Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Filozofia e jetės (1)

Shkruan: Adem DEMAĒI

www.syri3.com

 

            FILOZOFIA E JETĖS (1)

 

             Dija e njeriut lind, rritet e zgjerohet duke mbledhur njohuri e informata gjithnjė e mė shumė pėr esencėn e tė gjitha forcave, objekteve e dukurive qė na rrethojnė. Dija rritet e thellohet duke zbuluar sa mė shumė nga ato qė tashmė ekzistojnė nė rrethin tonė tė afėrt dhe tė largėt. Sa mė i varfėr dhe sa mė i prapambetur qė tė jetė rrethi ku lindet, rritet e edukohet njeriu, aq mė tė pakta janė forcat, objektet e dukuritė qė e rrethojnė. Dhe, sa mė tė pakta tė jenė forcat, objektet e dukuritė qė e rrethojnė, aq mė tė mangėta do tė jenė njohuritė e njeriut pėrkatės pėr jetėn. Dhe, sa mė tė pakta tė jenė njohuritė, aq mė e vogėl do tė jetė dija. Dhe sa mė e vogėl qė ėshtė dija, aq mė e vogėl ėshtė aftėsia ose zotėsia pėr tė zbuluar ose konsultuar esencėn e forcave, objekteve e tė dukurive qė na imponohen ose qė na rrethojnė.

           

           

            FILOZOFIA

            Tė shohim, kalimthi, Ēfarė kuptimi ka vetė fjala filozofi? “ Filo “ nė greqishte ka kuptimin anues, dashamirė. Te ne edhe sot dėgjohen shprehjet grekofil, rusofil, anglofil. Kjo shprehje u mėveshėt atyre qė i duan grekėt, rustė, anglezėt, etj. Fjala prapė greke “ solos “, ose Sofia, si i themi ne, ka kuptimin e dijes. Nė kombinim, del dashamirės i dijes, Pra, fjala filozofi, si e pėrdorim ne e shumė popuj tė tjerė tė botės, ka kuptimin e dashamirit tė dijes. Fjalė shumė e bukur dhe pėr t’u admiruar. Pra, ne jemi dashamirės tė dijes pėr jetėn.

            Disa mund tė pyesin: ē’i duhet filozofia gazetarit? Ky qėndrim e ky dyshim ėshtė kryekėput i pavend. Gazetaria ėshtė zanat intelektual dhe ka tė bėjė me jetėn, me botėn dhe me njerėzit si faktorėt mė tė rėndėsishėm tė planetit tonė. Pikėrisht pėr kėtė, pėr gazetarėt, njohja e filozofisė, njohja e njohjes, njohja e jetės, njohja e botės, njohja e zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore , kanė rėndėsi thelbėsorė.

            Nuk mjafton vetėm tė dishtė tė shkruash sipas rregullave tė thata tė gazetarisė. Shumė mė e rėndėsishme ėshtė se ēfarė veprimi ka shkrimi ynė,ēfarė porosie ka shkrimi ynė dhe si e sa mund t’u ndihmojė njerėzve shkrimi ynė. Ėshtė me rėndėsi thelbėsore qė shkrimet tona ta pėrparojnė, ta pėrsosin, ta hijeshojnė dhe ta bėjnė tė gėzueshme jetėn e njerėzimit.


            Ē’ĖSHTĖ JETA?


            Pėr jetėn ka shumė e shuam definicione. Por, pėr kėtė moment dhe nė bazė tė dijes qė kam tash, mė duket me vend ta them se, jeta ėshtė gjithēka qė shfaqet duke lindur, lulėzuar, zhvilluar, zgjeruar dhe zhdukur nė gjithėsinė tonė. Kjo qė thashė “ gjithēka “ pėrbėhet prej faktorėve qė janė tė pandryshueshėm dhe prej faktorėve tė ndryshueshėm. Faktorė tė pandryshueshėm tė jetės nė gjithėsi janė KUNATET. Faktorė tė ndryshueshme tė jetės nė gjithėsi janė tė gjitha gjėsendet, gjallesat e krijesat e panumėrta, me cilėsi e forma tė panumėrta, qė pėrbėhen nga atomet dhe molekulat. Pjesė pėrcjellėse e jetės janė edhe tė gjithė PROCESET e panumėrt qė pėrcjellin lėvizjen, zhvillimin, tej trajtimin e pėrsosjen e FAKTORĖVE tė ndryshueshme tė jetės nė gjithėsi.


            Ē’JANĖ KUANTET?


