Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Ferit Rama

FERIT RAMA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FERIT RAMA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Ferit Rama u lind nė fshatin Shėmill, komuna Bradashash, qarku Elbasan, mė 17 dhjetor 1948.

            Shkollėn e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” e kreu nė Elbasan, si dhe studimet e larta, nė degėn gjuhė-letėrsi, e kreu nė universitetin “Aleksandėr Xhuvani, po nė Elbasan.

            Pėr 43 vjet me radhė ka punuar si mėsues nė fshatrat e Peqinit, tė zonės sė Bradasheshit e nė vendlindje. Aktualisht ka dalė nė pension.

            Ka filluar tė botojė poezi nė organet letrare tė kohės qysh nga viti 1965. Ka botuar kėta libra me poema pėr fėmijė:

            -“Kėnga e millonait”, nė vitin 1982

            -“Kėngėt e Bubulinės”, nė vitin 1987

            Kurse pėr tė rritur ka botuar kėta libra me poezi:

            -“Zjarri i lotit”, 1999

            -“Zogjtė e vendlindjes”, 2001

            - “Harlisje”, 2004

            -“Varkėzat e vjeshtės” – haiku – 2017

             Krijimet e tij janė pėrfshirė nė disa antologji. Poezia e tij haiku ėshtė botuar nė Maqedoni dhe nė revistėn e Haikut Internacional, nė Tokio, Japoni.

            Ėshtė vlerėsuar disa herė me ēmime nė konkurset me karakter kombėtar dhe mbarėkombėtar, brenda dhe jashtė vendit.

 

 

 

 

ĖSHTĖ NJĖ VEND

 

Ėshtė njė vend

ku secila dorė

mė bėhet degė e blertė,

me zogj e bletė.

 

Pas ngjizjes sė frutit,  

qershitė e pjeshkat,  

kumbullat e mollėt,

mbi krye, nėn diell,

petalet m’i ngrenė ylberė  

e nė udhė m’i shtrojnė.

 

Mjeshtri mė i madh i botės,

mbi degė trėndafili a mbi ftua,

i bie njė violine magjike

e kėngės ia merr pėr mua.

 

Ėshtė njė vend

ku, sa herė bėj tė iki,

lėvizin nga vendet

gurėt e varreve,

marrin trajta njerėzish

e nga pas mė ndjekin

me mallkime e sharje.

 

Ėshtė njė vend,

ah, ėshtė njė vend, mor mik,

ku guri i udhės

mė mban kėmbėn,

mė bėn tė thyej qafėn

e mė thotė: “Mos ik!”

 

Sa herė bėj tė iki,

prej kohėsh tė harruara,

mė del njė fėmijė nė udhė,

me fytyrė, shtat e gjeste si unė,

me zė e me shenja mė thotė:

“Ku do tė shkosh,

i paudhė?!”

 

 

VALLJA E BRADASHASHIT

 

O usta, ti ngrije lart gėrnetėn
edhe ndizma vallen Bradasheshe,
se mė theri malli pėr tė shkretėn,
dhe mė gjunjė ta kėrcej, po deshe.

 

E ka shpikur, thonė, plaku Feze,
kur nė shishe kishte pak raki
e nė sofrėn me tė varfrėn meze
e pat dehur veē gėrnetė e tij.

 

E ta nisėsh shtruar e ngadalė,
siē ka qenė e mjera jeta jonė;
mė pastaj trazoje det me valė,
siē i patėm ėndrrat pėrgjithmonė.

 

Ngrihemi, rrėzohemi nė valle,
djersa rrjedh, po lodhjen hedhim tej;
tutje hedhim brenga edhe halle
edhe ndiejmė ē'gjak na rrjedh nė dej.

 

Nėpėr valė tė valles kur jam hedhur,

silueta pleqsh nė mend mė ranė
e mbi kaq valltarė me shpirt tė thekur,
virtuozė m'u ngritėn dy Osmanė. 1)

 

Gojėhapur para jush kam mbetur.

