Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - KĖNGĖTARIT FATMIR AJASLLARI  (GREVA) KĖNGA I GURGULLON...

Shkruan: Xhevahir CIRONGU

KĖNGĖTARIT FATMIR AJASLLARI  (GREVA) KĖNGA I GURGULLON SI KROJET E POPĒES...!

 

            Repertori i kėtij kėngėtari ėshtė i larmishėm. Ai  e do skenėn e kėngės folklorike. Edhe sot, qė sapo ka mbushur 69 vjet, atė e gjen nė aktivitete tė ndryshme sė bashku me grupin folklorik ‘’Demir Zyko’’. 

 

 

            Ėshtė diēka si e ēuditshme, por ajo ēka tė bėn qė ndalesh pak nė kohė e ti thuash nė heshtje: ‘’ndalo  moj kohė e trisht, sepse tek ty  dua tė mėsoj tė fshehtat e tua qė s’mi treguar!’’.

            Udhėtoj  nėpėr dekadat e shekullit tė XX. Pas tyre shpalosen  kujtimet e parrėfyera, tė cilat sot ato  duken qartė e lexohen si njė shpat mali  tė mbuluar nga bardhėsia e borės. Vėshtrojmė tutje nė horizontin e dekadave qė lamė pas, por edhe nė kėto dy dekada tė shekullit XXI, para syve na shfaqen tė ēeluar si manushaqet e marsit kujtimet nė zemrat tona. S’janė vetėm tregimet  e kujtimeve qė vijnė deri nė ditėt e sotme qė rrėfehen aq bukur; por ėshtė edhe ‘’magjia’’ e kėngės qė ka mbjellė nė shekuj te njerėzit dashurinė pėr vendlindjen e atdheun. Me  anėn e kėngės shqiptari nė shekuj ka ditur ti kėndojė gėzimeve familjare, kurse me kėngė vaji  fatkeqsive.    

            Pas shumė bisedave telefonike, munda qė tė takohesha drejtpėrdrejt me kėngėtarin zė ėmbėl e fjalėmirin Fatmir Grva. Janė tė shumta kėngėt e traditės  popullore  tė trevės sė  Skraparit e Tomorricės, qė janė  kėnduar e kėndohen edhe sot, Asambli  Folklorik mban emrin e Artistit tė Popullit ‘’Demir Zyko’’. 

            Jemi nė  fundshkurtin e vitit 2017.  Atje, tek  rrethrrutullimi ‘’shqiponja’’ nė Tiranė, takohemi me Fatmir Grevėn. Kisha kohė qė me kėtė njeri bujar e punėtor qė se kisha takuar. Ndryshe tė bisedosh nėpėr telefona, e tjetėr kėnaqėsi ndjen kur je ballė pėr ballė nė njė tavolinė e bisedon shtruar duke sjellė kujtimet e viteve tė shkuara e tė tashmes. Ka shumė kujtime nga fėmijėria, por edhe nga vendlindja e tij aq e dashur Greva, e megjithatė ai i ruan tė freskėta nė sirtarin e kujtimeve!

 

            Kush ėshtė Fatmir Ajasllari (Greva) !?

            Kėngėtari  i kėngės popullor Fatmir Greva, ka lindur nė vitin 1948 nė fshatin  Grevė tė rrethit Skrapar (Tomorricė) . Ishte muaji shkurt i atij viti, atėherė ku  dėbora zhveshi vellon e bardhė qė kishte  mbuluar fshatin  Grevė, dhe iu ngjitet majės sė malit Lisec. Nga larg maja e malit dukej sikur  dikush  kishte lėnė aty kapuēin e bardhė! Bora ja lė vendin luleve tė thanės verdhoshe e tė lajthatave , tė pėrziera me lulet e bardha tė kumbullave e tė bajameve tė marsit; tė cilat ndezin shumngjyrshet e luleve tė pemėve e zbukurojnė fshatin Grevė kur vjen marsi pranveror.   