            Kuantet janė grimca-valėt mė ta holla, mė tė vogla, mė tė imta dhe tė pandashme tė energji-informatave. Kur gjeniu njeri arrti tė zbėrthente atomin dhe tė lirohej nga robėria e materies qė mund tė konstatohet vetėm me anėn e pesė shqisave tė veta, atėherė ky njeri gjeni u gjet nė pjesėn e antimateries tė gjithėsisė. Kjo antimaterie pėrbėhet nga kuantet. Ekzistenca e kuanteve nuk mund tė provohet me anėn e pesė shqisave tė njeriut dhe as nuk mund tė maten e ndalohen me kurrfarė mjetesh a instrumentesh. Kuanti ėshtė AFAKTOR i pandryshueshėm i gjithėsisė dhe i jetės.


            Ē’ĖSHTĖ FAKTORI?


            Ēfarėdo qė ekziston nė botėn materiale dhe jo materiale, nė botėn pėrmbajtėsore dhe jo pėrmbajtėsore e qė ėshtė nė gjendje tė luaj ēfarėdo roli, ėshtė faktor. Ka faktorė thelbėsorė dhe jothelbėsorė. Ka faktorė pozitivė e faktorė negativė. Ka faktorė tė pėrhershėm dhe faktorė tė pėrkohshėm, tė rėndėsishėm dhe mė pak tė rėndėsishėm . pėr shembull kuantet janė faktorė tė pėrhershėm, tė pandryshueshėm dhe thelbėsorė. Gjithashtu lėvizja osė qarkullimi i kuanteve dhe i atomeve ėshtė e pėrhershme dhe me rėndėsi thelbėsore pėr jetėn dhe ekzistencėn nė gjithėsi.

            Zeroja, bie fjala. Ėshtė faktor jashtėzakonisht i rėndėsishėm nė matematikė. Zeroja qė simbolizon asgjė kur vihet pas numrit njė, kėtė njėsh e zmadhon pėr dhjetė herė. Kur e njėjta zero vihet pėrpara numrit njė, ajo e zvogėlon njėshin pėr dhjetė herė.


            Ē’ĖSHTĖ PROCESI?


            Proces ėshtė ndėrveprimi midis dy ose mė shumė faktorėve. Pėr shembull, kur nxehtėsia dhe ftohtėsia veprojnė mbi gurin ai ēahet. Si rrjedhim i kėtij procesi tė gjatė sot kemi shkretėtirat e mėdha nė Afrikė, nė Azi, nė Australi e gjetkė. Ftohtėsia e netėve ka bėrė qė shkrepat e shkėmbinjtė e maleve tė zhveshura, gjatė natės tė tkurren, kurse nxehtėsia pėrvėluese e ditės ka bėrė qė shkrepat e shkėmbinjtė tė bymehen. Nėn kėtė proces, dalėngadalė ka ardhur, nė fillim, derti te plasaritja, pastaj deri te ēarja, copėtimi e nė fund deri te grimcimi i plotė i shkėmbinjve dhe shndėrrimi i tyre nė zallė. Ose nxehja e hekurit nga thėngjilli i ndezur i cytur nga rrėsheku bėn qė ai tė skuqet dhe tė zbutet, ndėrsa goditjet e ēekanit tė farkėtarit pėrfundojnė procesin duke i dhėnė formėn e dėshiruar copės sė caktuar tė hekurit.

            Nė procesin e shndėrrimi tė hekurit tė butė nė ēelikun e fortė merr pjesė farkėtari ose metalurgu me dijen e vet, flaka, ose temperatura e larėt dhe karboni, ose siliciumi qė i shtohen hekurit tė butė.

            Procesi i shkrimit tė njė artikulli ose tė njė lajmi ėshtė shumė mė i ndėrlikuar dhe mė ir ėndė. Kėtu janė nė ndėrveprim tė pėrbashkėt dija pėr tė shkruar laje, si faktor i rėndėsishėm, lapsi dhe letra; ose dija pėr tė shkruar lajmė, makina e shkrimit dhe dija pėr ta pėrdoru makinė e shkrimit dhe letra; ose dija pėr tė shkruar lajmė dhe kompjuteri e dija pėr tė punuar me kompjuter, e etj. Kur pėrzihen kripa, ose sheqeri me ujin kemi tė bėjmė me procesin e shkrirjes. Kur akullin e fusim nė njė vend me temperaturė mė tė lartė se zeroja, ai fillon tė shkrihet dhe , atėherė kemi tė bėjmė me procesin shkrirjes. Kur ujin e vėmė nė njė temperaturė nėn zero, atėherė uji fillon e ngrihet dhe kėsaj here kemi tė bėjmė me procesin e ngrirjes.

            Vetė trupi i njeriut ėshtė njė tersi procesesh. Pėr tė pasur njė proces duhen, mė sė paku, dy faktorė qė janė nė ndėrveprim me njėri-tjetrin.

