Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - FĖMIJĖT KANĖ TIPARE ENGJULLORE QĖ NUK  DUROJNĖ DHUNĖ DHE ABUZIME Ē‘NJERĖZORE

Shkruan: Dedė PREQI

Opinion

FĖMIJĖT KANĖ TIPARE ENGJULLORE QĖ NUK  DUROJNĖ DHUNĖ DHE ABUZIME Ē‘NJERĖZORE

Nė secilėn shoqėri njerėzore ky fenomen ėshtė i prekshėm dhe i dhembshėm, e posaēėrisht duhet tė bėjmė jo vetėm fjalė, por vepra konkrete, qė vėmendja e autoriteteve, mediave dhe opinionit publik nė Kosovė dhe gjetiu tė orientohet mė shumė nga kjo gjendje e dhimbshme e  shoqėrisė, e cila e tradhton shpirtin tonė nė ēdo hap tė jetės sė pėrditshme.

 

               

            Nė shumė vende tė botės fėmijėt janė tė lėnė pas dore, ose shfrytėzohen nė mėnyra tė ndryshme… Gjithashtu, fėmijėt janė tė terrorizuar dhe dirigjohen nga padronėt e tyre, tė cilėt pėrdoren si skllav dhe mund tė kthehen edhe nė mallra kontrabandimi. Ky fenomen do tė merr pėrmasa mjaftė tė mėdha nė ēdo shoqėri njerėzore, duke dėmtuar tė gjitha tė drejtat themelore qė u takojnė fėmijėve.

            Historia rrėfen se fėmijėt janė keq-pėrdorė edhe nė „revulucione“ tė ndryshme mė herėt, por janė edhe mė tė prekshme sot shfaqjet tjera tė tyre, tė cilat po i sjellė koha nė shoqėrinė njerėzore. Natyra e fėmijėve e ka fuqinė e simbolikės mė engjėllore, qė synon para botės me njė horizont tė qartė, e cila i jep jetės njė kuptim dhe domethėnie tė ndjenjės njerėzore, pa tė cilėn nuk mundet asnjė shoqėri tė zhvillohet, tė ekzistojė dhe tė jetojė nė rrethana normale.

            Edhe nė vendet tona shqiptare, posaēėrisht nė Shqipėri dhe Kosovė, fėmijėt janė tė rrezikuar nga fenomenet e ndryshme negative, tė cilėt abuzohen pamėshirshėm dhe pasojat e tyre janė shumė evidente nė shoqėrinė tonė. Nė ēdo rrugė tė Tiranės dhe Prishtinės, si dhe nė shumė qytete tjera, tė bien nė sy plot fėmijė qė kėrkojnė lėmoshė dhe shumė tė tjerė qė pastrojnė xhamat e makinave dhe lusin me shpirt e lot nė sy, qė tu japish diēka nė dorėn e shtrirė…

            Janė edhe shumė pamje tjera tė dhembshme qė shfaqėn nga fėmijėt e tillė, tė cilėt i takojnė mė sė shumti komunitetit „rrom“ e tjerė, qė shfrytėzohen me anė tė punės, ose futėn nė aktivitete tė ndryshme ilegale, apo abuzive, duke qenė tė detyruar me forcė, ose tė mashtruar me ndonjė dhuratė modeste. Shumica e tyre qė kalojnė kufirin, pa ose pėrmes padronėve tė caktuar, fati i tyre mbetėt nėn mėshirėn e trafikantėve, qė ata i shėndėrrojnė nė mallra sipas oreksit tė pronarėve kriminel.

            Nė secilėn shoqėri njerėzore ky fenomen ėshtė i prekshėm dhe i dhembshėm, e posaēėrisht duhet tė bėjmė jo vetėm fjalė, por vepra konkrete, qė vėmendja e autoriteteve, mediave dhe opinionit publik nė Kosovė dhe gjetiu tė orientohet mė shumė nga kjo gjendje e dhimbshme e  shoqėrisė, e cila e tradhton shpirtin tonė nė ēdo hap tė jetės sė pėrditshme. Ėshtė e ditur se ēdo fėmij ėndėrron jetėn e vet tė mirė dhe tė lirė nė krihet e nėnės sė vet dhe gjumin e ėmbėl nė prehrin e saj.

