Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Shkencė 2 - FATI / E ARDHMJA NUK ĖSHTĖ KURRĖ E SHKRUAR

www.bota.al

FATI / E ARDHMJA NUK ĖSHTĖ KURRĖ E SHKRUAR

 

A jemi me tė vėrtetė krijues tė fatit tonė apo thjesht kemi iluzionin qė e pėrcaktojmė ne kursin e ngjarjeve? Sipas shkencės, kemi njė numėr tė pafundėm jetėsh tė mundshme para nesh dhe varet nga ne qė tė zgjedhim njė prej tyre

 

 

A ėshtė jeta jonė e shkruar tashmė plotėsisht, apo e ardhmja varet nga ne?

 

Qė nga fillimet e qytetėrimit, njeriu ka filluar tė shtrojė vetė kėtė pyetje, duke kėrkuar pėrgjigje nė fe, nė filozofi, nė shkencė. Nė Romėn e lashtė kjo forcė e errėt quhej fatum, ose “ajo qė ėshtė e thėnė” dhe fillimisht tregonte vendimin e pakthyeshėm tė njė perėndie, tė cilit askush nuk mund t’i shpėtonte. Nė disa legjenda, Fati konsiderohej njė hyjni nė vetvete dhe ekzaktėsisht, djali kapriēioz i Kaosit, i imagjinuar si i verbėr duke qenė se ndėrhynte pėr tė ndryshuar rrjedhėn e jetės sė njerėzve, pa ndonjė arsye tė saktė.

Asgjė nuk mund tė ndryshonte “dekretet” e tij. Nė mitologjinė Greke, nga ana tjetėr, fati i pashmangshėm shpesh identifikohej me Moiret, tre vajzat e Zeusit dhe Temave tė quajtura Cloto, Lachesis dhe Atropos. Tė ripagėzuara Parche nga Romakėt, ato shfaqeshin si gra tė moshuara qė jetonin nė mbretėrinė e nėntokės, detyra e tyre ishte tė endnin fijen e jetės sė ēdo njeriu, ta zhvillonin atė dhe, nė fund, ta prisnin atė, duke shėnuar vdekjen e njeriut. Sot, kėto figura tė frikshme dhe tėrheqėse janė zėvendėsuar nga mendimi racional i shkencės, eksponentėt mė tė shquar tė sė cilės kanė arritur, ndėr shekuj, nė pėrfundime diametralisht tė kundėrta mbi vetė konceptin e fatit.

 

Njė orė e pėrsosur kozmike

 

Nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, fizikani dhe matematikani anglez Isak Njuton mendonte se kozmosi ishte njė mekanizėm i pėrsosur, njė lloj ore e madhe kozmike qė Zoti kishte karikuar qysh nė fillimin e kohėrave: do tė vazhdonte me tik-takun e saj pėrgjithmonė nė pėrputhje tė pėrsosur me tre ligjet e lėvizjes sė trupave, tė formuluar prej tij. Sipas kėsaj teorie, e njohur si determinizmi i Njutonit, tė tre ligjet pėrcaktojnė jo vetėm lėvizjen e saktė tė yjeve dhe planeteve, por edhe atė tė secilės grimcė tė universit. Njė nga figurat pothuajse bashkėkohėse tė tij, matematikani dhe astronomi francez Pierre Simon de Laplace, shkoi mė tej duke besuar se ēdo ngjarje e ardhshme, nga shfaqja e njė komete nė qiell, deri nė mė tė parėndėsishmet e veprimeve njerėzore, mund tė llogariten paraprakisht nėse do tė ekzistonte qoftė edhe njė mendje, e cila do tė ishte nė gjendje tė dinte lėvizjen fillestare tė tė gjitha atomeve, nga fillimi i kohės.

Sepse gjithēka ėshtė pėrcaktuar tashmė, qė nga ai moment. Krejt tė kundėrt ishin konkluzionet e fizikanit gjerman Verner Karl Heisenberg, tė cilit i detyrohemi zbulimin se, nė nivelin nėn-atomik lėnda sillet nė njė mėnyrė shumė tė ndryshme nga ajo e menduar prej Njutonit dhe Laplace. Me parimin e tij tė pasigurisė, tė formuluar nė vitin 1927 si njė nga gurthemelet e mekanikės kuantike, Heisenberg tregoi se nuk mund tė dihet njėkohėsisht shpejtėsia dhe pozicioni i njė grimce, sado tė ndjeshme tė jenė instrumentet matėse: pra jemi nė gjendje tė njohim njėrėn ose tjetrėn e dy gjendjeve, por jo tė dyja nė tė njėjtėn kohė.

Me kėtė parim shkenca nuk ėshtė nė gjendje tė arrijė njė njohje tė plotė tė realitetit. Nė fakt, fakti qė nuk ėshtė e mundur tė pėrcaktohen tė gjitha variablat e njė sistemi fizik nė ēfarėdo mėnyre, do tė thotė qė nuk ėshtė e mundur tė pėrcaktohet saktėsisht evolucioni i ardhshėm. Ne jemi vetvetja, ēast pas ēasti, duke krijuar dhe formuar realitetin qė do tė jetojmė. Pra, si ėshtė e mundur qė ajo qė do tė ndodhė nė tė ardhmen ėshtė e shkruar tashmė?