            Pra, pėr tė pasur ne sot mėsim kėtu duhen minimum, dy faktorė: ju qė dėgjoni pėr tė mėsuar se si tė bėheni gazetarė sa mė tė mirė dhe unė qė po e luaj rolin e mėsuesit, me qėllim qė ju tė bėheni gazetarė sa mė tė mirė.

            Mirėpo, a mjafton qė ju vetėm tė dėgjoni dhe unė tė flas qė ju tė bėheni gazetarė tė dorės sė parė? Jo, nuk mjafton. Pėr tė arritur qėllimin tonė, ne, edhe mua edhe juve, na duhet edhe njė faktor jashtėzakonisht i rėndėsishėm. Na duhet, qė me tėrė forcėn, tė pėrqendrojmė vėmendjen tonė nė procesin tonė tė mėsimit. Unė, nga ana ime, duhet t’i kushtoj vėmendje ligjėratės sime qė ajo tė jetė sa mė e kuptueshme, sa mė e thjeshtė, sa mė e drejtpėrdrejtė, por edhe sa mė pėrmbajtjesore. Kurse ju, nga ana juaj, duhet sa mė shumė tė pėrqendroni vėmendjen dhe nė procesin e mėsimit tė jeni sa mė aktivė, nė mėnyrė qė sa mė shpejt ta pėrvetėsoni dijen time tė vogėl dhe pėrvojė time tė vogėl.
Nga tė gjitha mjetet me tė cilat ne shėrbehemi nė jetėn tonė mė e rėndėsishmja ėshtė MENDJA , ose si i thonė shpesh edhe intelekti.

 


           
Ē’ĖSHTĖ MENDJA?


            Prapė me anėn e mendjes dinamike kemi zbuluar se mendja, ose intelekti, ėshtė njė rrjet im posaēėm energjetik e informatik ose kuantik me tė cilin ėshtė i pajisur vetėm njeriu. Me anėn e mendjes njeriu pėrjeton, nė mėnyrė subjektive, gjithėsinė e cila, gjithashtu, ėshtė njė tersi e pafund energjetike e informatike ose kuantike. Njeriu, falė mendjes sose intelektit tė vet, pėrjeton gjithėsinė duke shfaqur mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet e veta.

            Mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet tona, pra, pėrjetimet tona subjektive tė gjithėsisė, as nuk shihen, as nuk preken, as nuk dėgjohen, as nuk shijohen, as nuk nuhaten. Pra, pesė shqisat tona janė tė pafuqishme qė tė depėrtojnė nė sferėn e mendimeve, ndjenjave, tė dėshirave tona, synimeve tona. Mendimet, ndjenjat e dėshirat tona as nuk mund tė kapen, as nuk mund tė maten, as nuk mund tė pėrcaktohen me kurrfarė mjetesh a instrumentesh as sot, as kurrė. Nga kjo del fare e qartė se mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet tona, janė jomateriale sepse edhe mendja jonė ėshtė jomateriale. Mirėpo, ėshtė shuam e qartė, gjithashtu, se edhe mendja jonė edhe mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet tona – ekzistojnė. Ekzistojnė, sepse veprimi i tyre pėrjetohet prore nė jetėn tonė tė pėrditshme.

            Mirėpo, zbulimet e reja shkencore provojnė se nuk mendon vetėm mendja, por mendon edhe ēdo qelizė e trupit tonė.

 


            VĖMENDJA

            Fjala “ Vėmendje “ ėshtė njė fjalė e mrekullueshme e gjuhės sonė. Kjo, nėse e analizojmė mė hollėsisht, do tė thotė ta vėmė mendjen, ta vendosim mendjen, ta pėrqendrojmė mendjen tonė mbi njė gjė apo send, mbi njė problem, ose mbi njė ēėshtje. Kjo do tė thotė ta vėmė ose ta pėrqendrojmė mendjen tonė mbi ēfarėdo fenomeni, qoftė real, material pėrmbajtjesor, ose qoftė ai joreal, jo material dhe jo pėrmbajtjesor. Mė pak fjalė, vėmendje do tė thotė pėrqendrim i mendjes sonė nė ēfarėdo procesi nė tė cilin marrim pjesė, qoftė si pjesė aktive ose pasive e atij procesi. Nga tė gjitha qė njohim deri tash, vetėm mėndja e njeriut mund tė vihet ose tė pėrqendrohet mbi tė gjitha. Vetėm pėr njė moment , mendja a njeriut mund tė pėrshkojė gjithėsinė anė e pėrtej. Vetėm mendja e njeriut mund tė pėrshkojė edhe asgjėsinė anė e tej dhe , pėrsėri pa vėshtirėsi e pa u vonuar, t’i kthehet vetvetes. Ja tash, ne pasi menduam pėr tė gjitha, kthehemi dhe, me anė tė mendjes sonė, mendojmė pėr mendjen tonė. Vetėm mendja e njeriut mund tė mendojė pėr vetveten. Vetėm njeriu, nga tė gjitha krijesat e gjithėsisė e ka kėtė privilegj. Prandaj, le tė vėmė mendjen, le tė pėrqendrojmė mendjen fort nėse duam qė tė zbulojmė kush jemi, ēka jemi dhe pėrse jemi nė kėtė gjithėsi.
Duke pasur kėtė parasysh , rėndėsia e vėmendjes, nė jetėn tonė, nė veprimet tona, nė mėsimet tona, ėshtė e jashtėzakonshme.