 

 

            Asnjėherė Kosova nuk ka pas abuzime dhe keqtrajtime me fėmijė se sa sot me lloje tė ndryshme tė sjelljeve negative edhe nga ana e prindėrve, si dhe abuzimet e nxėnėsve  nga mėsonjėsit e tyre nė shkollat fillore. Dhe pėr kėto tė fundit, duhet tė turpėrohet, apo ndėrgjegjėsohet Ministria e Arsimit, e cila tregohet e pa aftė nė pengimin, ose zbutjen e kėsaj dukurie tragjike, duke zbatuar masat dhe rregullat ligjore, si dhe parandalimin e pėrdorimit tė narkotikėve dhe llojeve tjera tė drogės, qė janė shumė evidente nė shkollat e Kosovės.

            Ēėshtjet tė cilat ndėrlidhėn me kėto fenomene pėr tė drejtat, apo abuzimin e fėmijėve, marrin shumė pak kohė nga autoritetet pėrkatėse dhe mediat publike, duke i dhėnė rėndėsi dhe hapėsirė mė tė madhe lajmeve dhe ngjarjeve politike, qė pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė mediave rreth njė komuniteti, atij serb, dhe duke lėnė anash komunitetet tjera, veēanėrisht komunitetin rom dhe ashkalinj, tė cilėt janė tė prekur mė sė shumti nga kjo dukuri e rrezikshme shoqėrore.

            Kryesisht kėtė formė negative tė abuzimeve me fėmijė e shohim sot nė ēdo mes shoqėror, dhe jo vetėm nė vendet e pa zhvilluara, por edhe nė ato vende ku janė kushtet mė tė volitshme, por ajo qė dhembė mė sė shumti ėshtė nė mesin tonė tė shoqėrisė kosovare, e cila cilėsohet njė shembull i keq nė rajon, kur dikush po luan me fatin e tė rinjėve dhe adoleshentėve tanė, duke i mashtruar dhe shndėrruar nė personazhe kriminale, sikur qė ishte edhe rasti i fundit, kur dy vajza tė mitura nga Tėrpeza e Vitisė, qė kishin tentuar tė u bashkohen grupeve tė ISI-sit. Nė kėtė mėnyrė, edukata nė familje si shprehje kryesore, nė pėrcaktimin e kėshillave drejtė rrugės sė fėmijėve nė kėtė rast mungon dhe diēka mė shumė, mė se sa komunikimi i pa mjaftueshėm nga pjesėt tjera tė Institucioneve pėrkatėse dhe ato shkollore.

            Roli i prindėrve ėshtė njė ndėr rolet mė tė rėndėsishme, i cili mund tė ketė ndikimin mė tė plotė pozitiv nė balancimin e rrugės dhe rritjes sė fėmijėve nė njė frymė tė shėndoshė. Roli i prindėrve te fėmijėt ėshtė njė ndėr rolet mė jetike dhe mė tė dinjitetshme qė fėmija  merr besimin dhe krijimin e vetvetes, drejtė zhvillimit dhe vlerave universale tė jetės. Dhe duke krijuar vlera humane, morale e disiplinore, tė cilat disponojnė dhe krijojnė garanti nė harmoninė e jetės sė tyre.

            Shkolla dhe mėsonjėsit janė faktor dhe indikator tė rėndėsishėm, qė ndikojnė pozitivisht nė mirėvajtjen e edukatės dhe arsimimin e fėmijėve nė bazė tė planeve dhe programeve shkollore, tė cilat janė tė ndėrtuara nė baza tė shėndosha dhe tė mirėfillta, qė jep njė Institucion edukativo-arsimor nė ēdo shoqėri demokratike. Mėsonjėsi ėshtė prindi i dytė te fėmijėt shkollor, tė cilėt japin dhe plotėsojnė nga normat prindore me ato shkollore, nė formimin dhe zhvillimin e fėmijėve, duke ndėrtuar dhe zhvilluar kulturėn e tyre rinore.

