.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - Shkenca dhe feja

Shkruan: Adnan ABRASHI

www.syri3.com

      SHKENCA DHE FEJA - MUNDĖSIA E NJĖ BASHKĖPUNIMI TĖ NDĖRSJELLĖ?!

 

       Gabim i madh ėshtė se shumė definoma nga veprat religjioze mė tepėr merren ashtu konkrete sikur edhe janė, pa nė interpretim paraprak tė gjithanshėm dhe tė pėrsiatur.(gnostik) Ta zėmė, religjioni si princip hyjnor e potencon veprimin e Ligjit tė pėrhershėm evolutiv tė tė kundėrtave nė Univers. Ligjshmėri kjo, qė shkenca e fizikės dhe shkencat tjera ekzakte e kanė dėshmuar atė princip nė disa lėmi.

 

                                                                                                                                        

            Tė gjithė ne, nė njėfarė forme, jemi tė armatosur me njė presion tė imponuar si bindje se, shkenca, si vetėdije mė e avancuar e njeriut tė sotėm bashkėkohor, ėshtė e vetmja e vėrtetė qė e mėsojmė e cila ka treguar rezultate mė pragmatike materiale deri mė sot. Nga ana tjetėr, njė njohuria paradoksale me tė ėshtė religjioni. Kjo formė mė e vjetėr dhe ende tejet e pėrhapur nė botė si vetėdije, qė ende, sot e kėsaj dite, ėshtė thellė e instaluar nė botėkuptimin tonė bashkėkohor civilizues. Nė fakt, e pra, gjithnjė na reflektohet si njohuri materiale pragmatike dhe racionale, ndėrsa e dyta, si njohuri jomateriale shpirtėrore- irracionale. Sido qė tė jetė, qė tė dyja kėto mėsime doktrinarė, pėr nga sasia dhe pėrhapja hapėsinore globale, janė njėsoj tė pėrqafuara si realitete dhe pėrshtypja e pėrbashkėt ėshtė dominimi i njė bindje mbi raportet ekstreme antagoniste dhe armiqėsore qė ato kanė nė mes veti. Njė kundėrshti aq e fuqishme saqė duket se patjetėr njėra do te triumfojė tek atėherė kur te vdesė tjetra.

            Por, nė historinė njerėzore, gjithnjė kanė ekzistuar mendimtarė tė urtė, tė cilėt, edhe pėrpos ekstremeve paradoksale evidente nė mes kėtyre urtėsive, kanė tentuar qė t’i vejnė ato nė njė bashkėpunim tė shkėmbimit tė ndėrsjellėt sė paku informativ. Edhe pse jo e zyrtarizuar dhe jo aq publikisht, sot kjo tendencė e mirėfilltė, mbase dita ditės ėshtė aktuale dhe mund tė thuhet lirisht se, nė kėtė drejtim, janė bėrė hapat e para serioze tė rishikimit akademik tė njė mundėsie tė tillė.
            A thua, a ėshtė e mundur qė pėr tė mirėn e gjithė njerėzimit, mė nė fund tė arrihet njė pajtim i tillė historik: shkenca dhe feja tė bashkėpunojnė nė mes veti?!!

            Ne njėrėn anė tė tė kundėrtave, si mė tė imponuar nė kėtė ēėshtje, qėndrojnė disa shkencėtarė, bie fjala, kimisti Piter Atkins, i cili mendon se pajtimi i fesė me shkencėn ėshtė i pamundur. Mė pas, Atkinsi thotė se te besosh ''qe Perėndia ėshtė shpjegimi pėr ekzistencėn (e diēkaje, aq me pak te gjithēkaje) ėshtė e pėrbuzshme nga ana intelektuale''.

            Nė anėn tjetėr qėndrojnė njerėzit fetare qe pėr kėtė pamundėsi tė pajtimit dhe bashkėpunimit e fajėsojnė shkencėn pėr rrėnimin e besimit te feja. Kėta individė besojnė se shkenca, me mėnyrėn se si zbatohet sot, ėshtė njė mashtrim; faktet e saj mund te jene te vėrteta, por keqinterpretimi i kėtyre fakteve i minon bindjet e besimtareve. Pėr shembull , biologu William Provain thotė se darvinizmi nuk nėnkupton ''themelin baze te etikes; as se cila ėshtė ne thelb domethėnia e jetės''.