            Nė jetėn tonė tė pėrditshme, sa e sa herė na ka ndodhur qė edhe shqisat tona nuk na kanė ndihmuar nėse nuk e kemi pasur tė pėrqendruar mendjen tonė. Sa e sa herė na ka ndodhur qė nuk kemi vėrejtur njerėzit qė kanė kaluar krejt afėr nesh dhe mbi tė cilėt e kemi pasur tė drejtuar madje edhe shikimin. Kjo na ka ndodhur sepse mendjen e kemi pasur diku tjetėr. Po kėshtu na ka ndodhur edhe na ndodhė qė nuk kemi dėgjuar dhe nuk i dėgjojmė, as fjalėt qė na i akne thėnė dhe qė na i thonė tė tjerėt, sepse mendjen e kemi pasur diku tjetėr. Kjo na ka ndodhur dhe na ndodh edhe me fjalėt qė kemi lexuar e lexojmė nė jetėn tonė tė pėrditshme. Pėrse ? Pėr tė vetmen arsye se mendjen tonė e kemi pasur, ose e kemi diku tjetėr. Kjo, provon thėnien se njeriu, nė tė vėrtetė, ėshtė atje ku e ka mendjen.

            Njeriu me vėmendje tė shpėrqendruar edhe vetė ėshtė njeri i shpėrqendruar.

            Njeriu me vėmendje tė copėtuar edhe vetė ėshtė njeri i copėtuar.

            Njeriu me vėmendje tė pėrciptė ėshtė edhe njeri i pėrciptė.

            Njeriu me vėmendje tė plotė ėshtė edhe njeri i plotė.

            Njeriu me vėmendje tė fortė ėshtė edhe njeri i fortė.

            Nė fund tė fundit, ēdo pėrjetim i njeriut ėshtė rezultat i cilėsisė sė vėmendjes sė vet. Nėse njeriu me tėrė vėmendjen e vet pėrjeton njė muzikė, ai edhe vete shndėrrohet nė muzikė. Nėse njeriu me krejt vėmendjen e vet pėrjeton njė pamje tė bukur bregdetare ose malore, ai edhe vetė shndėrrohet nė bregdetin ose malin e bukur.

            Prandaj, le ta pėrqendrojmė mendjen tonė kėtu qė tė mund tė mėsojmė.
Pėr rėndėsinė e jashtėzakonshme tė vėmendjes do tė bindeni gjatė mėsimeve tona, por edhe mė shumė do tė bindeni gjatė jetės e punės suaj gazetareske.

            Aq vėmendje sa do t’i kushtonin partnerit tuaj aq vėmendje do t’ju kushtojė ai juve.
Sa mė shumė vėmendje qė do t’i kushtoni njė objekti , njė dukurie, ose ēfarėdo problemi qoftė, ai objekt, ajo dukuri, ose ai problem do tė vijė gjithnjė e mė tepėr duke u rritur, duke u zgjeruar dhe duke u thelluar para jush; ai do tė vijė duke shpalosur para jush pjesėt e veta pėrbėrėse derri te detalet e veta.

            Vėmendja e juaj e pėrqendruar rreth pikės sė interesimit tuaj do ta bėjė qė, rreth asaj pike, tė pėrqendrohet sasi gjithnjė e mė e madhe e energjisė suaj. Kjo do tė jetė energjia qė do tė ushqejė me forcė vullnetin tuaj dhe do tė shndėrrohet nė energji shtytėse, kurse kjo energji me anėn e synimit do tė transferohet nė forma tė shumta aksionesh tė cilat do tė ndihmojnė realizimin e dėshirave e qėllimeve tona.