            Lindja e djalit iu gėzoi zemrat bashkėshortve Hajri e Synie, por edhe fisit Ajasllari.          Atė ditė gėzimi, dikush tha se na duhet t'i gjejmė  emrin  djalit tė sapo ardhur nė jetė.  Hajriu si u mendua pak tha: ‘’Ja kam gjetur, or burra! Besoj se i shkon emri Fatmir! ‘’ Oda e miqve, e cila ishte mbushur plot me tė afėrm e dashamirės e miratuan me njė zė. Dhe ...kėnga e vallja s’pushuan deri nė mėngjesi. Ndėrsa dielli, sapo kishte nxjerrė syrin e tij  tė ngrohtė atje lart nė qafėn e gjarprit, e u  pėrqafua gėzueshėm  me  banorėt  e fshatit Grevė.  Edhe ai iu bashkua atij gėzimi familjar, ndaj ngrohte mė shumė atė ditė shkurti. U ngritėn dollitė sipas zakonit, por edhe vallja e kėnga oshėtinė  gjer nė Gogole!  

            Vitet iknin pa u kuptuar e Fatmiri hidhte shtatin si njė lis. Nė vitin 1967 shkon ushtar nė Fier. Arsimin profesional elektriken e mbaron nė Tiranė nė vitin 1979- 1980. Pėr 35 vjet punon nė sektorin e elektrikut, derisa del nė pension nė vitin 2010. Lė qytetin Ēorovodė dhe qysh nga viti 1998, Fatmiri banon me gjithė familjen e tij nė Tiranė.

            E do punėn, por edhe kėngėn qė ‘’fle’’ e ‘’zgjohet’’ bashkė me atė. Ai na tregon se: ‘’Qysh i vogėl  dilja e kėndoja atje nėn hijen e pemėve tė arrėve te krojet e Popēe tė lagjeve Ajasllari, Bakillari e Hajdari. Atėherė isha vetėm  8 vjet. Kėnga e bilbilave dhe gurgullima e ujit tė krojeve tė kristaltė, mu bėnė iso e kėngėve tė mija, na thotė Fatmiri!’’ 

            Kur vjen pranvera, fshati Grevė mbulohet i gjithi nga gjelbėrimi  i pemėve, por pikmendi mė i spikatur gjelbėror janė pemėt arrore, ku i thonė mirė se erdhe  vizitorėve e miqve qė tė shijojnė hijet e freskėta tė tyre! Por edhe pėr tė pirė njė gotė ujė te burimi Kasme nė lagjen ‘’Shallari’’.

            Fatmiri ruan shumė kujtime tė bukura nga fėmijėria e vendlindja e tij. Aty gjen frymėzim  pėr ta mbajtur  zėrin  e pastėr  kur kėndon, ashtu si tė bilbilave qė kėndojnė nėpėr pemė apo gurė. Ai ka mall e dhimbje edhe pėr gjyshen Qerime, ose siē i thoshin nė gjithė fshatin nėnė Qerime (Sepetja).  I thoshin kėshtu, sepse ajo e ruajti me fanatizėm qė nga viti 1928 broshurėn e alfabetit shqip nė Sepeten e saj tė nusėrisė qė e solli  Xhile Greva nga Turqia,  i cili vdiq nė vitin 1950 po nė Turqi. Kjo fletore e alfabetit shqip u pėrdor nė shkollėn e fshatit pėr  tė  mėsuar nxėnėsit nga mėsuesi qė ishte edhe bir  i kėtij fshati , Furzuli Greva.

 

            Kėnga ėshtė shpirti i njė kombi

            Repertori i kėtij kėngėtari ėshtė i larmishėm. Ai  e do skenėn e kėngės folklorike. Edhe sot, qė sapo ka mbushur 69 vjet, atė e gjen nė aktivitete tė ndryshme sė bashku me grupin folklorik ‘’Demir Zyko’’. 

            Kėnga tė rinon, tė jep energji - na thotė  gjatė bisedės Fatmir Greva. Ne morėm njė intervistė tė shkurtėr nga ky njeri qė e do me shpirt artin e tė kėnduarit. Pėr vete flet pak, ndėrsa pėr tė tjerėt kėrkon tė flas shumė.

            - A  t’ja marr njė kėngė!? 

            - Merrja, i them unė. Ashtu  shtruar me  zė tė ulėt ia merr kėngės:

            ’’ Nė Ujanik  tė lindi nėna/ Lule o Mestan Ujaniku...”

            Dhe vazhdon

            ‘’Rastė i  veēant e i rrallė/ Tre vėllezėr partizanė/ Komandant kishin babanė/ Mestan Zybė  kapedanė!’’. 

