Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė ndryshme 2 - Fėmijėt dhe fati i tyre nė disporė!

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

FĖMIJĖT DHE FATI I TYRE NE DIASPORĖ!

 

      Sipas psikologjisė sė personalitetit, perioda e fėmijėrisė ėshtė perioda mė e rėndėsishme e zhvillimit psikofizik tek fėmijėt, ku nėn ndikimin e faktorėve tė ndryshėm si: prindi, familja, rrethi, shkolla, shoqėria etj. varet edhe zhvillimi i mėtejmė i vetive tė pjekura e tė qėndrueshme tė personalitetit, si karakteristikė kryesore e pasqyrimit tė tij nė tė gjitha shtresimet e mėvonshme tė proceseve jetėsore.

 

            Derisa po e lexoja shkrimin e mikut tim V. Fetahu, “Frika racionale dhe irracionale tek fėmijėt”, m’u kujtua njė artikull i ime qė e kisha botuar para mė sė 14 vitesh ne njė revistė shqiptare qė botohej asokohe nė perėndim, gjegjėsisht nė Zvicėr.  E kėrkova artikullin dhe e gjeta. E rilexova njė herė, dy herė... dhe pėr ēudi nuk vėrejta ndonjė ndryshim tė theksuar nga aktualiteti i sotėm! Edhe sot, kur kemi shtetin tonė tė ėndėrruar me shekuj e tė formuar me sakrificat mė tė dhimbshme, kjo fushė shumė e ndjeshme shoqėrore e kombėtare, ka mbetur po aq pak e lėvruar, pra ėshtė punuar e investuar fare pakė, qoftė individualisht qoftė institucionalisht, sikurse edhe para 14 vitesh kur ishim nėn okupim klasik, dhe kam frikė se rendimentet pėrfundimtare nga  ky investimi minimal do tė jenė shumė tė ulėta por edhe tejet tė vonshme!...

            Duke i ndjerė shpirtėrisht dhembjet e kėsaj plage ende tė hapur nė perėndim, duke e pasur parasysh peshėn qė bartin gjeneratat e reja nė proceset e pėrgjithshme globale, duke qenė i vetėdijshėm se kėto gjenerata janė ambasadorėt tanė mė tė denjė, se kėto gjenerata janė perspektiva e kombit tonė, por edhe thesari mė i madh i tij, e pash tė udhės ta (ri)aktualizoj sėrish kėtė artikull, kuptohem me disa modifikime tė vogla. Jo pėr tė apeluar... sepse as qė mund t'i dėgjojnė veshėt e shurdhėr ato, por, thjesht, si njė (ri)pasqyrim tė kėsaj gjendjeje tė mjerueshme.

 

            Ndikimi i faktorėve politikė, psikologjikė, ekonomikė etj. nė situata abioze, siē kanė mbretėruar njė kohė tė gjatė edhe nė trojet tona tė okupuara, bėri qė njė pjesė e madhe e bashkėkombėsve tė marrin rrugėn e mėrgimit. Disa pėrkohėsisht e disa pėrjetėsisht!

            Pre e kėtij fati atavik e tragjik u bė edhe brezi ynė mė i ri (qė ėshtė edhe objekt i kėtij shkrimi), i cili nėn ndikimin e rrethanave adventive, moshės sė re, indolencės sonė etj. ka humbur nė labirintin e pafund tė diasporės.

            Fėmijėt, siē dihet, janė njė ndėr treguesit, pasqyruesit, trashėguesit mė tė denjė tė ardhmėrisė dhe perspektivės sė njė populli, ata janė shpresa, pasuria, ardhmėria e tij. Prandaj edhe ēdo shoqėri rėndėsi prioritare i kushton ēėshtjes sė zhvillimit dhe brumosjes tė kėsaj moshe nė njė frymė sa mė tė shėndoshė edukativo-arsimore.

            Sipas psikologjisė sė personalitetit, perioda e fėmijėrisė ėshtė perioda mė e rėndėsishme e zhvillimit psikofizik tek fėmijėt, ku nėn ndikimin e faktorėve tė ndryshėm si: prindi, familja, rrethi, shkolla, shoqėria etj. varet edhe zhvillimi i mėtejmė i vetive tė pjekura e tė qėndrueshme tė personalitetit, si karakteristikė kryesore e pasqyrimit tė tij nė tė gjitha shtresimet e mėvonshme tė proceseve jetėsore.