            Nga pėrvoja juaj e deritashme, keni pasur mundėsi qė tė bindeni se kurdoherė qė keni pasur vėmendjen tuaj tė pėrqendruar nė punėn tuaj keni pasur dy pėrfitime tė mėdha. Nėse, me vėmendje keni lexuar njė libėr tė mirė, pėrmbajtja e tij ju ėshtė thadruar nė kujtesė dhe nė fund e keni ndier veten tė lumtur. Nėse, me vėmendje , keni dėgjuar ndonjė kėngė ose melodi tė bukur, ju e keni kapur menjėherė melodinė dhe e keni ndier veten tė gėzuar. Nėse, me vėmendje, keni dėgjuar ndonjė bisedė, fjalim ose intervistė interesante ju e keni ndier veten tė pasuruar, tė lehtėsuar dhe tė lumtur.
            Por, kur e kemi fjalėn pėr vėmendjen, rėndėsia e saj mė e madhe dhe pėrfitimi mė i madh prej saj ėshtė se me anėn e vėmendjes, jo vetėm qė thellohemi dhe njihemi mė sė miri me objektin mbi tė cilin jemi pėrqendruar, por me anėn e vėmendjes mbledhim edh energjinė e duhur pėr tė zgjidhu problemin. Sa mė e madhe qė tė jetė vėmendja e pėrqendruar aq me e madhe ka pėr tė qenė energjia e mbledhur. Sa mė e fortė qė tė jetė pėrqendruar vėmendja jonė, aq mė e fortė do tė jetė energjia e mbledhur. Sa mė e madhe dhe sa mė e fortė tė ejtė vėmendja aq mė e madhe dhe aq mė e fortė do tė jetė energjia qė pėrmes synimit do tė transformohet nė aksione e procese qė do tė ndihmojnė sendėrtimin e dėshirave e tė qėllimeve tona.

            Tė marrim ndonjė shembull konkret. Nėse populli ynė do t’ia kushtonte vėmendjen e duhur diturisė do ta kishte diturinė; nėse do t’;ia kushtonte vėmendjen e duhur lirisė, ai, qysh moti, do ta fitonte lirinė. Me ketė shembull nuk mė shkon as mendja qė, pėr gjendjen qė jemi, ta fajėsoj popullin tonė. Jo, sepse ky, pėr kėtė nuk e ka as mė tė voglin faj. Dua vetėm tė them disa fjalė, pikėrisht, pėr tė sqaruar mė mirė arsyet pėrse populli ynė nuk i kushtoi vėmendjen e duhur diturisė e lirisė. Sepse i mungoi faktori i parė: dija.



            Ē’ĖSHTĖ DIJA?


            Edhe pėr dijen ka definicione tė panumėrt. Njė definicion , fort i pranuar, thotė se dija ėshtė aftėsia pėr tė parashikuar tė ardhmen. Por, nė bazė tė dijes qė disponoj nė kėtė moment mendoj se dija ėshtė njohja e thelbit ose esencės sė tė gjitha forcave, objekteve e fenomeneve qė na imponohen e qė na rrethojnė.

            Zgjerimi i njohurive varet nga prirjet e trashėguara pėrmes gjenec dhe nga rrethi ku lindet, rritet e edukohet individi i caktuar.

            S;ka nevojė tė jemi shumė tė zgjuar pėr ta marrė me mend se me ēfarė njohurish e aftėsish mund tė pajiset njė fėmi i lindur me tė meta piko-fizike edhe nėse lindet nė nė njė rreth fort tė pėrparuar. Po ashtu , mund tė marrin me mend se, me ēfarė njohurish e aftėsish dhe me ēfarė dije mund tė pajiset edhe fėmiu mė i talentuar nėse lindet e rritet nė njė rreth tė prapambetur.
          Shumica dėrmuese e tė parėve tanė tė lashtė e mė pak tė lashtė , u linin dhe u rritėn nė rrethe tejet tė varfra e tė prapambetura. U lindėn e u rritėn nė rrethe tejet tė izoluara bjeshkatare, malore e fshatare. Izolimi i brendshėm ndėr ilirė e ndėr shqiptarė, ishte shumė i theksuar. Nga Historia dimė pėr fiset e shumta e pėr shtete e shumta ilire, tė shkapėrderdhura hapėsinore tė siujdhesės ilirike. Kėto ishin shtete tė vogla, tė prapambetura, tė varfra dhe , tė shumtėn e herės, pa marrėdhėnie tė ngushta me njėra-tjetrėn. Mund tė merret me mend se me ēfarė dije tė mangėt mund tė pajiseshin ilirėt qė lindeshin e rriteshin nė ato ambiente tė egra malore. Ne, nuk patėm asnjė qytet tė madh ilir, qoftė nė kontinent, qoftė nė Adriatik, ku do tė mblidheshin dijetarėt ilirė dhe ku do tė kultivonin dituritė ilire.

