Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Femi Cakolli

FEMI CAKOLLI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

FEMI CAKOLLI

 

 

 

 

          

             Hyrje

 

            Emri dhe mbiemri: Femi Cakolli

            Datėlindja: 01.03.1969

            Vendlindja: Krilevė, qyteza Dardanё (Kamenicė), Kosovė

 

            Edukimi:

            Shkollimi fillor: v. 1976-1983 nё fshatin Krilevё.

            Shkollimi i mesėm: v. 1983-1987 nė Gjimnazin e Dardanės drejtimi juridik.

            Shkollimi i lartё: v. 1988-1992 nё Degёn e Letėrsisё dhe Gjuhės Shqipe, Fakulteti Filologjik i UP.

            Diplomimi: v. 1995 nė UP me temėn “Bibla dhe letėrsia shqiptare”, tek prof. Hasan Mekuli.

            Studimet pasuniversitare nė Degėn e Letėrsisė Shqipe nė Prishtinė i ka ndjekur gjatė viteve 1996-1998.

            Ka magjistruar nė vitin 2002 me tezėn “Kodi biblik nė letėrsinė shqiptare”, tek prof. Dr. Sabri Hamiti.

            Ka doktoruar nё vitin 2006 me tezėn “Hiperteksti biblik nė letėrsinė e Kosovės”, nė Fakultetin e Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės.

            Studime specializuese: v.2009-2012 nё “Instituti Biblik pёr Zhvillimin e Udhėheqėsve” BILD nё Iowa, USA.

 

            Veprimtari profesionale dhe sociale:

            Kryetar i Grupit Letrar “Fan Noli” nė Dardanė mė 1986.

            Themelues dhe kryetar i Shoqėrisė Kulturore “Albana”, nė vitet 1990-1992 nė Dardanė.

            Themelues dhe pastor i “Bashkėsia Ungjillore e Mesisė” prej vitit 1994.

            Gjatё viteve 1995-1998, vullnetar nė Shoqatėn e Paraplegjikėve tė Kosovės (sot HANDIKOS).

            Themelues dhe editor i Shtėpisė Botuese “TENDA”, nė Prishtinė, prej vitit 1997.

            Themelues dhe kryeredaktor i Revistės “Letra e Gjallė prej vitit 1997.

            Prej vitit 2006 anёtar i Shoqatės pёr Zhvillimin e Gallapit “Galabri”.

            Prej vitit 2010 nёnkryetar i Shoqatёs pёr Zhvillimin e Gallapit “Galabri”.

            Prej vitit 2010 anёtar i Shoqatёs sё Lidhjes sё Shkrimtarёve tё Kosovёs.

            Mё 2011 kryeredaktor i Revistёs “Gallapi”.

 

            Familja:

            I martuar dhe kam tre fёmijё.

 

            Ligjёrime, seminare, konferenca:

            Prej vitit 1992 e deri mė sot ka qenė i ftuar pėr qėllime mёsimdhёniesh, trajnimesh nga fusha e publicistikёs, studimeve krahasimtare letrare, teologjie dhe historike, nė kėto vende: Shqipėri, Maqedoni, Amerikė, Britani tė Madhe, Afrikё tё Jugut, Gjermani, Holandė, Austri, Itali, Zvicėr, Poloni, Turqi, Ēeki, Hungari, Bullgari, Filipine, Belgjikё etj.

 

            Botime:

            - Kodi biblik nė letėrsinė shqiptare (2003), kritikė letrare

            - Pamfletet e mia krishtere (2004), doktrinё

            - Hiperteksti biblik nė letėrsinė e Kosovės (2006), kritikė letrare

            - Mish fryme (2008), poezi

            - Intervistё me Dr. Skёnder Gashin (2014), intervistё

 

            Deri tani kam botuar mbi 260 njėsi shkencore dhe publicistike nė gjuhėn shqipe, angleze, gjermane, polake dhe serbe.

 

            Jetoj dhe vepron nė Prishtinė prej vitit 1988.

            Adresa elektronike: femi_cakolli@yahoo.com

 

 

 

 

GACA

 

Gacė e gacė

T’vogėlza

E t’mira

Ashtu si jeni

U mbaj

Nė dorė

Qe shumė kohė

U vė kurorė

Nga njė tjetėr shoqe

Gacė mbi gacė

Vijnė e shkojnė

Erėrat t’i fryjnė

Pėr t’u kallė

Po pres mė kėmbė

Gacan do bėhem

Qė tė buf flakė.

 

 

RRUGЁ

 

Asnjė rrugė

S’duhet ecuar

S’duhet kaluar

S’duhet kerruar

Shpejt

Veē pėr nė spital!

 

 

BILETA

 

Kur pėlqeni

Dėshirėn

Dhe lojėn time

Biletohet.

 

 

DEMOKRACI

 

Shumė shtihen

I pari mėsova

T’i ngrinim dy gishtėrinj

E ne tė gjithė

Prej klasės sė parė

Paskemi lypur

Demokraci.

 

 

KALBI

 

Tė gjithė lisat

Thahen nga jashtė

Kalben nga brenda

Frikė

Tutė

Hata

Brenda ėshtė kalbi.

 

 

U PARAFOSHI

 

Fund

S’kanė paratė

Edhe ne jemi nė to

Shumė i kėrkojnė

Etas mbesin

U them

U parofshi!

 

 

KUAJT

 

Ti

Lehtė flet

Prej kali

Zbrit poshtė

N’ta mbajtė

Quku-quk

Qukuu-quuk

Qukuuu-quuuk...

Ikėn kuajt.