            Fėmija ka nevojė dhe mundohet qė tė imitojė dikė nė jetė. Si model mė tė afėrt e mė tė ndjeshėm i ka prindėrit. Prindi, pėr tė, paraqet gjithēka... Por, lind pyetja: ēfarė modeli mund tė paraqesin prindėrit nė rrethanat si kėto nė diasporė? I ngarkuar me obligime tė karaktereve tė ndryshme, prindit (babait) i mbetet shumė pakė kohė pėr t'u marr me ēėshtjet qė e preokupojnė, e bėjnė kureshtar, e shqetėsojnė apo edhe e mundojnė fėmijėn e qė janė shumė tė nevojshme nė atė moshė pėr formimin dhe kultivimin e njė edukate tė drejtė e tė shėndoshė tek ai, edukatė qė do ta karakterizoj nė tė ardhmen si personalitet. Kėshtu, nė mungesė tė kontakteve, tė bisedave, tė kėshillave... tė ngrohtėsisė prindėrore, natyrshėm favorizohet ose imponohet edhe reflektimi i ndjesisė sė inferioritetit midis tyre. Ai e ndien mungesėn e prindit, indolencėn e tij, dhe kjo indolencė (e paqėllimshme) shkallėzohet gradualisht nė kohė me pėrmasa negative. Kėshtu fėmija krijon paragjykime nga mė tė ndryshmet: e ndien veten si tė braktisur nga prindėrit; i duket vetja si i huaj nė gjirin familjar; humbė mbėshtetjen e sigurisė etj. etj., qė si pasoja kanė destabilizimin e zhvillimit tė njė personaliteti me edukatė tė drejtė e tė shėndoshė.

            Nėnat (pa dashur ta lėndoj askėnd, edhe pse kėtu ėshtė fjala pėr gjeneratat e mėhershme), nė tė shumtėn e rasteve, nėn ndikimet arkaike, advente e patriarkale kanė mbetur nė njė stad shumė tė ulėt tė ciklit arsimor, e disave prej tyre u mungonte edhe ky arsimim! Mungesa e ngritjes arsimore tek ato (pasi fėmija pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalon pranė nėnės), vetvetiu reflektohet edhe tek fėmijėt, dhe nė tė shumtėn e rasteve, si rezultat pėrfundimtarė, kemi nivelin e ulėt tė zhvillimit tė inteligjencės, e me kėtė edhe suksesin e dobėt nė procesin e shkollimit. Nuk thuhet kot: Njė grua (nėnė) e shkolluar - njė familje e arsimuar dhe edukuar, njė shoqėri e emancipuar dhe kulturuar."

            Edhe mė i thellė bėhet hendeku i kėsaj dukurie, kur te dy prindėrit janė nė marrėdhėnie pune dhe fėmija lihet nėn pėrkujdesje tė dorės sė tretė!...

            Pėrveē faktorit prind, faktor tjetėr qė ndikon nė zhvillimin dhe edukimin e shėndosh tė fėmijės, ėshtė edhe faktori social. Rrethi dhe shoqėria nė tė cilėn rritet dhe zhvillohet fėmija nė diasporė, kuptohet qė ėshtė adventive. Shoqėritė e vendeve "mikpritėse" me metodat e tyre tė pėrsosura e tė sofistikuara (nga pėrvoja praktike me tė huaj), duke e njohur psikologjinė e fėmijės, mundohen qė me ēdo kusht ta asimilojnė duke e mėkuar me mentalitetin e tyre pėr t'ju pėrshtatur sa mė mirė rregullave dhe normave qė disponon ajo shoqėri, qė natyrisht, ėshtė nė interes tė saj pėr t'i integruar. Por, pavarėsisht nga kjo, ata "tolerojnė" edhe vazhdimin e aktiviteteve me pėrmbajte kulturore e kombėtare, nė pėrmasa tė caktuara (varėsisht nga shoqėria), duke mos cenuar interesin e vetė shoqėrorė - kuptohet. Por ēėshtja qėndron nė atė, se sa arrin ta shfrytėzon komuniteti ynė ketė "tolerance" nė lidhje me edukimin e gjeneratės sė shpresės?!

