Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - “FEJZALLARĖT” NĖ VĖSHTRIMIN TIM

Shkruan: Adem AVDIA

      

“FEJZALLARĖT” NĖ VĖSHTRIMIN TIM

 

 

Librin e autorit Adem Avdia "“Fejzallarėt” nė vėshtrimin tim"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            Fshati Bicaj dhe roli i tij nė rrjedhėn e historisė.

 

            Fshati Bicaj, si pjesė e krahinės sė Lumės, nė rrjedhėn e historisė, pėrfshihej nė kėto njėsi politiko-administrative:

            - nė antikitet krahina e Lumės pėrfshihej nė Mbretėrinė e Dardanėve.

            - nė mesjetė, pėrfshihej nė principatėn e Balshajve (shek. XIV).

            - gjatė gjithė pushtimit osman, krahina Lumė ishte pjesė e rėndėsishme e Sanxhakut tė Prizrenit,

            - nga fillimi i funksionimit normal tė shtetit shqiptar nga vitet 1920 e nė vazhdim krahina Lumė ka qenė pjesė e prefekturės sė Kukėsit.

            - Para ēlirimit ka qenė qendėr Nėn/Prefekture, Rrethi, Lokaliteti dhe mė vonė Kooperativė e Bashkuar dhe Komunė. Sot Njėsi Administrative.

            Me emrin e Njėsisė Administrative Bicaj lidhen shumė ngjarje historike,   patriotike e kulturore tė Bashkisė Kukės si:

            - Komiteti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr Lumėn, nga mė aktivėt, e ka pasur qendrėn nė Bicaj.

            - Nė vitin 1884 ėshtė lidhur me linjė telefonike me Prizrenin, pėr shkak tė tė cilės ėshtė zhvilluar dhe “Lufta e Telit”.

            - Nė Bicaj zhvillohej dhe “Mbledhja e Dheut” me krerėt e krahinės sė Lumės e mė gjerė.

            - Nė vitin 1903 kėtu ėshtė hartuar dokumenti i njohur i ‘’Masbates sė Lumės”, me anė    tė cilės kjo krahinė nuk njihte asnjė autoritet pėrveē pėrfaqėsuesve tė saj.

            - Nė vitin 1911 nė fshatin Kolesjan u hap shkolla e parė shqipe, e para pėr gjithė rrethin dhe Qarkun e Kukėsit.

            - Ne vitin 1912 nė kėtė territor ėshtė bėrė lufta dhe qėndresa mė e madhe e popullit shqiptar ndaj pushtuesve Serb, luftė e cila pati mijėra tė vrarė e tė humbur.

            - Nė vitin 1914 nė fshatin Bicaj u hap shkolla shqipe, pas asaj tė Kolesjanit.

            - Ne vitin 1943 po nė Bicaj u krijua ēeta e parė partizane e Lumės.

            - Ne vitin 1944 nė Bicaj u krijua Brigada 24 sulmuese me 556 partizanė. Vetėm nga fshati Bicaj janė inkuadruar nė formacionet partizane 136 banorė, e konkretisht nė Br24S – 91, nė Br5S – 13, nė Br18S – 14, nė Br27S – 3. Nga kėta 15 luftėtarė dhanė jetėn duke u bėrė dėshmorė tė Atdheut.

            - Ne vitin 1956 u krijua Kooperativa e parė bujqėsore nė fshatin Nangė.

            Territori i Njėsisė Administrative Bicaj nė vetvete pėrfaqėson dhe njė rajon etno kulturor. Nė kėtė rajon evidentohen shprehja e ndjenjave njerėzore dhe pėrcaktimin i identitetit lokal pėrmes: gjuhės sė banorėve, trashėgimisė historike, folklorit, mendėsisė shoqėrore, mėnyrės sė jetesės e tė drejtės sė pashkruar kanunore.

            Ajo ka nė pėrdorim njė nga gjuhėt mė tė vjetra dhe mė specifiket e gjuhėve tė trungut indoevropian. Nga pikėpamja gjuhėsore e gjithė kjo hapėsirė gjeografike bėn pjesė nė nėndialektin e Gegėrishtes verilindore, duke u dalluar qartė nga tė folmet e gegėrishtes (shkodranishtja).

            Identiteti apo ndėrgjegjja krahinore dhe rajonale e kultivuar mes shekujsh prezantohet qartė nga trashėgimia. Nga pikėpamja etnografike pėrfaqėson njė larmishmėri tė kulturės popullore, e cila shfaqet: nė mėnyrėn e organizmit tė jetės, nė doke e zakone. Pra trashėgimia kulturore, tė paktėn ajo gojore, ėshtė pjesa mė e qėndrueshme e paraqitjes sė rrjedhave historike.

            E drejta e pashkruar. Pėr krahinėn Lumė ka mbizotėruar Kanuni i Lekė Dukagjinit. Popullsia e krahinės karakterizohet me rregullimin e jetės sociale-ekonomike pėrmes Kanunit dhe vetėm nė vitet 1945 filloi tė zbatohet ligji me pėrpikmėri, pavarėsisht se edhe mė pėrpara ekzistonte.

            Ka qenė pėrherė zakoni i martesave nė djep, por nuk ishte divorci, pavarėsisht martesave tė vėshtira qė kanė realizuar. E drejta e pronės jo vetėm qė ka qenė e zbatuar duke u bazuar nė kanun, por pavarėsisht ekzistencės sė ligjeve dhe vendosjes sė institucioneve ligjore, nė heshtje akoma vazhdon tė zbatohet...