Ē'mrekulli t'ju shihje, o tė gjorė,
ndėr ekstazė lumturie dehur,
kur ju dridhej kėmbė, shtat e dorė...

 

Ne nė valle jemi si llagari
e askush tė ligė nė zemėr s'ka.

Plakut Feze i ndriēoftė varri,
ty t'u ndrittė shpirti, o usta !

---------------------------------------------------

1) Osman Mullahu nga fshati Petresh e Osman Skura nga fshati 
Karakullak tė komunės sė Bradasheshit, nė rrethin e Elbasanit.

 

 

PA LAJM

 

Gjurmėve tė tua rritet bari

e unė vendlindjen s’ta di.

Pa lajm,

durimi m’u thye

e rrotull mė vjen njė shpend i zi. 

Oooo! Vrama shpendin mbi krye!

 

 

KTHIMI I MĖRGIMTARIT

 

Gur i rrugės nuk mė dashka,
kur u ēikka, ikka, shkaska,
qen i portės nuk mė qaska,
po mė lė tė pres pėrjashta.

 

Po veē nėna, oh, veē nėna,
ma njeh zėrin qė nga brenda,
qan e qesh si mendjelėna,
njė mijė gaze, njė mijė brenga.

 

Gur, o gur, dhe ty tė desha,
ta kam ndjerė mallin nė eshtra,
shtyva vera e shtyva vjeshta,
mbajta veten me gėnjeshtra.

 

Qen, o qen, tė rėntė tėrboja!
Ē’besė ke? Si mė harrove?
Pse po leh, t’u thaftė goja!
Qė kėlysh m’u qepe rrodhe.

 

Qeni nis mė prek me kėmbė,
fėrgėllon si shpirt njeriu,
guri gurit i ēon zėnė,
porta qeshi a trokėlliu?

 

Po del nėna, oh, del nėna…
Ē’dritė mbi krye m’i ka rėnė!
Pėrmbi ballė i ulet hėna.
Thotė fjalė a kėndon kėngė?

 

Nėnė, moj, sa herė tė thirra,
pranė t’i ndjeva sy e dorė,
nė tė liga e nė tė mira,
zėri yt mė ndezi horė.

 

Nėnė, moj!

 

 

NIMFA

 

Kur ndjeva sė pari pėr nimfa,
kam dashur tė kisha njė nimfė.
Nga mendja pėr pak sa s'lajthita,
vrapova nė breg e nė brinjė.
Dhe isha e s'isha fėmijė.

 

Me zjarrin qė digjet i riu,
u nisa si era pėr udhė,
po gjė nuk i thashė njeriu,
se bota, kur nisesh me bujė,
ta marrin dhe nimfėn nėn ujė.

 

Dhe mbrėmjet nėn shelgje mė zunė,
buzė uji mė zuri agsholi
e syri m'u lodh i pagjumė,
me ditė, me net, buzė gjoli,
po nimfa prej ujit nuk doli.

 

Drobitur, sa mė nuk rrėfehet,
i qahem njė plaku tė bardhė, 
qė bredh buzė gjolit me delet.
"Po mė dhimbsesh fort,- tha, - mor djalė,
po nimfa prej ujit ka dalė..."

 

Kėrkova nė pyll e nė zhur

e udha kėmbėt m'i griu.
S'e di as dhe sot qė jam burrė,
ajo qė rininė ma piu,
qe nimfė a bijė njeriu.

 

 

Ē’MĖ BĖRE!

 

Ē’mė bėre, moj molla majhoshe!

Me purpur tė faqes mė joshe,

Ca fjalė prej ėndrre mė the.

Me hoj e me mjaltė mė mposhte

e rashė i vdekur pėrdhe.

 

Sėrishmi mė kėmbė mė ngrite,

me hoj e me mjaltė mė gostite,

magjira mė bėre pa zė.

Ca pranga pėr kėmbėsh mė ngjite

e prangat i mbaj pėr gjithnjė.