            Edhe pse nė shumė shtete janė lejuar orė plotėsuese pėr vazhdimin e mėsimit nė gjuhen amtare, rezultatet nuk premtojnė optimizėm. Pengesat janė tė karaktereve tė ndryshme:

            -Koordinimi i dobėt mes partive, klubeve e shoqatave ekzistuese (qė janė me bollėk!);

            - synimet e sėmura mamoniste tė individėve;

            - karrierizmi;

            - joprofesionalizmi;

            - mungesa e pėrvojės;

            - shkalla e ulėt e vetėdijes etj. etj., e qė tė gjitha, nė instancat e fundit, sėrish rezultojnė negativisht nė zhvillimin e drejtė, tė shėndosh dhe tė qėndrueshėm tė cilėsive tė personalitetit tek brezi i ri.

 

 

 

            Mungesa e literaturės adekuate pėr fėmijė, qė ėshtė ushqimi dhe frymėzimi kryesor pėr ta, e ka burimin nė neglizhencėn e subjekteve pėrkatėse ndaj kėsaj ēėshtjeje, edhe nė diasporė edhe nė vendet amė. Pėrkundėr disa ēapitjeve individuale nė kėtė drejtim, dhe ato tė mbuluara me vello kamufluese, studime serioze nuk janė ndėrmarrė, qė vetvetiu nėnkupton edhe mungesėn e rezultateve dhe dėshtimin e shumė paraleleve me mėsim plotėsues.

            Gjithashtu edhe nė shtypin tonė ditor e periodik, trajtimi i temave pėr fėmijė figuron shumė pak (pėr tė mos thėnė aspak). Disa prej tyre, me pretendime "se merren me politikė tė lartė", injorojnė zanafillėn e kombit dhe nė njė mėnyrė e margjinalizojnė atė; tė dytėt, faqe tė tėra i stėrmbushin me reklama komericale; tė tretėt, nė mbi gjysmėn e faqeve tė revistės trajtojnė tema me pėrmbajtje imorale e kėnde njoftimesh... e kėshtu me radhė... dhe qėllimi i tyre nuk do koment. D.m.th. dominon nė pėrgjithėsi njė lloj letargjie pėr kėtė ēėshtje! Derisa nė anėn tjetėr me patetizėm flasin pėr natalitetin nė rritje, krenohen me popullin me njė moshė mė tė re nė Evropė, pėr ardhmėrinė e tij etj. duke u bazuar pikėrisht nė kėtė brez qė vet e injorojnė, nė kėtė brez qė mė sė paku i pėrkushtojnė kohė e hapėsirė nė faqet e mediave tė tyre. Gjithashtu, nuk duhet pėrjashtuar as faktorėt e tjerė qė kanė ndikim tė dyanshėm nė kėtė drejtim.

            Ēfarė rezulton nga gjithė kjo?

            Njė gjendje mizerabėl nė mesin e shoqėrisė sonė, njė regres kolektiv, njė mospėrgjegjėsi ndaj ardhmėrisė, ndaj brezit qė po vije, ndaj atij brezi qė mbėshtetet e krenohet ēdo shoqėri... ndaj vetvetes! Andaj pėrgjegjėsia pėr neglizhencė nė kėtė drejtim bie mbi tė gjithė, pavarėsisht nga roli qė luajmė dhe pozita qė kemi, qoftė si individ apo si kolektiv, sepse ky brez ėshtė pasqyra e ardhmėrisė sonė, dinjitetit, tonė, ėshtė shpresa e kombit. Ēfarėdo  justifikimi pėr kėtė gjendje akatalepsie nuk qėndron. Duhet mobilizim i pėrgjithshėm, pa pėrjashtim, duke filluar nga individi (prindi) e deri te institucionet shoqėrore e shtetėrore, duke mėnjanuar indiferencėn dhe indolencėn tonė dhe vėzhguar situatėn vetėm si spektator pasiv. Duhet vepruar me pėrkushtim, me pietet tė lartė ndaj brezit tė ardhmėrisė, nė qoftė se dėshirojmė te kemi brez vital, tė shėndoshė e inteligjent. Sasia nuk na mungon, por ajo nuk mjafton pa bazėn themelore - cilėsinė. E faktor pėrcaktues tė cilėsisė jemi vet ne, prandaj, t'i vėmė gishtin kokės sa ėshtė ajo akoma e shėndosh!