.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera 2 - Femra - paradoks universal

Shkruan: Anila TONI 

www.syri3.com

      

FEMRA – PARADOKS UNIVERSAL

 

       Jeta ėshtė si njė pjatė frutash qė serviret para teje. Je ti ajo qė zgjedh. Jemi po ata ne, qė vuajmė zgjedhjen e gabuar. Kristali ėshtė jeta. Je ti ai qė duhet ta mbash nga frika, mos thyhet. Thėrrimet janė gabimet e sė shkuarės dhe dot nuk mblidhen. Shihe vetėn e ndare nė shumė copa.

          

 

                                                                                                                                

            Femra … Ky emėr nė logjikė gurtėsore ėshtė materie seksuale, apo diēka tjetėr?

            Sa jemi nė gjendje tė kuptojmė shpirtin dhe zemrėn e njė femre…

            A ekziston diēka tjetėr pėrtej fytyrės engjėllore, njė forme trupore mahnitėse, apo…

            Valle, KANĖ NDJENJA FEMRAT dhe si vendoset cikli i dilemės…

 


            Sot jemi nė llogari kalendarike 2010, mjafton tė hapesh sytė dhe sendet, objektet, trajtat, nuk pohojnė stilin e jetės qė kėrkojmė. Gjithkush ka dhe mbart njė familje, kokėn e pėrplas tek e njėjta nėnė, diku pasqyra e mėrzitjeve tė kėrkon njė mike ose njė mik. Grotesku i gjellės sė pėrditshme behet gati i pashijuar, sikundėr mėma KOHE tė jetė kuzhinierja mė e keqe. .
            Mijėra femra trajtohen si materie seksuale, janė tė njėjtėt sy tė zmadhuar si tė Lukes. Buzėt mėrmėrisin sindromėn nė dy kohe paralele: ”A don qymyr zotni?” (Rruga Migjeni), ke dėshire…- Rruga Demokracia 2010…

            Nė kėtė thembėr Akil, harron arsyen e ekzistencės si qendra e botės, si krijesa e dhėnė e aftė tė prodhoje gjeneratė; si limfa tė AND-s tė jetės pėrtej jetės. Nuk ėshtė asgjė kjo, pėr klientėt e saj. “Ai“ kėnaqet, dėfrehet sikundėr “AJO“ tė jetė plaēka dhe kukulla (lodra) e pa dhėnė nė femini. Pėr tė s’ėshtė asgjė pėrveē, alarmit. Alarmohet vetėm nė sė gabimisht midis tyre ngjizet diēka. Rrugėt ndahen si njė shpatė e ndryshkur. “AI” s’mban pėrgjegjėsi, “AJO” viktima, duhet tė zgjedhe. Tronditja mė e frikshme ėshtė tė linde. Vet ka vetėm 15 simfoni tė jetuara. Krijesa (femija) do punojė si njė ēekan, si vargu i njė Migjeniani tė zverdhur “- Mjerimi punon, punon ditė e natė“ si njė ēekan do tė rrahi pėr t’i kujtuar asaj mornicat, vendet e nxira apo tė djegura nė njė kohe modern, ajo quhet shitje e pastėr trupi (prostitutė ). Truri i saj ėshtė njė mur i erret sikundėr errėsira nė barkun e saj .

            Akrepat lėvizen mbrapsht pėr tė formuar dhe deformuar kujtesėn time mishtore. Vetėm para disa vjetėsh njoha njė 15-vjeēare (AK) pėr shkak tė gabimit fatal, mbeti shtatzėnė. Tė abortoje fėmijėn, quhej tabu. Vendosėn tė tjerėt pėr tė. Lau gryken e turpit me njė 17-vjeēar (memec). Mangėsia e tij, paguhej baraz me turpin nė barkun e saj. Ėshtė shumė komike dhe tragjike, nuk monologon asnjėherė (17-vjeē Dhender) Ēajupi do trandte pohimin dhe mohimin) Dy fėmije sollėn nė jetė njė fėmijė. A kishin fytyrėn e nėnės dhe babait apo ishin akoma adoleshence?! Si do edukonin dy fėmijėt, fėmijėn?! Matematika primitive ėshtė e thjeshtė. Legjenda modern u gatua nga disa rapsodė MALAZEZE (fėmija shtoi numrin e padėshiruar nė kėtė botė).