            Disa historianė kanė dėshirė qė tė mburren m,e disa qytete tė mėdha bregdetare tė dikurshme, nė trojet ilire. Mirėpo, e vėrteta ėshtė se ato qytete, nė kohėn e vet ishin nėn pushtetin grek, ose romak, kurse ilirėt ishin gjithsesi jashtė tyre. Nė ato qytete lulėzonin dituritė greke e romake, tė shumtėn , ilirėt mund tė ishin argatė, ose konsumatorė tė kėtyre diturive. Pėrndryshe, si tė shpjegohet e vėrteta se ne, nuk trashėguam kurrfarė shkrimesh, kurrfarė mbishkrimesh, kurrfarė shėnimesh pėr dituritė e lėvruara nga ana e tė pareve tanė tė lashtė? Ne dimė pėr tė parėt tanė nga shėnimet dhe shkrimet e tė tjerėve pėr ta.

            Pas pushtimit tė plotė tė Ilirisė e tė Arbėrisė, ne ruajtėm ekzistencėn tonė fizike, ne ruajtėm gjuhėn e mėvetėsinė tone etnike e kombėtare, duke ikur e duke u vendosur bjeshkėve e maleve e duke zbritur , kur mundeshim, nė rrafshina.

            Gjatė krejt kohės sė robėrive tona, pushtuesit tanė, an rrėmbyen mbipunėn tonė, na e muarėn me dhunė mbiprodhimin tonė,na e pėrvetėsuan, me hile, mbivlerėn tonė. Por, mbi tė gjitha, na privuan nga dija. Sepse, dija ishte dhe ėshtė mė e rėndėsishmja nga tė gjitha.

            Mund tė merret me mend se me ēfarė dije e aftėsish mund tė pajiseshim ne, nė rrethanat e dominimit, diskriminimit e destruksionit tė huaj.

            Me kėtė dfije shumė tė vogėl e me kėto aftėsi shuam tė kufizuara, ne, nuk qemė nė gjendje qė tė zbulonim esencėn e forcave, objekteve e dukurive qė na rrethonin e qė na imponoheshin. Prandaj edhe u pushtua Iliria, prandaj u pushtua Arbėria, prandaj edhe u copėtuan, nė gjashtė pjesė, tokat e mbetura shqiptare, sepse, pa dije s’ka vetėdije, pa vetėdije s’ka organizim, pa,organizim s’ka forcė as pėr t’u mbrojtur, as pėr t’u liruar as pėr tė ecur pėrpara.

            Dija ishte faktori i parė qė na mungonte qė tė mund tė mbroheshim nga pushtimet greke, romake, sllave, otomane e prapė sllave. Dija ėshtė faktori i parė qė po na mungon edhe sot, qė tė mund tė shndėrrohemi nė faktor tė respektueshėm nė hapėsirat e Evropės juglindore.

            Le tė sqarojmė edhe mė pėr sė afėrmi rolin e dijes.

            Dija e njeriut lind, rritet e zgjerohet duke mbledhur njohuri e informata gjithnjė e mė shumė pėr esencėn e tė gjitha forcave, objekteve e dukurive qė na rrethojnė. Dija rritet e thellohet duke zbuluar sa mė shumė nga ato qė tashmė ekzistojnė nė rrethin tonė tė afėrt dhe tė largėt. Sa mė i varfėr dhe sa mė i prapambetur qė tė jetė rrethi ku lindet, rritet e edukohet njeriu, aq mė tė pakta janė forcat, objektet e dukuritė qė e rrethojnė. Dhe, sa mė tė pakta tė jenė forcat, objektet e dukuritė qė e rrethojnė, aq mė tė mangėta do tė jenė njohuritė e njeriut pėrkatės pėr jetėn. Dhe, sa mė tė pakta tė jenė njohuritė, aq mė e vogėl do tė jetė dija. Dhe sa mė e vogėl qė ėshtė dija, aq mė e vogėl ėshtė aftėsia ose zotėsia pėr tė zbuluar ose konsultuar esencėn e forcave, objekteve e tė dukurive qė na imponohen ose qė na rrethojnė. Dija e vogėl nuk mund tė thithė ose tė grumbulloje shumė informata e njohuri sepse nuk ka kapacitet pėr njė gjė tė tillė. Sikurse, bie fjala, njeriu qė di vetėm pesė germa tė alfabetit, ēfarė mund tė lexojė ai? Kur njeriu di vetėm njė gjuhė, gjuhėn e vet, ēfarė mund tė dijė ai pėr dijen qė akumulohet nė hapėsirat e gjuhėve tė tjera? Kur dija e vogėl vendnumėron, ajo, mė nė fund, stėrkeqet dhe prirjet pėr talentet e individėve shuhen. Dija e vogėl mjaftohet me sa mė pak informata e njohuri. I keni parė, injorantėt mė tė mėdhenj, mendojnė se janė mė tė menēurit e botės.