 

 

Fatet e mundshme janė tė pafundme

 

Pėr mė tepėr, njė nga pasojat e parimit tė pasigurisė ėshtė se universi nė tė cilin jetojmė nuk ėshtė i vetmi ekzistues, por ėshtė vetėm njė nga universet e pafundme tė mundshme. Kjo do tė thotė se diku, nė dimensione qė ne nuk mund t’i perceptojmė, ka kopje tė pafundme tė vetes sonė, me zgjedhje jete qė mund tė jenė tė ngjashme me tonat, paksa tė ndryshme apo edhe krejtėsisht tė ndryshme. Kush prej nesh nuk ka pyetur veten, tė paktėn njė herė: ēfarė do tė ndodhte sikur tė kisha marrė aeroplan nė vend tė trenit? Po sikur tė ndaloja nė zyrė, nė vend qė tė shkoja menjėherė nė shtėpi? Nėse nuk do tė kisha humbur ēelėsat e shtėpisė? A do tė kishte ndodhur diēka themelore pėr jetėn time, apo asgjė nuk do tė kishte ndryshuar? Njė pėrgjigje, me implikime shqetėsuese, janė pėrpjekur ta japin filma si “Sliding doors”, ku fati i protagonistes Guyneth Paltrou ėshtė i lidhur me mundėsinė e marrjes apo jo tė metrosė, apo “The family man” me Nicolas Cage, nė rolin e njė burri qė zbulon se si mund tė kishte qenė jeta e tij, nėse do tė kishte marrė njė vendim tė ndryshėm 13 vjet mė herėt. Sipas teorisė sė shumė universeve, ēdo vendim do tė pėrfaqėsonte njė botė mė vete, me degėzime potenciale tė pafundme.

 

Trashėgimia e ADN-sė

 

“Ne kemi besuar se fati i njeriut ishte shkruar nė yje. Tani e dimė se, nė njė masė tė madhe, ėshtė shkruar nė gjenet tona”, kishte deklaruar nė vitin 1989 biologu britanik James Uatson, fituesi i ēmimit Nobel sė bashku me Francis Crick, pėr zbulimin e strukturės prej helike tė dyfishtė tė ADN-sė. Nė fakt, sot testet gjenetike paraqesin njė revolucion tė vėrtetė dhe i hapin rrugėn mjekėsisė parashikuese e cila, nga analiza e simptomave, kalon nė studimin e rrezikut biologjik, pėr tė parandaluar qė njė sėmundje e caktuar tė shfaqet vetė. Ėshtė ky rasti i mutacionit tė gjenit Brca, i cili tregon njė predispozitė ndaj kancerit tė gjirit dhe ka bėrė qė aktorja Angelina Jolie t’i nėnshtrohet mastektomisė parandaluese. Sidoqoftė, shumė nga informacionet qė marrim nga analiza e ADN-sė nuk zbulojnė njė tė dhėnė tė caktuar, por pėrkundrazi njė predispozicion pėr tė zhvilluar njė patologji tė caktuar, nė njė tė ardhme tė pacaktuar.

 

Tė destinuar tė jemi jobesnikė?

 

Me sa duket po, nėse gjykon nga ato qė thonė shkencėtarėt nė Universitetin Shtetėror tė Nju Jorkut, tė udhėhequr nga profesori Justin Garcia: tradhtia e partnerit mund tė jetė njė prirje e shkruar qė nga lindja, nė ADN. Faji do tė ishte njė variant i gjenit Drd4, i cili shėrben pėr kontrollin e dopaminės, njė neurotransmetues i prodhuar nga truri qė luan njė rol tė rėndėsishėm nė mekanizmat e kujtesės dhe mėsimit. Ky variant do tė pėrfshinte njė qėndrim mė tė pazakontė, tė aftė pėr tė ndikuar nė aktivitetin seksual tė njerėzve duke e bėrė besnikėrinė “gjenetikisht tė pamundur”. Kjo tezė do tė konfirmohej nga njė studim tjetėr i kryer nga Instituti Karolinska i Stokholmit, i cili pėrcaktoi praninė, tek tė ashtuquajturit “dashnorėt latinė”, tė gjenit Avpria, i lidhur me prodhimin e hormonit vazopressin: ky defekt gjenetik nuk i kėnaq ata kurrė me seks.

Dhe nuk ėshtė e gjitha. Studimet e fundit tė koordinuara nga Sarah Robertson nga Universiteti i Adelaide, Australi, zbulojnė se zakonet e kėqija, tė tilla si pirja e alkoolit, pirja e duhanit dhe ngrėnia e tepėrt, transmetohen nga prindėrit te fėmijėt mė shumė sesa mendohej mė parė, sipas njė procesi tė trashėgimisė familjare tė njohur si Epigenetics. “Kjo do tė thotė,” thotė Robertson, “qė njė fėmijė nuk fillon nga e para: por ai tashmė mbart me vete trashėgiminė e jetės sė prindėrve tė tij. Kjo mund tė ndikojė edhe zhvillimin e fetusit dhe tė porsalindurit”. Sipas tezės sė studiuesve australianė, pra, shėndeti i fėmijės ndikohet drejtpėrdrejt jo vetėm nga gjenet e prindėrve, por edhe nga lloji i jetės qė ata kanė bėrė para lindjes sė fėmijės.

Focus