            Prologu im - Ishit ju qė ia shkulet pjesėn mė tė bukur tė jetės. Ishte koha, kur varfėria paguhet me trupin. Je ti ajo qė shet dhe shoqėria blen pa kursyer. Nė kohėn time modern dhe ēalamanė, ATA quhen krijesa tė pa identifikuar. Nuk ėshtė asgjė personale qė lidhet me mua, as me ju; lidhet me shoqėrinė,  “atė GLOBALEN“ qė na mbart si barka e ēmendur e tokės sė pa premtuar.

            Tė kesh njė fėmijė, ėshtė bekim i perėndisė si pema qė i duhet kopshtit tė jetės. Do ketė gjakun tėnd, frymėmarrjen tėnde, do qajė njėsoj si ti dikur nė duart e nėnės. Ajo ėshtė thjesht njė femėr. Mitra e saj nuk mund tė mbaje feminė. Personazhi fisnik i imi grua (LD) bėn gjithēka, rrezikon jetėn si Nositja e fundit e epokės Lazgushjane pėr tė trashėguar dhe pėr tė vetmohuar. Anashkalon mjeket, termat mjekėsore, bluzat e bardha gati 9-muaj, njė qarje fėmije nė salle lindjeje, gėzimi ka marre arratinė. Sytė kanė mbetur hapur qė tė shohė foshnjėn. Njėra dore varur si dege pėr tė kėrkuar fytyrėn e tij. Njėri gjoks nė kufijtė e vdekjes ende derdh qumėsht tė bardhe bjeshke. Kėmbėt tė ngrira si cokla, gati pėr tė tundur djepin. Thua pashe ROZAFATIN apo nė kohen time modern thėrritej ROZAFE; U murros me vdekjen nė emėr tė lindjes. Tė vazhdoje ajo, kėshtjella, tė ngrejė mure (Cikli i trashėgimisė sė pastėr dhe fisnike). Pėr herė tė pare dhe tė fundit ndjeu zėrin e foshnjės dhe iku bashke me fisin e Rozafave.

            Jeta ėshtė si njė pjatė frutash qė serviret para teje. Je ti ajo qė zgjedh. Jemi po ata ne, qė vuajmė zgjedhjen e gabuar. Kristali ėshtė jeta. Je ti ai qė duhet ta mbash nga frika, mos thyhet. Thėrrimet janė gabimet e sė shkuarės dhe dot nuk mblidhen. Shihe vetėn e ndare nė shumė copa. Shpėrfytyrohesh nė njė ēehre tė zbehtė. Ka veē plage dhe flokė tė rena. Imazhi tragjik i trenit tė gabuar ku ti nis vetveten. Duart nuk mbartin dot as njė gotė ujė. Gota – vdekja; Uji – Jeta i mbart tė dyja dhe harron tė pish ujin e jetės, por atė, helmin e vdekjes e than HIV nė kohen time modern. Tragjedia gati shekspiriane kėrkon kolapsin tėnd modern. Pret tė lindesh njė fėmijė…

            Apeli – apelon. Fėmija ėshtė i destinuar tė vdesė ose tė mos lind. Ka vulėn e errėt tė vdekjes, tė trashėguar nga ty. Destinohet tė vdesė nga e njėjta sėmundje qė mbart trupi yt. Akti i lindjes u krye. “Gardhet e botės janė mė tė frikshme se gardhet e kopshtit tėnd “ (Viktor HYGO).

 

 

            Pjesa dėrmuese e njerėzve urrejnė pjellėn tėnde. Urrejnė zvarritjen e trupit deri nė stacionin e vdekjes. Parullat nė qytetin tim lexohen nė dialektin gegė “Mallkon zot e dreq, mallkon barrėn e rėndė “

            Ti linde pa i dhėnė mundėsi vetes dhe fėmijės tė jetoje. Bileta e vdekjes u ble nė tė njėjtin ēast. Kur u infektove me HIV. Paradoksi tė zgjedhėsh – tė abortosh – tė lindesh. Ėshtė kjo dilema e pafundme e eksperiencave dhe mistereve njerėzore. Je ti ajo qė vendos pėr tė qenė nėnė e shėndetshme, vetėm ti dhe askush tjetėr nuk mund tė eksploroje ėndrrat e tua. Vetėm ti zgjedh nė mėnyre tė drejtė e tė shėndetshme. Ėshtė koha qė duhet tė zgjedhėsh. Unė nuk mund tė paragjykoj mendimet e tė tjerėve. Kjo do tė ishte farsė e tepėrt. Bindja perfekte lidhet me faktin absolute dhe abstrakt se ky fenomen ka pėr tė qenė i pranishėm deri nė mosekzistencėn e qenies. Edhe vet aborti dėnohet me ligj. Gjen forma pėr t’u zbutur. A mund ta quash imorale kur nuk mund ta ndalosh, kur nuk di koishiencen psikologjike te njė aborti? Femra historikisht cilėsohej si njė pakice shoqėrore nė termin “Seksi i dobėt“  Z. FROID dhe ndrydhet akoma nėn pasojat e diskriminimit. Stereotipat e ndrydhjes e bėjnė sot femėr apelante tė betejave pėr tė drejta nė emėr tė sė drejtės.