            Njeriu me dije tė vogėl, shqyrton objektet nė mėnyrė tė njėanshme sepse ai, nuk ka kapacitet pėr tė bėrė shqyrtimin e objekteve nė mėnyrė tė gjithanshme. Njeriu me dije tė vogėl, shqyrton dukuritė nė mėnyrė tė pėrciptė sepse ai, nuk ka kapacitet pėr tė t’i shqyrtuar ato nė mėnyrė tė thelluar.
            Njeriu me dije tė vogėl, shqyrton objektet e dukuritė nė mėnyrė formale sepse ani, nuk ka aftėsi pėr t’i shqyrtuar ato nė mėnyrė pėrmbajtjesore.

            Njeriu me dije tė vogėl, nuk ka zotėsi qė tė kridhet nė brendinė e forcave, objekteve e dukurive qė e rrethojnė dhe atje tė zbulojė kundėrthėniet e brendshme qė i vėnė nė lėvizje ato forca , objektet e dukuri. Nė kėtė mėnyrė njeriu me dije tė vogėl, vazhdimisht mashtrohet dhe humbet rrugėn nė kėrkim tė lirisė. Prandaj, njeriu me dije tė vogėl, prore mbetet objekt inferior i forcave qė e rrethojnė.

            Njeriu me dije tė vogėl, ėshtė porsi pėrēuesi i hollė i rrymės. Ai nuk e duron dot rrymėn e tensionit tė lartė. Nėse , megjithatė, do ta ngarkojmė me rrymė tė tensionit tė lartė, atėherė teli do tė digjet dhe procesi do tė dėshtojė.

            Prandaj, me punė tė pėrditshme, ngadalė, por nė mėnyrė kėmbėngulėse, le ta rrisim, le ta zgjerojmė dhe le ta thellojmė dijen tonė.

            Sot, populli ynė, me gjithė vėshtirėsitė e mėdha qė e rrethojnė, merr frymė lirisht dhe nuk ėshtė i vetmuar nė botė. Sot, falė dijes sė madhe , edhe bota ėshtė bėrė e vogėl. Sot, dija na afrohet nė ēdo hap. Duhet vetėm ta dimė rėndėsinė e dijes dhe duhet ta kemi plotėsisht tė qartė se dija e kufizuar ka si rrjedhim edhe vetėdijen e kufizuar.

 


            Ē’ĖSHTĖ VETĖDIJA?


            Vetėdija, ē’fjalė e mrekullueshme shqipe. Por kėtė fjalė nuk duhet ngatėrruar me atė fjalėn e thjeshtė tė pėrditshme kur kemi tė bėjmė me situatat kur njerėzit, pėr shkak se u bie tė fikėt, humbin vetėdijen. Ose, pasi qė kėndellen kthehet vetėdija. Nė pėrdorimin tonė kjo fjalė ka kuptimin e fjalės sė huaj koshiencė, ose edhe tė fjalės tjetėr shqipe ndėrgjegje.

            Vetėdija , pra ėshtė dija e pėrvetėsuar, dija e asimiluar, dija e metabolizuar. Nuk mjafton, pėr shembull, njeriu tė thotė se di qė shėndeti ėshtė themeli i lumturisė. Nėse njeriu, me mendjen e vet, me mėnyrėn e ushqimit tė vet dhe me sjelljet e vet e dėmton shėndetin e vet, ai, nė tė vėrtetė nuk e di se shėndeti ėshtė themeli i lumturisė. Nėse atė qė e thotė, nuk e zbaton nė jetė, atėherė kjo do tė thotė se ajo dije nuk ėshtė dije e pėrvetėsuar nga ai, por ėshtė dije jashtė vetes sė tij.
Populli ynė e thotė bukur se po s’e pate shėndetin, ta kesh edhe krejt botėn nuk tė vlen asgjė. Mirėpo, po qe se kjo dije nuk pėrvetėsohet , por vetėm pėrfolėt e shkruhet, atėherė mbetet vetėm dijne e fjetur, pėr mė tepėr, mbetet dije e vdekur, e mbėshtjellur nė fjalė e nė letėr. Vetėm dija, tė cilėn njeriu e pėrdorė, vetėm dija tė cilėn njeriu e vė nė jetė,vetėm dija, tė cilėn njeriu e zbaton nė jetė, bėhet dije e tij, bėhet dije e gjallė. Nė shembullin tonė, vetėm ai qė nė tersi, i pėrmbahet dijes pėr ruajtjen, mbrojtjen e forcimin e shėndetit ėshtė shėndetėsisht i vetėdijshėm. Tė tjerėt qė pjesėrisht ose pėrgjysmė zbatojnė dijen pėr ruajtjen, mbrojtjen e forcimin e shėndetit, ata janė shėndetėsisht pjesėrisht ose pėrgjysmė tė vetėdijshėm.