            Pėrlotet! Kėtė  e kam kėnduar me kėngėtarin Pėllumb Gjata nga Leskova, na thotė Fatmiri. Sė bashku me kėngėtarin tjetėr tomorricar Agim Carkanji  nga Gjerbėsi, kanė kėnduar edhe pėr Riza Cerovėn.                                                                                               

            Por edhe nė Tiranė, Fatmiri s’ju nda kėngės folklorike tė trevės nga vinte edhe vet ai. Me iniciativėn e tij formohet Ansambli Folklorik ‘’Demir Zyko’’, ku zgjidhet pėrgjegjės i kėtij asambli.

 

 

            Ne mundėm tė shkėpusim disa emra kėngėtarėsh si: Pėllumb Gjata, Xheladin Cėrri, Sefedin Ēela, Nesim Mėno, Bashkim Ēela, Xhevahir Bora, Ramadan Kollgjeri, Sali Ferrollari, Yzedin Mersini, Kodhel Avdiasi, Fari Zotollari, Xhelal Ismaili, Blerim Ēipi, Zengjine Ismaili, Dashuri Hysi, Teuta Skrapari (Dyrmishi), Afėrdita Bregu, Brikena Ajasllari,  Fiqirete Doko, Edlira Kodra, Mbaresa Rama etj.  

            Gjeografia e kėtij asambli ka njė shtrirje tė gjerė  me emrat e kėngėtarėve nė gjithė trevėn e Skraparit. Nga viti 1995 e  deri mė sot, kėngėtarėt e valltarėt kėtij grupi i gjen nė ēdo veprimtari artistike si nė Shqipėri e jashtė kufijve shtetėrorė.  

            Veprimtaritė  artistike e kulturore janė tė shumta , por ne mundėm tė pėrmendim disa prej tyre.  Nė vitin 1995 merr pjesė nė Festivalin Folklorik Kombėtar nė Berat, ku merr ēmim tė dytė me kėngėn kushtuar Riza Cerovės. Grupi ‘’Demir Zyko’’ ka marrė edhe ēmim tė parė. Njė risi e veēantė e kėtij grupi folklorik ėshtė edhe nė pėrkrahje tė aktiviteteve qė organizon Shoqata Kulturore e Atdhetare ‘’Tomorri’’  me qėndėr nė Tiranė.

            Grupi i Asamblit folklorik ‘’Demir Zyko’’ e gjen tė pranishėm e tė mirėpritur nga publiku artdashės tė kėngės poullore si nė Tiranė, Fier, Bylis, Sarandė, Gjirokastėr, Durrės, Pėrmet, Korēė etj. Kurse jashtė kufijve ka dhėnė shfaqje nė dy herė nė Turqi,  Maqedoni, Kroaci e Kosovė. Nė kėtė shkrim  modest  do pėrmendim  edhe disa emra  tė  kėngėtarėve qė bėnė emėr  me zėrin e tyre nėpėr festivale lokale e kombėtare, qė fatkeqėsisht janė ndarė nga jeta duke na lėnė thesarin  mė tė ēmuar Kėngėn si: Demir Zyko, Muharrem Kapxhiu, Sulo Piperi, Fatmira Gjogovica, Shahin Ēinari, Hysnie Ago, Sybi Ferrollari , Mahmut Hasani, etj.

            Kėnga ėshtė shpirti i njė kombi! Me anėn e kėngės ka udhėtuar nė shekuj nga njėri brez te tjetri gjithė historia njerėzore, si nė gėzime ashtu e nė hidhėrime fatkeqėsisht qofshin kėto natyrore apo njerėzore. Pra, ėshtė kėnga e para ajo qė ka shkruar historinė tonė, prandaj  edhe sot atė e cilėsojmė: ‘’Kėnga ėshtė magja  e jetės sonė!’’.                                                   

            Kėngėtarit Fatmir Ajasllari (Greva) i urojmė shėndet e kėnga t'i lartėsohet sa mali Tomorr!

 

Nė foto nga e majta nė tė djathtė: Fatmir Ajasllari (Greva), Xh. Cirongu, Tiranė, shkurt 2017

 

  

Durrės, 23. 02. 2017