            Megjithatė, deri ne njė fare mase konflikti ėshtė zhvilluar pėr shkak te pohimeve te rreme ose te pavėrtetuara te bėra nga te dyja palėt. Udhėheqėsit fetare kane mėsuar pėr shekuj me radhe legjenda te trilluara dhe dogma te gabuara, qe bien ndesh me zbulimet shkencore te kohės se sotme dhe qe nuk bazohen te shkrimet e frymezuara. Per shembull, kisha katolike e Romes e dėnoi Galileon pėr shkak te pėrfundimit tė saktė qe nxori se toka rrotullohet rreth diellit. Nė fakt, Pikėpamja e Galileos nuk ishte aspak kundėr Biblės, por ishte kundėr asaj qe mėsonte kisha ne atė kohe.

            Nga ana tjetėr, shkencėtaret ngarkohen me faj kur e mėsojnė si FAKT teorinė e pavėrtetuar se jeta evoluoi nga materia e pajete, pa ndėrhyrjen e Perėndisė. Ata tallen me besimin fetar duke e quajtur injorancė dhe joshkencore.

            A thua nė cilat ēėshtje mund tė pajtohet shkenca me fenė?

            Nė lidhje me kėtė shqetėsim, nė vazhdim, do tė tentojmė sė bashku tė japim disa shembuj qė sot nga shkenca konsiderohen si zbulime tė rėndėsishme, e nė fakt, ato, nė njė farė forme, tėrthorazi apo drejtpėrdrejtė, veē kanė qenė si tė kamufluara nė shumė predikime tė religjioneve tė ndryshme.

            Pėr tė tentuar qė tė japim ndonjė shembull sa mė tė kapshėm logjik nė kėtė drejtim, fillimisht duhet konstatuar se mėsimet religjioze janė shkrime dhe predikime me kuptime metaforike, pas deshifrimit tė sė cilave, qėndron njė porosi e vlefshme praktike. Ato gjithnjė janė tė pėrgjithshme dhe jo konkrete, pikėrisht sepse vlefshmėria e tyre ėshtė paraparė tė vazhdoj pėr tė gjitha kohėt e ndryshme tė shoqėrive njerėzore.

            Gabim i madh ėshtė se shumė definoma nga veprat religjioze mė tepėr merren ashtu konkrete sikur edhe janė, pa nė interpretim paraprak tė gjithanshėm dhe tė pėrsiatur.(gnostik) Ta zėmė, religjioni si princip hyjnor e potencon veprimin e Ligjit tė pėrhershėm evolutiv tė tė kundėrtave nė Univers. Ligjshmėri kjo, qė shkenca e fizikės dhe shkencat tjera ekzakte e kanė dėshmuar atė princip nė disa lėmi.

            Nga ana tjetėr, lufta nė mes: tė sė mirės dhe tė sė keqes ėshtė pikėrisht ai konflikt psikologjik qė psikiatria bashkėkohore e ke konstatuar si veprim i pėrhershėm dhe kontradiktor mental i vetėdijes dhe nėnvetėdijes, ku edhe qėndron vatra e shumė problemi dhe sėmundjeve tė sotmes bashkėkohore. Nė vazhdim, si shembull, ta marrim predikimin religjioz mbi ekzistimin e engjėjve dhe tė djallit nė realitetin tonė. Edhe pse gjatė kohės, varėsisht nga niveli i vetėdijesimit tė shoqėrive tė kaluara njerėzore kjo metaforė religjioze ka pėrjetuar shumė personifikime tė domethėnies mitologjike, nė fakt, ajo duhet interpretuar si njė tregues i vepruarit permanent tė kėsaj ligjshmėrie tė tė kundėrtave. Si makrokozmos-nė natyrė dhe nė si mikrokozmos – nė bendinė e qenies tonė.

            Po ashtu, duke u ēliruar paraprakisht nga ēfarėdo paragjykimi i imponuar, edhe shkenca e jonė e historisė, shumė tė dhėna tė ngjarjeve tė treguara dhe tė konsideruara si mitologjike nėpėr veprat e ndryshme religjioze, mund t’i merr si pikėnisje pėr orientimin e kėrkimeve tė saja tė mėtejshme nė kėtė fushė. Tanimė, konsiderohet si fshehtėsi publike, se shumė shkencėtarė, qė sot pėr ne mihen me zbulimet e tyre epokale pėr njerėzimin, bazėn e inspirimit fillestar, e kanė bazuar pikėrisht nga disa metafora filozofike qė i kanė hasur nėpėr veprat e ndryshme religjioze...
            Dhe pėr fund, edhe njė herė t’i kthehemi asaj hamendje tė fillimit: A mund tė pajtohen dhe tė bashkėpunojnė nė mes veti shkenca me fenė??

            Pėrgjigja e jonė duhet tė jetė PO! Dhe ne fakt, vetėm shkenca e vėrtetuar dhe feja e vėrtetė mund tė plotėsohen dhe ato nuk e kundėrshtojnė njėra-tjetrėn...