 


            VETĖDIJA KOMBĖTARE


            Dija qė pėrvetėsohet e zbatohet nė frymėn e vėnies sė interesave kombėtare pėrpara e mbi interesat individuale, familjare, grupore, fisnore, krahinore, fetare, ideologjike a partiake, ėshtė vetėdija kombėtare.

            Kjo nėnkupton marrjen pėr sipėr dhe kryerjes sipas aftėsisė, tė ēdo detyre qė ėshtė bė funksion tė ruajtjes, mbrojtjes e forcimit kombit.

            Kombi ruhet mė sė miri duke frenuar dhe pamundėsuar lakmitė e ambiciet e padrejta tė kombeve tė kombeve tjera ndaj nesh, por njėkohėsisht edhe duke frenuar e pamundėsuar ambiciet e lakmitė tona tė padrejta ndaj kombeve tjera.

            Kombi mbrohet duke mbrojtur tė gjitha tė drejtat e ēdo bashkėkombėsi, por, pa dėmtuar tė drejtat e pjesėtarėve tė kombeve tjera. Kombi mbrohet duke qenė tė hapur pėr bashkėpunim me tė gjitha kombet liridashėse nė botė. Kombi mbrohet duke mbrojtur lirinė e kombeve tė kėrcėnuara e duke ndihmuar aktivisht lirimin e kombeve tė robėruara.

            Kombi forcohet duke rritur e zgjeruar dijen e duke ngritur vetėdijen shkencore, artistike e politike si forca tė domosdoshme organizuese. Kombi forcohet duke garantuar me kėmbėngulje lirinė e mendimit dinamik, lirinė e krijimit pėrparimtar dhe tė veprimit produktiv. Kombi forcohet duke identifikuar dhe neutralizuar mashtruesit, hilexhinjtė, manipulatorėt dhe kriminelėt e tė gjitha llojeve. Kombi forcohet duke e pėrsosur identitetin e veēoritė e vetė pozitive qė, duke ngritur cilėsinė e vet, tė pasurojė larushinė e tė forcojė bashkėpunimin dhe shkėmbimin ndėrkombėtar.

 


            VETĖDIJA DEMOKRATIKE


            Vetėdija demokratike ėshtė dija e pėrvetėsuar e cila pėrkrah ose i nėnshtrohet vullnetit tė shumicės sė qytetarėve pėr tė ushtruar pushtetin politik, ose pėr tė marrė vendime lidhur me interesin kolektiv.

            Pėrndryshe fjala DEMOKRACI vjen nga fjalėt greke “ demos “ qė do me thėnė popull dhe “ kation “ ose “ kraci “ qė do tė thotė pushtet.

            Mėnyra mė efikase dhe mė e pėrhapur pėr shprehjen e vullnetit tė lirė tė qytetarėve janė zgjedhjet e lira. Si shembull pėr vetėdijen e lartė demokratike, ka mbetur e shkruar dhe pėrmendet shpesh sjellja me vetėdije tė plotė demokratike tė njė burrėshteti tė shtetit tė lashtė tė Athinės. Ky burrė ishte duke shkuar rrugės sė qytetit, papritmas i afrohet njė qytetar me rrasėn e votimit nė dorė dhe e lutė qė t’ia plotėsojė rrasėn e votimit sepse ai kishte pas qenė analfabet. Kur e pyet bujari se pėr kė pėrcaktohet qytetari i lirė, pa ditur se me kė kishte punė, qytetari i lirė i thotė qė tė shėnojė emrin e atij i cili pikėrisht, ishte kundėrshtari i bujarit qė plotėsonte rrasėn. Ai, buzėqeshi dhe ia plotėsoi rrasėn sipas dėshirės sė qytetarit analfabet.

            Ėshtė e ditur nga tė gjithė se historia e njerėzimit ėshtė plot periudha gjatė tė cilave, me anė e dhunės, pushtetin e tyre, shumicės sė popullit , ua kanė imponuar klasa, shtresa, grupe dhe individė tė ndryshėm. Kjo ka qenė dhe ėshtė e mundur pėr shkak tė kapacitetit tė vogėl tė dijes dhe pėr shkak tė shkallės sė ulėt tė vetėdijes sė qytetarėve. Mungesa e dijes dhe vetėdijes sė duhur ka si rrjedhim paaftėsinė organizuese tė qytetarėve pėr tė mbrojtur, ose pėr tė imponuar vullnetin e tyre politik.

Vazhdon...

(Ky publikim editohet me vazhdime nė web faqen www.syri3.com, me autorizimin personal tė autorit Adem Demaēi)