēdo moment nė jetėn tonė. Telefoni celular, transistori, faksi, kompjuteri , televizori e shumė e shumė pajime tjera elektronike punojnė vetėm falė kuanteve.

            Nėse kėtė dije dhe kėtė tė vėrtetė e kemi pėrvetėsuar, e kemi asimiluar dhe e kemi metabolizuar, atėherė jemi tė pėrshkuar nga vetėdija kuantike. Njeriu me vetėdije kuantike e shikon dhe e pėrjeton, nė rend tė para, vetveten, trupin e vet, jo nga niveli materialist i shqisave tė veta, por me mendjen e vet dinamike, e pėrjeton veten e vet nga niveli kuantik.

            Nga ky nivel, njeriu me vetėdije kuantike sheh vetveten dhe tė tjerėt, botėn bimore , shtazore e botėn fizike si njė tub tė tėrė, si njė fushė tė pafund, tė pėrbashkuar kuantesh.

            Njeriu me vetėdije stabile kuantike, qė njė herė e pėrgjithmonė tė lirohet nga burgu i vetmisė. Ai e kupton se vetėm nė dukje ėshtė i vetmuar dhe i ndryshėm nga tė tjerėt, por nė thelb ai ėshtė krejtėsisht si tė tjerėt. Ai e ka tė qartė se vetėm pėr shkak tė pamundėsisė sė shqisave tė veta e sheh veten si tė ndarė nga tė tjerėt, kurse nė thelb ai ėshtė krejtėsisht i bashkuar me tė tjerėt. Ai e ka plotėsisht tė artė se ekzistenca e tij, nė nivel atomik, molekular , qelizor, indor e organik ėshtė e pėrkohshme, kurse nė nivel kuantik, ekzistenca e tij ėshtė e amshueshme. Njeriu me vetėdije tė kristalizuar kuantike dallimet racore, kombėtare, fetare, kulturore midis njerėzve i pėrjeton si forma tė panumėrta zhvillimore e qarkulluese qė zbukurojnė dhe pasurojnė jetėn e ēdo individi. Kėto dallime midis njerėzve, njeriu me vetėdije kuantike nuk i pėrjeton si shkaqe pėr konflikte, por si arsye dhe mundėsi tė pakufishme pėr shkėmbim dhe bashkėpunim.

            Njeriu me vetėdije kuantike, duke pasur para sysh kėto qė thamė, lirohet njė herė e pėrgjithmonė nga barra e frikės prej vdekjes. Frika nga vdekja ėshtė barra mė e rėndė qė bartin njerėzit qė nuk arrijnė tė shpėrthejnė realitetin fizik, por mbeten robėr tė pesė shqisave tė veta.


            SI TĖ LIROHEMI NGA FRIKA E VDEKJES?


            Ata qė udhėhiqen nga mendja e kufizuar materialiste nuk mendojnė pėr veten e tyre se ēka janė, por se ēka kanė. Me mendjen e tyre tė kufizuar ata nuk mund tė depėrtojnė deri te qendra e tyre e brendshme referuese-shpirti, por mashtrohen pas objekteve, gjėsendeve dhe dukurive tė ndryshme jashtė tyre dhe rreth e rrotull vetes sė tyre. Ata nuk mund tė identifikohen me esencėn e tyre tė amshueshme – shpirtin, por identifikohen me dukjen e tyre tė jashtme dhe me rolet e tyre tė pėrkohshme qė luajnė midis objekteve e njerėzve nė natyrė e nė shoqėri. Mbisundimi nė mendjen e individėve, tė kėtyre roleve, maskave, perdeve, parzmoreve, lustrave ose nė pėrgjithėsi insistimi nė dukjen e vet tė jashtme, ua bėn tė pamundur qė tė arrijnė nė esencėn e unit tė tyre tė vėrtetė – shpirtin. Nė kėtė mėnyrė ata shkarin unin e tyre tė rremė, nė egon e pafat.

            Egot, duke qenė nė rolet e tyre me maskat e tyre dhe me perdet e lustrat e tyre tė ndarė nga tė tjerėt, bien nė mosbesim e nė frikė ndaj gjithė tė tjerėve. Ata veten e tyre e pėrjetojnė si pjesė e shfaqje tė pandashme fizike tė Zotit. Ata dashamirin e vet mė tė madh, por si njė forcė tė cilės duhet t’i ruhen, t’i bėjnė lajka dhe nėse munden edhe ta mashtrojnė.

            Ata frikohen se do tė mplaken edhe plaken. Ata frikohen se do tė sėmuren edhe sėmuren. Ata frikohen nga varfėria dhe mbeten tė varfėr me gjithė pasurinė e tyre eventuale. Ata, frika e vdekjes i pėrcjell kudo, prandaj ata dyshojnė nė tė gjithė. Prandaj, ata kėrkojnė prova lojaliteti dhe besnikėrie nga tė gjithė. Prandaj, ata pėrpiqen pėr tė imponuar, pėr tė forcuar e pėr tė zgjeruar pushtetin e vet mbi tė tjerėt. Prandaj, pėr ata jeta ėshtė barrė, jeta ėshtė dėnim, jeta ėshtė mėrzi, shqetėsim, dėshpėrim e zhgėnjim. Prandaj, ata jepen pas tė gjitha gjėrave tė frenuara qė praktikohen nė shoqėri, vetėm e vetėm pėr tė harrura brengėn pėrcjellėse tė frikės nga vdekja.