            Ndikimet fetare janė tė mirėseardhura, tė cilat te fėmijėt kontribuojnė nė krijimin e edukatės dhe sjelljen nė familje duke sjellė afrinė dhe dashurinė pėrveē religjionit, po ashtu edhe ndaj prindėrve e tė afėrmeve tė vet. Ndikimet fetare nga parimet e shėndosha, fėmijėt mund tė ngadhėnjejnė dhe pėrfitojnė elemente tė rėndėsishme tė jetės, e nėse efektet e natyrės pozitive shdėrrohen nė qėllime tė natyrave tjera, qė shfrytėzohen pėrmes fėmijėve, sikur qė janė luftėrat aktuale nė hapėsirat e ISI-sit dhe vendet tjera, atėherė kemi tė bėjmė me njė formalizėm, qė dhunon dhe cungon tė drejtat e tyre nė thėmel.

            Edhe ndikimet mediatike, janė pjesė e edukatės dhe zhvillimit tė fėmijėve, pėrmes programeve edukative e arsimore, si dhe informacioneve tė nevojshme nė fushat shoqėrore e shkencore. Por, duhet pėrmend edhe pjesėn negative tė tyre, qė disponojnė programe tė ndryshme e komerciale, tė cilat ndikojnė nė mėnyrė negative te fėmijėt nė pėrgjithėsi. Edhe pse teknika elektronike ka arritur zhvillimet e veta tė pėrsosura, ajo i ka edhe defektet e veta, posaēėrisht nė ato vende ku mungojnė ligjet qė rregullojnė programet e veēanta televizive pėr fėmijė.

            Kishte me qenė mirė qė pėrgjegjėsit e Institucioneve dhe autorėt kryesor tė ligjeve pėrkatėse mbi tė drejtat e fėmijėve, tė marrin fėmijėt e tyre shembull, qė tė dalin vetėm njė ditė rrugėve tė qytetit nė Tiranė dhe Prishtinė, e tė shtrijnė duart e tyre, tė kėrkojnė lėmoshė, apo tė pastrojnė makinat e tė shesin cigare, me tė cilėt ēka kishte me ndodhur?... Ndėr tė shumtit ta bėjnė kėtė shembull, me siguri se kishte me ndryshuar edhe shumė ēka nė administratėn sociale dhe tė tjera, dhe kishin me qenė mė tė disponuar tė shikojnė abuzimet e fėmijėve tė tjerė, tė cilėt e ruajnė nė shpirt mjerimin dhe pėrbaltjen e jetės sė tyre tė pėrditshme.

            Prandaj, vizioni i turbullt i kėsaj shoqėrie dhe i pa sigurt nė vetėdijen shoqėrore, qė nxitė dilemat e pa qarta tė ekzistencės njerėzore, dhe pėrveē kėtij embrioni tė tulitur dhe tė dukshėm nė shoqėrinė tonė, mbase edhe ka zėnė rrėnjė kush e di se kur, por tani del e shpėrthen me fuqi nė sipėrfaqe, e cila nuk i ka hije kėsaj demokracie. Pikėrisht kjo plagė dhe shumė tė tjera, tė cilat pasojnė tė panumėrta nė shoqėrinė kosovare, nuk janė prodhim qė ka shkaktuar armiku i kohės, por aktin e tė gjitha shėmtive qė dalin nė sipėrfaqen e sotme, janė vepra aktuale tė qeverive tė korruptuara, duke pėrbuzė ujėvarat e kuqe qė rrjedhėn nga gjaku i dėshmorėve tė lirisė, tė cilėt na bėnė tė mundur jetėn tonė tė lirė, por jo edhe nė kėtė mėnyrė