            Nė raporte tė pėrparimit shoqėror, femra duhet tė pėrsosi armėt pėr ekzistence dhe pjesėmarrje. Koha reale dhe ideale tregojnė se arma mė e fortė e femrės e bėn tėrheqėse, tė dėshirueshme, tė lakmueshme. Koha ėshtė gjykatėsja mė e mire e proceseve tė inferioritetit femėror. Nė kėndin ELEGANCE – VIRTYT dhe nė kėndin e ngushtė “TĖ KENAQSISE DHE RIPRODHIMIT” ajo dyzohet. Nė alternative e parė ėshtė hyjnore = plotėsi tė shoqėrisė. Nė alternative e dytė viktimė e krijuar nga vet shoqėria. ” Faji ėshtė i tė gjithėve, pavarėsisht nga faji“ (F. Kafka). “Morali na nxit tė zbatojmė ligjin “ - thotė SOKRATI, - ligji na shtyn tė bėhemi tė moralshėm. Atėherė psikologet, shkolla, universitetet, ndėrgjegjėsimi, shteti, shoqėria e hapur duhet tė bėjnė betimin human: ”Per tė mos qenė dhunues tė tėrthortė tė femrės“.

            Prologu im - Ta mbajė apo mos tė mbajė (fėmijėn) ėshtė barasvlerė shekspiriane - “Tė rroje a mos tė rroje“ (nderi), kjo ėshtė ēėshtja…

            “Kjo ėshtė deklarata mė e pastėr pėr ruajtjen e pjesshme tė moralit dhe moderimit tė shoqėrisė, pėr ekzistencėn nė emėr tė njė ekzistence tė shėndetshme“ - Linkoln. Hpokrati shėnoi betimin e tij tė famshėm - “Nuk do t’i jap leje gruas pėr tė bere abortin“. Vėshtrimin drejt femrės do tė ishte si tė shikoje pėr herė tė fundit njė krijesė tė gjalle.

            F. Kafka – “Tė gjithė Brenda vetes duhet tė shkulin degėt e injorancės“.

            Universalizmi global kėrkon shpirt human… tepėr human. Nė zemrėn e ēdo femre, -NĖNĖ TEREZA, gdhendi martirizimin e saj .

            “Jeta ėshtė luftė,

            Mėsohu edhe mė tė.

            Jeta ėshtė jetė,

            Lufto pėr tė.

            Jeta ka dhe gardhe,

            Sfidoje.“

            Nėse vargjet do bėheshin shtylla dhe shtyllat do themelonin tempullin e gruas (kudo nė botė) asnjė stuhi sociale, pseudopolitike, pseudoshtetesh, tymjane mentalitetesh dhe Histori me zhurmues, nuk do t’i rezistonin dot emrit – GRUA.  Zotat bekuan gruan dhe zgjodhėn vetėm atė (tė lindė, nė emėr tė jetės pėr tė lenė trashėgimtarė tė shėndetshėm.)

            Bota pėrplasėt rreth vetes. Femra, paradoks universal.



            Literature: Franc Kafka - “PROCESI”  Zigmud Froid - “PSIKOLOGJIA” Mitrush Kuteli - "TREGIME TĖ MOĒME SHQIPTARE“ Migjeni – “NOVELAT E QYTETIT TĖ VERIUT“  Ēajupi -. “14-VJEĒ DHĖNDĖR" Viktor Hygo - “MITOLOGJIA SI SHKENCE” Shekspir - “HAMLET” Sokrati;  Linkoln;  L. Poradeci - “VALLJA E YJEVE” Nėnė Tereza -  “JETA“  Hipokrati - "LETĖRSIA ANTIKE GREKE“; pėrvoja dhe eksperienca tė jetuara.