            Frika nga vdekja dhe tė gjitha ato mendime e ndjenja tė kėqija qė e pėrcjellin trupin e ngarkuar tė njeriut, shkaktojnė procese tė panumėrta, negative bio-kimike, tė cilat pėrfundojnė me sėmundje tė ndryshme. Frika nga vdekja dhe frika nga humbja e objekteve qė posedojmė, e posteve qė mbajnė, bėhet shkaktare pėr konflikte tė panevojshme dhe pėr luftėra tė pėrgjakshme. Shkurt frika nga vdekja ėshtė shkaktari mė i madh i tė gjitha fatkeqėsive tė njeriut.

            Frika ta shtang trupin, ta ngrinė gjakun, t’i ngatėrron mendimet dhe ta nxinė jetėn.
Pėr njeriun me vetėdije kuantike tė gjitha kėto frika e ankthe janė tė pakuptim, tė tepėrta dhe qesharake. Pėr njeriun me mendje dinamike ose me vetėdije kuantike vdekje nuk ka. Ka vetėm lėvizje, qarkullim, udhėtim. Ka vetėm ndėrrim dhe lartėsim tė formave tė zhvillimit, ka vetėm pėrsosje tė jetės.

            Mirėpo, pėrse gjithė kjo frikė te njerėzit e thjeshtė, nga diēka qė nuk ekziston? Sepse te ata nuk ekziston dija e vėrtetė e duhur qė ta kuptojnė e tė jenė tė bindur se ata janė duke vdekur e duke lindur nė ēdo moment. Sepse, ata nuk e kanė dijen e vėrtetė e duhur qė ta flakin tej rolet e tyre tė pėrkohshme tė cilat i kanė vėnė nė konflikt me tė gjithė. Ata nuk kanė dije e vetėdije tė mjaftueshme qė tė lirohen nga maskat, nga parzmoret, nga perdet dhe lustrat e tyre, brenda tė cilave janė vetė burgosur. Ata nuk kanė dije e vetėdije tė mjaftueshme qė tė kridhen nė esencėn e tyre shpirtėrore e ta pėrjetojnė vetveten si pjesė tė amshueshme tė gjithėsisė sė amshueshme.

            Pėr tė kuptuar mė qartė se si mund tė duket gjendja e njeriut nė tejkohėsi, nė natyrshmėri tė plotė, pa rolet, maskat e parzmoret e egos, shkencėtarėt dhe filozofėt ofrojnė njė pėrjetim nga jeta jonė e pėrditshme.

            Megjithėse shumė e shkurtėr, gjithsej disa sekonda, nė gjendjen orgastike harron kohėn, flakė tej egon e vet dhe sillet nė mėnyre krejtėsisht tė natyrshme.

            Nga dija e vetėdija e njeriut varte qė jetėn e vet ta pėrjetojė nė kėtė mėnyrė jo vetėm pėr disa sekonda dhe jo vetėm gjatė aktit seksual. Francezėt thonė pėr orgazmėn se ai ėshtė njė vdekje e vogėl. Pra, njė vdekje e vogėl kur njeriu jeton jetėn e vėrtetė.

            Nėse, pra, njeriu pėrqafon vdekjen si domosdoshmėri e lindjes ose si njė kalim nė pavdekėsi, atėherė ai nuk ka arsye qė tė frikohet nga vdekja.

            Pėr njeriun me vetėdije kauntike, tė gjitha kėto frika e ankthe janė tė pakuptim dhe qesharake, sepse ai jeton nė bindje tė plotė se ka vetėm lėvizje, qarkullim, pėrsosje dhe ndėrrim formash tė ekzistencės. Njeriu me kėtė vetėdije tė shumtėn e herės, edhe kur ėshtė shlirė edhe kur ėshtė nė shtrėngesė, ėshtė i hareshėm.


            KĖNAQĖSIA

            Njeriu kėnaqet kur dėgjon njė muzikė tėrheqėse, kur shikon njė pamje tė bukur, kur gjendet nė njė shoqėri tė kėndshme, kur nuhat njė lule erė dehėse ose kur han njė ushqim tė shijshėm etj.


            GĖZIMI

            Njeriu gėzohet kur shėnon njė sukses nė jetė, kur arrin njė pėrparim nė profesion, kur nderohet me ndonjė mirėnjohje tė dėshiruar, kur takon ndonjė mik ose mikeshė tė dashur, kur fiton ndonjė pasuri tė madhe, kur dėgjon pėr ndonjė fitore tė dėshiruar e pėr shumė e shumė raste tė kėtilla.

            LUMTURIA

            Por, tė gjitha kėto qė thamė nuk mjaftojnė qė njeriu tė jetė i lumtur, sepse tė gjitha kėto janė pėrjetime tė kalueshme dhe tė shumtėn e herės mund tė jenė tė pamjaftueshme pėr tė.

            Lumturia ėshtė njė pėrjetim shumė mė i qėndrueshėm, mė i thellė dhe mė i gjerė. Lumturia ėshtė pajtimi dhe pranimi, nė mėnyrė tė qetė, pa detyrim, por vetėm mė mendjen tonė dinamike, i tė gjitha paradokseve tė jetės qė na rrethojnė.



VAZHDON...

(Ky publikim editohet me vazhdime nė web faqen www.syri3.com, me autorizimin personal tė autorit Adem Demaēi)